• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Duke “kursyer” shkronjat, po zbehim emocionin që marrim gjatë komunikimit

June 2, 2022 by s p

Rajmonda Xhetani/

Gjuha dhe komunikimi evoluon dhe përshtatet me kohën dhe mjedisin. Zhvillimi i teknologjisë e ka transformuar komunikimin. Forma më e zakonshme e komunikimit, është ajo nëpërmjet  mesazheve apo rrjeteve sociale. Çdo ditë e më tepër, gjatë të shkruarit, vihen re elemente të  takografisë (arti i të shkruarit shpejt).

Tashmë,dhe në disa prej librave, vihet re që  dialogu  mes  dy protagonistëve përshkruhet me anë të mesazheve, email-it dhe bisedave telefonike. Duke ecur përpara, në botën e “emojit” po imitojmë hieroglifet egjiptiane, alfabetin sumerian apo vizatimet në shpella. Ikonat e emocioneve (emoji), që të gjithë i kemi në celularët tanë, po eleminojnë shumë prej shkronjave të alfabetit gjatë komunikimit.

Në vend të shkruajmë një fjali të gjatë, gjithnjë e më shpesh, përgjigjemi me një buzëqeshje apo një zemërim, të përshtatshëm sipas rastit. Në botën e emoji-ve, mund të buzëqeshim me tridhjetë mënyra të ndryshme. Nuk ka dyshim që bisedave në rrjete sociale apo nëpërmejt mesazheve (SMS), iu atribuojmë  karakteristika pozitive, konkretisht koha që shkurtojmë gjatë komunikimit është njëra prej tyre.

Po na pëlqen që të përgjigjemi me një numër të kufizuar shkronjash dhe fjalësh, e po përdoren shumë akronimet. A riprodhon dukuri të ftohjes sociale e gjitha kjo?  A transmetohet e njëjta ndjesi dhe i njëjti emocion, si në rastet e komunikimit me fjali të gjata? Gjuha në vetvete është socializuese, dhe shkrimi ka qenë një instrument i rëndësishëm i komunikimit që në kohët e hershme.

Gjuha e përdorur në rrjete sociale apo në mesazhe ( SMS),  është një kategori gjuhësore  në vetvete,  me modelet, rregullat dhe strukturat e veta. Sigurisht kjo gjuhë, nuk duhet të analizohet me të njëjtat mjete që përdoren në analizën  gjuhësore   të  zakonshme.

Është koha e shkurtesave, frazat dhe shkronjat reduktohen dhimbshëm deri në kockë duke  adaptuar  një shkrim sintetik. Po zhduken zanoret nga përdorimi, disa prej fjalëve shkruhen vetëm me bashkëtingëllore, gjithashtu po përdoren  dialektizmat gjatë komunikimit. Nga një studim i bërë nga instituti Brandwatch, 58% e fjalëve në rrjetin social Twitter, janë të shkruara gabim. 

Po harrojmë të shkruajmë…

Gjithsesi  shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm me “masakrimin” që i bëhet gjuhës,  por me defiçitet që krijohen  në transmetimin dhe përjetimin e emocioneve gjatë  komunikimit. Përveç nivelit gjuhësor problematika më e madhe ka lidhje me atë sociale apo psikologjike.

Komunikimi online  është kthyer në qendër të komunikimit masiv. Komunikimi i ndërmjetësuar duke përdorur gishtat, nëpërmjet një kompjuteri, telefoni apo një pajisje tjetër “të ftohtë”, zbeh emocionin që merr. Po shkëmbehen mesazhe mes njerëzve pa shkruar asnjë shkronjë të vetme, por një breshëri vizatimesh, me raste  të vështira për t’u interpretuar. 

Po shprehim mirënjohjen dhe emocionin me anë të tre shkronjave, “Flm”. 

Po shprehim afeksion dhe dashuri në mënyrë të tillë,“Tdsh”

Ajo çfarë të vret tepër syrin ëshrtë shkurtimi i fjalës “ZOT”. Betohesh me “PZ”, apo i drejtohesh ATIJ me “ OMG”.

Gjendjet emocionale tani nuk kalojnë nëpërmjet fjalëve apo shikimeve, por nga një fytyrë e qeshur, e ngrysur apo një zemër që rreh…. Po tkurret komunikimi.

Kjo  është moda e re e komunikimit, tërheqëse për brezin e ri për shkak të lehtësisë  në të shprehur.  Por a transmetohet ashtu si duhet ajo që dikush do të shprehë?

A po krijohet një ngërç  në të shprehur, duke sjellë  dhe pasoja sociale?

Nuk mund të shprehësh afeksionin, dashurinë, mërzinë dhe inatin pa shkruar asnjë shkronjë.

Ikonat e emocioneve kanë krijuar një alfabet universal, duke transmetuar një emocion krejtësisht të ndryshëm tek marrësi kur shoqërohen  me fjalë.  Por,  një “emoji” i përdorur pa asnjë shkronjë krijon keqkuptime në interpretimin e stimujve emocionalë. 

Reduktimi i kohës së transmetimit po ndikon  në mënyrën e të shkruarit,  planifikimit të tekstit dhe përcjelljes së emocionit, si dhe në karakterin ndërveprues.

Fuqia e shkronjave dhe fjalëve  nuk mund të zëvëndësohet me asnjë “modë” të re të të shkruarit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rajmonda Xhetani

Rifito veten pas zhgënjimit

January 28, 2022 by s p

Rajmonda Xhetani/

Çdo marrëdhënie njerëzore nis me pritshmëri, qoftë ajo një marrëdhënie miqësore, profesionale, sentimentale apo familjare.  Shqetësimi emocional dhe psikologjik i shkaktuar nga një rezultat aspak i ngjashëm me këto pritshmëri njihet si “zhgënjim”. Kjo lloj ndjenje është vlerësuar nga psikologët si një gjendje psikologjike aspak e lehtë. Është një lloj beteje që duhet fituar, duke i kujtuar vetes në mënyrë të vazhdueshme, që burimi gjendet  brenda jush, e në të vërtetat tuaja.

Zhgënjimi është një goditje emocionale që të rrëzon e të merr pafund energji.Mospranimi si ndjenjë, e vështirëson daljen prej zhgënjimit.  Kjo është arsyeja që  tronditjen më të madhe e përjetojnë ata që besojnë fort në vlerat e tyre, e që mbrojnë me kurajë atë çfarë është e tyre. Mund të zhgënjehemi edhe nga një projekt që nuk rezulton ashtu si e kishim parashikuar, nga mospranimi në një pozicion pune për të cilin kemi shpresuar, apo nga njerëz që i ke vlerësuar shumë.

Duhet të harrohet aq sa është për t’u harruar, e të kujtojmë që asnjë qënie njerëzore nuk është e paprekshme nga zhgënjimi. Vlerësimi i një marrëdhënie (e çdo lloji qoftë), dhe të paturit pritshmëri për të, ecin në mënyrë paralele. Kur je i zhgënjyer trishtimi dhe inati priren të të shoqërojnë për një periudhë kohe. Ashtu siç është e pashmangshme të jesh i/e zhgënjyer nga të tjerët, mund të jetë e pashmangshme të jesh i/e zhgënjyer nga vetja, edhe pse mund ta keni parë veten, të pathyeshëm, si Eter. 

Personi tjetër që ka sjellë zhgënjim tek ju, ka ide, ndjenja, parime, dëshira dhe sfida të tjera,  kështu që  nuk ka një mënyrë që ata të përmbushin pritshmëritë që ju keni prej tyre. Vetë zhgënjimi si ndjenjë mund të shihet si sinonim i dhimbjes. Kur jep një pjesë të vetes dhe zhgënjehesh nga ajo cfarë ti merr, sigurisht që dhimbja nuk është e vogël. E gjejmë veten duke ngritur supet e duke u ndier të paaftë për të kuptuar e gjykuar, dhe të  pafuqishëm për të dalë prej aty. Kur i shton vetes dhe një peshë tjetër në lidhje me të qenit viktimë e gënjeshtrës apo mashtrimit, egoja merr një goditje të madhe.

Gjithsesi, pavarësisht nëse ndiheni të zhgënjyer nga një marrëdhënie (familjare, miqësore apo sentimentale), ka mënyra të shëndetshme, që mund ta përballoni  këtë emocion të pakëndshëm. Sa më shumë i ke idealizuar miqtë, të afëmit apo partnerin, aq më i vështirë është kapërcimi i kësaj gjendje, por jo i pamundur. Të mos qenit të gatshëm të largoheni nga një marrëdhënie edhe pse  shihni mjegullën e parë, edhe pse qëndron mundësia e largimit,  po shtyni veten  drejt kësaj ndjenje.  Harroni që  largimi nuk ka të bëjë me kërcënimin e personit tjetër por me shpëtimin e vetes.

Mund të jeni shumë të suksesshëm në shërimin e mendimeve dhe emocioneve që ju mundojnë në mënyrë konstante. Pranojeni  zhgënjimin, bashkëjetoni me të fillimisht.  Zhgënjimi është si një valë, që do të thotë,  vjen dhe ikën sërish.  Një nga arsyet që shumë prej nesh nuk e kapërcejnë shpejt këtë fazë, është se e kemi të vështirë ta pranojmë këtë ndjenjë.  Shmangia dhe mospranimi i zhgënjimit, sjell  probleme më afatgjata.  Përballja me të “kokë më kokë”,  çon në uljen e fuqisë së tij dhe ju ndihmon të riktheheni më shpejt, e të rifitoni atë pjesë të humbur të vetes.

Bëhuni fleksibël dhe realistë në pritshmëritë tuaja, sigurisht duke treguar kujdes, pa prekur vetëbesimin tuaj. Çdo gjë që nuk është në listën e ngushtë, është e negociueshme.  Nuk është e nevojshme të ulni standartet për gjëra dhe cilësi që ju i vlerësoni tepër. Pëpiquni të afroni rreth vetes persona që vlerësojnë pikat tuaja të forta, transmetojnë energjinë e duhur, dhe që ju ofrojnë suportin e mjaftueshëm.  Kjo do të shërbejë, për pastrimin e mendimeve tona dhe në eleminimin e faktorëve të jashtëm që i ushqejnë këto mendime.  Natyrisht që nuk duhet t’i  shpërfillim, por as ta ”rrotullojmë thikën në plagë”, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ulet intensiteti i kësaj ndjenje që lë shumë dhimbje pas.

Njeriu nuk mund të harrojë shumë shpejt një mik që e ka vlerësuar, gjithashtu nuk mund të dashurojë për një ditë e të harrojë për dy, por në kulmin e çdo vështirësie fshihet gjithmonë një rrugë. Duhet ta shkruash ti, lumturinë tënde, e ta gjesh ti rrugën  për arritjen e paqes shpirtërore.

Sukseset më të rëndësishme në jetë, vijnë pas zhgënjimeve të mëdha…

Rajmonda Xhetani 

Janar 2022

Filed Under: Fejton Tagged With: Rajmonda Xhetani

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT