
Dita e Nënës e ka zanafillën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por festohet në shumë vende anembanë botës.
Anna Jarvis, një amerikane e lindur në Virxhinian Perëndimore dhe e shpërngulur në Filadelfia, e mori nismën në emër të punës së nënës së saj.
Për herë të parë, festa u shënua në 10 Maj 1908. Anna Jarvis filloi
fushatën për t’i dhënë festës njohje kombëtare. Pas gjashtë vjetëve,
më 1914, e diela e dytë e Majit u caktua si Dita e Nënës.
Në intervistën e znj. Jarvis për revistën Inquirer në maj 1913, ajo
thotë se synimi është që burrat dhe gratë të kuptojnë përgjegjësitë
individuale dhe e kundërshtonte me shpirt komercializimin e festës.
Te Dielen me 12 Maj 2019 gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Ati i Shenjtë u ndal dhe i përgëzoi nënat për punën e tyre për rritjen e mbrojtjen e fëmijës.
Ashtu si më shumë se një shekull më parë kur nisi përkujtimi i ditës, Papa vlerësoi dhuratën e paçmueshme shpirtërore e morale që përfaqëson nëna. Ati i Shenjtë kishte folur më gjatë për figurën e nënës në një fjalim të mbajtur më 4 Maj gjatë vizitës në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhërishme. Nëna kryen një detyrë madhore sepse e ndihmon fëmijën t’i përballoj problemet e jetës “pa e humbur rrugën”, tha ai. Dhe, shtoi se nëna është ajo që e ndihmon fëmijën të kuptoj domethënien e lirisë, në një kohë kur është kaq e vështirë për njerëzit të vendosin për rrugën e tyre në jetë.
DIELLI uron Gëzuar Ditën e Nënës! (Rafaela Prifti)