• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Eliona Gjergo-Rilindja e një shpirtit Intim…

July 1, 2019 by dgreca

Esse analizë rreth romanit “Gjashtë gishta e gjysëm” të romancieres, Elona Gjergo./

Nga Raimonda MOISIU/

Romancierja e njohur, autore profilike e disa romaneve, Eliona Gjergo ka sjellë kësaj here për admiruesit, dashamirësit  dhe lexuesit e letërsisë, vecmas në gjininë e prozës; romanin bashkëkohor të titulluar -“Gjashtë gishta e gjysëm”. Një risi  dhe befasi kjo vepër letrare në  letrat shqipe, alternim i lidhjes së fortë e unike  që ekziston midis natyrës, hyjnores dhe shpirtit njerëzor, midis rrëfimit terrifik artistik dhe mendimit filozofik. Romani karakterizohet  nga lirizmi dhe shpalosja e ndjenjave të holla njerëzore brenda një kornize përgjithësisht reale,

Kur shkrimtari shkruan një libër të cfarëdo lloj zhanri, fillimisht gjendet midis “pretendimeve” për titullin e veprës letrare, c’ka do të thoë se idea  e fabulës, toni dhe stili i shkrimtarit  duhet të jetë i maturuar mes artistikes e psikikes, dhe të ngjasojë sa më bashkëkohor. Sepse kur shkrimtari  posedon kulturën e realizmit psikologjik, depërtimit dhe ndikimit të saj të qartshëm artistik; ai/ajo na paraqet një botë  të fragmentuar në shoqëri dhe në kundërshtim me heronjtë dhe personazhet e veprës letrare,  të cilat vet-paracaktohen dhe vet-karakterizohen nga jashtë drejt prezantimit intim  dhe të vetëdijes njerëzore. Titulli  joshës dhe simbolik “Gjashtë gishta e gjysëm” përcakton oringjinalitetin e autores Eliona Gjergo, një titull i gjurmueshëm deri në mosnënshtrimin emancipues,  elegancë dhe  inteligjencë të mendimit femëror. Titulli i romanit, ofron  natyrën provocative, rebele dhe konservatore  të Gjergos, një model i përsosur për cështjet  e kompleksitetit të ruajtes së traditës, gjuhës, dhe zakoneve. Autorja  vazhdon  të na rrëfejë  strategjinë midis mitikes  dhe reales,-  “Gjashtë Gishta”- dhe mban nën mëngë celësin sekret’– të “Gjysma” tjetër. Shqisat e Gjergos bëhen  ëndërrimtarë në kontekstin e gjerë për cështjet e kompleksitetit  mahnitës të identitetit dhe mentalitetit  njerëzor,  që nuk ngurrojnë të na rrëfejnë atë realitetin e përbashkët –Jetesën dhe Mbijetesën!!

Teksa lexoja nga faqja në  faqe, natyrëshmëria dhe naiviteti në artin e të shkruarit dhe të rrëfyerit gjithë energji e synime të guximëshme të Gjergos,  -gati autobiografik,- plot ëndrra e dëshira, vura re se këto vazhdonin të ishin të  prirura  nga  mendimi psikik, artistik dhe filozofik, edhe në  pjesët e tjera dhe etapat  e ngjarjeve që shtjellohen në roman. Ndërkohë të gjithë ngjarjet në roman, janë të lidhura  me personazhet e  veprës, por edhe me lexuesin, duke na rrëfyer kështu edhe anën tjetër të  kompleksitetit dhe shpresës. Gjergo mjeshtërisht, me elokuencë  dhe delikatesë zhbiron dhe “shfrytëzon” ngjyrat e ndenjave dhe impulset universale  të sfidave dhe jetës së personazheve, se jeta  ka shumë ngjarje, eksperienca e përvoja jetësore, gabime të bukura e të dhimbëshme që gjithkujt prej personazheve  iu duhet të përballen. Aq më tepër autorja Gjergo përpiqet t’i bëjë të njohura nëpërmjet talentit dhe dhuntisë së të shkruarit, me kontrastet  e tyre  gjatë udhëtimit të trishtë e të lumtur të jetës.

Nëpërmjet rrëfimit në disa pjesë dhe fragmente, të krijohet idea dhe përshtypja se ndjehesh tejet i/e impresionuar  nga gjallëria e portretizimit të personazheve. Që në  Pjesën e parë  të titulluar  “Si është të më duash mua?” autorja Gjergo na rrëfen fatet njerëzore të disa personazheve; ku spikatin në mënyrë të vecantë, dy personazhe të ndjeshëm dhe të dashur për autoren, por që ajo duke qenë autore profilike, këto lloj ndjenja po aq ndjeshëm i transmeton edhe te lexuesi. Dashuria e heshtur, e bukur, e sinqertë dhe e vërtetë e bareshës së bukur Katerinës dhe Jorgjit një djaloshi jetim, por që dashuronte jetën dhe njerëzit, është një rrëfim  epik i mrekullueshëm, i freskët, një histori e gjallë, interesante dhe intensive dashurie. Rrëfim që endet në pëlhurën e së fajëshmes kundrejt së pafajshmes, sfidueses dhe provokatives, mospërfillëse ndaj trazimit dhe komplikimit të ndjenjave, botës së brendëshme e psikollogjike të Katerinës dhe Jorgjit. Rrjedha e ngjarjeve  dhe  se sa shumë dy të dashuruarit riskojnë për të gjetur lumturinë e dashurisë së vërtetë, atë  njerëzoren dhe hyjnoren, nga ku  rrjedh forca shpërthyese e opinionit dhe dëshirës, drojës e guximit, dashurisë e dhimbjes, shpërthimit të  brendëshëm që del në ekzaminimin e marrëdhënieve e lidhjeve të forta emocionale të  mallit e trishtimit nga thellësia e ekzistencës njerëzore. Gjergo përdor mjeshtërisht figurat artistike dhe filozofike, thënje të mëncura dhe rrëfenja, mite e legjenda të mbartuara ndër breza, autorja na jep botën e ngushtë “të përligjur” sipas traditës e zakoneve (vllehe), dhe plogështinë e ideologjisë sunduese së  botës së “papërligjur”, nga ku  një sërë pyetjesh lindin për vetë sistemin  e kohës së pakohë të atyre viteve në të cilat shtrihet edhe fabula e Pjesës së Parë. Sa më shumë Katerina dhe Jorgji, përfshi këtu edhe  të gjithë meshkujt të implikuar në jetën e saj nga dëshira dhe forca e traditës e zakonit; që nga babai, Peci dhe Nikolla, gjyshi, plaku i qilimave dhe  xha Andoni, sytë zhbirues dhe hamshorë të Kostës dhe  fejesa dhe martesa e pafajshmë tradicionale e lidhur që në ngjizje me burrin e saj, Tonin. Vecmas Plaku-Vjehrri hakmarrës e tragjik, emocionet e fshehta, sekretet e errëta e të rrëzikëshme të Kostës,- përshkojnë idenë e kësaj rrëfenje që zë fill  nga jeta reale. Katerina një vajzë e bukur, një peri, që teksa thurrte ëndrrat verbuese nga qilimat shumëmgjyrësh me rrotë apo xhami, ajo ëndërronte mes agonisë dhe ekstazës për të qenë vetvetja, mes vullnetit të fortë e forcës së dashurisë, ajo në heshtje për Jorgjin dhe Jorgji për Katerinën. Ankthi dhe Frika  se cfarë mund të ndodhte kur “përrallës së zanës së malit”,  do të mund t’i vinte fundi i këtij  realitetit të jetës në të përditshmen e tyre njerëzore dhe atij të transmetimit të ndjenjave, shpirtit rebel  dhe dialogimit romantik mes Katerinës e Jorgjit. Një romancë interesante, e bukur dhe e dhimbëshme, mes dy individëve, të rinj e të fortë fizikisht e mendërisht; Jorgji, me besnikërinë e një mashkulli jetim, të vuajtur dhe i gjendur në ambientin e zymtë krijuar nga situatat e paqëndrueshme në lidhje me konceptin e moralit social, -ndërsa Katerina me delikatesën e shpirtit femëror, agoninë e heshtur të saj, dhe e lënë mbas dore nga pashmangshmëria e diktatit mizor të ambicjeve dhe  fatit, dilemës së etërve dhe zgjedhja që etërit bënë, që në fillesën e gjallesës, për fatet njerëzore të Katerinës dhe Tolit,-Jorgjit dhe Katerinës. Përshkrime të papërsëritëshme nga eleganca dhe thjeshtësia, Gjergo  kontrollon mjeshtërisht këtë rrëfim terrifik, duke na dhënë përzierjen e absurdes, tragjedinë e thyerjes së brezave me farsën e kompleksitetit moral, social e konservator, dhimbjes e dashurisë njerëzore, mall dhe protestë ndaj ndjenjës së pafuqisë, që ka përballë fatin njerëzor të Katerinës, Jorgjit, Tolit dhe kërthijit në bark, me grafikën e kohës dhe hapësirës me  shenjtërinë e shpirtit të lirë. Që të dy  nuk hepen, nuk trillojnë, por sfidojnë marrëdhëniet tabu të shoqërisë  dhe mesazhi që ata japin, për jetën dhe me jetën, emocionet e fshehta ngjizin dashurinë e tyre  brenda atij realiteti të zymtë e tragjik. A është dashuria e vërtetë mëse e arritëshme  në këtë udhëtim të jetës ?! Ata ishin të vetëdijshëm se rruga e ndërmarrë prej tyre ishte e rrezikëshme, e dinin fare mirë se kjo që po bënin,  do të arrinte  pikën kulmore, por kurrë nuk iu pati shkuar në mendje për atë fund tragjik të tyre.

Në pjesët e tjera  të titulluara “Duke ëndërruar, harrova të jetoj”, “Jetë e thurrur me penj shumëngjyrësh”, ngjarjet  zhvendosen dhe ofrojnë një objektiv më të lehtë për t’u kuptuar dhe të admirueshëm nga lexuesi. Nën efektin e frymës, talentit, dhuntisë dhe muzës, gjatë procesit letraro-artistik, Gjergo ka më tepër  revoltë shpirtërore ndaj realitetit, se sa ajo kreative.  Gjergo përpiqet të krijojë karaktere tipike, në rrethana tipike shoqërore, në përshkrimin e ambienteve, sikundër shtëpia, familja, konvikti, lagja, qyteti, shoqëria, fshati, kasollja, pylli, etj.,  dhe vizatimin e personazheve si  Shpresa, Bashkimi, Toni, Saimiri, Ana, Olsi, Kristina, Eva, Andy, Sesilia, Benita, Orkeala, Cimi, “të fortët” dhe “të dobëtit” e qytetit, etj, duke nxjerrë zbuluar pikësynimin e saj ideor, pasqyrimin sa më realist të sferave shoqërore. Duke e parë edhe me syrin kritik se deri ku arrin pasqyrimi i vërtetë i jetës. Janë kuptimplote, ndjeshmëria  e sentimenteve të personazheve  me të vërtetën emocionale, guxuese të tyre, realë e jetësorë, mes moralit e të vërtetës, midis dashurisë dhe sakrificës, dëshirës dhe momentit emocional dhe asaj urisë seksuale që përfshin ndokënd, sikundër edhe në një cast të vetëm. Personazhet e Gjergos  gëzojnë gjallëri, forcë jetësore, ciltërsi, dashuri, mall, dhimbje, protestë, jetesë e mbijetesë, grotesken dhe absurden, moralen dhe  imoralen, ankthin e dëshiruar dhe të imponuar,  por që sfidojnë  me triumfin e mbijetesës në jetën e përditëshme të personazheve. Romancierja Gjergo me një stil të mrekullueshëm dhe imagjinatë të admirueshme dhe  të sinqertë, ka sjellë një roman bashkëkohor dhe rilindjen e shpirtit intim.
Autorja mjeshtërisht zbulon lakuriqësinë e krimit dhe vesit, hipokrizinë dhe falsitetin e jetës, lëndimin dhe revoltën femërore ndaj inferioritetit të diktatit dhe frikës për të jetuar dhe dashuruar. Përjetimin e këtij realiteti të perceptuar nga autorja me  aureolë emocionesh, të ndjeshme, të dhimbëshme, të trishta, emocionale dhe gabime fatale e të bukura; duke sfiduar kështu nocionet tradicionale të formës e përmbajtjes. Gjergo  përcjell indirekt reaitetin e përvojës tragjike të  “ballove me maska” dhe dinamikës së farsave sociale në muret socialë-ekonomikë e politikë, konceptet e ndërtuara nga shoqëria, cfarë ndodh në botën e brendëshme shpirtërore të personazheve dhe mentaliteteve të ndryshme të shoqërisë, përplasjes së tyre, zhvendosjes, ndryshimit e mbijetesës, midis dy realiteteve; ngjarjet, shëmbëlltyrat dhe ndjenjë trishtimit, shpirtit rebel, ambientin e zymtë krijuar nga situata të paqëndrueshme në lidhje me konceptin e moralit social  dhe  forcës njerëzore të individëve. Ky lloj kredebiliteti  dhe ky  lloj këndvështrimi i jep autores Gjergo mjaftueshëm  kredebilitet vlerësues,  rifreskim të vëmendjes – sepse  është e drejta e gjithkujt të ëndërrojë, të thurrë shumëllojshmërinë e ëndrrave, por kurrësesi të harrojë, vecmas familjen,  që është baza e një shoqërie. Shëmbëlltyra e saj shfaq herë-pas here, biles  ngutshëm,  autorja na jep, simbolikën e lidhjes së fortë me lirinë e të shprehurit, lirinë e shpirtit, detaje njerëzore psiko-analitike, imazhe të dhimbjes e dashurisë, përjetimit të përvojave dhe eksperiencave jetësore, fantazisë dhe pasionit, raportin mes natyrës, njerëzores dhe hyjnores, me qartësinë dhe forcën e të rrëfyerit, ashtu sikundër i ka ndjerë, jetuar e përjetuar. Romani përfundon me një përshkrim mallëngjyes të letrës së dashurisë që Jorgji i kushtonte Katerinës së bukur…. Sigurisht, pa asnjë iluzion se mund ta takojë më  deri në përjetësi. Një dashuri e tillë mallëngjyese deri në drithërimë dhe rrënqethëse me fund tragjik, si për Katerinën ashtu edhe për Jorgjin, vjen vetëm nga ai që dashuron një herë të vetme në jetë, deri në përjetësi. Romani nis me dashurinë e Katerinës e Jorgjit, dhe përfundon po me dashurinë e përjetëshme të Jorgjit! Dashuria nuk vdes, ajo shpëton botën..

Shkruar nga Raimonda MOISIU

Qershor, 2019

Postskriptum

Elona Gjergo ka lindur në qytetin juglindor të serenatave, Korcës.  Rrënjët e saj janë nga Boboshtica nga vjen edhe titani i letërsisë rumune, boboshtari i famshëm, Viktor Eftimiu.

Shkrimtarja Elona Gjergo jeton, punon dhe krijon  prej shumë vitesh në Athinë, Jeton me familjen e saj.

Krijimtaria e saj letrare përmban pesë romane  të vlerësuar nga kritika e kohës me disa çmime. Në vitin 2015 –ë iu dha cmimi “Shkrimtarja e Vitit” për komunitetin shqiptar në Greqi.

Veprat letrare të shkrimtares Elona Gjergo janë;

1.” Kur i lemë engjëjt të vdesin” e vlerësuar me çmimin Sotir Andoni.

2. “Skizofrenia”  best seller në Panairin e Parë të Librit shqiptar në Greqi , vlerësuar me çmimin “Faik Konica”.

3.”Gjashtë gishta e gjysmë”  kandidat për çmimin e madh “Ismail Kadare”.

4.”Bisha prej qelqi” romani për fëmijë që në sajë të tematikës që trajton, u bë bisedë letrare në shumë shkolla nëntëvjeçare në Shqipëri, Greqi  dhe Itali (shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe)

5.”Spectrum” romani i saj i fundit,  që së shpejti do qarkullojë dhe në gjuhën greke.

Autorja ka pasion edhe poezinë edhe pse nuk ka ndonjë  vëllim të botuar .

Në vitin 2011-ë ka fituar cmimin e dytë në konkursin “Ju Variboba”.

Në vitin 2012 ka fituar cmimin e parë për poezinë me varg të lirë, në konkursin ” Jul Variboba”.

Në vitin 2018 fitoi cmimin e parë në konkursin diasporik të poezisë me temën e emigracionit.

Ndërkohë që është autore e dy tekste këngësh, që kanë marrë pjesë në festivalin e fëmijëve.

Cmimin e Publikut e fitoi në Festivalin Mbarëkombëtar në Korcë e në qytetin e Shkodrës.

Romani për fëmijë “Bisha prej qelqi” është shndërruar dy herë në pjesë teatrale, nga fëmijë të shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Selanik të Greqisë dhe në Parma të Italisë, nën kujdesin e  regjisë së gazetarit dhe publicistit, Ndue Lazri.

Filed Under: ESSE Tagged With: Raimonda Moisiu- Gjashte Gishta e gjysme-Eliona Gjergo

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT