-LIBRI BESTSELLER I CAMPBELL VJEN NE SHQIP NGA PERKTHYESI FARUK MYRTAJ/Doli nga shtypi nga shtëpia botues “Milosao” bestselleri i fuqishëm “Pushteti i mitit” (me përkthyes prozatorin e mirënjohur Faruk Myrtaj) i studiuesit amerikan Joseph Campbell, në një analizë të shkëlqyer të bashkëjetesës së njeriut me mitet, besimet dhe bestytnitë e krijuara në shekuj prej tij.Për autorin mitologjia ështe kënga e Universit, muzika e sferave. Pushteti i mitit është një spjegim vezullues i botës letrare të shpirtit,thuhet në pasthënien e librit. Autori është hartuesi i veprave me studime të mrekullueshme për mitet dhe temat e lidhura me to. Është shumë i njohur në SH:B.A. libri “Atlasi historik i mitologjisë së Botës” si dhe “Mitet dhe simbolet në artin indian dhe civilizimin”,”Mbreti dhe kufoma”, “Filosofitë indiane”, “Mitet, ëndrrat, feja”, “Heroi me njëmijë fytyra” dhe shumë libra të tjerë janë disa nga veprat e tij. Libri që po paraqesim është konceptuar si një bisedë me gazetarin e mirënjohur Bill Moyers, nga fillimi deri në fund. Të dy plotësojnë njeri tjetrin duke analizuar fenomenet mitike nga kahe të ndryshme. Bill Moyers, në hyrjen e këtij libri thotë:”Ai shkroi dhe editoi rreth njëzetë libra, më shërbeu si mësues në përvojën time, si pasuri e rrallë në njohjen e botës dhe në imazhet e gjuhës, dhe unë do doja që edhe të tjerë ta përjetonin këtë eksperiencë me një mësues si ai, gjithashtu. Kështu, dëshira për të ndarë këtë thesar të njeriut që inspiroi serinë e PBS time (Public Broadcasting Service) dhe këtë libër.
Një gazetar, siç thuhet, i gëzohet një license për t’u arsimuar në shkolla publike; ne jemi me fat në mundësinë t’i kalojmë ditët tona në kurs të vazhdueshëm edukimi, edhe si të rritur. Por, askush s’ më ka mësuar mua më shumë se Campbell dhe kur ia thashë atij, dukej se i duhej të përballo-nte përgjegjësinë për çfarëdo rridhte prej pasjes mua nxënës. Qeshi dhe citoi një Romak të vjetër: “Fatet prijnë atë që do; atë që nuk do që fatet ta tërheqin zvarrë.”
Ai mësonte, siç mësuesit e mëdhenj mësojnë, përmes shembullit të vetë. Nuk ishte mënyrë e tij të përpiqej të fliste me dikë për gjithçka (përveç një rasti, kur ai i shkoi pas Jean, të martohej me të!). Predikuesit gabojnë, thoshte, duke dashur të flasin me njerëzit mbështetur tek besimi; më mirë të shpërfaqin rrezatimin e zbulimit të tyre vetjak.”
Si e shfaqte ai gëzimin për të mësuarin dhe për jetën?
Matthew Arnold besonte që kritika më e madhe është “të dish më të mirën e njohur dhe menduar në botë, dhe përmes shndërrimit të saj në të vërtete të kohës dhe të ideve të reja.” Kjo është ajo që Campbell bënte. Ishte e pamundur ta dëgjo-je – vërtetë ta dëgjoje atë- pa kuptuar në vetëdijen tënde më të thellë një joshje të re jete, rritjen e imagjinatës tënde vet-jake.
Ai binte dakord që “ideja prijëtare” e punës së tij ishte të gjente “të përbashkëtën, ngjashmërinë e temave në botën e miteve, duke u orientuar për një kërkim konstant në psikikën njerëzore dhe për fokusim ndaj principeve të thella.”
“Ju e keni fjalën për kërkimin e kuptimit të jetës?” e pyeta.
“Jo, jo, jo,” tha ai. “Për eksperiencën e qenies së gjallë.”
Isha shprehur se mitologjia është një hartë e brendshme eksperience, skicuar prej njerëzve që e kanë përshkuar atë udhë. Dyshoja se ai do të bashkohej me këtë përcaktim prozaik gazetaresk. Për të, mitologjia ishte “kënga e universit”, “muzika e sferave” – muzika që vallëzojmë edhe kur nuk arrijmë të saktësojmë tonin. Jemi duke dëgjuar refrenin e këngës, “nëse dëgjojmë me kënaqësi të ftohtë për mumbo jumbo-t, gjepurat e ndonjë doktori magjistar në Kongo, lexojmë me ekzaltim të kultivuar përkthimet prej soneteve të Lao-tsu, hera herës thyejmë guaskën e ashpër të një argumenti të Aquinas, ose kapim befas shkëlqimin e kuptimit të një përralle bizare me gjigand Eskimez.”
Ai imagjinonte që ky kor i madh kakofonik filloi kur paraardhësit tanë të hershëm nisën të rrëfejnë ngjarje për njeri tjetrin, në lidhje me kafshët që vrisnin për ushqim dhe për botën e mbinatyrshme, ku kafshët shkonin pasi vdisnin. “Atje përtej, diku,” përtej fushëpamjes së ekzistencës, ishte “zoti i kafshëve të pyllit”, që mbante fuqinë mbi jetën dhe vdekjen; nëse dështonte të kthente mbrapsht bishat për t’u sakrifikuar sërish, gjahtarët dhe familjet e tyre do të vuanin urie. Kështu, shoqëritë e hershme mësuan që “esenca e jetës është që ajo gjallon duke vrarë dhe duke u ushqyer; ky është misteri i madh me të cilin mitet kanë të bëjnë.” Gjuetia bëhej rituali i sakrifikimit dhe gjuetarët, në kthim, performonin aktet e shpërblimit, kompensimit për shpirtrat e ikur të kafshëve, duke shpresuar t’i kandisin që, në kthimet e tyre të mëvonshme, të sakrifikoheshin sërish. Bishat e pyllit janë vështruar si emisarë prej botës tjetër, që Campbell vinte në përfundimin se “një akord i mrekullueshëm, magjik” ngrihej mes gjuetarit dhe gjahut, sikur të ishin kyçur në një cikël vdekje “të pa-kohë, mistik”, varrosur dhe ringjallur. Arti i tyre – pikturat në muret e shpellave – dhe literatura gojore dhanë formën për impulsin që ne tani e quajmë religjion.”
Libri ka 368 faqe dhe kushton 1000 lekë.