• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dy vorre për nji të vdekun

January 8, 2021 by dgreca

Nga Qamil. S. Dardhankodra/

Ndodhi në vitin 1937 në Gjilan kur kishte kalue në amshim Avdirrahim Hysen Ilia, i cili vdiq nga sëmundja e sheqerit. Ai qe nji hoxhë shumë i aft dhe i njoftun në Gjilan e rrethinë prandaj kur vdiq shumë njerëz ishin të mendimit që myderrizin, siç e qunin, duhej me e vorros në yrtin e xhamisë. Kundër këtij mendimi ishin në rend të parë hoxhët e qytetit të cilët u gëzuen që ua lëshoi udhën “ky katundar” edhe paria e qytetit me në krye Ramush Sfircën ishte kundër vorrimit të myderrizit në yrtin e xhamisë. U vendos që ai me hy në dhe në vorret e qytetit që ishin aty ku asht sot policia, Shtëpia e Kulturës, etj: funerali me trupin e të ndjerit u nis drejt vorreve të qytetit, kur kortezhi mbërrini perballë të xhamisë së medresës ndodhi diçka tepër e befasishme, spektakulare dhe tepër e rrezikshme. Dy vetë me revolverë në dorë e ndalën kortezhin dhe i urdhnuen njerëzit që të ktheheshin drejt xhamisë tue thanë “zgjidhni e merrni: në këtë vorr ja myderrizi ja Ramush Sfirca”, askush nuk bani za, gjendje tepër e tensionueme shumë leht mund të bahej gjaku deri në gju; ata qenë Rashit Llashtica me të vëllain Qazimin. Ata e kishin çel këtë vorr pa e ditun askush e sot e atë ditë aty ndodhet vorri i myderrizit, vorri në qytet mbeti i zbrazët. Rashit Halit Llashtica qe nji njeri i pasun dhe i njoftun në qytet, ai nga Llashtica u shpërngul në 1922 dhe ishte nga familja Pali i lagjës Mata. Jeta e tij përfundoi shumë keq, ai nuk e meritoi nji vdekje të tillë. Myderrizi Avdirrahim ishte nga Llashtica, lagjja Ilia, ai qe vëllai i katragjyshit tim Qazimit, mbas disa mësimeve fetare që i kishte marr në katund aty kah viti 1900 shkon në Stamboll dhe i vazhdoi mësimet fetare. Ai u kthye në vendlindje rreth viteve 1908 -1909, gjatë shpalljes së Hyrijetit më 1908 ai qe në Stamboll dhe mësues e nxanës qanin atë ditë se “po prishet Turqia”, qenë kundër reformës së xhonturqve. U frigësuen e u brengosën kot sepse xhonturqit qenë edhe ma të zi se të parët – antishqiptarizmin e kishin në shpirtin e tyne të zi. Myderrizi qe shumë i aftë në drejtimin e tij, ai e kishte fitue nji duel me hoxhët e Shkupit të cilët ia kishin dhanë dorën. Ndjenjat kombëtare i kishte shumë të pakta, ishte turkoshak (turkofil), këta qenë dorë e djathtë e pushtuesit turk. Myderrizi i pengonte njerëzit me shkue e me luftue në Grykën e Kaçanikut, “qysh me ia kthye pushkën padishahut, qysh me ia kthye pushkën babës mbret” megjithatë shumë luftarë nga katundi im morrën pjesë në ato beteja heroike. Ishte kundër vajtjes në Maje të Lybetenit (Luboten 2498m) që shkonin pelegrinët në çdo dy gusht për rituale pagane, frikësohej shumë nga pushteti serb dhe njikohësisht merrte rrogë të majme dhe i takonte grupit të dërrzhavni imamëve (imamët shtetnorë) dhe mjerisht shumica prej tyne i përçonin direktivat antishqiptare që vinin nga akademia serbe e Beogradit. Ndryshe nga i ati, i biri i tij Alisahiti ishte nji intelektual dhe atdhetar i madh i dëshmuem me punë e me vepra.

Qamil. S. Dardhankodra 

Llashticë, Gjilan/Toronto, Kanadë

Filed Under: ESSE Tagged With: dy vorre, nji histori, Qamil Dardhankodra

Artikujt e fundit

  • LETËR E HAPUR PËR KRYETARIN GENCI NIMANBEGU DHE KUVENDIN E KOMUNËS TË ULQINIT NGA SHQIPTARËT E DIASPORËS AMERIKANE
  • Nga kultet te idetë: Koha për të çliruar politikën nga portreti
  • TË JETOSH JETËN PREJ ALBANOLOGU
  • Tezat që ndërtuan harresën për Çamërinë
  • Shuhet në New York nacionalisti Pjeter Mernaçaj, Vatra ngushëllon familjen
  • Dhimitri i Farit – Greku që tradhtoi Teutën u bë mbret,  por dhe armik i Ilirisë
  • VATRA NË DASMËN E TEUTA RUGOVËS, VAJZËS SË PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR.IBRAHIM RUGOVA
  • KOMUNITETI SHQIPTAR NË ILINOIS, HISTORI DHE IDENTITET KOMBËTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • SHBA-Shqipëri, 103 vite marrëdhënie diplomatike! Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë
  • Maqedonia dhe Kosova, pengje të proceseve të papërfunduara
  • Për një vetëdijësim gjuhësor
  • Fillimet e arsimit shqip në Shqipërinë e Jugut
  • Gazeta “Dielli”, drita e kombit në mërgim
  • DASHURIA E ZJARRTË PËRBALLË MORALIT DHE DINJITETIT 
  • TA KUJTOJMË ME NDERIM PROFESORIN DEMOKRAT ARSHI PIPA

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT