Esse analizë rreth romanit “Gjashtë gishta e gjysëm” të romancieres, Elona Gjergo./
Nga Raimonda MOISIU/
Romancierja e njohur, autore profilike e disa romaneve, Eliona Gjergo ka sjellë kësaj here për admiruesit, dashamirësit dhe lexuesit e letërsisë, vecmas në gjininë e prozës; romanin bashkëkohor të titulluar -“Gjashtë gishta e gjysëm”. Një risi dhe befasi kjo vepër letrare në letrat shqipe, alternim i lidhjes së fortë e unike që ekziston midis natyrës, hyjnores dhe shpirtit njerëzor, midis rrëfimit terrifik artistik dhe mendimit filozofik. Romani karakterizohet nga lirizmi dhe shpalosja e ndjenjave të holla njerëzore brenda një kornize përgjithësisht reale,
Kur shkrimtari shkruan një libër të cfarëdo lloj zhanri, fillimisht gjendet midis “pretendimeve” për titullin e veprës letrare, c’ka do të thoë se idea e fabulës, toni dhe stili i shkrimtarit duhet të jetë i maturuar mes artistikes e psikikes, dhe të ngjasojë sa më bashkëkohor. Sepse kur shkrimtari posedon kulturën e realizmit psikologjik, depërtimit dhe ndikimit të saj të qartshëm artistik; ai/ajo na paraqet një botë të fragmentuar në shoqëri dhe në kundërshtim me heronjtë dhe personazhet e veprës letrare, të cilat vet-paracaktohen dhe vet-karakterizohen nga jashtë drejt prezantimit intim dhe të vetëdijes njerëzore. Titulli joshës dhe simbolik “Gjashtë gishta e gjysëm” përcakton oringjinalitetin e autores Eliona Gjergo, një titull i gjurmueshëm deri në mosnënshtrimin emancipues, elegancë dhe inteligjencë të mendimit femëror. Titulli i romanit, ofron natyrën provocative, rebele dhe konservatore të Gjergos, një model i përsosur për cështjet e kompleksitetit të ruajtes së traditës, gjuhës, dhe zakoneve. Autorja vazhdon të na rrëfejë strategjinë midis mitikes dhe reales,- “Gjashtë Gishta”- dhe mban nën mëngë celësin sekret’– të “Gjysma” tjetër. Shqisat e Gjergos bëhen ëndërrimtarë në kontekstin e gjerë për cështjet e kompleksitetit mahnitës të identitetit dhe mentalitetit njerëzor, që nuk ngurrojnë të na rrëfejnë atë realitetin e përbashkët –Jetesën dhe Mbijetesën!!
Teksa lexoja nga faqja në faqe, natyrëshmëria dhe naiviteti në artin e të shkruarit dhe të rrëfyerit gjithë energji e synime të guximëshme të Gjergos, -gati autobiografik,- plot ëndrra e dëshira, vura re se këto vazhdonin të ishin të prirura nga mendimi psikik, artistik dhe filozofik, edhe në pjesët e tjera dhe etapat e ngjarjeve që shtjellohen në roman. Ndërkohë të gjithë ngjarjet në roman, janë të lidhura me personazhet e veprës, por edhe me lexuesin, duke na rrëfyer kështu edhe anën tjetër të kompleksitetit dhe shpresës. Gjergo mjeshtërisht, me elokuencë dhe delikatesë zhbiron dhe “shfrytëzon” ngjyrat e ndenjave dhe impulset universale të sfidave dhe jetës së personazheve, se jeta ka shumë ngjarje, eksperienca e përvoja jetësore, gabime të bukura e të dhimbëshme që gjithkujt prej personazheve iu duhet të përballen. Aq më tepër autorja Gjergo përpiqet t’i bëjë të njohura nëpërmjet talentit dhe dhuntisë së të shkruarit, me kontrastet e tyre gjatë udhëtimit të trishtë e të lumtur të jetës.
Nëpërmjet rrëfimit në disa pjesë dhe fragmente, të krijohet idea dhe përshtypja se ndjehesh tejet i/e impresionuar nga gjallëria e portretizimit të personazheve. Që në Pjesën e parë të titulluar “Si është të më duash mua?” autorja Gjergo na rrëfen fatet njerëzore të disa personazheve; ku spikatin në mënyrë të vecantë, dy personazhe të ndjeshëm dhe të dashur për autoren, por që ajo duke qenë autore profilike, këto lloj ndjenja po aq ndjeshëm i transmeton edhe te lexuesi. Dashuria e heshtur, e bukur, e sinqertë dhe e vërtetë e bareshës së bukur Katerinës dhe Jorgjit një djaloshi jetim, por që dashuronte jetën dhe njerëzit, është një rrëfim epik i mrekullueshëm, i freskët, një histori e gjallë, interesante dhe intensive dashurie. Rrëfim që endet në pëlhurën e së fajëshmes kundrejt së pafajshmes, sfidueses dhe provokatives, mospërfillëse ndaj trazimit dhe komplikimit të ndjenjave, botës së brendëshme e psikollogjike të Katerinës dhe Jorgjit. Rrjedha e ngjarjeve dhe se sa shumë dy të dashuruarit riskojnë për të gjetur lumturinë e dashurisë së vërtetë, atë njerëzoren dhe hyjnoren, nga ku rrjedh forca shpërthyese e opinionit dhe dëshirës, drojës e guximit, dashurisë e dhimbjes, shpërthimit të brendëshëm që del në ekzaminimin e marrëdhënieve e lidhjeve të forta emocionale të mallit e trishtimit nga thellësia e ekzistencës njerëzore. Gjergo përdor mjeshtërisht figurat artistike dhe filozofike, thënje të mëncura dhe rrëfenja, mite e legjenda të mbartuara ndër breza, autorja na jep botën e ngushtë “të përligjur” sipas traditës e zakoneve (vllehe), dhe plogështinë e ideologjisë sunduese së botës së “papërligjur”, nga ku një sërë pyetjesh lindin për vetë sistemin e kohës së pakohë të atyre viteve në të cilat shtrihet edhe fabula e Pjesës së Parë. Sa më shumë Katerina dhe Jorgji, përfshi këtu edhe të gjithë meshkujt të implikuar në jetën e saj nga dëshira dhe forca e traditës e zakonit; që nga babai, Peci dhe Nikolla, gjyshi, plaku i qilimave dhe xha Andoni, sytë zhbirues dhe hamshorë të Kostës dhe fejesa dhe martesa e pafajshmë tradicionale e lidhur që në ngjizje me burrin e saj, Tonin. Vecmas Plaku-Vjehrri hakmarrës e tragjik, emocionet e fshehta, sekretet e errëta e të rrëzikëshme të Kostës,- përshkojnë idenë e kësaj rrëfenje që zë fill nga jeta reale. Katerina një vajzë e bukur, një peri, që teksa thurrte ëndrrat verbuese nga qilimat shumëmgjyrësh me rrotë apo xhami, ajo ëndërronte mes agonisë dhe ekstazës për të qenë vetvetja, mes vullnetit të fortë e forcës së dashurisë, ajo në heshtje për Jorgjin dhe Jorgji për Katerinën. Ankthi dhe Frika se cfarë mund të ndodhte kur “përrallës së zanës së malit”, do të mund t’i vinte fundi i këtij realitetit të jetës në të përditshmen e tyre njerëzore dhe atij të transmetimit të ndjenjave, shpirtit rebel dhe dialogimit romantik mes Katerinës e Jorgjit. Një romancë interesante, e bukur dhe e dhimbëshme, mes dy individëve, të rinj e të fortë fizikisht e mendërisht; Jorgji, me besnikërinë e një mashkulli jetim, të vuajtur dhe i gjendur në ambientin e zymtë krijuar nga situatat e paqëndrueshme në lidhje me konceptin e moralit social, -ndërsa Katerina me delikatesën e shpirtit femëror, agoninë e heshtur të saj, dhe e lënë mbas dore nga pashmangshmëria e diktatit mizor të ambicjeve dhe fatit, dilemës së etërve dhe zgjedhja që etërit bënë, që në fillesën e gjallesës, për fatet njerëzore të Katerinës dhe Tolit,-Jorgjit dhe Katerinës. Përshkrime të papërsëritëshme nga eleganca dhe thjeshtësia, Gjergo kontrollon mjeshtërisht këtë rrëfim terrifik, duke na dhënë përzierjen e absurdes, tragjedinë e thyerjes së brezave me farsën e kompleksitetit moral, social e konservator, dhimbjes e dashurisë njerëzore, mall dhe protestë ndaj ndjenjës së pafuqisë, që ka përballë fatin njerëzor të Katerinës, Jorgjit, Tolit dhe kërthijit në bark, me grafikën e kohës dhe hapësirës me shenjtërinë e shpirtit të lirë. Që të dy nuk hepen, nuk trillojnë, por sfidojnë marrëdhëniet tabu të shoqërisë dhe mesazhi që ata japin, për jetën dhe me jetën, emocionet e fshehta ngjizin dashurinë e tyre brenda atij realiteti të zymtë e tragjik. A është dashuria e vërtetë mëse e arritëshme në këtë udhëtim të jetës ?! Ata ishin të vetëdijshëm se rruga e ndërmarrë prej tyre ishte e rrezikëshme, e dinin fare mirë se kjo që po bënin, do të arrinte pikën kulmore, por kurrë nuk iu pati shkuar në mendje për atë fund tragjik të tyre.
Në pjesët e
tjera të titulluara “Duke ëndërruar, harrova të jetoj”, “Jetë e
thurrur me penj shumëngjyrësh”, ngjarjet
zhvendosen dhe ofrojnë një objektiv më të lehtë për t’u kuptuar dhe të
admirueshëm nga lexuesi. Nën efektin e frymës, talentit, dhuntisë dhe
muzës, gjatë
procesit letraro-artistik, Gjergo ka më tepër
revoltë shpirtërore ndaj realitetit, se sa ajo kreative.
Gjergo përpiqet të krijojë karaktere tipike, në rrethana tipike
shoqërore, në përshkrimin e ambienteve, sikundër shtëpia, familja, konvikti,
lagja, qyteti, shoqëria, fshati, kasollja, pylli, etj., dhe vizatimin e personazheve si Shpresa, Bashkimi, Toni, Saimiri, Ana, Olsi,
Kristina, Eva, Andy, Sesilia, Benita, Orkeala, Cimi, “të fortët” dhe “të
dobëtit” e qytetit, etj, duke nxjerrë zbuluar pikësynimin e saj ideor,
pasqyrimin sa më realist të sferave shoqërore. Duke e parë edhe me syrin kritik
se deri ku arrin pasqyrimi i vërtetë i jetës. Janë kuptimplote, ndjeshmëria e sentimenteve të personazheve me të vërtetën emocionale, guxuese të tyre,
realë e jetësorë, mes moralit e të vërtetës, midis dashurisë dhe sakrificës,
dëshirës dhe momentit emocional dhe asaj urisë seksuale që përfshin ndokënd,
sikundër edhe në një cast të vetëm. Personazhet e Gjergos gëzojnë gjallëri, forcë jetësore, ciltërsi,
dashuri, mall, dhimbje, protestë, jetesë e mbijetesë, grotesken dhe absurden,
moralen dhe imoralen, ankthin e dëshiruar
dhe të imponuar, por që sfidojnë
me triumfin e mbijetesës në jetën e përditëshme të personazheve.
Romancierja Gjergo me një stil të mrekullueshëm dhe imagjinatë të admirueshme
dhe të sinqertë, ka sjellë një roman
bashkëkohor dhe rilindjen e shpirtit intim.
Autorja mjeshtërisht zbulon lakuriqësinë e krimit dhe vesit, hipokrizinë
dhe falsitetin e jetës, lëndimin dhe revoltën femërore ndaj inferioritetit të
diktatit dhe frikës për të jetuar dhe dashuruar. Përjetimin e këtij realiteti
të perceptuar nga autorja me aureolë
emocionesh, të ndjeshme, të dhimbëshme, të trishta, emocionale dhe gabime
fatale e të bukura; duke sfiduar kështu nocionet tradicionale të formës e
përmbajtjes. Gjergo përcjell indirekt
reaitetin e përvojës tragjike të
“ballove me maska” dhe dinamikës së farsave sociale në muret
socialë-ekonomikë e politikë, konceptet e ndërtuara nga shoqëria, cfarë ndodh në
botën e brendëshme shpirtërore të personazheve dhe mentaliteteve të ndryshme të
shoqërisë, përplasjes së tyre, zhvendosjes, ndryshimit e mbijetesës, midis dy
realiteteve; ngjarjet, shëmbëlltyrat dhe ndjenjë trishtimit,
shpirtit rebel, ambientin e zymtë krijuar nga situata të paqëndrueshme në
lidhje me konceptin e moralit social dhe forcës
njerëzore të individëve. Ky lloj
kredebiliteti dhe ky lloj këndvështrimi i jep autores Gjergo
mjaftueshëm kredebilitet vlerësues, rifreskim të vëmendjes – sepse është e drejta e gjithkujt të ëndërrojë, të
thurrë shumëllojshmërinë e ëndrrave, por kurrësesi të harrojë, vecmas
familjen, që është baza e një shoqërie. Shëmbëlltyra e saj shfaq herë-pas
here, biles ngutshëm, autorja na jep, simbolikën e lidhjes së fortë
me lirinë e të shprehurit, lirinë e shpirtit, detaje njerëzore psiko-analitike,
imazhe të dhimbjes e dashurisë, përjetimit të përvojave dhe eksperiencave jetësore,
fantazisë dhe pasionit, raportin mes natyrës, njerëzores dhe hyjnores, me qartësinë
dhe forcën e të rrëfyerit, ashtu sikundër i ka ndjerë, jetuar e përjetuar. Romani përfundon me një përshkrim mallëngjyes të letrës së dashurisë që
Jorgji i kushtonte Katerinës së bukur…. Sigurisht, pa asnjë iluzion se mund ta
takojë më deri në përjetësi. Një dashuri
e tillë mallëngjyese deri në drithërimë dhe rrënqethëse me fund tragjik, si për
Katerinën ashtu edhe për Jorgjin, vjen vetëm nga ai që dashuron një herë të
vetme në jetë, deri në përjetësi. Romani nis me dashurinë e Katerinës e
Jorgjit, dhe përfundon po me dashurinë e përjetëshme të Jorgjit! Dashuria nuk
vdes, ajo shpëton botën..
Shkruar nga Raimonda MOISIU
Qershor, 2019
Postskriptum
Elona Gjergo ka lindur në qytetin juglindor të serenatave, Korcës. Rrënjët e saj janë nga Boboshtica nga vjen edhe titani i letërsisë rumune, boboshtari i famshëm, Viktor Eftimiu.
Shkrimtarja Elona Gjergo jeton, punon dhe krijon prej shumë vitesh në Athinë, Jeton me familjen e saj.
Krijimtaria e saj letrare përmban pesë romane të vlerësuar nga kritika e kohës me disa çmime. Në vitin 2015 –ë iu dha cmimi “Shkrimtarja e Vitit” për komunitetin shqiptar në Greqi.
Veprat letrare të shkrimtares Elona Gjergo janë;
1.” Kur i lemë engjëjt të vdesin” e vlerësuar me çmimin Sotir Andoni.
2. “Skizofrenia” best seller në Panairin e Parë të Librit shqiptar në Greqi , vlerësuar me çmimin “Faik Konica”.
3.”Gjashtë gishta e gjysmë” kandidat për çmimin e madh “Ismail Kadare”.
4.”Bisha prej qelqi” romani për fëmijë që në sajë të tematikës që trajton, u bë bisedë letrare në shumë shkolla nëntëvjeçare në Shqipëri, Greqi dhe Itali (shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe)
5.”Spectrum” romani i saj i fundit, që së shpejti do qarkullojë dhe në gjuhën greke.
Autorja ka pasion edhe poezinë edhe pse nuk ka ndonjë vëllim të botuar .
Në vitin 2011-ë ka fituar cmimin e dytë në konkursin “Ju Variboba”.
Në vitin 2012 ka fituar cmimin e parë për poezinë me varg të lirë, në konkursin ” Jul Variboba”.
Në vitin 2018 fitoi cmimin e parë në konkursin diasporik të poezisë me temën e emigracionit.
Ndërkohë që është autore e dy tekste këngësh, që kanë marrë pjesë në festivalin e fëmijëve.
Cmimin e Publikut e fitoi në Festivalin Mbarëkombëtar në Korcë e në qytetin e Shkodrës.
Romani për fëmijë “Bisha prej qelqi” është shndërruar dy herë në pjesë teatrale, nga fëmijë të shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Selanik të Greqisë dhe në Parma të Italisë, nën kujdesin e regjisë së gazetarit dhe publicistit, Ndue Lazri.