• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOLONIALIZMI SERBOSLLAV MBI SHQIPËRINË ETNIKE, KRIM NDËRKOMBËTAR

January 15, 2019 by dgreca

1-Mehdi_HyseniNga Prof.Dr.Mehdi HYSENI/Pse politika kozmopolitike shqiptare për motive të pakuptueshme po e hesht problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan është çështje në vete dhe për vete.Mirëpo, shkenca shqiptare nuk e gëzon një “privilegj” të këtillë mbi asnjë bazë qoftë morale, qoftë politike a ashkencore.

Përkundrazi, e ka për detyrë jo vetëm që ta korrigjojë, ta ndërtojë, por edhe ta artikulojë një politikë të këtillë mbi baza shkencore, strategjike, politike dhe kombëtare. Çështja koloniale shqiptare në Ballkan, nuk është vetëm çështje monopoli e elitave politike zyrtare shqiptare dhe e bizneseve tregtare, por edhe e shkencës, e inteligjencies dhe e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.
Si politika e “lartë”, ashtu edhe shkenca “e dremitur” shqiptare nuk kanë asnjë arsye të qëndrueshme, që në vend se ta quajnë, dhe ta stigmatizojnë me emër të vërtetë kolonialzimin serbosllav mbi Shqipërinë Etnike, të përdorin eufemizma të ndryshëm politikë dhe apolitikë, të cilët jo vetëm se e abstrahojnë, por edhe e justifikojnë fenomenin e kolonializmit serbosllav para politikës ndërkombëtare. Thjesht, përderisa politika zyrtare shqiptare në asnjë kërkesë të saj, nuk e parashtron me theks të posaçëm problemin e kolonializmit serbomadh mbi Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare, domethënë ai me vetëdije të plotë heshtet, përkatësisht nuk ekziston fare si i tillë.

Andaj, me arsye shtrohet pyetja, pse dikush tjetër, të dalë, dhe të pohojë para botës, se në Kosovë dhe në viset e tjera autoktone shqiptare sundon terrori dhe kolonialzimi sllav, kur ne, kemi plotësisht të drejtë dhe, fundja e kemi për detyrë, që vetë ta luftojmë dhe ta bëjmë çështje në mënyrë permanente para bashkësisë ndërkombëtare këtë dukuri të shëmtuar të botës së qytetëruar. Meqë, të gjithë jemi në dijeni se në Ballkan, nuk mbretëron kurrfarë “terrorizmi shqiptar”, por kolonializmi terrorist serbosllav, atëherë pse po i mbyllim sytë para ndërrimit dhe imponimit të të kësaj teze famëkeqe dhe akuzuese, (edhe politika, edhe shkenca shqiptare) të cilën propaganda shoviniste serbomadhe sllave po e përdorë si instrumentin më të përshtatshëm politik , jo vetëm për t’i murkulluar të gjitha mëkatet dhe veprat gjenocidale shekullore të kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, por edhe për t’i “rinovuar” ato si “vlera demokratike” në favor të trendeve më të reja të integrimeve rajonale ballkanike dhe evropiane.
Derisa heshtim, dhe e sakrifikojmë në mënyrë iracionale të vërtetën historike shqiptare, atëherë nolens volens armiku kolonialist serbosllav këtë po e kapitalizon në favor të politikës së tij, si shprehje të “ ligjshme” dhe, si të “ drejtë pushtuese” mbi Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, e cila me çdo kusht (sikurse gjatë historisë së deritashme falsifikatore 1878-1999), duke mos zgjedhur mjete as metoda, as aleatë ( ballkanikë, lindorë a perëndimorë evropianë), por vetëm duke marrë për bazë gojëdhanat, legjendat, mitologjinë “ e ligjshme”, të shkruara nga “klerikët e baltës”, si edhe fenomenin e shpifur “terrorizëm shqiptar”, po orvatet ta anulojnë të drejtën  natyrore dhe historike të ligjshme, si dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit dhe të imperializmit shekullor sllav në Ballkan.Mirëpo, të gjitha këto përpjekje të diplomacisë dhe të propagandës së regjimit të egër kolonialist sllav, që shqiptarët dhe territoret e tyre etnike, t’i mbajë edhe më tej me dhunë nën jursidiksionin kolonial, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, janë të dënueshme, se përbëjnë vepër penale(krim) ndërkombëtar.Këtë postulat të së drejtës ndërkombëtare, e di mirë edhe politika dhe shkenca serbe, (sikurse që e dijnë, edhe më mirë, edhe aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo nuk janë të gatshëm, as të vullnetshëm që atë ta vënë në “rend dite”, si rrjedhim i mungesës dhe i miopisë së forcës centrifugale të politikës shqiptare, e cila dita-ditës po vetëviktimiozhet dhe po shterohet, duke “vrapuar” , që të zërë “trenin e fundit” të standardizimive teknike dhe të integrimeve hibride rajonale, të cilat për nga përmbajtja e tyre në afat të gjatë, përjjashtojnë mëvetësimin dhe të drejtën e vetëvendosjes së Shqipërisë Etnike në favor të politikës dhe të sundimit të kolonializmit serbosllav)) gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë të vërtetë shkencore, dhe se nuk është duke e pranuar, as sot, në shekullin XXI, sepse kundërveprimi i politikës së jashtme dhe i diplomacisë, si dhe i shkencës shqiptare në mohimin e së “drejtës pushtuese” serbomalazeze ndaj tërësisë së Shqipërisë Etnike, në vijimësi ka qenë dhe, sidomos sot është tejet heterogjen dhe i zhbalancuar, që fatkeqësisht i ngjet një anijeje të fundosur në ceklinë, si pasojë e avarisë së “motorit” të saj. Kjo ka për pasojë përçarjen dhe mosunitetin e politikës sonë shqiptare, në veçanti që nga gjysma e dytë e shekullit XX.
           Politika  antikoloniale e  shqiptarëve, duhet të jetë e bashkërenduar dhe e sinkronizuar si në kuptimin e së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare.

 Fundja, askush nuk ka arsye t’i frikësohet lindjes dhe veprimit të faktorit ushtarak shqiptar, sepse ai ka vetëm karakter çlirimtar kombëtar, dhe do të jetë faktor vendimtar i mbrojtjes së interesave jetike kombëtare dhe shtetërore si për shqiptarët, ashtu edhe për interesat e të gjitha minoriteteve padallim, dhe pa kurrfarë diskriminimi, kudo që shtrihen dhe jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë Etnike.

Natyrisht, nga faktori ushtarak shqiptar, frikësohen dhe janë skeptikë vetëm ato regjime koloniale serbosllave, që e kanë “mizën mbas veshi”, si pasojë e hipotekës koloniale shekullore të Shqipërisë Etnike.Mirëpo, këtë sëmundje kronike, mund ta shërojnë, po qe se në mënyrë paqësore, dhe të ligjshme (sipas së drejtës historike dhe, ashtu si parashikohet me ligjet, dhe me normat juridike të bashkësisë ndërkombëtare) gjejnë gjuhë të përbashkët me shqiptarët, që përfundimisht të heqin dorë nga sundimi kolonial i tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, pavarësisht nga koncesionet e mundshme dhe të paparashikuara të politikës kozmopolite shqiptare në favor të zgjatjes së agonisë dhe të ankthit kolonial serbosllav, nuk ka më asnjë gjasë minimale, se do të përsëritet “pragmatizmi historik” i politikës pushtuese gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi në eliminim e ushtrive shqiptare nga vatrat e tyre të Shqipërisë Etnike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Krim nderkombetar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Pushtimi i Shqiperise Etnike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT