• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rama takon Tsipras në Nju Jork

September 29, 2015 by dgreca

Rama takim me Tsipras: Zgjidhja e çështjeve të lëna pezull në frymën e respektit reciprok/

Nju Jork, , 29 Shtator/ Bashkëpunimi bilateral në projekte të përbashkëta dhe zgjidhja e çështjeve të lëna pezull ishin në fokus të takimit dypalësh të Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Alexis Tipras, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.Siç mësohet nga mediat helene, Kryeministri shqiptar dhe ai grek, kanë diskutuar fillimisht për projektet me rëndësi që lidhin dy vendet.

Takimi është bërë i ditur edhe nga zyra e shtypit e qeverisë greke, ku thuhet se “kryeministri Tsipras theksoi se Athina zyrtare është në anën e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Tsipras, – thekson njoftimi, – nënvizoi rëndësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët  për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve, siç është ajo e Detit, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë.

Në të njëjtën linjë, kryeministri Tsipras theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimin e të drejtave fetare, duke theksuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Pjesë e diskutimit mes dy kryeministrave ishte edhe perspektiva për bashkëpunim bilateral veçanërisht në sferat ekonomike dhe tregtare.

Edhe këshilltari për mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka postuar në Twitter një foto nga ky takim. “Takimi i parë shumë miqësor i kryeministrit Edi Rama me kryeministrin greke”, – shkruan Endri Fuga.

Shefi i qeverisë shqiptare i ka bërë ftesë kryeministrit Tsipras për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Nju Jork, Rama takon Tsipras

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT