• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse hoqi dorë z.Janullatos nga mesha shqip?

May 7, 2014 by dgreca

Gjithkujt i kujtohet fare mirë se sa mirë e dinte gjuhën shqipe fortlumturia e tij në vitet 1991 – 1997, teksa jo vetëm i mbante meshat në gjuhën shqipe, por lëshonte lëvdata të pafre edhe për presidentin dhe qeverinë. Por tani, Janullatosi po u thotë shqiptarëve se vetëm greqishtja është gjuhë e kishës, duke konfirmuar faktin se ai nuk e konsideron fare Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por e quan atë si shtojcë apo pjesë të kishës greke
Prej disa vitesh kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, z.Anastas Janullatos “e ka harruar” gjuhën shqipe. Në meshat e ndryshme që ai mban në raste ngjarjesh e festash si dhe në komunikimet e tjera publike, tashmë hirësia e tij flet vetëm në gjuhën e mëmës së tij, në greqisht. Një mikrofon i gjatë qëndron gjithnjë pranë tij, si dhe ndonjë dhjak i ri që lexon në gjuhën shqipe atë që hirësia e tij mund ta lexonte fare mirë shqip. Edhe ditën e djeshme që ishte ditë feste për gjithë besimtarët e krishterë, kryepeshkopi i KOASH-it u pa të japë meshën në gjuhën greke me përkthyes dhjakun pranë. Një pamje kjo që po e shohim prej disa vitesh të bëhet një shfaqje aq e njohur, aq edhe jo etike. Qëllimi i saj është që ne shqiptarët të mësohemi se kjo është gjuha e kishës. Besimtarët ortodoksë që as kanë lidhje me greqishten dhe as u hyn në punë ajo, janë të detyruar të dëgjojnë meshën në gjuhën greke, pasi kështu e konsideron kryepeshkopi.
Nuk duam të besojmë as të krahasojmë hirësinë e tij të shkolluar e me disa gjuhë të huaja që të ecë kaq besnikërisht në gjurmët e klerikëve grekë që para vendosjes së autoqefalisë mallkonin gjuhën shqipe, e cila sipas tyre nuk ishte “gjuhë e Zotit” dhe se vetëm greqishtja ishte e tillë. Pra këtu nuk kemi çështje të mosnjohjes së gjuhës, por ecjes në gjurmët e vjetra e përsëritjen e anëve të këqija të historisë.
Gjithkujt i kujtohet fare mirë se sa mirë e dinte gjuhën shqipe fortlumturia e tij në vitet 1991 – 1997 teksa jo vetëm i mbante meshat në gjuhën shqipe, por lëshonte lëvdata të pafre edhe për presidentin dhe qeverinë. Ishte e qartë se kryepeshkopi e njihte shumë mirë gjuhën shqipe, bile edhe me gramatikë. Ai përdorte gjuhën shqipe nëpër mesha si argument të fortë për të thënë se jo vetëm e njihte këtë gjuhë, por edhe sepse ajo nuk ishte pengesë për ushtrimin e detyrës si kryepeshkop.
Vit pas viti ai e “harroi” këtë gjuhë dhe filloi të përdorë gjuhën, nga e cila u nda Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në këtë mënyrë ai bëri një shumëzim me zero të të gjitha përpjekjeve të patriotëve dhe klerikëve shqiptarë të vendosura prej tyre me kongreset e Beratit të vitit 1922 apo të Korçës së vitit 1929. Kjo nuk bëhet pa qëllim. Nuk është as e para herë dhe as e fundit që thuhet se shteti grek gjithnjë i ka konsideruar ortodoksët shqiptarë si “grekë”. Edhe meshimi në gjuhën greke i z.Janullatos ka si qëllim vetëm përçimin e kësaj teze, e përcjellë edhe si urrejtje ndaj gjuhës shqipe. Një nga parimet bazë të autoqefalisë është gjuha e kombit ku ndodhet kisha. Gjuha shqipe është parim bazë se në ç’nivel është kjo autoqefali. Parimi i dytë bazë i autoqefalisë është kombësia e nivelit të lartë drejtues. Është e pamundur që 23 vjet pas ardhjes së z.Janullatos me kontributin e të cilit janë përgatitur qindra klerikë, në Shqipëri në Sinodin e Shenjtë nuk paska 3 klerikë shqiptarë. Jo vetëm në Tiranë, por janë edhe peshkopët e Beratit dhe Gjirokastrës me kombësi greke. A meshojnë shqip këta? Madje njëri prej tyre paraqitet si “arvanitas”
Përdorimi i greqishtes në mënyrë të rregullt nëpër mesha jo vetëm që është një veprim antiligjor, por edhe bëhet si veprim karshillëku ndaj shtetit shqiptar, për të thënë se nuk pyesim fare për ju, se e rëndësishme është vetëm Greqia, etj. Ky është një tregues i qartë se z.Janullatos nuk e konsideron fare Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por e quan atë si shtojcë apo pjesë të kishës greke.
Hirësia nuk përton të ndjekë deri në lodhje të skajshme aktivitete të tilla, që nuk kanë të bëjnë fort me kishën siç është rasti për të respektuar ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hirësia e tij nuk lodhet deri në fshatin më të humbur apo të panjohur të Shqipërisë, nëse aty ka ndonjë delegacion grek apo nëse aty është ngritur për ndonjë ceremoni fshati flamuri grek.
Hirësia nuk lodhet të bëjë çështje të posaçme as aksidente të automobilistike, kur këtë e bëjnë nga Athina.
Në artikullin nr.3 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, përpiluar në Korçë më 29.6.1929 thuhet se “gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. I njëjti parim për gjuhën zyrtare është ruajtur në statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare miratuar me dekretin nr.1065, datë 4.5.1950 e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërinë. Këtë statut të miratuar në diktaturë, hirësia e tij e ka fort për zemër.
Nëse në Kishën Ortodokse Autoqefale Greke në Athinë do jepej mesha p.sh. në gjuhën bullgare a do ishin të kënaqur grekët? A do rrinin të qetë ata?(Kortezi:Gazeta 55)

Filed Under: Editorial Tagged With: nga mesha shqip?, Pse hoqi dorë, z.Janullatos

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT