Edhe një Nënë amerikane solli vajzën e saj në shkollën shqipe, që të mësojë gjuhën e bukur shqipe/
NGA FADIL SHEHU/Florida/
Me Datë 3 Shtator 2016 në qytetin e Clearwater të Floridës, në prani të mjaft prindërve dhe nxënësve shqiptarë, të ardhur nga qytetet e zonës së Tampa Bay, Palm Harbor, Pinellas Park, Largo, Clearwater dhe Saint Petersburg, u organizua një event mbreslënës dhe mjafte sinjifikativ, ai i hapjes së shkollës shqipe falas nën inciativën e degës së Vatrës në Tampa, me moton “Përse o Mami Shqip s’më Flet”. Ky ishte një përurim i organizuar nëpërmjet një pune këmbëgulse, efikase e frutdhënëse nga ana e drejtuesve të degës Vatra Tampa si, kryetari Tasim Ruko, arkëtari Jason Sulisufaj, sektretarja Zamira Rubjeka, nën- kryetari Isuf Spahiaj, anëtarët e bordit dhe vatranët Greta Monty, Arian Kushta, Piro Poloska, Lulëzim Nurkaj, Eduard Suçaj, mësuesit Yllka Bejo dhe Martin Marra dhe dashamirësit Lander Lena, Fadil Neziri, Hasan Rubjeka, Filip Naçi , Loni Liti etj. Nga qendra e Vatrës në NY u nisën për këtë shkollë materialet e para shkollore duke përfshirë Abetaren e njësuar dhe fletët e punës. Qendra Vatra NY është në pritje të furnizimt të plotë nga Bashkia e qytetit të Kamzës dhe Konsullatës së Kosoves në USA për dekimin dhe kontributin. Me ndjenjë gëzimi e krenarie, me buzëqeshje endur në fytyrë si tufa lulesh të bukura në duart e nxënësve, që do ulen në bankat e kësaj shkolle ,ku banderola me mbishkrimin mjaft domethënës “Mirë se erdhët nxënës të dashur”,e bënin më festiv ambientin përreth. Shumë kush nga të pranishmit, e cilësonin këtë event si tepër të veçantë dhe mbresëlënës për vatranët dhe komunitetin shqiptar të Floridas, edhe për faktin se ata ndiheshin dy herë të gëzuar; e para çelja e shkollës shqipe dhe e dyta krenaria e ligjshme që u jepte shenjtërimi i Nënë Terezës, kësaj figure të shquar shqiptare, ikona e humanizmit me vlerë botërore. Kjo ditë ishte e bukur ,kur sapo ka nisur trokun e vet, stina e bukur e Vjeshtës,përkon me cicërimat e gëzuara të fëmijëve,të cilët ende pa zënë mirë vendet e tyre në tavolinat e studimit, nisin e tregohen tepër kureshtarë, teksa prekin e shfletojnë për herë të parë faqet e Abetares,librin e gjuhës,librat për kulturën, punën, dhe kohën e lirë,si dhe mjafte revista dhe libra te shkruar nga shkrimtarë të njohur shqiptar. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur mes emocioneve të lindura në këto moment , Z. Tasim Ruko, kryetar i degës Vatra Tampa Bay,do të shprehej se:”Sot kemi ndezur në vatrën tonë një zjarr, i cili na obligon edhe më shumë,për ta mbajtur përherë të ndezur,sepse është zjarri që do na ngrohë të gjithëve ne emigrantëve mbarë shqiptarë”.Ndërsa pedagogja e njohur në Pinellas County, Yllka Bejo e cila prej trembëdhjet vjetësh vazhdon të jap mësim në Shkollë të Mesme dhe me ekperiencë prej 37 vjetësh në mësimdhënie, mori fjalën ku shprehu një kënaqësi, që shkolla u hap në prag të kanonizimit të Nënë Terezës, që ka qenë dhe mbetet idhulli i saj. Zj. Bejo është një mësuese patriote që dot’i kushtojë kohë dhe punë për mësimdhënien me parimin “Çfarë të bëjë unë për Kombin, jo çfarë të bëjë Kombi për mua”. Zj. Bejo ishte rrethuar me fjalë mirënjohjeje, respekt nga të gjithë ata që e kanë uruar drejtpërsëdrejtë, telefonatave dhe mesazheve të shumta,do të falenderonte të gjithë prindërit e nxënësve dhe vatranët,duke thënë se :”çdo fjalë dhe urim I tyre janë motiv frymëzimi ku gjuha shqipe, është një dhuratë e vyer,që unë I jap brezave shqiptare këtu në Florida. Ju falenderoj të gjithëve ju që keni ardhur nga disa qytete dhe keni sjellë këtu fëmijët tuaj, të cilët nesër do të jenë e ardhmja jonë.Padyshim se edhe shenjtërimi në këtë ditë I Nënë Terezës ,na ka bekuar dhe ne.” Nën- kryetari I degës Z. Isuf Spahiaj nga Drenica e Kosovës dhe një kontribus aktiv prej 10 vjetësh në komunitet, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi një vit shkollor të mbarë mësuesve dhe nxënësve. Z. Spahiaj u shpreh se gjuha shqipe bashkon shqiptarët pa dallim feje krahine dhe ideje drejt një Shqipërie të Madhe.
Sekretarja e Vatra Tampa përfitoi nga rasti të falenderonte sponsorët si Z. Ed Suçaj, që bëri të mundur uniformat kuq e zi të fëmijve, Zj. Greta Monty që ofroi falas microphonë dhe speaker dhe sponsor të tjerë si Z. Piro Poloska, Z. Jason Sulisufay, Z. Tasim Ruko and Z. Arian Kushta.(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)