• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Oda Amerikane: Qeveria të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore

December 15, 2016 by dgreca

-ODA EKONOMIKE AMERIKANE NË KOSOVË: Qëndrim mbi Ligjin për Sigurimet Shëndetësore/

1-oda-ekonomike-amerikane-kosove

PRISHTINË, 15 Dhjetor 2016 – Gazeta DIELLI/ Ligji për Sigurimin Shëndetësor është  përcjellë me vonesa të shumta në implementim që nga miratimi i tij në prill të vitit 2014. Këto vonesa rezultojnë si arsye e gabimeve fillestare në fazën e hartimit dhe miratimit të tij të shpejtë, pa strukturim të detajuar dhe konsultim me të gjithë akterët kyç, përfshirë këtu edhe sektorin privat. Aq më tepër, një sesion informativ i organizuar së fundmi nga ana e Odës Ekonomike Amerikane ka nxjerrë në pah të meta të shumta, të cilat si të tilla e bëjnë zbatimin e ligjit më të vështirë dhe konfirmojnë mungesën e dialogimit me të gjitha palët e interesit. Shumë dispozita të rëndësishme të ligjit janë specifikuar mangët ose nuk janë specifikuar fare, duke dhënë kështu përshtypjen se qëllimi i të pasurit të një ligji të tillë është mbledhja e të hyrave shtesë për buxhetin e vendit dhe jo përmirësimi i indikatorëve shëndetësor dhe sigurimi i mbrojtjes financiare nga varfërimi për shkak të shpenzimeve të mëdha për kujdesin shëndetësor, që thuhet të jetë qëllimi i këtij ligji.Oda Amerikane dëshiron të theksojë se mbledhja e premiumeve shëndetësore para përmbushjes së parakushteve të përcaktuara, është shkelje e ligjit dhe në rrethana të tilla, premiumet nuk mund të ngarkohen dhe mblidhen. Poashtu, pagesa e premiumeve për shërbime të cilat nuk mund të sigurohen as në sektorin publik e as privat, është në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut.Oda Amerikane është e shqetësuar me faktin se Ministria e Shëndetësisë ka theksuar publikisht se të gjitha shërbimet do të kontraktohen nga institucionet publike, ndërsa vetëm ato shërbime të cilat nuk mund të ofrohen në sektorin publik, do të kontraktohen në institucione private të kujdesit shëndetësor. Sipas Ligjit për Shëndetësi, parim kyç i sistemit shëndetësor në Kosovë është trajtimi i barabartë i sektorit publik dhe privat.Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm që zbatimi i këtij ligji të rëndësishëm nuk duhet të trajtohet si eksperiment dhe si fazë testuese, sepse qasja universale ndaj shërbimeve cilësore shëndetësore është një e drejtë bazike për të gjithë të qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa trajtimi i barabartë i sektorit publik me atë privat është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin i cili promovon konkurrencën e drejtë dhe trajtimin jodiskriminues, derisa zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor e cenon këtë të drejtë.Shqetësuese është edhe mënyra e kalkulimit të premiumeve shëndetësore si përqindje e të ardhurave bruto për individin. Përderisa kuptojmë frymën solidare të ligjit për të siguruar qasje në shërbime shëndetësore për gjithë popullatën, çështja e kontributeve duhet të rregullohet më tej, në kuptim të vendosjes së një tavani të kontributeve për të punësuarit, ngjashëm si në rastin e të vetëpunësuarve. Në të kundërtën, legjislacioni i tanishëm përkundër synimeve të mira mund të rezultojë në nxitjen e informalitetit në punësim, fenomen ky që patjetër duhet të luftohet.Duke u nisur nga kjo, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë fillimin e mbledhjes së premiumeve të paraparë për 1 janar të vitit 2016 deri në qartësimin e plotë të të gjitha dispozitave të legjislacionit primar dhe sekondar, si dhe në eliminimin e të gjitha të metave, përfshirë këtu edhe diskriminimin ndërmjet institucioneve private dhe publike të kujdesit shëndetësor. Në të njejtën kohë, Oda Amerikane i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë që të udhëheqin një proces gjithpërfshirës konsultimi, me të gjitha organizatat e interesit në Republikën e Kosovës.Shqetësimet kryesore të komunitetit profesionist shëndetësor lidhur me këtë ligj kanë të bëjnë me:

  • Moshartimin e detajuar të listës së shërbimeve, listës së barnave dhe çmimores të cilat paraqiten si parakusht para fillimit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore;
  • Mosplotësimin e kritevere të cekura në nenin 37, paragrafi 10  në LSSH si kritere të domosdoshme për fillimin e grumbullimit të premiumeve. Për më shumë, askush nuk është në dijeni se ku qëndron procesi i plotësimit të këtyre kritereve;
  • Vonesat dhe paqartësitë në kontraktimin  e institucioneve të licencuara shëndetësore private  për ofrimin e shëbimeve të kujdesit themelor;
  • Mosinicimin e procesit për zhvillimin e një softueri për menaxhimin e sigurimeve shëndetësore dhe pajisjen e punonjësve me kartela të sigurimit shëndetësor, duke qenë njëri ndër kriteret kryesore të cekura në dispozitat kalimtare të ligjit.

Kërkesa e Odës Amerikane për pezullim të implementimit të ligjit bazohet edhe në dinamikën e ngathët të institucioneve të Kosovës dhe vonesat e vazhdueshme në shumë aspekte, që nga nxjerrja e akteve të nevojshme dytësore ligjore e deri te kompletimi i bordeve të agjencive të pavarura.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ligji i Sigurimit, oda amerikane, Qendrim, qeveria

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT