Nga Marjana Bulku/
Përse kur diskutohet a debatohet medoemos duhet të viktimizohet dikush?!
Përse kur trumpetojme se jemi ndarë nga e kaluara riciklojmë pjesët më të errëta te saj duke krijuar viktima të reja, ndërsa ato plot shkëlqim e vezullim i fshehim,i strukim, i lemë të heshtin deri ne honet më të thella të harrimit?!
Përse jemi kaq të padrejtë me të drejtët, të ndershmit,të diturit,me ata që heshtin kur ju dhemb dhe lehtësojnë plagët e të tjerëve me fjalën e mirë?!
Përse asnjëhere nuk u kërkua falje dhe kur i afrohemi refleksionit për të, krijojmë zhurmë e tymnajë që fjala, ajo e matura që shtrenjt peshon ,të interferojë me jehonen zhurmuese që vetëm shurdhon…
Janë disa PERSE që lindën nga historia me VISAR, kështu preferoj ta quaj pseudodiskutimin apsurd që prodhoi dicka që unë dua ta ndaj me lexuesit e mi, jo aspak me vendimmarresit.
Kjo histori prodhoi tri faktorë në një skenë politike dhe shoqërore plot llum e përmbytje jo vetëm për shkak te reshjeve;
1.një kryeministër që shkon përtej subjektit politik që përfaqson,
2.një president që paragjykohet dhe vihet nën presion kushtesh dhe rrethanash që nuk i perceptoj dhe kuptoj dot ,
3. një VISAR që shkëlqen edhe në dhimbje.
Kjo skenë na coi sa larg ,afër, përmes diskutimeve, etiketimeve,polemikave shterpe, ndërsa përpara syve te mi krijoi një terren ku natyrisht jo të gjithë duartrokitën ,por ku qartësisht shtresëzohen grupime që cmojnë visarin si fenomen që mbart :dijen,vuajtjen,nderin,krijimtarinë,urtësine,maturinë,persekutimin e padrejtë dhe dhimbjen njerëzore dhe nga kjo pikpamje ai perfaqëson shumë,shumë. Hidhini nje sy familjes/shoqëri si institucion, a nuk i gjen pikërisht aty të gjitha këto atribute?!
Kjo skenë ku jo të gjithë duartrokitën prodhoi pikërisht atë histori që ne e kemi jetuar në diktaturë;me proletariatin që bën zhurmë kur vendimmarresit bëhen të padrejtë, zvarrisin, konfuzojnë qëllimshem,nje histori ku vlerat shkëlqejne si floriri ne zjarr, por pak, sa pak i hyjne ne punë apsurdes kohe që rend pas shkëlqimeve fallco.Dhe historia përsëritet duke pluhrosur paprejtësisht,,,cka nuk duhet të ndodhe, a duhet lejuar të ndodhë?!
Ata që duartrokiten pro visarit -fenomen ishin ; të ndershmit e të dy kraheve politike, poetët që marrin frymë nëpër cdo varg, besimtaret e devotshem të cdo besimi ,intelektualët që atdheut i duan më të mirën, ata që persekutimin komunist nuk e kishin merituar,të heshturit…
Përmes kësaj historie unë arrita të kuptoj atë që 25 vjet më parë vargjet e Zhitit transmetonin,,,”duhet të jesh i lire për të diskutuar, gjykuar, marrë vendime, cdo rrethane tjetër është joliri dhe shkakton kaos dhe konfuzion”.
25 vjet më vonë Visari na rrëfeu edhe njëherë mbi pluralizmin, na tregoi me maturinë e tij të heshtur se në një sistem të tillë të gjitha palët duhet të punojnë , cdo kapacitet njerëzor dhe intelektual është aset që nuk duhet humbur, flakur, burgosur, nëperkëmbur.
Unë nuk e njoh Visarin ,njoh fatin e tij, sigurisht që e lexoj dhe kam kuptuar se njerëz si ai janë në ballë te etapave historike ku kohët ndahen,ndeshen, ballafaqohen edhe nëpër kaos, prandaj mendje të tilla janë thesare të cmuara, të gjalla , që gjenerojne shtigje mendimi edhe pse udhekryqeve.Ekzistojnë disa vlera pranë të cilave të gjithe përfitojmë,mësojmë, maturohemi e do të ishte luks në kohë të tilla krizash të përfaqësohemi prej tyre.Ka ditë që matem të shkruaj për këtë histori,,,edhe pse kam pritur që vendimmarrja e drejtë do i nxjerre nul mendimet e mia ,ka dicka që vjen si një mësim i madh prej mendjesh të hapura, ato nuk zhvleftësohen kurrë, janë si oksigjeni në kushtet kur jetës i limitohen mundësitë. Teksa kujtoheshin momentet e shembjes së përmendores diktaturë edhe pse do kisha dashur që përmendore të tilla të mos ndërtoheshin kurrë, ato të ndërgjegjes përmendore janë më të rrezikshmet sepse nuk shembeshkan asnjëhere , as me sharje e shpifje,as me dhune e agresion…ndoshta prandaj na duhen poetët misionarë. Janë diktaturat në ndëgjegje që krijojnë njeriun e kompleksuar që na u shfaq përsëri këto ditë ,jo i lirë, edhe pse diktatori kish vdekur bashkë me përmendoren e tij.Kur reflektoj mbi lirinë, ndalem nëpër vargje, vepra, njerëz që frymëzojne dhe ngjallin besimin,shpresën edhe në zhgënjime të thella.
Në atë prag 90 -te kur demokracia të gjithëve na gjeti të brishte,viktima,të internuar,të arratisur,të persekutuar, ndoshta edhe të paditur sepse koha për të gjithe ishte një burg apsurd izolimi ,personalisht isha studente e si shumë të tjerë as për të ardhmen tonë nuk vendosnim dot sepse të tjerë kishin vendosur për ne forumeve të partise shtet të asaj kohe ,vargjet e tij na rrëfyen se padrejtësia partiake shkonte deri ne marrëzi…ndërsa jeta e tij kishte qenë burg i urrejtjes pa shkak pikerisht prej kësaj padrejtësie.E sot,,,marrëzia partiake nuk duhet të shkaktojë përsëri padrejtësi! – thotë me heshtjen qe flet kjo histori.
“Performanca” një dramë që flet në emër të lirisë
*Flet aktori Marsias Lila/
-Sot nuk e ndiejmë dorën e ngrohtë të aktorëve të vjetër/
-Preferencat sot në teatër kanë më shumë natyrë politike/
-Mungesa e teatrove bën që të trokasim në dyer të mbyllura/
-“Performanca” një dramë që flet në emër të lirisë/
– Filmi nuk po arrin të mbushë boshllëqet e aktorëve/
– Sot është shumë e ë vështirë të jetosh me art dhe pse arti na ka çuar me kohë në Europë/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Me origjinë nga Tepelena por që prej vitit 2002 jeton në Tiranë . Mbaroi studimet për aktrim në vitet 2002-2006. Monodrama “Performanca” e cila u vu në skenën e Teatrit Metropolit për dy net në sallën Shekspir, ka pasur një impakt për publikun. Komentet janë nga më të ndryshmet, pasi aty çdo njeri ka gjetur veten e vet. Drama përshkruan temën e lirisë, demokracisë, ekzistencializmin e njeriut në shekullin e 21-të, dimensionet e lirisë së njeriut
Regjia Edlira Baholli, autor Odise Kote, skenograf, Beqo Nana, muzika Florian Hoxha, dhe producent Marsias Lila
Ku ishte vështirësia në realizimin e kësaj monodrame?
Vështirësia e parë ishte gjetja e sallës, e ambientit për shfaqje. Duhet të trokasësh gjithkund për sallë, kur shikon që në sallat tona shfaqen edhe drama apo komedi pa atë nivel që kërkohet. Pra vërehet se antivlera po mbyt vlerën. Kjo ndodh në shumë kategori sociale qoftë dhe në institucione arti. Vështirësia e dytë është buxheti, financimi, pasi kjo ishte një iniciativë e lirë e jona si grup. Jetojmë në një sistem ku iniciativa e lirë mbetet primare dhe pse arti i kalon kufijtë e vetvetes dhe ka karakter edukues mbarë botëror.
D.m.th teatri dhe aktorët s’po e gjejnë vetveten?
Di të them se për ne të rinjtë është shumë e vështirë të çash. Nuk po gjejmë atë dorë të ngrohtë nga të vjetrit. Ende për ne hapësirat janë shumë larg. Në TK, të rinjtë janë fare të pakët, por nga ana tjetër shohim se në këto institucione të rëndësishme të artit futen si pjesëtarë të trupës aktorë që herë i përkasin një bindje politike, herë një tjetre. Drejtuesit e këtyre institucioneve shikojnë brenda kornizave partiake. Ky është mendimi im.
Çfarë do të thotë kjo?
Është fare e qartë. Nuk ka një konkurrencë reale. Pra afrimi pranë këtyre trupave bëhet me njohje, bindje politike, kjo është dominonte. Politika ndikon dhe në emërime. Krijohen qarqe të shkurtra. Sot politika ka hyrë dhe brenda në familje. Po çahen familje për bindje politike. Janë ndarë fise për vite që nuk flasin. Kështu bëhet kur politika vihet në plan të parë . Ne duhet të heqim dorë nga kjo mendësi, pasi sot nuk flet as vëllai me motrën për bindje politike.
Ku e sheh veten më mirë Marsiasi, në dramë apo në komedi?
Unë veten e gjej më shumë në dramë. Por disa herë komedia gjendet edhe brenda dramës, gjatë interpretimit dhe gjetjes së detajeve. Në disa drama ka probleme sociale që spektatori i sheh si hallin e vet, si pjesë e problematikë së tij të përditshme. Halli im, në rol, në fakt përbën hallin e dikujt në sallë që ai shpërthen në të qeshura.
Përse në Shqipëri vihen më shumë drama të huaja se shqiptare?
Sepse në kësi rastesh, regjisorët e kanë më të lehtë plagjiaturën, e kanë më të lehtë strukturën, pasi e kanë atë të gatshme dhe lodhen shumë më pak dhe nuk vënë në funksion idenë, mendimin, njohuritë e tyre.
Kush e ka më të vështirë sot të çajë në teatër, një femër apo një mashkull?
Mund të them se nuk ka përcaktim, nuk shoh asnjë preferencë gjinie por partie. Pra të dyja kategoritë e kanë të vështirë të gjejnë punë jashtë preferencave të bindjeve politike.
Cili është mesazhi kryesor i dramës “Performaca” që ju vutë në skenë në teatrin “Metropol”?
Mesazhi i kësaj vepre është lidhja me problematikat e kohës dhe liria e njeriut. Së pari rëndësi në vepër i është dhënë përmbajtjes, por më tej edhe formës. Të dyja këto elementë të alternohen dhe kështu çdo njeri mund të gjejë mrekullinë e jetë s. Pra liria fitohet me dituri, arsim, me punë me mos nënshtrim, me art.
Ju e zhvendosët shfaqjen menjëherë në Ferizaj? Pse drejt Kosovë s?
Ndoshta Kosova si shtet i ri ka më shumë nevojë për art, për drama njerëzore. Ata ende si popull janë më idealist, pasi bënë një luftë heroike në shekullin e XXI. Kosovarët janë të dashuruar me artin dhe mund të them se ka shumë aktivitete të ndryshme të tilla që ata i ofrojnë me shumë dëshirë. Aty gjen një shtrat të ngrohtë për artin në përgjithësi por sidomos për dramën në veçanti, pasi mbi trupin e tyre kanë kaluar drama të pabesueshme.
Keni ndonjë peng në fillimet e para të karrierës suaj?
Pengu qëndron tek mos afrimi i brezit të vjetër. Mos gjetja e dorës së ngrohtë. Nuk e shohim dritën jeshile, ku të gjejmë veten tonë tek ata. Nuk po shikoj përpjekjet e tyre që ata të na futen në botën tonë, në dëshirat tonë , në ëndrrat tona. Ndoshta dhe se ata kanë vështirësitë e tyre që të ruajnë vendin e punës, sepse është fenomeni i zëvendësimit, ku gjithkush e sheh veten të rrezikuar.
Po filmi shqiptar a ka hapësira për aktorët e rinj?
Besoj se hapësirat në film janë shumë më të pakta se në teatër, pasi filmi ka shumë shpenzime, prodhohen shumë pak filma dhe filmat nuk jepen drejtpërdrejt. Dhe pse kam marrë pjesë në disa filma mund të them se filmi shqiptar është në krizë. Aktualisht dihet se sa fila prodhon QKF dhe se si procedohet.
A mund të jetosh sot me art?
Sot ne kemi shumë nevojë për artin. Arti është i përbotshëm. Në psikologjinë time, mënyra më e lehtë për të edukuar njeriun, për të afruar njerëzit me njeri-tjetrin, për të zbutur problemet e shoqërisë është arti. Por sot është e vështirë të jetosh me art. Sot arti ka bërë atë që Shqipëria të jetë krenare për artin, pasi ja ka ngritur lart emrin.
“KRIMI KOMUNIST I PADENUAR QE FLET!
Nga Prof. Sami Repishti/
Me inisiativen e Unionit Mbarkombetar te Integrimit te Burgosureve dhe te Perndjekureve Politike te Shqiperise, te Premten me 30 maj 2014, para dite u organizue nji tubim i veçante me qellim te vumjes ne dukje te faktit te pafalshem te “harreses” qeveritare per 23 vjet me rradhe te fatit te viktimave te komunizmit ne Shqiperi.
Me kete rast, u theksue gjithashtu edhe nevoja urgjente per dokumentimin e plote te krimit komunist ne Shqiperi, nji mungese qe ka lejue rilindjen e manifestimeve pro-komuniste dhe nji levizje qe synon rihabilitimin e terrorit komunist dhe te kryekriminelit Enver Hoxha dhe ndihmesve te tij, xhelate te popullit shqiptar.
Per kete qellim ishin ftue foles viktima te komunizmit. Per randesine e tij, Tubimi kishte ftue edhe Presidentin e Republikes Sh.T. Bujar Nishani, si dhe anetare te trupit diplomatic te akredituem ne Tirane.
Ne flete-lajmerimin e leshuem nga organizatoret –nenshkrue nga Presidenti Ii Unionit Z. Besim Ndregjoni- rreshtohen edhe perpjestimet e perbindeshme te komunizmit ne Shqiperi gjate sundimit te tyne 45 vjeçar. Aty lexojme se
-5.037 burra, dhe 450 gra jane ekzekutue me gjyq e pa gjyq per motive politike.
-21.788 burra dhe 7.360 gra jane denue me burg per motive politike
-48.217 burra dhe 10.792 gra jane internue per motive politike
– 11.536 familje jane debue nga qytetet dhe zonat kufitare per motive politike
-64 qytetare te huej jane pushkatue ose kane vdeke ne burgjet komuniste
-1.215 burra, dhe 38 gra te hueja jane burgose per motive politike
-95 shqiptare kosovare jane ekzekutue ne Shqiperine komuniste
-120 klerike katolike shqiptare jane ekzekutue
-83 klerike bektashiane jane ekzekutue
-60 klerike myslimane jane ekzekutue
-39 klerike orthodoks jane ekzekutue
-2.169 institucione fetare jane shkaterrue ose mbylle. (740 xhami, 608 kisha dhe monastire orthodokse, 157 kisha katolike, dhe 520 teqe bektashiane.
Ka pase burgje dhe kampe internimi ne : Tirane, Burrel, Shkoder, Peshkopi, Bulqize, Spaç, Qafe-Bari, Gjirokaster, Tepelene, Vlore, Korçe Berat, Elbasan, Durres etj.
-4,500 shqiptare te ekzekutuem, me gjyq e pa gjyq, nuk kane varreza, Per 23 vjet me rradhe familjet e tyne kerkojne vend-varrosjen pa sukses. Nderkaq, Qeveria mbetet ne heshtje…
***
Per arsye te moshes, nuk kam qene ne gjendje te marr pjese fizikisht ne kete tubim kuptimplote dhe shume emocional. Por me kerkesen e Kryesise se Unionit, kam pergatite nji Pershendetje, te cilen e bashkengjes ma poshte:
Sami Repishti, Ph.D.
“Regency” -638 Danbury Road # 49
Ridgefield, CT. 06877 USA
sdrepishti@att.net
30 maj 2014
I nderuemi Z. Kryetar,
Te dashtun bashkevuejtes, viktima te terrorit komunist,
Miq te dashtun,
Nga Amerika e larget, sot perulem para dhimbjes suej ne tubimin qe synon nji kauze te shenjte: dokumentimin e krimeve te padenueme komuniste ne Shqiperi.
Njizete e tre vite mbas levizjes studenteske te dhetorit 1990, – per liri e demokraci- Shqiperia ka levize. Gjendja ekonomike e shoqenore ka pesue permiresime, populli jeton pa friken e kerbaçit policor. Me gjithe vorfenine e te metat sociale qe e mundojne, Shqiperia ka avancue drejt anetarsimit ne Bashkimin Europian. Europa ashte shtepia e jone, ashte zgjidhja e jone e vetme, si shtet ma pare dhe si komb shqiptar ma vone!
Ne kete udhetim te gjate, vendi i jone ka deshmue dhe padrejtesi te medha, njena nga te cilat ashte keqtrajtimi i viktimave te komunizmit, ju vellazen e motra, sakrificat tueja, qendrimi i juej heroik qe nuk pranoi nenshtrimin ndaj “luftes se klasave” fenomeni ma negativ i shekullit 20-. Me fitoren tuej morale kunder shnjerezimit komunist, ju keni fitue te drejten me u quejte “kapitali moral i shoqenise shqiptare”.
Kete te drejte e konfirmon pafajesia e juej qe ashte edhe stigma ma pozitive e zhvillimit politik ne Shqiperi. Ju gjetet guximin me i thane “JO!” diktatures, jo pushtimit jugosllav, jo pushtimit sovjetik, jo marrezise kineze, jo krimineleve injorante te PKSH dhe PPSH-se. Sot ju keni te drejten me akuzue mosperfilljen e pushteteve qeveritare ne vendin tuej, sepse jeni te pafajshem. Pafajesia ashte thelbi i sakrificave tueja, i rezistences anti-komuniste ne Shqiperi!
Koncepti i qeverisjes ne kohen tone ashte nii sfide qe Shqiperia nuk e fitoi, fatkeqsisht. Mungesa e nji “pranevere shqiptare”, e zgjimit nga gjumi i rande i shqiptareve, tregon ekzistencen e te metave strukturale ne shoqenine tone, siç e tregojne grevat tueja qe perfunduen tragjikisht. Por e meta e madhe sot ashte humbja e frymes se bashkesise qytetare.
– Grindjet dhe perballimet nuk kane te ardhme.
– Trajtimi partizan i problemit nuk perfaqeson interesat legjitime te popullsise.
– Mashtrimi ne politike ashte genjeshter qe ka rrjedhime .
– Poshtrimi i kundershtarit politik nuk ashte fitore; ashte shkaterrimi i gjysmes shqiptare qe mendon ndryshe.
– Na, jemi per nji Shqiperi ma njerezore!
Pushteti ashte mjet ne demokraci; ashte qellim ne diktature! Qellimi i pushtetit ashte forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “lufta e klasave”. Ne rastin tone kohezioni social kerkon pastrimin e krimit dhe te kriminelit komunist, ne nji proces te mbeshtetun ne drejtesi; ashte rikthimi i plote ne liri dhe dinjitet per te gjithe, ashte mbrojtje nga “dora e shtetit” e nga“grushti i hijeve te zeza” ….
Nji shtet dhe shoqeni e ketill nuk mund te ndertohet mbi padrejtesi! Keshtu veproi Europa e qytetnueme e mbasluftes, qe dermoi diktaturen fashiste-naziste. Tek ne, edhe sot, mbas 23 viteve nuk ashte denue krimi komunist 45 vjeçar, me gjithe sjelljen tuej fisnike qe perbuzi hakmarrjen. Ju jeni breznia qe keputi zinxhirin e hakmarrjes, nji fitore historike e shpirtit shqiptar.
Megjithate, duhet denue PKSH dhe PPSH-ja si parti kriminale.
-Duhet dokumentue krimi per hir te breznive te reja qe te mos perseritet.
-Duhet hjedhe drite mbi erresinen 45 vjeçare qe te mos perseritet.
– Duhet informue breznia e re per te kaluemen tone tragjike, qe te mos perseritet.
Kjo ashte nji detyre primare per te gjithe, por sidomos per ju.
Dokumentimi i krimeve komuniste ne Shqiperi do te nxjerre ne drite genjeshtren, urrejtjen e dhunen qe kane karakterizue rregjimin e gjakut Flitni, shkrueni, organizoni veprimtari kulturore dhe politike qe synojne zbulimin e krimit komunist ne Shqiperi. Kerkoni perkujdesjen e viktimave qe i shpetuen krimit komunist dhe familjeve te tyne te abandonueme ne duer e fatit mosperfilles.
Sot, ne Shqiperi, viktima e komunizmit vuen per buken e gojes, per nji strehe mbi koke, per nji sherbim mjeksor – vuen per nji fjale te mire. Ashte mekat, ashte harrese, ashte vrasja e dyte e viktimes!
Vellazen, motra! Ju duhet te udhehiqni nji kryqzate qe do te shpetoje ju dhe Shqiperine tuej, Shqiperine e te gjithe shqiptareve.
Dhe mos harroni fjalet e nji te burgosuni spanjol: ”Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste derisa çdo rresht, çdo faqe te lexohet nga te gjithe”.
Me nderimet ma te thella,
Sami Repishti
ish i burgosun politik ne Shqiperine komuniste (1946-56),
dhe ne Jugosllavine komuniste (959-1960)
—————————————————————————————————