“Receta Pa Komb” e autorit Saimir A Lolja u botua në Tiranë në Shkurt 2018 dhe është tani pjesë e Bibliotekës Kombëtare dhe librarive të Tiranës, Rinasit, Elbasanit, Lushnjës, Prishtinës, si dhe tek www.bukinist.al.Brendia e tij në anglisht “The Nation-Free Recipe” u botua Prill 2018 dhe është përhapur në libraritë e Amerikës së Veriut dhe rrjetet www.amazon.com, www.thebookdepository.com, www.barnesandnoble.com, etj.
RECETA PA KOMB
Ky është titulli i librit me brendi të papritur botuar në Shqip dhe Anglisht këtë fillim viti.
Autori: Saimir A. Lolja
Titulli: RECETA PA KOMB Nëntitulli: Lufta e sllavo-komunistëve për “çlirim” Shtëpia Botuese: Helga’s Secrets, Tiranë Kur: Shkurt 2018 Ku gjendet: Biblioteka Kombëtare, libraritë në Tiranë, Prishtinë, Elbasan, etj. Internet: www.bukinist.al |
Autori: Saimir A. Lolja
Titulli: THE NATION-FREE RECIPE Shtëpia Botuese: Tellwell Talent, Vancouver Kur: Prill 2018 Ku gjendet: Bookstores in the West Internet: www.amazon.com, www.bookdepository.com, etc. |
Libri RECETA PA KOMB ka përmbajtje ndryshe nga një hartë mendore e zakonshme. Libri e përparon historinë shqiptare duke e ndriçuar atë më mirë. Aty lexohet ajo që nuk ishte menduar më parë. Libri nuk është opinion personal. Libri është si një bibël shqiptare: aty janë të gjitha. Brendia e tij përshkruan njërës dhe përmban analiza ushtarake, psikologji, histori shoqërore, gjuhë, politikë, spiunazh, Holokaust dhe Holodomor, dhe matematikë.
Libri ka në themel shqipërimin dhe prandaj që në fillim bëhet dallimi midis fjalëve jo-shqipe, atyre të albanizuara dhe atyre në shqip. Libri ka mënyrën e të shkruarit ndryshe ku nuk mungojnë themelet e domosdoshme çfarë-kur-ku-kush-pse-si. Libri nevojitet të lexohet dhe kuptohet i tëri, përndryshe një fjali e vetme do dukej si thashethem. Në këtë libër ai që di shumë gjen vetveten dhe ai që di më pak do dijë më shumë. Prandaj të lexosh këtë libër domethënë të mos ngelesh mbrapa.
Libri thur historinë shqiptare që nga fillimi i shekullit XX e deri tani si pjesë e historisë rajonale dhe evropianë. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri e përreth ka qenë e porositur. Me këtë brendi shqiptare kuptohet edhe rrjedha e ngjarjeve evropianë dhe botërore. Dhe se çfarë ka ndodhur me trojet shqiptare dhe në to nuk ka qenë dhe nuk është rastësi.
Shteti shqiptar u krijua në fund të Korrikut 1913 për shkak të përplasjeve ndërmjet vendeve të Lidhjes Entente (d.m.th. perandorive britanike, ruse, franceze) dhe vendeve të Boshtit Qëndror në Evropë (d.m.th. perandorive gjermane, austro-hungareze, italiane). Nëse Lidhja Entente do kishte patur autoritet të plotë, atëherë nuk do ishte krijuar shteti shqiptar. Vendimmarrësit nuk llogaritën përpjekjet dhe veprimet shqiptare për pavarësi. Ato as nuk llogaritën që shumicën e popullsisë dhe trojeve shqiptare po i linin jashtë kufijve të shtetit të cunguar shqiptar. Sa për kureshtje, disa pyetje që marrin përgjigje janë:
- Nëpërmjet kujt ideje u përhap lufta e shenjtë sllave (Svyashchennaya Voyna ose Slavic Jihad)?
- Pse në hartën e Evropës Juglindore gjatë shekullit XX u krijuan tre Jugosllavitë mutante dhe prej kujt?
- Pse edhe ai shtet shqiptar i cunguar i njohur në fund të Korrikut 1913 është sulmuar pa ndërprerje edhe tani?
- Çfarë ishte Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore?
- Cilët i financuan, stërvitën, furnizuan, mbathën dhe i ndihmuan ushtarakisht forcat sllavo-komuniste në Jugosllavinë Nr. 2, në Shqipëri dhe forcat e krishtera ortodokse në Greqinë veriperëndimore; dhe pse?
- Masakra e Borovës më 6 Korrik 1943, pse dhe nga ku erdhi urdhëri për të?
- Pse numri i 28’000 “dëshmorëve”?
- Incidenti me minat në Kanalin e Korfuzit më 22 Tetor 1946, pse e si?
- Kur e nga kush u piratuan qindra ton ar nga Shqipëria më 1946?
- “Diversanët” e futur në Shqipëri 1949-1954, pse ai emër dhe pse u dërguan?
- Historia politike e mbretit Ahmet Zog, pse ajo?
- Çfarë ishte Titizmi?
- Çfarë ishin në të vërtetë të ashtuquajturit pesë spiunët britanikë të Kembrixhit që i shërbyen BRSS?
- Çfarë ishte e ashtëquajtura Perdja e Hekurt e Luftës së Ftohtë dhe zgjatim i kujt ishte?
- Pse Shqipëria e krasitur u mbyll në kafaz për 45 vjet dhe vitet pas 1991 kanë qenë ato që kanë qenë?
Përgatiti Saimir Lolja, autori