Raul, 11, djali i vogël kishte qenë i përfshirë në teatër në shkollën e tij dhe pëlqen aktrimin. Kush e di, ardhja në SHBA do t’i jepte atij mundësinë që të jetë Leo DiCaprio i ardhshëm/
Nga Vilma Zenelaj/
Gjithëcka dukej se po shkonte mirë për familjen Ymeraj, një familje shqiptare prej kater vetash, që jetojnë jashtë vendit në një pjesë rurale të Romës që nga fundi i 1990-së. Avni, 50-të, bashkëshorti / babai dhe vetëpunësuar marangoz, ka qenë në gjendje për të siguruar për familjen e tij, pavarësisht nga uljet dhe ngritjet të ekonomisë italiane ku është shumë e vështirë për të pase një punë të stabel e lëre pastaj te kesh biznesin tënd të vogël dhe të suksesshëm. Porositë vijnë çdo ditë për këtë zejtari artizanal, por Avnija është i kujdesshëm ne zgjedhjen e klientave, ai do të punojë. Jo të gjithë paguajnë për punën e bërë, dhe për fat të keq Avnia ka pasur disa klienta të pandershëm, por hej jeta vazhdon, dhe mundësi të tjera vijne, si fitimi i llotarise vizave të SHBA’së 2014.
Mirsada, gruaja / nëna e dy djemve, ishte e gëzuar për këtë lajm të papritur, pasi të gjithë pothuajse në Evropën Lindore dhe në Evropën Perëndimore do të jepnin gjithçka për ‘Endrën Amerikane’ sidomos me ekonomin e lekundur të Evropës. Lajmi dukej gati i pa besuar për të gjithë, por fakti që ata fituan filloi të ngulitej në zemrat e tyre. Raul, 11, djali i vogël kishte qenë i përfshirë në teatër në shkollën e tij dhe pëlqen aktrimin. Kush e di, ardhja në SHBA do t’i jepte atij mundësinë që të jetë Leo DiCaprio i ardhshëm. Ai mezi po priste të vendosej në Los Angeles, ku kushërira e mamit, aktualisht banon dhe te merte klasa aktrime dhe një agjent. Endi, 16 vjec, djali i madh kishte dëshire për të shkuar në kolegj në SHBA te studionte per shkenca. Nuk është i sigurt cila temë, por qielli s’ka kufi. Dhe Avni dhe Mirsada donin të punonin dhe të, blinin një shtëpi të bukur të vogël dhe të dilnin në pension.
Pas pergatitjeve të çdo dokumentacioni te kërkuar nga INS, dita e intervistës ishte vendosur, paratë për vizat ishin paguar, vizitat e mjekut ishin bërë dhe në fund intervista ndodhi më 23 prill 2014. Gjithkush u gëzua, përveç oficeri i emigracionit që i mori ne interviste. Me sa i dukej atij, vëtem nëse Avnija përgjigjej ‘cilat lëndë në mënyrë të detajuar kishte studiuar ne semestrin e fundit të shkollës së mesme, e cila ka ndollur mbi 30 vjet më perpara, dhe logjikisht se si mundedet dikush të kujtoj çdo lëndë që ka studjuar aq gjatë, Avnia nuk kualifikohej.
Avnia u përgjigj shumë mirë derisa edhe Avnija ishte i befasuar se sa mirë ju kujtuan lëndët, por kjo nuk e kënaqi oficerin që sdi asgjë për drurin. Familja tregoi letrat që Avnija është i vetë punësuar / marangoz, një profesion shumë i dëshiruar sipas webfaqes së vizave llotari, www.onetonline.org, por oficeri nuk pranoi qe te shikonte të gjitha dokumentat. Frika ju fyt familjes Ymeraj qe u hutuan dhe u ndihen më shumë si kriminelë në pyetje, sesa thjeshte një procedurë e verifikimit te dokumentave individuale dhe familiare.
Si mund dikush të argumentojnë me një figurë autoritare që refuzon të shikojë faktet? Dukej e padrejtë. Shumë e padrejtë. Oficeri ishte edhe i mirësjelljeshem duke i kërkuar falje duke qeshur nën buze dhe duke thene “ju jeni një familje e mirë e bukur, mua me vjen keq!” Familja nuk e pranoi faljet e tij dhe ata janë duke bërë kerkese për një seancë të dytë për shkak të faktit se oficeri po shpërfillonte kualifikimet te cilat jane qartë te deklaruara në webfaqen e tyre:
“Përvoja e Punës: Nëse jeni të kualifikuar me përvojë pune, duhet të ketë dy vjet përvojë në pesë vitet e fundit, në një punë në të cilën, nga Departamenti Amerikan i përkufizimeve të Punës, kërkon të paktën dy vjet trajnim ose eksperiencë që është përcaktuar si Zona Job 4 ose 5, e klasifikuar në një përgatitjes specifike profesionale (SVP) vlerësim i 7.0 ose më e lartë. ”
Marrur nga: http://travel.state.gov/content/visas/english/immigrate/diversity-visa/if-you-are-selected/confirm-your-qualifications.html.
Gjithashtu : Pagat & Tendencat e punësimit kombëtar
Pagat mesatare (2013) $ 17,66 për orë, $ 36,740 vjetore
Punësimit (2012) 160.000 të punësuar
Rritja e parashikuar (2012-2022) mesatar (8% në 14%)
Hapje e parashikuara të punës (2012-2022) 40.800
Industritë Top (2012) I vetëpunësuar
Administrative dhe mbështetëse Shërbimet
Marrur nga: http://www.onetonline.org/link/summary/49-9099.00
Familja nuk e di pse oficeri i refuzoj vizat dhe veproj paligjërisht. Ajo që ka rëndësi është se ata do të apelojnë dhe në qoftë se kerkesa nuk do ti jepet atehere ato do të kërkojnë këshilla ligjore me avokat në masë të plotë të ligjit. Pasi dëgjuan raste te ngjashme nga miqtë qe i ka ndodhur e njëjta gjë shqiptarëve dhe se si kur ata apeluan ju dha viza, familja u inkurajua.
Në fund të fundit fitimi i një llotari të vizave nuk është një ngjarje e përditshme dhe të drejtën për të shkuar në SHBA ligjërisht është diçka që të gjithë do të luftonin për këtë të drejtë.