• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadori Amerikan dhe Reforma në Drejtësinë Shqiptare

November 13, 2015 by dgreca

Nëse ka njeri që mund ta bëjë Reformën në Drejtësi, përveç faktorit të specialistëve, është ambasadori LU. Natyrisht ambasadori nuk do të bëjë nenet apo ndryshimet, por ai mban të karikuar faktorin politik që të mos ndalojë apo hezitoj. Partitë politike përdridhen e spërdridhen dhe nuk e duan në thelb ndryshimin e sistemit të drejtësisë, por sapo shikojnë ambasadorin Lu shkojnë me vrap tek komisioni përkatës për reformën. E kemi thënë se Lu nuk është ambasador si gjithë paraardhësit e tij. Ai është përtej ambasadorit, është edhe lider i fjalës, debatit, argumentit dhe i vendosmërisë.Ambasadori amerikan në Tiranë u tregua edhe njëherë tjetër i drejpërdrejtë në qortimet dhe akuzat për sistemin e drejtësisë. Në fjalën e mbajtur në takimin me Komisionin e Posaçëm për këtë reformë, Donald Lu tha se SHBA mbështesin plotësisht ndryshimet kushtetuese të propozuara nga paneli i ekspertëve. “Unë ju siguroj se SHBA mbështet plotësisht propozimet aktuale për ndryshimet kushtetuese. Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe diskutimet e ekspertëve për secilin prej këtyre ndryshimeve. Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa konkretë për të larguar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë”, deklaroi Lu. Ambasadori u tregua edhe njëherë tjetër i drejtpërdrejtë ndaj gjyqësorit, kur tha se gjykatës të korruptuar dhe të paaftë mbushin xhepat e tyre me paratë e shqiptarëve dhe kërkoi prej klasës politike t’i japë fund gjuhës së konfliktit dhe të punojë bashkërisht për këtë reformë. “Duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë nëse këto propozime janë reformat e duhura për të drejtuar problemet serioze të vendit. Partitë duhet të angazhohen dhe t’i japin fund sulmeve politike. Nxis që të dëgjohen me vëmendje diskutimet dhe këshillimet për këtë reformë”, shtoi Lu. Lidhur me shqetësimet e ngritura nga pjesëtarë të gjyqësorit se reforma mund të cënojë pavarësinë e këtij pushteti, Donald Lu kishte një përgjigjie krejt origjinale. “Asnjë shqiptar nuk beson sot se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Nuk është i pavarur nga ryshfeti, nuk është i pavarur nga telefonatat, ku persona me pushtet i telefonojnë drejtpërdrejtë personat e drejtësisë, nuk është i pavarur prej presionit të krimit të organizuar. Kjo reformë do t’i japë mundësinë e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë për herë të parë të pavarur”, mbylli fjalën e tij, Donald Lu.(KJ)

Filed Under: Analiza Tagged With: Ambasadori Lu, Drejtesia, reforma

PRESIDENTI OBAMA, THIRRJE PER REFORMA TE THELLA TE IMIGRACIONIT

October 17, 2013 by dgreca

Presidenti Barack Obama bëri dje thirrje për një angazhim të ri dypartiak në përgjigje të sfidave kombëtare dhe sinjalizoi se do t’i bënte presion Kongresit për të miratuar reforma të thella për imigracionin./

Nga Michael Bowman/*
Më herët këtë vit Senati miratoi një sistem reformash në politikat amerikane të imigracionit. Projekt-ligji do të forconte kontrollin kufitar dhe do të ofronte një rrugë drejt shtetësisë për miliona imigrantë pa dokumenta.
Por kjo nismë ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë anëtarë e konsiderojnë presionin për legalizim si amnisti për shkelësit e ligjit. Dje Presidenti Obama tha se reforma në imigracion mbetet përparësi:
“Duhet të mbarojmë detyrën e ndreqjes së sistemit defektoz të imigracionit. Shumica e amerikanëve mendojnë se ky është veprimi i duhur. Dokumenti pret miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve”.
Megjithë vëmendjen ditët e fundit mbi përparësitë fiskale, aktivistët kanë vazhduar përpjekjet për të siguruar mbështetje publike dhe për presion mbi ligjvënësit. Nëse ligjvënësit duan të arrijnë sukses ata duhet të veprojnë brenda këtij viti, pasi tradicionalisht ligjvënësit ngurojnë të votojnë për tema të nxehta politike në vit zgjedhjesh. Zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe një pjesë të Senatit zhvillohen vitin e ardhshëm. Aktivisti pro reformave Frank Sharry thotë se koha është shumë e rëndësishme.
“Mendoj se do të jetë me rëndësi kritike që Dhoma e Përfaqësuesve të fillojë ta shqyrtojë këtë çështje, ta hedhë në votë. Mendoj se është e rëndësishme që të veprohet këtë vit”.
Zoti Sharry shton se mbetet kohë e mjaftueshme deri në dhjetor, nëse ligjvënësit duan ta realizojnë këtë reformë.
Kundërshtarët e projektligjit të Senatit thonë se do të ballafaqohet me rezistencë të fortë në Dhomën e Përfaqësuesve. Kreu i Qendrës për Studime mbi Imigracionin me seli në Uashington, Mark Krikorian, thotë se ligjvënësit mund të shqyrtojnë një propozim që nuk ofron shtetësi për personat pa dokumenta të rregullta:
“Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve mund të jenë dakord t’u japin këtyre individëve viza pune, që i shndërrojnë ata në persona me dokumenta të ligjshëm, por pa të drejtën e shtetësisë”.
Aktivistët pro reformave, përfshirë Presidentin Obama, kanë kundërshtuar idenë e çdo propozimi që nuk përfshin rrugën drejt shtetësisë. Presidenti tha dje se projekt-ligji i Dhomës së Përfaqësuesve mund të ndryshojë nga ai i Senatit, por mjafton të fillojnë negociatat.
Pas komenteve të Presidentit, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nxorën një deklaratë ku bënin thirrje për veprim. Por analisti Mark Krikorian thotë se republikanët e Dhomës kanë vizion tjetër për reformat në imigracion nga ato të demokratëve dhe konsensusi mund të jetë i vështirë.
Nëse nuk realizohen reformat në imigracion këtë vit, analistët thonë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Kongres do të përcaktojnë fatin e reformave në 2015.(Kortezi VOA)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Imigracioni, Presidenti Obama, reforma

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT