Shkruan:Filip GURAZIU/
Në fjalorine gjuhës shqipefjalës “anonim” i jepet kuptimi :”autori i një vepre ose i nji letre, të cilit nuk i dihet emni, sepse autori asht i panjohun…”, këndej rrjedh se ” qendrimi anonim” merr kuptimin e nji dukunie që nuk njihet, nuk cilësohet , asht e pa emen, pra asht e msheftë.
” Qendrimi anonim ose jo ndërlidhet edhe me zhvillimin e përparimin e nji shoqnie njerëzore. Në mënyrë të veçantë, në kushtet e nji ekonomie që përjeton me ligjet e rregullat e tregjeve globale kjo dukuni ndikon sidomos te zhvillimi e përparimi i ekonomisë së turizmit.
Për nji aktivitet ekonomik i cili prodhon nji element të ri e të dobishëm për nevojat shoqnore, fakti i “qendrimit anonim” në ekonominë e tregut, përkthehet ” vdekje”, mbyllje e aktivitetit ekonomik, në të kundërten publiciteti dhe reklamimi i elementit të dobishëm ndryshon rezultatin.
Shqipnia, gjatë 30 vjetëve post komunizëm, i ka demostrue të dy anët e dukunisë së masipërme: ” qendrimin e mos qendrimin anonim”, por për fatkeqësinë e popullatës së sajë, në të dy rastet rezultatet kanë qenë frenuese , negative drejt zhvillimit e përparimit ekonomik të shoqnisë shqiptare.
Dihet e pranohetse shqiptarët, gjatë 30 vjetëve post komunizem i “kanë ba publicitet”(qendrim jo anonim) veprimeve mafjoze, bandave grabitëse, egërsisë së krimit, mungesës së rendit, korrupsionit të administrarës shtetnore etj., çka ka ndikue direkt drejt mungesës së investimeve të hueja në Shqipni me pasojë mungesën e vendeve të punës e mos rritjen e mirëqenies etj.Nga ana tjeter, niveli i dobët i përkujdesjes për ” vlerat” mjedisore e kulturore të rralla e të veçanata që egzistojnë në tokën e ” shqipeve”, prej institucioneve përgjegjëse shtetnore e vendore gjatë këtyne 30 vjetëve si dhe mungesa e duhun dhe jocilësore e publicitetit ( qendrim anonim) për ato vlera, kanë ndikue pak drejt rritjes ekonomike, tue mos krijue vende te reja të punës me pasoje rritjen vorfnisë së popullatës dhe braktisjen masive prejdheut amë.
Të trishton deklarata konfidenciale e nji specialisti të Dhomës së Tregtisë Shkodër: ” Prej 20 vjetëve nuk kemi asnji investim të huej që ka sjellë punësim në Shkodër…!!!” Në kët kontekst, pa dashje dhe si pa e kuptuevjen kujtesa dëshmuese se në Shkodrën post komuniste në fillimet e demokracisë , për katër vjetë, patën qenë realizue 64 bashkëpunime ( tregtare dhe prodhuese) me bisnesin e huej që mundësoi punësimin e mijapersonave…!
Natyrisht ky shkrim nuk mundet me marrë përsipër diagnostizimin përfundimtar të kësaj situatë të pashpresë që po përjetojnë shqiptarëve,shkaqete së cilës i përngjajnë( në fushën e algjebrës lineare) nji sistem ku numri i të panjohunave asht ma e madh se ai i ekuacioneve…, por vetem analizën e efektit negativ që shoqnon ekonominë dhe rritjen e mirëqenies së nji popullsie në rastet kur vlerat e mjedisit rrethues, natyrore e kulturore, qendrojnë ANONIM.
Sot trumbetohet me të madhe seekonomia e turizmit asht e do të jetë ekonomia kryesore lëvizëse në Shqipni( pa ashtuedhe në Qarkun e Shkodrës), strategji që na ndihmon drejt përqëndrimit të argumentimit.
Ekonomia e turizmit përmbledhë,gërsheton dhe zhvillon aktivitetet e shërbimeve, të tregtisë, bujqësinë, artizanatitsi dhe kontaktet njerëzore, element ky i fundit shumë i randësishëm për zhvillimet përspektive. Turizmi mund të përkufizohet edhe si aktiviteti që bazohet mbi kuriozitetin dhe dëshirën e njohjës së natyrës dhe kulturës së globit tokësor.Asht pra e qarte se turistat marrin iniciativen me vizitue nji vend kur janë”të thirrun” prej vlerave të veçanta natyrore dhe kulturore që ofron ai vend me të cilat janë njohë, kohë ma parë, prej publicitetit.Organizimi i këtij të fundit nuk asht i thjeshtë, sepse, me me qenë bindës për turistat duhen identifikue hollësisht ma parë vlerat natyrore dhe kulturore që ofronvendi mikëpritës. Pra kerkohet studim, përqendrim e njohje e thellë e territori natyror së bashku me traditat e veçanta, mënyren e jetesës, gastronominë, veshjet tradicionale, artizanatin e mbi të gjitha kulturën e popullsisë së atij vëndi.
Nuk dëshiroj me qenë mohues për ato që janërealizue prej insitucioneve shtetnore e vendore përgjegjëse të sektorit të turizmit në Shkodër, sepse faktikisht aktiviteti i ekonomisë së turizmit në Qarkun e Shkodrë ka qenë në rritje, por dëshiroj me qenë vetem pozitivisht nxitës e bashkëpunues.
Fakti që papunësia në Shkodër ndodhet nëshifra shumë të nalta dhe brezi i ri (i pa punë) arratiset çdo ditë e ma tepër, tregon qartë se organizimi i sektorit të ekonomisë “lokomotivë” – Turizmit nuk e paska luejtë rolin e tij ashtu si duhet;paska qenë, për mos me than i dobët, i pamjaftueshëm. Për mendimin tim nji ndikim të randësishëm, ndër shumë të tjerë…, për mos funksioniminnë nivel bashkëkohortë ekonomisë së turizmit ne Qarkun e Shkodrës ka luejtë dhe vazhdon me luejtë fakti se Qarku dhe qytetii Shkodrës ishte, asht, dhe mbetet ( natyrisht nëkuptiminrelativ) ANONIM për botën e jashtme.
Pyetja qe duhet ti bajmë vetes asht tepër e thjeshtë: Pse duhet të vijnë turistat në Qarkun e Shkodrës, çfarë vlerash i ofrojme atyne?
Identifikimi i hollësishen i vlerave natyrore dhe kulturore i jep përgjigje pyetjes se masiperme, por kjo nuk mjafton, sepse vlerat e identifikueme duhet të jenëtë “kapshme” prej vizituesit, nëkuptimin që turisti duhet të bashkëjetojë e të gjejë kënaqësi me ato. Për konkretizim;Thethit përfaqëson perlen e turizmit malor shqipëtar dhe kohët e fundit frekuentohet mjaft prej turistave vendas e të huej.Meqenëse çdo gja asht riparue e ndërtue me iniciativen e kontributin privat të banorëve të Thethit, të cilët jetojnë mevështirësi ekonomike, infrastruktura e mjedisit nuk i përgjigjet ma traditës dhe turisti nuk përjeton me vlerat reale të vendit që viziton.Pullazet e shtëpijave karakteristike jane të mbuluem me llamarina e jo me pllaka prej pishe te gdhenduna, kurse gardhet që ndajne pronat , në vend që të jenë prej drunit të punuem me dorë, janë me beton e rrjetë teli…! Kjo natyrisht nuk shkon, kjo nuk përfaqëson traditen dhe ndikon negativisht te humori i vizitorëve.
“Konsiderohet ” jetike” për suksesin e ekonomisë së turizmittë nji vendi,njohja e vlerave reale egzistuese prej ” makinerisë së bisnesit botnor turistik, nëpërmjët reklamimit të vazhdueshëm dhe publicitetit.”
Vlera të veçanta ose ” mbivlera” me të cilat duhet të njihet ” bota e turizmit”:
*1. “Të dhanat e fiilimit te shekullit XIX-të e radhisin Shkodrën ndër qytetet ma të zhvillueme të Perandorisë Turke në Ballkan. Rreth portit lumor të qytetit funksiononte nji qender tregtare me 2500 dyqane e magazina që për qarkullimin e mallnave konsiderohej ndër kryesoret e Turqisë europiane. Në atë periudhë Shkodra numëronte 40.000 banorë në nji kohë që Athina e Beogradi së bashku kishin vetëm 27.000 ! Ky zhvillim i dedikohej kryesisht pozicionit të veçantë gjeografik ku shtrihet qyteti; pranë autostradave të lashtësisë, rrugëve ujore prej detit Adriatik, lumi Buna e Liqeni i Shkodrës e kalimit të detyrueshëm të rrugëve toksore që lidhin Europen me Ballkanin, si prej prendimit në lindje ashtu prej e veriut në jug.”
A nuk mjafftojnë këto fakte historike për me kuptue se si duhet projektue e ardhmja e Qarkut të Shkodrës? Sistemimi i shtratit të lumit Buna, përveç përfitimeve të shumta mjedisore, do të mundësonte edhe lundrimin e anijeve turistike prej detit Adriatik deri në liqenin e Shkodrës e anasjelltas.A e merrni me mend se çka don me thanë kjo për ekonominë e dobët të Qarkut të Shkodrës? Rritja e mirëqenies së europianëve së bashku më përparimin e teknologjisë gjatë 40 vjetëve të fundit krijuen kushtet e zhvillimit masiv të turizmit me anije private. Mija e mija anije private gjatë sezonit veror përshkojnë Adriatikun dhe logjika ta thotë se nji pjesë e madhe e tyne, nëpëmjet Bunës, do të vizitojshin edhe Shkodrën së bashku me resurset natyrore që ofron Qarku i Shkodrës. Gjatë periudhës dimnore këto mija e mija anije qendrojnë të parkueme në portet turistike të Adriatikut e të Mesdheut. Parkimi dhe shërbimi vjetor i anijeve turistike private sjell të ardhuna kolosale për vendet që i ofrojnë këto porte turistike. Projektimi dhe ndërtimi i nji porti turistik në brigjet e lumit Buna pranë qytetit të Shkodrës realizohet me kosto të ultë ( port lumor) dhe do tëishte shumë i preferueshëm në treg, sepse uji i ambel ( pa krypë) nuk ka veti korruzive.
Pse askush ( qeveri e pushtet vendor) nuk e çon zanin për këto mundësi reale zhvillimi për Qarkun e Shkodrës, por mbesin Anonime ?
*2. Kështjella Rozafa e njohun “gojë mbas goje” prej ” Legjendës së Rozafës si dhe prej shkrimeve të historianit romak Titius Livius 2133 vjetë ma parë, çuditi botën për qëndresen kundër ushtrisë turke në vjetët 1474 dhe 1478.( Historianii shquem amerikan H.Fisher i konsideron këto dy beteja si ngjarjet kulminante në historinë e mesjetës europiane). Falë historisë së shkrueme prej Marin Barletit ” Rrethimi i Shkodrës” e cila u publikue 17 herë në gjuhët e ndryshme europiane, bota mbarë mësoi heroizmin dhe sakrificën sublime për liri që demostruen shqiptarët në ato beteja epike. Në shekulli e XVIII-të Kështjella Rozafa u ba qendra e dinastisë së famëshme 74 vjeçare të Bushatllijve me të cilët lidhet përparimi dhe zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Shkodrës i shekullit XIX-të. A nuk mjaftojnë këto mbivlera historike për me programue ndërkombtarizimin e kësaj kështjelle shqiptare që, përveç sa u tha ma sipër, gëzon edhe nji rekord historik të pandigjuem në historinë e njerëzimit; kurrë e mposhtun prej armikut, por gjithmonë fitimtare ! Kerkohen vetem ide vizionare bashkëkohore në ndihmë të projektimit transformues të kësaj kështjelle historike në nji “Qender Kulturore polifunksionale ndërkombëtare”, (Ndërlidhje me teleferik me fushen e pazarit të vjeter; Bazë për ulje e ngritje për elikopterë; Restaurim me teknologji bashkëkohore tëmuzeut të kështjellës, Restaurim i Kishës Katedrale të Shën Stefanit;Amfiteater veror;Ndërtim iPallatittë Bushatllijve me arkitekturë karakteristike shkodrane të shekullit XIX-të në rolin e nji qendre kulture me bibliotekë, sallë teatri, lokale për kurse kualifikimi ; Reastorant- Bar) etj.Programimi vizionar, organizimi me korrektësi i aktiviteteve, publiciteti dhe reklamimi inteligjent i kësaj qendre polifunksionale kulturore do të mundësonte daljen prej ” qendrimit ANONIM”me pasojë prurjen e fluksit të madh turistik drej Qarkut te Shkodrës.
*3.Në asnji agjendë egzistuese të publikueme deri sot, prej institucioneve që trajtojnë fushën e turizmit në ministrinë përkatëse e pushtetet vendoretë Qarkut Shkodër nuk përmendet e nuk egziston( pra qendrim ANONIM)asnji material tregues, sado modest, për nji perlë të turizmit alpin që ndodhet vetem 36 Km. larg qytetit të Shkodrës. Asht fjala për ” Fushën e Liqenit” të Cukalit ” me sipërfaqe prej 20 ha. dhe naltësi 1350 m. mbi nivelin e detit.Qendra e dikurshme e shfrytëzimit pyjor në malin e Cukalit. Fusha ka nji pjerrësi natyrale të ambel e asht e rrethueme pothuej prej të tana anëve prej pyjeve të ahut që mbushin naltësitë malore të Cukalit ( rreth 250 m. mbi fushën) prej ku buron edhe ujë i pishëm. Karakteristika këto që i japin pikës alpine të ” Fushës së liqenit ” nji vlerë shumë të madhe për zhvillimin e turizmit malor si në verë asht edhe në dimen mbasi naltësia mbi nevilin e detit dhe pozicioni i veçantë i terrenit sigurojnë borë gjatë stinës dimnore. Si spjegohet ky qendrim mohues i vetevetes?
*4. Tashma asht e njohun dhe pranueshme prej kulturës botnore se ” Gegnishtja” asht rraja e gjuhëve Europiane, pra nji mbivlerë kulturore kolosale për Shqipninë , Gegninë e në veçanti për Shkodrën, qytetin e traditës së shkrimit të gegnishtes letrare, për të cilen paraqitet nji interes i veçantë i studjuesave. Tue iu shmangë kontradiktës (nuk asht vendi) me gjuhën e standardit që na imponoi me dhunë politike kongresi i vjetit 1972, dëshiroj me vue në dukje se institucionet pergjegjëse vendore e shtetnore kurrë nuk shfrytëzuen kët mundësi reale (e cila do të ndihmonte për nxjerjen Shkodrën prej ” qendrimit ANONIM”) tue programue aktivitete në ndihmë të vlerësimit, mos hupjes dhe ruejtjës së këtij thesari kulturor.( Simpoziume studimore ndërkombtare, “Java e Gegnishtes” me publikime konkurse etj; Gazetë periodike,çfaqje teatrale dhe emisione televizive në gegnisht etj.)
*5.Kujtojmë se në qytetin e Shkodrës prej vjetësh funksionojnë dy grupe korale polifonike me cilësi të naltë artistike,fitues çmimesh nderi në arenën ndërkombtare, por askush nuk i mbështetë, nuk i vlerëson, nuk i ban publicitet dhe as që i shkon në mend me programue së paku nji konkurs ndërkombtar koral polifonik i cili me jehonen e tij do ti bante reklamë pozitive qytetit edhenëpërmjet qindra pjesëmarrës që për disa ditë do të jetojshin në Shkodër me qytetarët e sajë. Pse në pikun e turizmit nuk programohen dhe organizohen koncerte korale në sheshet e qytetit?Pse i mbajmë “anonime”këto vlera ?
*6.Kujtojmë se në qytetin e Shkodrës funksionojnë prej shumë vjetësh rreth 10 dyqane ku piktorëtë talentuem të qytetit pikturojnë dhe shesin pikturat e tyne. Gjithashtu kujtojmë, se me iniciativen personale të skulptorit të shquem shkodran Skender Kraja, po ashtu prej shumë vjetëve funksionon në Velipojë nji ” Campus” me piktorë prej të gjithë botës të cilët bashkëjetojnë, diskutojnë e pikturojnë pejzazhet shqiptare.Tregues këto, jo vetem të aftësive të piktorëve, por edhe i dashunisë së shkodranve per artin e pikturës. Mirëpo çdo gja mbetet anonime, institucionet përgjegjëse nuk programojnë asnji lloj aktiviteti për “nxjerrjen” e ketyne aktiviteteve me shumë vlerë prej ” qendrimit anonim”. Nuk programohen konkurse ndërkombëtare pikture, mungon publiciteti, mungojnë aktivitete të programueme që turistat të njihen me këto vlera(nuk egziston as projekti i vendosjës së skulpturavetë figurave të shqueme të kulturës në sheshet e qytetit etj.)
*8. Kujtojmë se “Kanuni i Lekë Dukagjinit, Lahuta, Xhubleta, Kanga e Veshit, Melodia me gjeth “janë mbivlera monumentale historike që prej thellësisë së shekujve shqiptarët i kanë ruejt dhe ia kanë dhurue kulturës botnore. Çka projektohet e programohet që këto thesare të kulturës botnore të njihet vendorigjina e tyne e ti jepet vlera e meritueme shqiptarëve? Kuj i shërben që këto vlera mbahen në ” qendrim ANONIM”? Institucionet përgjegjëse shqiptare munden me pasë shumë të mbeta në punën e tyne , por…” ama në një drejtim janë treguar tepër të lartë e shumë zemërgjërë”: me sjelljen e tyne indiferente në drejtim të mbrojtjes së vlerave kombtare shqiptare, LAHUTEN e maleve arbnore ia dhuruen SerbisëkurseFustanelen – Greqisë.Shpresomë se ” Xhubleta ilire” nuk ka me pasë të njajtin fat, mbasi me 05.03.2021 Ministria e Kulturës i dërgoi kërkesë zyrtare Unescos për njohjen e sajë si trashigimi kulturore shqiptare.Mungesa e publicitetit të programuem prej specialistave të fushës përban nji mangësi konkrete të mos njohjes së këtyne vlerave kulturore të trashigimisë shqiptare. Bjen ne sy gjithashtu edhe mungesa e nji mjedisi të veçantë në qytetin e Shkodrës qëkishte me mundësue ekspozimin me teknologji bashkëkohore të këtynembivlerave monumentale kulturore në shërbim të turizmit.
*7. Pse nuk i bajmë të njohun botës vlerat tona, por qendrojmë si me vetedashje ANONIM? Nji ndër traditat shkodrane gastronimike me cilësi ta naltë qëvlerësohet në tregun ndërkombëtar asht edhe përpunimi artizanal i putargës së qefullitqë shitet deri 200Euro/Kg. Pse mos të programohet, të organizohet e të ndërkombtarizohet ” Dita e Putargës” në Shirokënë kohën e pikut të turizmit?. Pse institucionet përgjegjëse shtetnore e vendore nuk projektojnë financimin(me kredi zeroose të butë) e nji reparti përpunues të putargës me tekonologji bashkëkohore në mënyrë që të rritet prodhimin dhe ” Putarga shkodrane” të njihet si ” markë” në tregun ndërkombtar?
*8. A mundet me u harrue( me qendrue ANONIME) tradita shekullore e Shkodrës për prodhimine mëndashit natyror prej krymbave përkatë që ushqehen me gjethe mandash? Pa dyshim që kjo traditë paraqet vlerë kulturore me shumë interes për vizitorët. Nji repart përpunues i mendashit natyror, ku të përfshihen të gjtha fazate proçesit deri te materialet e përfundueme për shitje ( suvenir) i mungon Shkodrës.
Pa dyshim që edhe shumë vlera të tjera natyrore e kulturore egzituese në Qarkun e Shkodrës meritojnë të evidentohen e të mos qendrojnë ANONIME. Shpresoj se shkrimi ndoshta ka me nxitë vemendjen dhe përpjekjen e institucioneve përgjegjëse në kët drejtim.
Filip Guraziu
26.03.2021