• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR KUJTOHEN QËNDRESTARËT

October 10, 2014 by dgreca

Shkruan: Dr. Fejzulla GJABRI/
Kam lexuar për bashkëatdhetarët tanë edhe para 90-ës. Sigurisht për ato që jepeshin e jo për ata burra që jetonin si të dënuar në listat e të padëshiruarve të regjimit. Atëhere, i njihnim si ‘armiq’ të pushtetit. Edhe ndonjë që e kishim lexuar e më pas ishte ‘shpallur armik’, nuk duhej të na e shihnin në vitrinën e bibliotekës. Pra, kisha lexuar shumë pak, ose më saktë aspak nga të dhënat e atyre të ‘listave të zeza’, me përjashtim të “Mërgatës së qyqeve”. Nuk e dinim se ne ishim ‘mërgatë’ e kaluar mërgatës, të izoluar në pak metra katrorë.
Për hir të së vërtetës, vonë e mësova se ata ishin ajka e kombit. Më fliste babai për kohën e tij të rinisë, për burrat e asaj kohe. E kish kryer ushtrinë në Starovë dhe kish notuar në liqenin e Pogradecit. Thonte se në liridalje diskutonte me njerëz të thjeshtë, që vinin nga Starova, por që kishin pasë mend e pasuri. Tashmë bisedonin për bukën. Shpesh thoshte: Na jepnin ‘alarm’, kur ndonjë nga këta ‘thyenin’ kufirin”. Së pari nga babai mësova intolerancën e dhunshme në këta njerëz…
I dhashë këto fjalë të babait tim, se më shtyu një shkrim për nënën Demire, shkruar nga i mirënjohuri Ramiz Lushaj. Aty mësova se në vitin 1949 nënë Demireja ‘arratiset’ nga vendlindja. E bash në këtë vit babai im ka qënë në ushtri në Pogradec, jo kufitar, por në gazermë. Atëhere, kur tregonte babai, unë vetëm e vështroja. Pyetje nuk i bëja, se nuk linte vend për to. Babai dinte të tregonte. Nuk i dinte me emër ata që kapërcyen kufirin, por dinte shtëpitë. Sikur të ishte gjallë babai, do t’ia thoja emrin e ndoshta do e kujtonte. Por…
Nëna e Guri Durollarit, Demireja, ishte nga ato që mori fëmijët e kaloi matanë, ku ndoshta diktatura nuk ka qënë kaq e pashpirt, megjithëse pushteti edhe atje ishte në duat e sllavo-komunistëve. Dhë babai im në mes të natës ishte zgjuar nën thirrjen ‘alarm’. Nënë Demireja kaloi matanë, i rriti fëmijët në atë vend, që vetëm një vijë imagjinare na ndan, një vijë që pak po ta prekje, tronditej vija imagjinare e më së tepërmi trondtej diktatura. Ishte koha kur pabarazia dhe padrejtësia shoqërore ishte ligjëruar; E në ksi rastesh, rebelimi është një detyrë. Por, si? Burrat e mirë ishin asgjësuar, të tjerët ishin përshtatur. Atëhere, për disa nuk kishte derë tjetër, veç largimit …. Por jo dorëzimit. Këtë e vërteton puna e madhe e djalit të nënë Demiresë, Guri Durollarit e sa e sa të tjerëve nëpër botë.
Nuk është e lehtë të lësh vendin tënd. Ata që e kanë provuar e dinë më mirë. Këtë situatë e paraqesin mirë shkrimtarët që dinë të përshkruajnë realitetin e hynë në botën e të mërguarve, paraqesin më së shumti vështirësitë psikologjike. E, shumica e të ‘përshtaturve’ i mësoi nga ata. Mësoi se fjalët e fundit nga largimi në dhe të huaj (jo për rastin e nënë Demiresë si fillim, se ajo kaloi nga toka shqiptare në tokë shqiptare, pavarësisht se kufiri e ndante në dy shtete), janë prekëse, që thonë zhgënjim, mesazh, fatkeqësi. Edhe pse ishte tokë shqiptare edhe Demireja përjetoi këto situata.
Gjithsesi largim nga vendlindja, lënia e pasurisë dhe jo pak, por me saraje e prona. Bashkë me tre fëmijët e saj jetimë mori rrugën e mërgimit, të cilët u rritën si ma të mirët, pa humbur asnjë minut pikën e referimit, Shqipërinë.
Unë e arrita kthimin e tyre, por babai, dëshmitar i largimit të tyre, jo.
Takova Guri Durollarin në selinë e Partisë Legalitetit, një vilë dykatëshe jo larg Pazarit Ri. Ishte viti 1995, kur unë punoja në Muzeun e Rrethit të Tiranës dhe kërkoja një historik të shkurtër për Partinë e Legalitetit. Një burrë i edukuar, i qetë dhe më kulturë, më rekomandoi Akil Bashën. Akili, një burrë me mend, fliste e unë shënoja. Kur ia lexoja ato që më kishte thënë, unë shpesh harroja të thoja ‘Naltmadhnia’ e ai më qortonte. Mora ato që m’u deshën dhe i lashë në arkivin e Muzeut. Kur po largohesha nga selia, hyra në zyrën e kryetarit Guri Durollari për ta përshëndetur e falenderuar. Edhe në përshëndetje, dukej niveli i tij kulturor, që shpeshherë mungon.
Mes të tjerave mbaj mend se më tha: “Kam patur një mësim nga të parët e mi, se, nëse shtrihemi, të pacipët shkelin mbi ne, por nëse zvarritemi, gjendet dikush do të zgjasë dorën për gjynah; E mira është të jesh gjithmonë vetë në lëvizje”.
U largova duke e përshëndetur…
Tirane, Tetor 2014
Ne Foto: Madheria e Saj, Geraldina – Mbretnesha e Shqiptareve dhe Nanemadhja Demire Durollari me djalin e saj Guri Durollari.

Filed Under: Featured Tagged With: Fejzulla Gjabri, Guri Durollari, KUR KUJTOHEN, Mbreteresha Geraldine, QËNDRESTARËT

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT