Nga Fahri Xharra/ Gjakovë/
Kur mbytet i madhi ,lindin shumë dyshime për arsyen e vrasjes . Duhej apo jo të vritej
dr. Millan Shufflay ? Çka iu bëri serbëve ky gjeni që të pëson ashtu ? Shumë pyetje , shumë pyetje. Ç`iu desht një hebreut , një njeriut të madh të shkencës të bie viktimë e së vërtetës shkencore.?
Millan Shufllayin e karakterizonte “metoda e shqyrtimit shkencor ,paanshmeria, korrektësia, pedantëria ,analizat dhe studimet e nduarduarshme , qofshin ato paleografike, diplomatike ,onomastike , toponomastike apo të tjera edhe sot e kësaj dite janë
me vlerë “.
Serbët e dinin se ai po hulumton diçka të madhe , diçka që bie ndesh me aspiratat e tyre.
Të njifet bota me të vërtetën shqiptare ? e nga kush , nga një hebre i Kroacisë nuk mund ta merrnin me mend por as që ta pranonin si të tillë. Millan Shufflay duhej zhdukur.???
“Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!” ( Kadri Mani) Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.
Më 1921 Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit.
Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931 në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger i cili u akuzua për këtë akt.
E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjene e albanologut Milan Shuflaj kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë.
Menjëherë pas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serbë.
Pse po shkruaj këtë shkrim ?
“Gjeneratës së tashme e të ardhshme: t’i kultivomë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut e popullit tonë shqiptar; t’i kultivojmë ndjenjat e dy institucioneve: 1. Institucionit të kërkimfaljes (ndreqjegabimit) dhe 2. Institucionit të dallimit të pronës private-shoqërore: kjo setër (laps, arë, livadh, mulli…) është imja, ajo pallto (laps, arë, livadh, mulli…) është jotja, të cilat mund t’i falim, t’i shesim miqësisht ose afaristikisht; kurse prona shtetërore është e përbashkët dhe e patjetërsueshme, të cilën duhet ta rrisim bashkë, ta kultivojmë e ta begatojmë shtetin tonë SHQIPËRINË ETNIKE cep më cep me troje e me popullatë kompakte të mbi 50%, pjesa tjetër e popullatës (49%) zhvendoset a vendoset me këmbime pronash në mënyrë vullnetare.
Ky është dallimi thelbësor midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe hegjemoniste, të cilët thonë se aty ku është një serb (madje edhe një varr!), aty është- Serbi!!”
T’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta të çmuara, si puna e Dr. Milan Shufflay-t (Stuart Mani, Uiljëm Liku…), për gjuhën e historinë tonë dhe që ia mbajtën ison çështjes tonë kombëtare; në mënyrë që të mos lëmë shteg të quhemi mosmirënjohës.
E përgëzojmë juristin e publicistin e njohur gjakovar, zotin Esat Stavileci për një thënie të tij zenitore, tri “gj-gj-gj”, që duhet të jenë një Program Kombëtar: bashkimi i: gjakut-gjuhës-gjeografisë!!! ( Kadri Mani, zemrashqiptare.net)
Për qëndrimin e Shufflay-t në Shqipëri, po japim disa mendime të Anisa Paplekës lidhur me vizitën e Milan Shuflajt në atdheun tonë dhe marreveshjen për vazhdimin e studimeve në fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare.
Në fund të vitit 1930 Qeveria Shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim te veqantë për shkenctarin dhe albanologun e njohur kroat me fame botërore , e fton atë që të vizitoje Shqipërine.Kjo ftesë bëhet menjëhere pasi Akademia e Vjenes i kishte propozuar dr.Shuflajt të vazhdonte botimin e vëllimit të tretë të : Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia: (shkurt Acta Albaniae).Shufflay u prit me nderime të larta shtetërore që nga Mbreti Zog , kryeministri , ministry i kulturës, dhe më në fund nga anëtaret e parlamentit shqipëtar ( parathënje në librin “Milan Shufllay” )
( Një telegram i Millan Shufflayit drejtuar qeverisë se Zogut , “ fondi Kadri Mani “
Zotni
Ministër i Arsimit
Tiranë
Zagreb, 17 dhjetor 1930
Gunduliqeva 25
Shkelqësi,
Letra juaj e 30 dhjetorit nr. 4225/II arriti në adresën time më 15 dhjetor. Duke e falënderuar thellë qeverinë shqiptare, po e jap dëftesën bashkëngjitur të shumës prej 3000 frangash zviceranë, të marra në një çek (Nr. B. 002529) nga Banka e Bazelitnë Cyrih.
Kjo dëftesë ishte shkruar kur, ndonëse këtë gjë nuk e prtija fare, (më 16 dhjetor) më ftuan në polici për të më kumtuar gojarisht se qeveria e Beogradit ka dhënë lejën të vij në Shqipëri.
Kështu, brenda pak kohe shpresoj se do ta arr pasaportën. Megjithatë, në fillim të muajit janar, mendoj se shkoj në Raguzë që të orientohem së pari lidhur me kushtet e tashme të punës në arkiva. Pas një qëndrimi të shkurtër në Raguzë, do të nisem për në Tiranë, duke parajalmëruar saktësisht se kur do të arrij. Për shkaqe të shumta nuk do ta marr vizën e Legatës Shqiptare në Beograd.
Natyrisht, kam kërkuar pasaportën edhe për Itali, mirëpo këtë kërkesë vendimi i Beogradit e lë në heshtje. Në polici më thanë se kjo çshtje mnd të rregullohet me ministrin e Beogradit në Tiranë.
Duke mos qenë i sigurt se do të mund të shkoj në Romë dhe dke pandehur se qeveria shqiptare i miraton propozimet e mia lidhur me arkivat e Italisë si dhe në qoftë se është e gatshme të paguaj honorarin e kopjuesve itakianë, do t’ia dërgoj së shpejti z. Amedio Xhanini (Amedeo Giannini), drejtor i Institutit për Evropën Lndore, listën e dokumenteve të cilat duhet të kopjoen në Romë, Napoli, Ankonë dhe Barcelonë.
Kopjen e atyre listave do ta sjell me vete në Tiranë.
Ju lutëm të provoni, Shkelqësi, konsideratën time më të lartë. Milan Shuflaj )
Gjatë qendrimit ne Shqipëri, dr.Shuflajt më 16 JAnar 1931 mbajti një fjalim në parlamentin shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme foli për punen rreth botimit të vellimeve në vazhdim të: Acta Albaniae: si dhe të: Historisë së Shqipërise:.Për këtë gjë, parlamenti shqiptar urdhëroi ministrin e arsimit që në emer të shpenzimeve të paguante në llogari të dr.Milan Shuflajt, shumen prej 75000 frangash ari , që sot është e barabart me rreth 4 milion dollar.( Serbet dhe shqiptaret : historia e shqiptareve te veriut / Millan Shuflay) . ( lajm i mëshehur që nga ikja e Zogut fxh.)
“.Dr. Milan Shuflajt i njihet dhe në një far mënyre i shperblehet gjithë mundi që kishte bërë në hulumtimet dhe kërkimet shkencore në fushen e albanologjisë dhe veqanarisht në studimin dhe botimin e dokumentave mesjetare, të cilat deri në atë kohë pothuajse ishin të panjohura fare.I shoqeurar nga intelektual dhe politikan shqipëtare , studiuesi i madh kroat vizitoj arkiva të ndryshme kishtare, bibloteka, pika arkeologjike dhe u njoh për sëafermi me kulturen dhe traditen shqipëtare , për të cilen kishte shkruar aq shumë. I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentet e shumta mesjetare, ai kërkoi që pjesa më e madhe e tyre të fotografoheshin ose të përshkueshin…… “
…. dhe “Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!”