• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAFA- PER”TV CBS” CECENIA NDODHET NE SHQIPERI, KOSOVE A TURQI!

April 20, 2013 by dgreca

Autoritetet thanë se i dyshuari, i identifikuar më herët si Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç,është kapur i gjallë. Presidenti Obama i bëri thirrje publikut të mos ngutet në nxjerrjen e përfundimeve për motivet e sulmit dhe të lejojë që hetimet të nxjerrin në pah të vërtetën./

Raport nga BEQIR SINA/

Watertown, Boston – Massachusetts: Policia e Bostonit njoftoi të premten në mbrëmje se ata kishin marrë “kujdestarinë” e të dyshuarit të dytë në shpërthimet në Maratonën e Bostonit. Megjithëse se njësitët speciale dukeshin në pikat strategjike ende në zonat gjithëpërfshirës të qytezës periferike të Boston, ku ai u kap i gjalë tha policia pas një kërkimi masivë që zgjati 24 0rë.

Autoritetet thanë se i dyshuari, i identifikuar më herët si Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç, dhe që ishte një prej dy vëllezërve që besohet të kenë kryer sulmin e së hënës, nga i cili u vran tre persona mes tyre një fëmijë 68 vjeçarë dhe u plagosën 176 të tjerë.

Policia tha se njeriu që besohet të jetë i dyshuar në shpërthimet në maratonën Boston, u kap i gjallë në një motor-barkë në një oborr në një qytez periferike të Bostonit – Massachusetts.

Presidenti Barak Obama tha në një konferencë të shkurtër me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, se kapja e personit të dyshuar për shpërthimet në Maratonën e Bostonit mbyll atë që ai e cilësoi “një kapitull të rëndësishëm në këtë tragjedi”.

Presidenti Obama foli në Shtëpinë e Bardhë pak pasi forcat e rendit kapën 19-vjeçarin Dzhokhar Tsarnaev në Watertown të shtetit Masaçusets. Vëllai i tij u vra dje gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar policisë.

Presidenti tha se megjithëse mbeten shumë pyetje lidhur me këtë situatë, dy vëllezërit nuk e arritën qëllimin e tyre.

“Ajo që dimë është se çfarëdo axhende e urryer i shtyu këta individë drejt këtyre akteve të shëmtuara, ajo nuk do të triumfojë dhe nuk mund të triumfojë. Çfarëdo menduan ata që mund të arrinin, ata kanë dështuar. Ata dështuan pasi populli i Bostonit nuk pranon të trembet. Ata dështuan pasi amerikanët nuk pranojnë të terrorizohen”.

Presidenti Barack Obama, në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë tha se vendi nderon popullin e Bostonit dhe Masaçusetsit si dhe punonjësit e forcave të rendit për atë që e cilësoi një punë të shkëlqyer në këtë operacion. Presidenti tha se autorët e shpërthimit dështuan pasi amerikanët nuk pranojnë të terrorizohen.
Presidenti Obama i bëri thirrje publikut të mos ngutet në nxjerrjen e përfundimeve për motivet e sulmit dhe të lejojë që hetimet të nxjerrin në pah të vërtetën.

“Gafë” shumë e rëndë i televizionit amerikan CBS, me origjinën e dy vëllezërve Çeçenë Tsarnaev, duke i profilizuar ata sikur Çeçenia ndodhej në Shqipëri, Kosovë apo Turqi.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Shqipërisë në Washington dhe New York, duhet që të lëshojnë sa më parë në emër të qeverive të tyre një deklaratë për shtypin amerikan dhe përkatësisht televizionin CBS, për të sqaruar një “keqkumtim me mediat social” në lidhje me hetimin dhe profilin e dy të dyshuarave, për bombën në Maratonën e Bostonit ” ku u vranë tre vetë dhe u plagosën 176 të tjerë. Gazetari i CBS nga Bostoni tha se :” Dy vëllezërit muslimanë ishin me origjinë nga Çeçenia e cila është një vend Ballkanik që i bie të jetë në Kosovë, Shqipëri ose Turqi”.

“Shqipëria, Kosova dhe Çeçenia janë dy entitete shumë të ndryshme, dhe shtete shumë larg njeri tjetrit – Shqipëria dhe Kosovajanë dy vende në zemër të Evropës Qendrore; Çeçenia ështëpjesë e Federatës Ruse,” duhet të sqarohet CBS News dhe opinioni amerikan për këtë “gafë”. Presidenti Nishani ,Kryeminstri Berisha, kryeparlamentaria Topali, dhe Presidentia Atifete Jahjaga, Kryemnistri i Kosovës Thaqi, dhe kryeparlamentari Krasnqi, të gjithë liderit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, i “Shprehen ngushëllimet më të sinqerta në mesazhin e tyre për Presidentin Obama, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë miq të përhershëm dhe janë partner aktiv dhe të besueshëm i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.”

Policia e Bostonit ka njoftuar se i dyshuari i bombave në Maratonën e Bostonit është kapur i gjallë, duke i dhënë kështu fund gjuetisë masive, që futi në “shtetrrethim” kryeqendrën e Massachusetts, pas paralajmërimeve se personi i kërkuar mund të ishte i armatosur me eksplozivë.

Zyrtarë të zbatimit të ligjit thanë për CNN se autoritetet kanë konfirmuar identitetin e personit të arrestuar, është pikërisht 19-vjecari Dzhokar Tsarnaev, i cili ia mbathi shkëmbimit të zjarrit pak orë më parë në periferinë e Watertown-it, ku mbeti i vdekur vëllai i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i kërkuari tjetër si përgjegjës i bombave që shpërthyen disa ditë më parë.

I riu Tsarnaev, sipas zyrtarëve, ishte në nevojë urgjente për kujdesin mjekësor, por nuk bëhet e ditur se për cfare ndihme konkretisht. Ai është transportuar me ambulancë nga vendngjarja. Pasi njoftoi në Twitter se i dyshuari ishte drejtuar për në paraburgim, policia e Bostonit shkroi në rrjetin social “U kap! Gjuetia përfundoi. Kërkimi rezultoi me sukses. Terrorit i erdhi fundi. Drejtësia fitoi. I dyshuari do të merret në pyetje”.

Arrestimi erdhi në më pak se 1 javë, pasi dy bomba shpërthyen pranë vijës së finish-it të Maratonës së Bostonit, duke shokuar kombin dhe duke lënë një qytet të tërë në ankth. Tsarnaev u rrethua gjatë orëve të vona të së premtes në një varkë në Watertown, në periferi të Bostonit.

Ngjarja “orë pas ore” sipas televizioneve amerikane:

Ora 8:45 : Televizonet amerikane raportuan se Policia kishte kapur gjallë të dyshuarin e dytë në shpërthimet e Maratonës së Bostonit, pas një operacioni të gjatë që zgjati rreth 24 orë. I dyshuari numër 2 Dzhokar Tsarnaev 19 vjeç u arrestua ne oren 8 e 45 në qytezën në Watertown, në periferi të Bostonit – Massachusetts.

Ora 06:45 : Televizionet amerikane lokale dhe kombëtare ndërprenë çdo program dhe në të quajturën “Breaking News” treguan fillmisht banorët e Bostonit që kishin dalur në rrugë duke thirrur “USA – USA – USA” dhe duartrokasin për lajmin e pas kapjes së të kërkuarit të dytë, njërit nga dy të dyshuarve të kërkuar në shpërthimet në maratonën e Bostonit më 19 prill 2013 në Watertown, Massachusetts.

Ora 6:30 : Një ekip transmetimi i CNN në vendngjarje, në qytezën Watertown, njoftoi se kishte dëgjuar rreth 24 të shtëna. Mendohet se 19-vjeçari i dyshuar ishte fshehur në një motorbarkë në kopshtin e shtëpisë së tij në Boston. CNN tha se ai besohet “të jetë i plagosur, por është i gjallë”, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta detyruar atë të dalë.

Ora 06:10 : Asnjeri nuk e di se çfarë po ndodhë shumë afër një motor-barkë në oborrin e një shtëpie në qytezën ku ndodhet shtëpia në Watertown, Massachustess mbasi aty dyshohej se fshihej i dyshuari

Ora 05:48 : Një Televizion lokal tha se një ekip i shpëtimit nga forcat speciale u përpoqën për të folur me autorpolant me të dyshuarin Tsarnaev i cili thuhej se ishte fsheur në një motorbarkë, por ai “nuk ishte i përgjegjshëm për t’ju përgjigjur policisë”, e cila u tha se në se dorzohej vetë ai nuk do të terorizohej.

Ora 05:40 : CBS News dyshonte se Tsarnaev ishte i plagosur dhe kishte marrë plagë “serioze, dhe se mund të ishte në gjendje kritike”, pasi vuan nga plagët në qafë dhe këmbë, sipas një burimi anonim që kishte siguruar CBS News.

Ora 05:19 : Televizionet Amerikane njoftuan se Babai Tsarnaev Anzor, ishte thirruar të vinte dhe ti bënte thirrje të birit të dorzohej . Televiziont kan konfirmuar në këtë orë se ai mund të ishte gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara, sipas të ABC News. Anzor Tsarnaev një ditë më parë e mohoi se djali i tij mund të jetë përgjegjës për shpërthimet maratonën e Bostonit, duke e quajtur djalin e tij të madh që u vra Dzhokhar “një engjëll i vërtetë”.

Ora 04:44 : Televizionet në mënyrë anonime thanë Tsarnaev në se kapet i gjallë do të dërgohet direkt në paraburgim edhe pse policia ka kërkuar një ambulancë në skenë. Policia nuk ka pranuar të bëjë komente.

Ora 04:15 : Hapje zjarri ishte raportuar në afërsi të një motor -barke, siç vuri në dukje një gazetar i NBC News.Një helikopter i policisë ishte shumë ulët me shtëpinë dhe motor – barkën duke përdorur një teknologji termike me Imazhe.

Ora 03:50 : Të gjitha televizionet amerikane ishin duke raportuar se policia dhe forcat SWAT ishin duke vepruar me shumë kujdes për shkak të mundësisë se i dyshuari ishte i veshur një jelek vetëvrasës dhe se motorr-barka mund të ketë një rezervuar të karburantit të plotë. Fox Boston, raportoi se një robot i policisë ishte dërguar dhe lëvizte me kujdes drejt motorr-barkës

Ora 01:33 Boston Globe raportoi se njerëzit të cilët shkuan për të punuar para se të gjendej i kërkuari mund të ktheheshin në shtëpi. Ata nuk kanë për të qëndruar në zyrat e gjatë bllokimit, deklaroi policia.

Ora 1:28 mbasdite Boston Globe, Polica ka vijuar të shpërndaj një koleksion të fotografive të personit numër 2 në kërkimin e sotmë.

Ora 11:47 Chuck Todd, reporteriNBC, tha se se “çdo qytetar ka marrë urdhesë sigurimi” Ndërkohë që Presidenti Obama ishte aktualisht në Shtëpinë e Bardhë, duke ndjekur nga zyra e tij aksionin për kapjen e personit numër 2.

Ora 10:54 Boston Globe raporton: “Policia e Shtetit:. Policë të armatosur rëndë SWAT në një taktikë të veçantë, u futën në kërkim në një zonë 20-blloqe në qytezën Watertown, e cila është një nga katër skenat e krimit”

Ora 10:50 Televizioni i New Yorkut, NY1, raporti se nje makinëqë mund të jetë njërit prej dyshuarve është gjetur, e braktisur pa ndonjë shenjë të veçantë.

Ora 10:45 Televizioni NBC raporton se “Forca të mëdha të trupave speciale SWAT, me mjetet e blinduara lëvizën ngadalë për të hyrë në shtëpinë e një të dyshuarit, ku mendohej se ai jetonte me familjen për shkak të shqetësimit, dhe se ajo shtëpi mund të jetë e bllokuar nga forcat speciale”.

Ora 10:15 Televizioni Al Jazeera tha në këtë orë se “Presidenti Obama ishte duke uinformuan nga drejtori i FBI-së dhe zyrtarë të Sigurisë Kombëtare”.

Ora 10:04 CNN me gazetarët e saj më të mirë raporton direkt nga terreni në Boston, i shoqëruar nga një skuadër e një makine të blinduar, dhe po i afrohej shtëpisë në Watertown, Massachustess mbasi aty dyshohej se fshihej i dyshuari

Ora 09:59 Boston Globe në këtë orë njoftoi se i dyshuari 2 mund të ketë veshur një jelek të mbushur me eksplosivë.

Ora 09:32 Policia e Bostonit në konferencë për gazetarët në terren tha se i dyshuari Dzhokhar Tsarnaev është për t’u konsideruar “i armatosurdhe i rrezikshëm”, dhe bëri thirrje qytetarëve të mbajnë foto e tij.

Ora 09:28 Departamenti i Transportit në Massachusetts ka thënë se të gjithë mjetet e transportit publik mbeten të pezulluara, për të mos krijuar kunfuzion me ndjekjen e të kërkuarit numër 2.

Ora 08:59 Raporton CNN se Logan International Airport ishte aktualisht i hapur dhe se ngritja dhe ulja e avionve dhe kontrolli i udhëtarëve po bëhej nën masa të sigurisë së lartë.

Ora 08:52 Një zyrtar i policisë së Bostonit paralajmëronmediat dhe të tjerët që në asnjë mënyrë të mos njoftojë pozicionet taktike të policisë dhe frocave speciale , pra të mos tregojnë asnjë nga lëvizjet e tyre.

Të gjitha televizionet me ngjarjen e Bostonit:

Televizionet amerikane në mëngjes thanë se Dy vëllezërit muslimanë ishin me origjinë nga Çeçenia dhe u vendosën 10 vjet më parë në Shtetet e Bashkuara. CNN raporton se i “dyshuari nr 2” ndodhet në periferi të Watertown-it, ku aktualisht ndodhen dhjetra policë të agjencive lokale, shtetërore dhe federale.

Tamerlan Tsarnaev ishte një boksier amator i peshave të rënda dhe shpresonte që një ditë të ishte pjesë e Ekipit Olimpik amerikan. Fotografi Johanes Hërn, që e kishte takuar, publikoi disa foto të tij. 26-vjeçari Tsarnaev e përshkruante veten si një musliman të devotshëm, që nuk pinte më alkool apo duhan.

Ai kishte treguar se nuk kishte asnjë mik amerikan, sepse nuk i kuptonte. Operacioni për kërkimin e 19-vjeçarit nisi në orët e vona të së enjtes, pas vrasjes së 26-vjeçarit Shon Kollier, polic, në godinën e Institutit të Teknologjisë së Masacusets.

Vëllezërit morën peng një makine taksie dhe më pas e lanë të lirë shoferin, i cili nuk kishte pësuar asnjë lëndim fizik. Policia ndoqi të dyshuarit, të cilët lëshuan bomba dhe shkëmbyen zjarr me policinë, që zgjati 10 minuta, ku mbeti i vrarë Tamerlan Tsarnaev.

Sipas raportimeve, ai mbante në trup një bombë artizanale, në momentin kur u qëllua. Dy vëllezërit dyshohen si autorë të sulmit me bomba, në afërsi të vijës së finish-it të Maratonës së Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe mbi 170 të tjerë u plagosën.

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, raport per terrorizmin ne Boston

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT