Programi Unik Shqiptar-PUSH me qendër në SHBA, reagon ndaj rasteve të rrahjeve ditëve të fundit ndaj nxënësve shqiptar nga njerëz me maska të etnisë sllavo-maqedonase. Sulmet e tilla me prapavija politike, fetare dhe etnike e çojnë shoqërinë multietnike në Maqedoni drejtë urrejtjes së thellë. Ne mendojmë se këto veprime të huliganëve nazistë sllavo-maqedonas kanë përkrahjen edhe të klasës politike, ndoshta edhe të pjesëtarëve të policisë sepse është e pa pranueshme që në kryeqytetin e një shteti që pretendon të jetë anëtarë i NATO-s dhe BE-s të mos zbulohen grupet terroriste të etnisë sllave-maqedonase kur dhunohen fëmijët shqiptar. Me veprime të tilla nuk e çojnë shoqërinë multietnike drejtë bashkëjetesës, por drejtë ndarjeve dhe humnerës. Republika e Maqedonisë ka një siguri dhe demokraci të brishtë e cila me veprime të tilla të pazbuluara mund të shpërthej në një konflikt mbarë qytetar me prapavija etnike dhe fetare. Prandaj, ne i bëjmë thirrje qeverisë, partive politike, ambasadave të huaja që të reagojnë sa më shpejtë në kohë me qëllim që veprime të tilla të izolohen që në embrion dhe të mos zgjerohen. PUSH, deklaron se kemi të bëjmë me grupe naziste sllavo-maqedonase të tipit të Agimit të Artë që vepron dhunshëm ndaj emigrantëve të huaj në Greqi. Kemi frik se këto veprime të dhunës nga njerëz me maska që kanë ndodhur në Shkup janë të koordinuara me grupet naziste që veprojnë në Greqi.
I tërheqim vërejtje Institucioneve të Republikës së Shqipërisë që në bazë të Kushtetutës së saj, Neni nr.8 të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe të reagojë fuqishëm ndaj dhunimit që po i bëhet vogëlushëve shqiptar nga forcat e errëta sllavo-maqedonase të dirigjuara nga partitë politike sllave për të përfituar pikë gjatë zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 24 Mars në Maqedoni. Republika e Shqipërisë duhet të reagojë për dhunimin dhe djegien e flamurit kombëtar dhe shtetëror. Partitë politike shqiptare në Maqedoni të mos heshtin, por ta ngrenë zërin për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që flamuri ynë, gjaku dhe fëmijët tanë të bëhen viktima të epsheve të grupeve mafioze, politike dhe fetare të sllavo-maqedonasve për të realizuar projektet e tyre në dëm të kombit shqiptar.
Kryetari
Emin Eddie EGRIU
Programi Unik Shqiptar
SHBA, 01.03.2013