• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONIA E KRISTALTË

May 7, 2015 by dgreca

Nga Rasim Bebo /
Profesor zoti, Iljaz Kadriu na ka sjellë thelbin e librave: “Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë” dhe “Rilindasit” meautorë Branisllav dhe Gordiana Sinadinovski. U bënë dy promovime të këtyre librave, në Çikago dhe New York. Babai i tij, profesori i ndjerë universitar, Joakim Sinadinovski, kishte lënë si amanet, që kurrë të mos harrohej e vërteta e origjinës së shqiptarëve të Rekës, Gostivarit dhe të Dibrës. Sepse shqiptarët ortodoks në Maqedoni, janë një realitet historik dhe pjesë e natyrshme e popullit shqiptar. Prandaj shqiptarët e feve të tjera, duhet t’i ndihmojnë dhe t’i pranojnë mes tyre, për rikthimin e identitetit kombëtar të tyre.
B. Sinadinovski, profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe përfaqësues diplomatik, ka pohuar origjinën shqiptare dhe traditën patriotike të familjes së tij, e cila ishte përçuar nga babai Joakim. Ndërkohë ai bën të njohur reagimet negative të kishës Maqedonase, duke i cilësuar si nacionaliste dhe shoviniste, që kishin arritur deri në sulme fizike ndaj tij. A i mendonte rikthimin në identitet, nëpërmjet tre rrugëve: Hapja e një kishe shqiptare, mesha në gjuhën shqipe, futja e gjuhës shqipe në shkollat dhe programet mësimore.
Gordana Sinadinovski, është sllave, por origjina shqiptare e burrit, të cilin e adhuron dhe e vjehrrit të saj, trim e patriot, e kanë nxitur të botojë këtë libër të titulluar “Rilindje”, pasi, siç thotë ajo, “përpara së vërtetës edhe perëndija hesht.”
Po të lexojmë historinë mbi 3000 vjeçare të Maqedonisë, duke filluar nga mbreti i parë Perdika dhe më herët, prej vitit 815 p.e.s, dhe të vijmë në vitin 1930, kur vdes patrioti dhe rilindësi i shquar Josif Bagëri, dalin dy figura të shquara, që i kanë dhënë botës zhvillim dhe përparim, siç është Aleksandri i Madh dhe Justiniani i Madh. Maqedonia, pasqyrohet me emra, data dhe referenca të pa kundërshtuara, ashtu si dhe Çamëria.

Është e vërtetë se Plutarku cilëson si themelues Karanon e Argosit, i cili u shpall mbret në vitin 815 p.e.s. Ndërsa Herodoti quajti si themelues Perdikën. Ky u arratis nga Argosi për në ILIRI, pastaj u hodh në Maqedoninë e sipërme, ku filloi të vinte në zotërim krejt Maqedoninë. Perdika u shpall mbret në vitin 700. Kjo mbretëri përfshinte Selanikun dhe shtrihej në jug të Mollosisë, ose Epir, kurse në veri, deri në IIyri. Kryeqyteti i saj, ishte Edesa, më vonë Vodena. Dihet vetëm që fronin e Perdikës e zuri i biri i tij, Argausi, të cilin e pasoi i biri, Filipi II, që u pasua nga i biri Eropi, i cili u pasua nga i biri i tij Alketi, djali i të cilit, Aminta I, u bë një nga mbretërit më të famshëm të Maqedonisë. ( “Shqiptarët”, f. 97).
Aminta I- (540 – 500) e zgjeroi mbretërinë në lindje. Pranoi “refugjatë të qytetëruar”, si despotin e syrgjynosur të Athinës Pisistratin në vitin 510 p.e.s. dhe më vonë të birin e tij, tiranin Hipia edhe ky i dëbuar nga Athina. Dari kaloi Hellospontin dhe pushtoi një pjesë të Trakës maqedone, në vitin 507 p.e.s. Mbreti Pers dërgoi një delegacion prej 7 personash të lartë dhe i kërkuan dhuratë nga toka dhe uji, si shenjë nënshtrimi. Aminta këta i vrau, duke u zhdukur çdo gjurmë dhe me krushqi e ryshfete, u vuri kapakun.
Aleksandri I- (500 – 454) Emri “grek” në këtë kohë është i manipuluar. Ky emër u vendos më 1830 (R. dA). Aleksandri I- i Maqedonisë nuk ishte grek. Në vitin 493 Maqedonasit filluan përpjekjet, me forcat e Darit, dheu tërhoqën në vitin 491. Në vitin 481 forcat e Darit duke lënë Maqedoninë, donin të pushtonin Athinën. Në saje të flotës pellazgo- spartane, Dari humbi luftën në vitin 480.
Perdika II – (454 – 413 p.e.s.) Hipi në fron, si mbret i Maqedonisë, pas të atit të vet, Aleksandrit. Maqedonia nuk u përzje në luftën midis Athinës dhe Korintit, që zgjati nga viti 431 deri në vitin 404. Athina nxiti trakasit kundër Maqedonisë. Pukëvili lëvdon ushtrinë Maqedonase, duke thënë: “Kur hidheshin në sulm, askush nuk mund t’u dilte në ballë, pasi ishin kalorës të zot dhe të armatosur me parzmore”. Athina herë i bënte maqedonasit si aleat e herë i sulmonte si armiq. Perdika II, si i ati , Aleksandri I, i ftonte grekët e shquar në pallatin e tij në Edesa. Ai mirëpriti Melanipidin, një autor i shquar lirikash të asaj kohe. Hipokrati (460 – 325 p.e.s.) “Babai i mjekësisë”, lindur në Kosin Pellazg, shërbeu te Perdika si mjek i pallatit të tij.
Arkelau (413 – 399 p.e.s.) Hipi në fronin e të atit, pas vdekjes së tij. Tuqididi (460 – 400? p.e.s.) thotë se i thurrnin lavde mbretit për ndërtimet e kështjellave dhe fortifikimin e qyteteve. Arkelau si i ati, mirëpriti poetin tragjik, Euripidin. Sipas Plinit, “Dhënia e udhëzimeve në bujqësi, ishte një zanat me dinjitet të lartë, që faktikisht ushtrohej nga Arkelau”.
Dyzet vjetët e sundimit paqësor në Maqedoni, vijuan me sundime të shkurtra nga viti 399 në 359: Oresti dhe mbrojtësi i tij Eropi II (399-394), Aminta II (393-369), Aleksandri II (369-364) dhe Perdika III 364-360 p.e.s.).
Filipi II (359 – 336 p.e.s.). Filipi ishte djali i Amintës II, në vitin 359 p.e.s. ai hipi në fronin mbretëror dhe ktheu qytetin Pela, afër Selanikut, si kryeqytet. Martohet me Olimbinë në vitin 358, motrën e Aleksandër të Mollosisë së Epirit. Straboni, thotë se tre shtetet pellazge, ngjanin nga gjuha, veshja dhe zakonet. Për herë të parë në histori, të tri mbretëritë pellazge: Maqedoni, Epir dhe Iliri d.mth. shqiptarët e hershëm, u vunë nën një prijës, nën mbretin Filip II. Në viti 336 p.e.s. ai u vra nga një i ri aristokrat. (f.102).
Aleksandri i Madh (336 – 323 p.e.s.) Hyri në histori kaluar me kalë, më 327, kur kaloi qafën e njohur Kyber dhe doli në Penxhabin e Indisë. Pritësit Indianë i thanë: “ para teje kanë ardhur të tjerë nga vendi i juaj këtu.” Disa filozofëve indianë ai u bëri disa pyetje enigmatike: “Sa duhet të rrojë njeriu” , një filozof iu përgjigj: “Kur t’i duket vdekja më e mirë se jeta”. … Aleksandri u kthye në vitin 326 p.e.s. Vdiq në moshën 33 vjeç.
Ja cila është Maqedonia në vitet, kur dominojnë tri figura perandorësh të Perandorisë Bizantine: Justini (518- -527), Justiniani (527 – 565), dhe Justini II (565 – 578) nga Beredina, afër Shkupit. Ata përmenden: për 158 kështjella të ndërtuara në Iliri, Epir dhe Maqedoni. Për “KODIN E JUSTINIANIT”. Ai ndërtoi qytetin e Ohrit dhe e riemëroi “Justiniana Prima”. Ndërtoi “Katedralen e Shën Sofisë”, një kryevepër që ka tërhequr admirimin e botës gjatë 14 shekujve. Gjatë historisë së saj shumëvjeçare, Maqedonia qëndon më kryelartë nga të gjitha vendet e botës, por mbas pushtimit të sllavëve barbarë, që dolën nga luginat e Vollgës, ku jetonin me peshk dhe kafshë të egra, si të egër që ishin; vërshuan në shek. VI – VIIIi, (Kjo periudhë është kapitull më vete).
Njihet në histori 21 korriku 1843, patrioti Dervish Cara, Iljas Pashë Qoku, Sheh Mustafa Tetova, Jashar Bej Shkupi, maqedonasit (shqiptarët) që u shquan në kryengritjen e madhe çlirimtare anti- osmane të Shkupit 11 gusht 1912.
Nga viset e Maqedonisë, morën pjesë 8 delegat në Kuvendin e Vlorës: Myfit Vehbi Agolli, Sherif Lengu, Mehmet Pashë Deralla, Hamdi Ohri, Dr. Myrteza Zyhdi Beu, Nuri Sojli, Mustafa Baruti.
Josif Bagëri, ishte një patriot i shquar i Rilindjes Kombëtare. Jo rastësisht Sinadinovski në librin e tij “Josif Bagëri”, e fillon me këto vargje: “S’due ktu uni me vdek, / Po n’shqipni! / Atje në Rek! / Ah dhe njëherë unë të ngrihem! / Pa n’vorr t’nanës un të shtrihem! / Atje në Rek para kishës; / Atje në Nistrovë, në hijet e pishës”. Ja si filloi asimilimi i shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Branko, vijon: “Mbiemri ynë ishte Tanashi, Serbia na e bëri “Tanasheviq në vitet 1970. Pas mbarimit të Luftës së II Botërore, që ditën e parë të fillimit të shkollës fillore, unë dhe motra, nuk dinim asnjë fjalë sllavisht, po vetëm shqip, mësuesi na çoi te oficeri i gjendjes civile dhe ky na lëshojë në dorë çertifikatën me mbiemrin e ndryshuar “Manojlovski”. Kur ne u kthyem në shtëpi, prindërit nuk e bënë problem ndryshimin e emrit dhe prej këndej fillon rrëshqitja e shqiptarëve ortodoks, si të padijshëm dhe të pavetëdijshëm. Fill pas luftës I- Botërore, sllavet pushtuan kishën Maqedonase (shqiptare), ashtu siç e ka pushtuar sot Janullatosi kishën e Nolit. Ortodoksit shqiptar dhe ortodoksit sllavë mblidheshin te kisha shqiptare e pushtuar nga sllavët, ku puna e priftit dhe mësuesit sllav, bënë që lehtësisht të konvertohen në sllavo – maqedonë, duke ruajtur këtë ortodoksi sllave në dëm të kombit shqiptar.
Kush e ruan identitetin në Maqedoni? Janë shqiptarët myslimanë dhe katolikë, ata që nuk e kanë pranuar ndërrimin e emrit të fëmijëve të tyre që ditën e parë të shkollës fillore. Prej këtej filluan konfliktet midis maqedonasve shqiptarë dhe sllavo-maqedonasve. Prof. Iljaz Kadriu shkruan: “Konvertimet nga një besim në një besim tjetër, nga një komb në një komb tjetër, nuk janë të lehta dhe pa pasoja. Sa është i rëndë dhe i dhimbshëm konvertimi i parë, po aq edhe më shumë është përmirësimi i tij, për kthimin në gjendje të parë”. Si ka mundësi, në këtë histori brilante të popullit Maqedon, tejet të shkëlqyer dhe të kristaltë, që fillon nga Perdika ose edhe më parë të shek IX p.e.s. dhe të arrimë te patrioti Josif Bagëri në shek. XX, me emër dhe mbiemër të plotë shqiptar. Kurse sot kërkojnë të VËRTETËN PARA SË CILËS HESHT EDHE ZOTI. Kur vetë këta, mbajnë emra sllav, si Branko Malinovski, Branislav Sinadinoski dhe kërkojnë të pastrojnë vetveten përfundimisht dhe të gjejnë veten e të kthehen në rrënjët e para të tyre, përndryshe rehat nuk do të kenë as në botën tjetër.”
F. Kordinjano pohon: “Prej popullit shqiptar, 1/3 është bërë muhamedane nga fundi i shek. XVI. Në gjysmën e dytë të shek XVII kemi kthime masive të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë”. (Kordinjano 1934). Shqiptarët, thonë mjaftë autorë bashkëkohorë, u kthyen në myslimanë që të mos thitheshin prej popujve kufitare sllavë dhe grekë. Kështu mendojne respektivisht: I. Irvin, R. Falasçi, W.S. Daw, Roberto Morozzo etj. Ndërsa Konica thotë: “Po të mos ishim bërë myslimanë, harta e Shqipërisë do të ishte e madhe, por ne nuk do të ishim shiptarë”.
Asimilimi u përballua gjatë 520 vjeteve të sundimit otoman, por ky asimilim ndodhi edhe nga viti 1913 e këtej, kur e pushtoi Serbia dhe vazhdoi gjatë regjimit komunist. Emri “Maqedoni” u rrëmbye nga sllavo-serbo-bullgare, me paturpësi të madhe. Veten e tyre e quajnë maqedonë dhe ne autoktonët maqedonë shqiptarë, na quajne “ardhacakë” dhe akademitë e shkencave të tre shteteve tona heshtin.
Maqedonia është në prag të shpërbërjes. Shqiptarët janë të anashkaluar, janë të përbuzur, janë të fyer. Sot në Bruksel, bisedimet bëhen ndërmjet LSDM-së të Zoran Zaevit dhe VMRO-DPMNE-së të Nikolla Gruevskit. Po mbi 40% shqiptarët, ku janë? (numri i shqiptareve është më i madh, por qeveria e fsheh) Ku janë si komb dhe territor? Nuk i përfill askush. Ku është BDI e Ali Ahmetit? Pse nuk e thërrasin në Bruksel. Pse shqiptarët i përdorin si qytetarë të dorës së dytë. Ymer Prizreni dhe të tjerë kishin mentalitet të vjetër në vitin 1908, kur mendonin, më mirë 4 vilajete neo-otomane se sa një shtet londinez. (Danaj).
Nga biseda e përgjimeve të incizuara tregojnë: “…se dy partitë me të mëdha të shqiptarëve, siç është partneri i koalicionit të Gruevskit dhe ajo e ashtuquajtura parti opozitare PDSH e Menduh Thaçit, janë shërbëtore të pushtetit. Qeveria i kontrollon tërësisht. Do të publikohen ngjarje “mostra” dhe lidhjet e ministrave maqedonë me ministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës. (Gazeta “ILLYRIA” “Të dyja partitë shqiptare…” 19 mars 2015). Në vlugun e skandalit të përgjimeve, Gruevski ka lançuar dy ligje të propozuar, që të fshijnë zyrtarisht nga regjistri i popullsisë 250.000 shqiptarë të Maqedonisë, të cilët jetojnë dhe punojnë anembanë botës. Nëse këto ligje marrin aprovim legjislativ, do t’u privojnë të drejtën e të qenit banorë, do t’u mohojnë letër njoftimet, po të qëndrojnë tre muaj jashtë shtetit. Kryetari i partisë BDI, Ali Ahmeti, po luan rol të dyfishtë që duket qartë… në njërën anë dëshiron të rezistojë, ndërsa në anën tjetër, është pushtuar nga frika, se mos Gruevski e përjashton nga qeveria. (Uk Lushi, “Loja me letër njoftime…”, 26-3-2015).
Agjencia INA, njofton se protestuesit me flamuj boshnjakë, turq dhe shqiptarë kanë dalë për të kundërshtuar pretendimet e armenëve ndaj genocidit të Turqisë. “Pyetja është, ç’duan shqiptarët në këto protesta. Fatkeqësisht, gjëja e vetme që simbolizon kjo demonstratë, është zhdukja dalëngadalë e identitetit kombëtar në Shkup dhe në krahina të tjera shqiptare… Ka zyrtarë të lartë të këtyre vendeve, që bëjnë thirrje, për ndryshimin e historisë së shqiptarëve në trojet e veta shekullore, për t’ua përshtatur historinë të tjerëve, për interesa të tyre afatgjata. (F. Shkreli, “Në Shkupin shqiptar…”, 26-4-15) “Ohri, sipas statistikave të fundit, ka pasur rreth 50.000 banorë, mbi 80% shqiptarë myslimane, sot ka 7%, nga 38.000 në 3.000 shqiptare. Edit Durham, në vitin 1904 shkruan se Ohri ishte një qytet mysliman gjerësisht shqiptarë, pas vitit 1913 mbeti nën pushtimin sllav , që ushtruan asimilimin ndaj shqiptareve. (B. Sinaj, “Dikur na ishin shqiptarët …”, 29-9-2013).
“Nga qytetarët shqiptarë të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, 3439 persona kanë ndërruar emrat shqip, për shkak të bindjeve fetare, ku ndikim më të madh kanë hoxhallarët”. Rinia myslimane sllavo-boshnjake është përgatitur për hoxhë, në Beograd dhe janë dërguar në trojet shqiptare për diversion, të luftojnë dhe vriten në Siri. Këta fondamentalistë gjejnë mbështetje te injoranca e hoxhallarëve tanë. “ Armiqë trdicional të Shqipërisë (kolonizatorët e trojeve tona arbërore) janë agresivë, sepse ishin agresivë dhe mbetën agresivë edhe pas Enverit: “ Ne nuk kemi humbur, por dështuar për të fituar”. Fatkeqësia është se në parlamentin tonë nuk kemi një krah nacionalist. Kemi një parlament tradhtarësh dhe Janullatosi ka ngritur në Tiranë shtetin e vet shumë më të fuqishëm se sa shteti zyrtar shqiptar. (A. Desareti, 22-1-2015).
Kjo është fatkeqësi më e madhe, kur qeveritë dhe Akademitë e Shkencave, nuk punojnë për kombin. Faik Konica, ka thënë: “Armiku më i madh i shqiptarëve, kanë qënë dhe janë vetë shqiptarët.” Megjithatë Shqipëria për mijëra vjet ka rrojtur, rron dhe do të rrojë, se është kockë që nuk bluhet.
Rasim Bebo Addison, Çikago, maj 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: MAQEDONIA E KRISTALTË, rasim bebo

A ËSHTË KALI I TROJËS, SIMBOL I SHQIPTARËVE, JO I GREKËVE?

April 19, 2015 by dgreca

Nga Rasim Bebo,Çikago/
Disa Prof. Dr. vazhdojnë ende të deklarojnë se në Luftën e Trojës kanë qenë dy kundërshtarë, Trojanët dhe “grekët”. Për këto manipulime, grekët gjejnë mbështetje te disa figura shqiptarësh që flasin për luftën Trojano-greke, duke i vendosur kështu grekët në Luftën e Trojës, kur ata kanë ardhur 500 vjet më vonë. Këtë gënjeshtër të madhe (manipulim) e kapërdijnë si pa gjë të keq, si z. I. Kadare kur thotë: “…kali i drunjtë, dhuratë e grekëve u çfaq …”, z. Fahri Xhara shkruan: “… në mes të akejëve helenë dhe Trojanëve …”. z. Arbër Thesproti shkruan: “Helenët dinakë nxorën Kalin e Trojës përsipër mbi tokë…”. Të tre këta zotërinj dhe shumë të tjerë, mbështetën sajesat greke. Dhe grekët pronësojnë Kalin e Trojës si të tyre, për intervenim.
Ku jemi sot? Sllavët na kanë rrëmbyer emrin Maqedoni dhe ne për ata jemi ardhacakë. Çamërinë (Thesprotinë) e Epirit grekët e quajnë “Inekzistente”. Mitrovicën Fuqitë e Mëdha e kane kthyer në “mollë sherri”. Në rolin e Kalit të Trojës greket futën në Shqipëri kolonelin Janullatos. Kali i tyre i Trojës lufton,dhe bën të pamudërën që të shtrihet në hapësirat: Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të ndihmuar nga tradhtarët, që drejtojnë për tu krijuar pozicione të përshtashme greko-sllavofilëve.
Dihet historikisht se “grekët”vërshuan në Ballkan prej gadishullit të Sinajt nga fundi i shek. VIII dhe fillim i shek. të VII, p. e. s., me një nivel kulture tejet të ulët, brutal, grabitës të pabesë, vrasës, me kopetë e bagëtive të vëna përpara u futën në Pellazgji (Ballkan). Lufta e Trojës u zhvillua në vitet 1250 p.e.s. Ndërsa grekët kanë ardhur pas 500 vjetëve. Homeri e bëri të pavdekshëm emrin e Trojës me dy poemat e tij epike: “ILIADA” dhe “ODISEA”. “Homeri nuk përmend grekë, apo helenë në rrethimin e Trojës, por flet për një numër fisesh pellazge”. (Edwin Jacques, “Shqiptaret”, f. 65). Kjo luftë do të vazhdonte përjetësisht nëse nuk do të punonte dinakëria e “Udhësesë” Odiseut. Kjo mëndje e ndritur arriti të shkëpusë me në fund fitoren, por shumë vonë. Ajo qe një fitore pa vlera, që shkatërroi përfundimisht të dy palët.
Rreth figurës së Laokontit qarkullojnë legjenda të shumta dhe në të u futën manipulimet greke. Por ajo më famshmja që e prezanton më së miri historinë e tij legjendare e që njihet si version zyrtar, thekson, e lidhet me Luftën e Trojës, kur trojanët futën brenda mureve të qytetit, kalin e famshëm, (dhuratë-simbol e “grekëve” për paqen e nënshkruar.) Laokonti dyshues për këtë dhuratë greke, e përshkoi kalin me një heshtë mespërmes dhe tha shprehjen e famshme: “Timeo danaos et dona ferente”“ (i druhem grekëve edhe kur bëjnë dhurata) “JU E DINI, SE PËRPARA TROJËS ATËHERË, KALI I DRUNJTË DHURATË E GRËKËVE U ÇFAQ. KY KALË NË DY GRUPE I NDAU TROJANËT: TË PRANONIN ATË, OSE TA FLAKNIN SAKAQ. PAJTIM ME ARMIKUN, ULURININ TRADHTARËT, MJAFT MË ME ZJARR DHE HELME”.( Ismail kadare).
Ç’është kjo fatkeqësi, të kthesh grekët të gjallë pas gjysmë mijëvjeçari dhe të pranosh manipulimet e tyre në dëm të vetes sonë.
Por, epopetë e para (Iliada dhe Odisea), të transkiptuara në gjuhën greke, duke nisur nga fundi i shek VI para Krishtit (epoka e Pisistratit dhe e bijve të tij, Hipiasit dhe Hiparkut), përmenden në vijimësi, duke filluar nga Pindari (510 – 438) dhe nga Eskili (525 – 456). (“Shqipëria”, f. 14), dhe më vonë, se ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh, që punuan pa ndërprerje, në periudha të ndryshme, mes viteve 1971 – 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”. Për kundra tyre, fakte të reja historike nxorën: Mathieu Aref, Robert d’Angeli, Dhimiter Pilika, Aristidh Kola, Tajar Zavalani, Karl Reinholdi, etj. Kolonitë e kësaj kohe, nuk ishin greke, por koloni pellazge. Kur këta kolonë u përhapën në trojet pellazge në Iliri, Epir, Maqedoni, Azinë e Vogël dhe Afrikën e veriut, nuk kishte nevojë për përkthim, se ishte i njëjti popull, me të njëjtën gjuhë.
Z. Fahri Xharra shkruan: “Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojës rreth viteve 1235-1225 p.e.s, në mes akejëve “helene” e Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. …për sa i përket grekëve të asaj kohe, nuk di ç’të them sepse s’kam njohuri për ta. Nga gjithë këto, del se Trojanët dhe Grekët ishin një popull.” Ju z. Fahri Xharra, jeni kontradiktor në shpjegim: I vendosni helenët në Luftën e Trojës, më vonë thoni helenët dhe trojanët janë një popull… me këtë doni të tregoni se s’keni njohuri për grekët. Por grekëve gënjeshtarë, u mjafton vetëm që gënjeshtrën ua pranoni, duke i sjellë 500 vjet më mbrapa, “helenet në Trojë”. (F. Xh. “DIELLI” 20-3-2015.)
Arbër Thesproti, poetizon: “Kali i Trojës’”
Helenet dinak kalin nxorën përsëri mbi tokë,
Këtë radhë të veshur e zbukuruar tamam si një shenjtor.
“Dhurat e bekuar” për shqiptarët e gjorë
S’ka mbetur më gjë veç kujtimit të saj
Lavdia e trojanëve u tret e humbi nga i pabesi kalë.
Z Arbër Thesproti, jeni nga i njëjti vend si popull, gjuhë dhe histori, me të ndriturin Odise. Ai është nga ishulli Itakë, larg dy pashë ujë të bregdetit Jon, karshi Prevezës dhe Pargës Thesprote. Prof. Arbëri, ju po i çimentoni helenët duke thënë: “Kali i Trojës: Helenet dinak kalin nxorën përsëri mbi tokë.” Duke thënë se e nxorën përsëri, ju po i vendosni helenët në Luftën e Trojës. Kaq u duhet grekëve, që ne shqiptarët, po i sjellim grekët e vjetër 500 vjet para ardhjes së tyre. Pra, Kali i Trojës mbetet vetëm simbol i rrëmbyer nga grekët.
Kali i Trojës lufton, dhe bën të pamundurën që të shtrihet në hapësira, për t’u krijuar pozicione të përshtatshme grekofilëve. Që Shqipëria ka pasur gjithmonë shumë armiq, këtë e dimë; madje që ka ende shumë armiq, prapë këtë e dimë, por që neve jemi mësuar të luftojmë dhe t’i mundim gjithnjë armiqtë dhe këtë e dimë. “Kali i Trojës ” si histori e dhimbshme, po përsëritet në vatrat e popullit shqiptar, duke u konsoliduar në veprimtarinë diversante dhe militante të orkestruara nga të huajt dhe për ta realizuar, përçajnë shqiptarët, se vetëm ashtu mund të fitojnë ata, siç kanë fituar edhe në të kaluarën. Turp për klasën politike të degjeneruar pas korrupsionit, duke e lenë atdheun, poligon të manovrimeve të armiqve tanë bashkë me mercenarët pa identitet?.
Mos vallë kjo histori do përsëritet në trojet tona edhe pas 3000 vjetësh të Kalit të Trojës?!… Atëherë ku ta çojmë gjakun e derdhur për kaq shekuj me radhë, për liri, apo robëri?… Përse luftuam? Ta kemi edhe një Kalë të Trojës sot ndër shqiptarë apo ?… nga ky fenomen që po na përcjell edhe sot me fatkeqësitë e kombit, me përçarje, dhunë denigrim, mosmarrëveshje vëllavrasje, korrupsion, tradhti antikombëtare. (INDEKS online nga Asllan Dibrani, 21-2-2014).
Ju kujtoj, se akoma dhe sot, 60% e posteve kryesore në administratën shtetërore, janë shqiptarë të shitur, ose grekë. Ju kujtoj, se operatorët e telefonive celulare, janë pronësi greke. Bankat po ashtu, universitet një përqindje e konsiderueshme, bizneset e fuqishme, janë të sponsorizuara dhe të drejtuara po nga grekët. Pra Kali i Trojës brenda nesh, po bën më së pakti që nga viti ’96, kur projektuan Firmat Piramidale me ndihmën e ish Ministrit socialist të Financave Malaj, Gjinushit, Çaushit e dhjetëra ithtarëve të tjerë grekë.
Në ’98-tën, ish kryetari i PS dhe ish kryeministri Fatos Nano, thirri trupat speciale greke me automatikë e snajper, për të ruajtur kokën e tij. Shteti grek i detyrohej për t’i mbrojtur kokën, por pas mbrojtjes dhe shoqërimit të tij deri jashtë kufijve të shtetit grek, i detyrohej më tepër se kaq, ai bëhet serish kryeministër! Z. Malaj bëhet Ministër Financash, Z. Angjeli, Ministër i Ekonomisë dhe një pjesë e konsiderueshme ministrash, zv. ministrash, drejtorë drejtorish të rëndësishme, favorizuan bizneset dhe Bankave greke, deri te greqizimi i drejtorëve të shkollave.
Kali i Trojës është Partia Socialiste (dhe Partia Demokratike shën. Im), janë ish drejtuesit dhe një pjesë drejtuesish. Njoh shumë anëtarë të PS, të cilët kanë lidhje të forta, sponsorizohen, paguajnë, korruptojnë persona, që poste të rëndësishme të administratës t’u përkasin njerëzve të besuar të PS, dhe strukturave sekrete greke.
Shqipëria është në rrezik… Duhet të ndërgjegjësohemi për rrezikun që na kanoset, duhet të përpiqemi të kuptojmë drejt interesat e drejtuesve tanë. Partia Socialiste duhet shpallur si parti e jashtëligjshme, si parti antishqiptare, derisa kjo parti të filtrojë agjentët grekë dhe t’i përjashtojë ata nga strukturat e saj, Kali i Trojës = PS.
Çfarë po ndodh realisht me Shqipërinë e Jugut? Vërtetë galopi grek ka marrë revansh të çmendur?! Vërtetë këta barbarë arritën deri atje, sa të zhvarrosin edhe eshtrat e të parëve tanë e t’i tjetërsojnë ato në kokalla të ushtarëve grekë të rënë në tokën tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore? ! Në krye të kësaj fushate të rrezikshme, siç dihet, është vënë kryegjenerali i Asfalisë, greke, Janullatos, i veshur me veladon të zi. A nuk është tashmë çasti më i përshtatshëm për të vënë në krye të Autoqefalisë shqiptare një Nol të ri?… Sidoqoftë, grekërve nuk duhet t’u besohet. Një fjalë e urtë popullore, veç jo e shqiptarëve por e të huajve, thotë: “grekëve edhe dhuratat nuk duhet t’u pranohen”. Kali i Trojës mbetet simbol…
(Me respekt, gazeta “Skënderbeg”, i vetmi organ për shqiptarët e Australisë.)
“Ne sot u vendosim lule heronjve, ata shpallin kandidat vrasësin e tyre”. Shkruan: Albi Koci,(Forumi djemtë e Gjirokastrës) Pikërisht sot në datën 10 prill 2015, Partia e të Drejtave të Njeriut, shpalli kandidat për bashkinë Himarë, atë personazh, i cili 21 vjet më parë, sipas akuzave të ngritura nga prokuroria shqiptare dhe greke, ishte organizatori i sulmit terrorist, të kryer në repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbetën të vrarë kapiteni i Parë Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini. Pllakati i ngritur nga Forumi ”Djemtë e Gjirokastrës’’ vitin e kaluar, për nder të dy ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, është e vetmja shenjë nderimi për të rënët, që janë përballur me harresën 21 vjeçare institucionale, dhe vetëm familjarët e tyre janë kujdesur t’i nderojnë si heronj që ranë në krye të detyrës. Për ironi të fatit edhe të politikës, 21 vjet më vonë, Alfred Beleri, i akuzuari si organizator i këtij sulmi terrorist, shpallet kandidat i PPDNJ-shit, jo rastësisht në të njëjtën datë, kur ndodhi sulmi terrorist nga organizata terroriste MAVI në 10 Prill 1994. Ne sot, në 10 prill 2015, u vendosim lule heronjve të kombit, ushtarakut Fatmir Shehut dhe ushtarit Arsen Gjinit, të rënë dëshmor në krye të detyrës në ish repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi. Kurse politika e ‘’kriminalizuar’’ në Tiranë, shpall kandidat për një nga 61 bashkitë e vendit, pikërisht atë që është akuzuar nga prokuroria shqiptare dhe greke, se është organizator i këtij akti terrorist. Ne forumi ‘’Djemtë e Gjirokastrës’’ e quajmë një tallje me shpirtrat e heronjve të kombit edhe të familjarëve të tyre, këtë akt të politikës shqiptare, që nuk i shërben askujt me këto sjellje që “cingrisin” shpirtin e shqiptarit… Ato qarqe të errëta, që prodhojnë këto situata ndër vite, që hoqën Bollanon se nuk “hahej” më tej dhe rihodhën në tregun e politikës antikombëtare, një ‘’mall’’ të vjetër, por që i falsifikuan datën e skadimit. Deri kur do shkoj kjo politikë, që trazon brumin e së kaluarës ?!… përfundon Albi Koci, Forumi djemtë e Gjirokastrës”.
Nën shembullin e Shën Kozmait, ecën sot, pas 236 vjetëve, Koloneli Janullatos, për këtë shkruan deputeti Ben Blushi: ‘’Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’i mësojë shqiptarët në greqisht?… Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes, për të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë?… Sa shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë, që nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke, apo Krishtlindjesh?… Pse Zoti, nëse ekziston, nuk i thotë kryepeshkopit, se duhet t’u flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e tjerë në Ballkan’’, shprehet me të drejtë Blushi. Sipas tij, kryepeshkopi ortodoks, duke folur greqisht për shkak të kokëfortësisë që ka, e bën këtë për të refuzuar gjuhën që flet grigja e tij shqiptare. ‘’A mund të ketë ai më pak aftësi se gati një milionë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi dhe e kanë bërë greqishten gjuhën e tyre të punës, të shkollës, të shtëpisë dhe të jetës? Pse ata nuk refuzojnë të flasin greqisht në punët e tyre të përditshme? Çfarë ndryshimi ka Anastasi nga ata? Edhe ai është këtu për të shërbyer njëlloj si ata, madje në një kuptim shumë më të lartë e hyjnor dhe prandaj kokëfortësia e tij mund të lexohet si një kundërshtim për t’u përshtatur me ne, çka është e padrejtë në kuptimin fetar, pra barazitist të fjalës’’, analizon deputeti Ben Blushi për greqishten e kryepeshkop Janullatosit. (Ben Blushi, DONACION prill 13-1015 ).
(Mësoni ju grekë: Nga Kali i Trojës i mendimtarit ODISE, ju ndajnë 500 vjet më pas ardhjes tuaj, prandaj Kali i Trojës është i yni, dhe ju e keni rrëmbyer pa të drejtë. Shën. im)
Rasim Bebo, Addison, Çikago, prill 2015

Filed Under: Histori Tagged With: a eshte Kali i trojes, rasim bebo, simbol i shqiptareve

SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËT

April 6, 2015 by dgreca

Shkruan: Rasim Bebo-Addison Chikago/
Çamët kanë kritika të forta për kreun e partisë së tyre, Shpëtim Idrizi. Gjatë një mbledhje të Senatit Çam në Durrës, janë kërkuar zgjedhje për strukturat e PDIU-së, ndërsa në adresë të kreut të partisë janë hedhur shumë akuza, për mënyrën e keqe të drejtimit dhe vonesën në dorëzimin e Rezolutës Çame në Kuvend. Gjithashtu, çamët akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore, që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar në Britani dhe nga një senator në kongresin
Amerikan.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehin shqetësimin se “përfaqësuesit çam në politikë, shitën detin me votat tona. “Shpëtim Idrizi shiti çështjen çame, u mor vetëm me targa e patenta dhe bëri PDIU-në si doganat.
Rezoluta Çame në Kuvend është tepër e vonuar”, thanë përfaqësuesit e komunitetit çam. Teksti i Rezolutës nuk është botuar akoma në “Fletoren Zyrtare. Pra, me këtë zvarritje të rezolutës, vazhdon talljen Shpëtim Idrizi. Aleanca Kuq e Zi i fton çamët të votojnë për këtë parti, duke e cilësuar pa parime koalicionin e PDIU-së me Ramën.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, firmosi pak ditë më parë marrëveshjen me kryeministrin Rama për përfshirje në qeveri, si dhe për zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo ulje ne kolltukë të përbashkët me partinë e grekut Vangjel Dule, është një tradhti e hapur ndaj çështjes Çame.
Edhe Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar koalicionin, pa parime dhe tradhti ndaj komunitetit çam. vendimin e PDIU-së për të hyrë në koalicion me Ramën. Në një deklarim për mediat, AK e ka cilësuar paradoks marrëveshjen e PDIU-së me PBDNJ, drejtuar nga Vangjel Dule.
Poshtërsia e Shpëtim Idrizit, ka arritur kulmin, kur kërkon kandidimin e Fatos Nanos për president, këtij, “mohuesi të kombit, këtij tradhtari të kombit, që më 2004 urdhëroi largimin e deputetëve socialit nga parlamenti, të mos votonin “Rezolutën Çame”. Shpëtim Idrizi, pjellë bastarde e Fatos Nanos, po bëhet një armik i Shqipërisë, më i keq se vetë greku, (shën im). Tani Shpëtim Idrizi bashkohet me Dulen, se tani është koha të propozohet Nano si president. Shpëtim Idrizi ka deklaruar konkretisht: “Në diskutimin tim kërkova që kandidat për President të jetë Fatos Nano, një figurë e spikatur, që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë në BE … Do preferonim që si kandidat sa më konsensual i PS, të kandidoje liderin e saj historik”. (nga gazeta “DITA”)
Ja çfarë ka ndodhur këto ditë me komunitetin çam, me pasojat që kanë sjellë veprimet nervoze të kreut të PDIU-së Idrizi: “Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, na premtuan Çamërinë, na thanë që do të shkonim së shpejti në Çamëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar, që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë s’do t’i ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë, që të gjithë së bashku të organizuar me autobusë, do t’i çonin ata drejt e në Çamëri. Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjërit dhe shtëpia e Hasan Tahsinit, e shumë fjalë e premtime të tjera si këto, veçse për konsum publik. Premtuan që progresi drejt Çamërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë.”
Plot 100 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe, 1 milion dollarë fitoi më 13 Shtator një kompani e quajtur “Blumar” për ndërtimin e varrezave monumentale të çamëve në fshatin Kllogjer të Sarandës. Një investim i majmë, por i duhur, për komunën “Markat” e cila drejtohet nga PDIU. Por, sikurse zbuloi dhe vizita e zotit Idrizi, punimet për këto varreza kishin degraduar në një “punë rutinë” madje ende të papërfunduar edhe pse zoti Idrizi shkoi gjithë pompozitet dhe me “gërshërë në dorë” dy ditë më parë.” Gazeta “DITA” “I rikthehet sot çështjes së këtyre varrezave, pasi sikundër referojnë një sërë dokumentesh zyrtare, rezulton se zoti Idrizi dhe lidershipi i PDIU-së, ndonëse rrahin fort çështjen çame, por demagogjia kësaj here ka kaluar caqet e lakmisë së të gjallëve, lakmia është shtrirë edhe në territorin e të vdekurve, dhe martirëve të vdekur çame.”
Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, të Kllogjërit, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri, si guri i parë i themelimit të Çështjes Çame”. Këto varreza, ka thënë atëherë Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”. Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam, ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. “Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe fidani i ullirit të tharë është një gur varri i…pa varr!” – shkruajnë të rinjtë e Lëvizjes Çame dhe shtojnë: “67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjër. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek?… Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë e Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së”.
Senati Çam, një organizatë ombrellë, që grumbullon të gjithë komunitetin çam, është mbledhur më pas në Durrës, për të diskutuar situatën e krijuar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ky senat vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam, me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik, ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam dhe i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.
Por tërhiqet Idrizi, dështon përballja televizive Dojaka-Idrizi që duhej të transmetohej në Ora News. Të premten në darkë, një panel gazetarësh dhe Pëllumb Xhufi, Artur Dojaka dhe Tahir Muhedini kanë diskutuar mbi çështjen çame dhe hapat politikë të pamjaftueshëm që po ndërmerren në këtë drejtim. Gjatë debatit televiziv ka pasur një kërkesë për përballje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe kreut të Lëvizjes Çame të mandatuar nga komuniteti për përfaqësim politik në 23 Qershor, Artur Dojaka. Ora News, pranë stafit të emisionit të Tares kanë konfirmuar për gazetën “DITA” se Idrizi është tërhequr nga përballja televizive.
Sipas Senatit Çam në Durrës , çështja e rezolutës çame është e vonuar. Ndërkohë ata akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar. Senati kërkon që brenda PDIU të ketë zgjedhje të reja për strukturat, duke akuzuar se kryetari Idrizi ka e ka shitur çështjen çame. Sipas tyre, Idrizi e ka kthyer PDIU-në si doganat dhe po merret vetëm me targa e patenta.
Kandidati çam për Fierin në takimin e Fierit, është shpallur kandidati për deputet i çamëve në këtë qark, që do përfaqësojë Lëvizjen Çame në zgjedhjet e ardhshme. Quhet Nimet Musaj. “Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! – akuzuan të pranishmit në takimin e Fierit”. “Fokusim në 5 qarqet ku ka përqendrim të komunitetit çam dhe të hapur për koalicionet para dhe pas zgjedhore” – janë synimet politike të Lëvizjes Çame për 23 Qershorin. Deklaratat e para politike erdhën pasi Senati Çam e mandatoi Lëvizjen Çame të përfaqësonte politikisht komunitetin në 23 qershor.
“Duke pasur parasysh situatën e vështirë, konfuze dhe të përçarë në të cilën gjendet Komunitetin Çam aktualisht, duke pasur parasysh mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik, si mosparaqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj, dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame, mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore, mungesa e strukturave të mirëfillta politike, duke vërejtur me dhimbje mungesën fizike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj: Senati Çam sot vendosi: Mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale – thuhet në deklaratën e Senatit… Presim, duke ju uruar sukse dhe dalçi me faqe të bardhë për ÇAMËRINË ZONJË!

Rasim Bebo Addison Chikago prill 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: rasim bebo, Shpetim Idrizi, TRADHTOI ÇAMËT

CAMERIA-KUJTESË PUBLIKE PËR PRESIDENTIN!/

March 8, 2015 by dgreca

KUJTESË PUBLIKE PËR PRESIDENTIN!/
Nga Rasim Bebo/
I nderuar, President i Republikës së Shqipërisë,/
zoti BUJAR NISHANI!/
Dëshiroj t’ju sjell në kujtesë publike, se Çamëria është Epiri me kryeqytet Janinën, një ndër katër vilajetet, më i përmenduri në histori. Por sot Greqia po shprehet hapur, se “Çamëria nuk ekziston”.Kaluan 70 vjet pa një Rezolutë Çame.Të pesë deputetët çamë, me Shpëtim Idrizin në krye, gënjejnë, mashtrojnë me votën e besimit që u dha populli i Çamërisë. E quajnë të miratuar Rezolutën Çame të vitit 2004, sikur gjoja këta e nxorën nga pluhuri i harresës pas 9 vjetëve. Pёr interesa të PD dhe PS, administrata e Kuvendit të Shqipërisë konkludoi se Rezoluta e vitit 2004 është miratuar dhe këtë Rezolutë e regjistruan në “Gazetën zyrtare” të parlamentit. Vetëm kaq. Por kjo Rezolutë nuk u shtrua në parlament për aprovim dhe të firmosej nga qeveria, për ta dërguar në forumet e larta të OKB, BE, dhe Kongresit Amerikan. Për t’i dalë përballë Rezolutës greke, të cilën ata ua dërguan këtyre forumeve para 10 vjetëve, me motivimin se “Çamëria nuk ekziston”. Ndërkohë deputetet çamë nuk i dolën për zot rezolutës sonë, por e vendosën në arkiv për gjumë, duke tradhtuar jo vetëm rezolutën, por edhe vetë Çamërinë. Si pasojë, greku në postblloqet e kufirit, u gris çamëve pasaportat dhe ua përplas në fytyrë, duke i ofenduar rëndë. Pra, këta janë sot deputetët çamë pa gjak shqiptari, që shkelin mbi amanetin e mijëra çamëve para masakrave të vdekjes.
Zoti President, Këta deputetë çamë duhen hequr nga parlamenti, si të padëshiruar nga opinioni kombëtar. Gjithashtu, për të mos thelluar më shumë penetrimin e grekut në Shqipëri, Janullatosi duhet larguar nga Shqipëria, dhe në asnjë mënyrë të mos i jepet nënshtetësia shqiptare, se do të ishte vdekje për kombin tonë. Këtu poshtë po rreshtoj disa ngjarje rrëqethëse nga Çamёria, duke i thirrur kujtesës:
KRIME MAKABRE TË NDODHURA NË ÇAMËRI
Koloneli anglez Kris Gudhaus, i dërgoi njoftim shtabit aleat të Mesdheut, duke i karakterizuar pjesëtarët e bandës së andartëve grekë si tipa ku: “nuk gjen asnjë katakter pozitiv, si një bashkim elementësh negativë”. Historiani grek Niko Zhango shkruan për kapiten Vasil Ballunin dhe çetën e tij të andartëve. “Ishte pleksur me krime ndaj shqiptaro-çamëve. Si hajdut të maleve grabisnin hallexhinjtë, përdhunonin dhe i vrisnin. Këtë aktivitet e kish filluar që nga gushti 1941, ishte një ndër zullumqarët e Çamërisë.”
Një ditë, disa andartë në Paramithi, panë një djalë të pashëm 17–18 vjeçar, të veshur me kostum dhe me qylaf të bardhë në kokë. Katër – pesë andartë të Vasil Ballumit e rrëmbyen menjëherë djalin, për t’ia çuar komandantit të tyre si kurban në prag të festave fetare. Vasili kur e pa këtë peshqesh që i sollën trimat e tij, u gëzua shume dhe vazhdoi të pinte më shumë me shokët e vet në tavolina. Pastaj duke qeshur e brohoritur vdekjen e shqiptarëve, urdhëroi të ndizej furra. Në mes të haresë dhe këngës, rrëmbyen djalin e Naile Gjinikasit, po nga Paramithia dhe e hodhën të gjallë në furrë… Kjo ngjarje u përhap si vetëtimë në të gjithë qytetin dhe rrethinat. Nuk kaloj shumë kohë, rreth 3-4 javë, paramithiotët kapën djalin e vetëm 17 vjeçar të Vasil Ballumit dhe ia shpunë zonjës Naile Gjinikasit për të marrë hak… Jo, u tha Zonja Naile, djalin tim nuk ma ka djegur ky djalë, dhe unë nuk mundem të marr hak te ky djalë, po do ta mbaj një javë në shtëpi ta ushqej siç ushqeja djalin tim. Mbas një jave, ajo ia dorëzoi djalin Vasil Ballumit, kriminelit të Çamërisë. Thonë, se atë ditë zervisti Vasil Ballumi u betua se ”nuk do të qëllonte më mbi shqiptarët e Çamërisë”. Por Vasil Ballumi, si grek që ishte, nuk e mbajti besën. (R. Bebo “Dodona…”, bot 2008, f. 506).
Më 27 qershor 1944, Myrvete Shehu, e bija e Haxhi Shehut nga Paramithia deklaroi: “Mbasdite hynë në shtëpinë tonë tre andartë të armatosur. Ata hëngrën dhe pinë, me gjellë të mira e mish qingji të pjekur, të gatuar nga nëna ime, sipas traditës çame të mikpritjes. Por shumë shpejtë andartët u kthyen në armiq të llahtarshëm. U ngritën nga sofra, morën babanë dhe e shpunë në qendër të qytetit, ku kriminelët zervistë e varën në një çengel kasapi duke e prerë copa- copa të gjallë. Gjatë këtij veprimi makabër, kanibalët talleshin duke britur me zë të lartë: “A doni një thelë mish nga Haxhi efendiu?… Sa kile doni? – E doni kofshë apo mëlçi?”… Dridhmat dhe masakrat ndaj fëmijëve, pleqve, grave e burrave vazhduan me muaj të tërë. Unë dhe nëna nga frika, morëm rrugën për t’u larguar nga qyteti, ashtu siç ishim të zbathur, por kriminelët zervistë na kapën dhe na futën në burg me 400 vetë të tjerë. Më datën 8 nëntor 1944, u nis karvani me 150 vetë nga Paramithia, në këmbë drejt kufirit shqiptar. Edhe gjatë rrugës torturat, masakrat e përdhunimet nuk u ndalën. Si përfundim, në kufi arritëm gjysma, 75 vetë, të tjerët kishin vdekur. (N. Merxhushi “PARAMITHIA”, bot 2011, f. 161).
Historiani grek Niko Zhangos, në librin e vet “Imperializmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940 – 1945”, shkruan për përbindshmërinë greke në Paramithi, ndër të tjera ai verën: “Barbarizmi në Paramithi, ditët që vijuan, ishte i tillë sa historia fsheh fytyrën e vet nga turpi.”
Pasditen e 24-9-1944, arriti në Filat reparti i komanduar nga zervisti, major Kranjai. Këtu, përveç popullatës së qytetit që nuk kishte ikur, gjendeshin edhe shumë fqinjë të fshatrave të rrethit dhe të rrethinave përtej lumit Kalama. Kranjai urdhëroi: “Andartë! Bëni ç’të doni! Vrisni pa dalluar e mëshiruar kërkënd, qoftë ky burrë apo foshnjë! Çnderoni kë t’ju pëlqejë, vajza, nuse të reja!” Nëpërmjet zëdhënësit ai shpall: “Asnjë shqiptarë të mos lini të gjallë; mos lini pa zhdukur asnjë shënjë të shqiptarisë myslimanie!”
Historiani grek Jan G. Sharra shënon: “Shumë çamër myslimanë, zervistët i rrëzonin të gjallë nga ura e Naçit pranë Filatit. Nënave u rrëmbenin fëmijët nga duart e nga gjiri, u ngulnin bajonetën dhe i ngrinin përpjetë. Po para syve të nënave, vrisnin djelmoshat 15 –18 vjeçar. Mbi 50 fëmijë i therën në djep, rreth 15 gra dhe fëmijë i hodhën në një pus dhe u mbyllën grykën, ku disa ditë u dëgjua ulërimat nga fundi pusit. Tabloja që paraqitnin, ishte rrëqethëse dhe e vajtueshme. (“Istoria tis…”, f. 665). Dhe historiku i Konispolit, f. 3, Fletoria “Zëri i Çamërisë” nr. 7, Tiranë 8-10-1946, f. 2).
Më tej historiani grek Niko Xhango, thekson se ata “njerëz të egër dhe barbarë që kërkonin lira e plaçka, hynin si zotër nëpër shtëpitë e Çamëve, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kë të donin”. (historia tis… f. 689).
Analisti i problemeve Ballkanike, Xhejmës Petifer, shkruan: “Qeveria britanike ka një lidhje direkte, me trupat e Zervës, të cilat kryen krime nga më të rëndat ndaj çamërve, krime lufte dhe mizori, të cilat ishin nën kontrollin e C. M. Ë.”
Woodhouse, komandant të misionit ushtarak britanik në rezistencën greke. Oficeri britanik i kësaj rezistence greke, Najxhel Klajv, ka shkruar:“Ne kemi kryer gabime të tmerrshme duke mbështetur Zervën në atë mënyrë”. Prof. A. Kotini shkruan, Shën Kozmai ka thënë për çamët: “Një pjesë do të vriten, një pjesë do të ikin dhe një pjesë do të pagëzohen”. Kështu do të zhduket Çamëria. (“Tre gurët e zezë …”, f. 100). Pas 236 vjetëve të vrasjes së Shën Kozmait, si armik i shqiptarëve, sot misionin e tij e vazhdon Janullatosi, si një antishqiptar më i keq se Shën Kozmai.
Prof. Dr. Agron Fico citon Dervish Sulon nga Spatari: “Një të shtunë të shtatorit 1944, njëri prej batalioneve e quajtur “Tagma ton turkofagon” (Batalioni i turkngrënësve), pasi kaloi lumin Kalama, u ngjit në fshatin Spatar dhe rrethoi fshatin përqark. Ata u shpërndanë nëpër fshat për drekë, hëngrën e pinë mirë e mirë gjellët e zgjedhura, me mishra të pjekur sipas porosive të tyre. Mbas dreke, grumbulluan të gjithë popullatën përpara xhamisë. Zervistët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra dhe vajza. Kriminelet u futën në çdo shtëpi, kërkonin flori, grabitnin atë që pëlqenin, çnderonin atë që donin, kurse në shtëpinë e plakut 80 vjeçar Dule sherifit, i prenë kokën. Në shtëpinë e Mete Brahos dogjën 20 persona. Në Kopshtin e Avdul Nurçes, u therën e u masakruan 20 persona, në shtëpinë e Dane Mehmetit vranë 5 gra dhe 3 fëmije pas grabitjes e përdhunimit dhe po të njëjtën veprim bënë në çdo shtëpi ku shkuan.” (Gazeta ILLYRIA 5-9-2005

Një ngjarje tjetër kuptimplote: Lulo Ahmet Qamili, nga fshati Janjar, femër shumë e bukur e martuar para një viti me spatarjotin Dalan Cullani, u kap në Spatar nga zervistët. Këta vranë të gjithë ata që zunë, ndërsa Lulon e ruajti një oficer për ta marrë me vete. Kjo sa dinake aq edhe trime, në fillim u duk sikur u bind me tërë mend. Oficeri i gëzuar se ia rriti qëllimit, vari automatikun në gozhdë dhe kaloi në të ndarën tjetër për t’u treguar shoqëruesve të tij. Ndërkohë Lulua rrëmbeu automatikun dhe me një shkathtësi e guxim të habitshëm vrapoi tek dera dhe i griu të gjithë sa ishin në të ndarën fqinje. Zervistët që ndodheshim rreth e rrotull, duke menduar se dikush prej tyre po vriste fshatarët, nuk u shqetësuan. Nga moskokëçarja e tyre, përfitoi trimëresha Lulo, e cila me automatikun nën një cipun (një lloj sharku i hollë) u largua pa tërhequr vëmendjen e askujt dhe kështu pas disa orë udhëtimi mundi të arrinte në Konispol.” (Gazeta ILLYRIA “Zëri i fuqishëm i Çamërisë trime”, 5-9-2005).
Androkli Kostallari që shoqëronte një hetues anglez tregon: “Kudo ku shkonim nëpër vendqëndrimet çame, ishte shumë pak të thuash se gjendja e tyre ishte e vajtueshme. Por njëri nga rastet ishte aq rrëqethës, saqë s’do të më shlyhet nga kujtesa. Duke kaluar nga një vendvendosje në tjetrën në Kllogjer, para tendës më afër nesh, ishte ulur një plak rreth 75 vjeç, kur iu afruam, u tmerrova; ishte kockë e lëkurë, aq sa s’e kuptoja dot se si i mbahej fryma në atë kufomë, megjithatë ai qëndronte aq madhështor, sa edhe një monument. Anglezi e shikoi me vëmendje dhe nëpërmjet meje i bëri disa pyetje të shkurtra. Edhe pse buzët e fishkura i dridheshin, çdo përgjigje e tij ishte dinjitoze e filozofike. Pamje disi të ngjashme, vumë re edhe në tërë atë vend, ku ishin vendosur me mijëra njerëz. Duke ikur anglezi më tha: “Shumë krenar qenkan këta çamërit! Sado që po treten dhe po shuhen në këmbë, nuk përkulen; askush s’po nder dorën të kërkojë lëmoshë”. Si përgjigje, unë përmenda disa vargje popullore të kohës së Ali Pashë Tepelenës. “Arvanites penemeni, / çamidhes iromeni”. (Shqipëtarë të lavdëruar/ çamërit krenarë). I thërrita kujtesës, dhe pashë se ne veten tonë e marrin nëpër këmbë.
Zoti President, këto fakte të gjalla nga kujtesën e dhimbshme, që shpalosa këtu për ju, besoj janë të mjaftueshme, për të rimarrë në konsideratën e Presidencës shqiptare, shqetësimin tonë madhor, për zgjidhjen e tejvonuar të çështjes Çame.
Rasim Bebo, Addison IL. USA, mars 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: kujtese per camerine, rasim bebo

SHTETI BRENDA SHTETIT SHQIPTAR

February 17, 2015 by dgreca

Nga Rasim Bebo/
Shqipëria është i vetmi vend në botë, cili në parlamentin e vet, nuk ka krahun nacionalist. Prandaj greku Janullatos, ka ngritur në Tiranë, shtetin e vet shumë më të fuqishëm se shteti zyrtar shqiptar.(1) Një shtet “Brenda shtetit shqiptar”. Kjo principatë greke e krijuar prej tij në Shqipëri, vlerësohet realisht nga Kryeministri grek Cipras, i cili shprehet hapur, se Janullatosi: “Ka punuar mirë për greqinë”. Dhe për këtë apendiks shtetëror të formuar me sukses prej tij, siç deklarohet nga Athina zyrtare, Janullatosit i afruan vendin e presidentit të Greqisë. Por këtë detyrë, ai nuk e pranoi pasi, “Arsyetoi se fronti më i mirë për të, do të ishte vijimi i punës në dobi të Greqisë, brenda në Shqipëri”. (2)
Firma e ish presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia, solli Janullatosin këtu në vitin 1991, duke mos pranuar lidhjen me Gjermaninë. Ai zgjodhi afrimin me Greqinë, në emër të internacionalizmi proletar, për të mbrojtur shtresën politike të nomenklaturës komuniste, nga ndonjë vërshim i urrejtjes së popullit, kundër diktaturës së Enver Hoxhës. Në këtë mënyrë, Greqia do të luante rolin e xhandarit mbrojtës, për të mos e pësuar si Çaushesku në Rumani. Pra, elita komuniste shqiptare, për t’u mbrojtur nga shqiptarët, pranoi armikun shekullor të tyre, grekun, kryesisht për të shpëtuar lëkurën dhe vazhdimin e komunizmit të ri në Shqipëri, të quajtur “Demokraci”. Për të arritur këtë lloj shpëtimi, Ramiz Alia ligjëroi strategjinë tij tashmë të njohur: “ Kurrë nuk do t’i lëmë kundërshtarët tanë politik, të na marrin pushtetin. Por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre. Kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm, të jemi ne dhe njerëzit tanë. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Nëse lind nevoja, do të kemi mbeshtetjen e aleatëve të jashtëm ideologjik në pushtet, me ta na bashkon kauza e jonë e përbashkët… pavarësisht nga nuancat dhe diskordancat e përkohshme”. (3)
Janullatosi ka ardhur në Shqipëri me cilësinë e ekzarkut fetar, duke deklaruar, se misioni i tij ishte ngritja e KOASH-it dhe për këtë do t’i duheshin vetëm pak kohë. Gjatë këtyre 24 vjetëve, z. Janullatos ka synuar krijimin e një sinodi të Shenjtë, me shumicë greke dhe as ka diskutuar ndonjëherë faktin kushtetues, se kryepeshkopi shqiptar duhet të jetë me kombësi shqiptare, në funksion të parimit “vend i pavarur, kishë e pavarur”.
Propozimi i kryeministrit të ri grek për z. Janullatos, është një vlerësim i lartë për të, sepse i ka kryer shumë mirë detyrat në shërbim të kombit grek… një karrierë kushtuar tërësisht atdheut të tij Greqisë, në Shqipëri, ku roli greqizues që ai ka luajtur për asgjësimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ia ka arritur qëllimit. Ndërtimi i strukturave me peshkop grek , si rasti i Gjirokastrës e Beratit, meshat nëpër kisha në gjuhën greke, miratimi i një statuti, ku nuk figuron kombësia shqiptare, janë hapa prapa që ka bërë kisha shqiptare në këto vite. Duke zhvlerësuar kështu edhe arritjet e bëra që klerikët e lartë shqiptarë, si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi etj. Të cilët vunë themelet e kësaj kishe. Mbi të gjitha, kryeministri grek Cipras tha shkoqur një të vërtetë të madhe: “Janullatosi ka punuar shumë për Greqinë.” (4)
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi I KOASH Thoma Dhima thekson: “Kryepeshkopi i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Prof. Dr. Anastasi, i pyetur nga gazetarë të ndryshëm, si në Greqi ashtu dhe brenda vendit, lidhur me lajmet e përhapura mbi propozimin e tij për president të Greqisë, u përgjigj në mënyrë lakonike: “Hierarku ortodoks ka një detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të marrë poste politike”. (5)
Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Tirana zyrtare duhet të jetë e ndërgjegjshme se gjatë këtyre më shumë se 22 vjetëve, e ka lejuar Janullatosin të ngrejë një shtet brenda shtetit. Janullatosi është marrë me ngritje kishash, edhe atje ku nuk ka këmbë ortodoksi” (6).
Në vitin 1996 Janullatosi me Teodor Pangallosin, patën thënë se në Shqipëri ka 200,000 minoritarë. Atëherë ata e rritën 4 herë (4 X 50 = 200.000) popullatën e minoritetit. Më vonë e rritën 10 herë, i bënë 500.000 minoritarë, si dhe 10.000 vllehë, sllavo- maqedonë, u shtuan një zero dhe u bënë 100.000, pra kemi, 500.000 + 100.000 = 600 mijë minoritarë. Por në regjistrimin e popullatës, doli se minoritet zbriti poshtë, me 0.87% të minoriteteve në Shqipëri, turp për doktoraturën e Janullatosit. (7).
Ministri i jashtëm grek, Venizellosi, flet me ton urdhërues, duke e ndjerë veten se është në shtetin e tij grek, brenda shtetit shqiptar. Nga zyra e kryeministrit në Tiranë urdhëron: “Dëgjoni, ju, Shqiptarë!… Kujdes, mos bëni naze për plotesimin e kërkesave të Athinës, siç janë: kufiri detar, problemi i çështjes çame, mosprekja e ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvehtësimi i pushtimit të kishës ortodokse etj. (8).
Sot, Shqipëria po qeveriset me të vërtetë nga një bandë e lidhur me krimin e organizuar. Në një debat qeveri – opozitë, thuhet se ajo po e çon vendin në një katastrofë ekonomike. Mungon transparenca që do të zbulonte bandat që terrorizojnë Shqipërinë. Shqipëria u kthye në një Kolumbi e dytë në Evropë. Fabrika e drogës që u zbulua nga gjermanët, ka qenë e lidhur me mafien shtetërore, si dhe kapja e majorit shqiptar në Spanjë i ngarkuar me drogë. Mafia shqiptare përdor tritolin që shqetëson të madh e të vogëlinë këtë vend. Stacioni meteorologjik i Austrisë, kishte lajmëruar ditë më parë se “do të kishte përmbytje në Jugun e Shqipërisë”. Por qeveria nuk u ndije. Si është e mundur, që nuk u njoftuan njerëzit, t’i nxirrnin bagëtitë në vende më të larta, ku nuk i arrinte përmbytja?… Të sigurohej strehimi dhe ushqimi për familjet në vende të sigurta. Kjo është qeveria që bënte sehir, teksa njerëzit ishin nën pushtetin e ujit dhe të tmerrit. Me mijëra bagëti të ngordhura dhe shtëpi të shkatërruara”. (9).
Të gjitha këto prapësi që i bëhen vendit tonë, janë produkt i shtetit grek brenda shtetit Shqiptar. Kurdoherë greku ka kërkuar dhe kërkon eleminimin e kombit Shqiptar. Nga Aurel Dasareti citojmë: “… nuk ka qeveri të mirëfilltë që të ketë kontroll efektiv në të gjithë territorin e saj, por Jugun ja ka dorëzuar Greqisë, e cila ka uzurpuar KOASH, e tani kërkon naftë në ujërat tona. Kërkon Verio-Epirin … kërkon dru b… Nuk ka aftësi për të pasur lidhje të pavarura me shtetet e tjera, sepse më përpara duhet që ato të miratohen nga shteti grek. Konstruktorët e mëdhenj të botës shqiptare do të mbizotërojnë aty ku, pseudo-intelektualët, pseudo tradhtarët dhe partitë politike mafioze kanë dështuar. Urdhërimi i dashurisë vëllazërore, është i dënuar të jetë i pavlefshëm, por konstruktorët e mëdhenj do të ngjallin një jetë të re; në të kundërtën, sipas studimeve të mia… brenda 40 viteve do të shkombëtarizohemi, tjetërsohemi, asimilohemi dhe zhdukemi tërësisht si komb, si racë. As varret nuk do të na mbeten… Te rreshtohemi pas konstruktorëve, të vetmit subjekt që mund të shpëtojë kombin nga agresioni i jashtëm”. (10).
Referenca:
1. Aurel Dasareti “Jo zhdukja e Shqipërisë…” DIELLI” 22 janar 2015.
2. “Kryeministri I Greqisë vlerëson Janullatosin…” Gazeta 55, 4-2-2015.
3. “Strategjia e Ramiz Alisë”. Gazeta “ILLYRIA”, 19-12-2004, f.11.
4. “E vërteta që na deklaron Athina”, gazeta 55, 4-2-2015.
5. Thoma Dhima “Emri i kryepeshkopit kandidat për president…” , 3-2-2015.
6. Prof. Dr. Eshref Ymeri “Ka ardhur koha …” në internet 25-12-2014.
7. Rasim Bebo “Dodona Tempulli …”, bot. 2008, f. 329.
8. Prof. Dr. Eshref Ymeri, internet: “Ministri i jashtëm grek…” , 24-10-2013.
9. Sejdi Peka, “Me të vërtetë Shqipëria po qeveriset…”, online 55, 8-2-2015.
10. Aurel Dasareti “Jo zhdukja e Shqipërisë”, 22-1-2015.
Rasim Bebo Addison Çikago, shkurt 2015.

Filed Under: Analiza Tagged With: rasim bebo, SHTETI BRENDA, SHTETIT SHQIPTAR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT