• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rëndësi ka të qeshim

May 22, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

… Si tha plaku Mere, mua s’më ka mbetur asgjë tjetër, veçse të qesh. Kështu edhe shqiptarët. Po gajasen me vetdeklarimet e zyrtarëve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Megjithëse është e çuditshme ekzistenca e një formulari të tillë kur bëhet fjalë për çështje të individit në raport me të shkuarën. Apo edhe pastërtinë e figurës, me që ai apo ajo do jenë kontigjent i së ardhmes në postet drejtuese. Pra si të thuash marshinistët e shoqërisë. Them se është e çuditshme, pasi të lë një përshtypje pa shije. Ose as peshk e as mish. Kjo për faktin e thjesht, nuk ka efekt veprues. Që domethënë, edhe pse i dënuar. Ose edhe pse mashtrues, prapë ti mund të zgjidhesh sa herë ta ka qejfi në cilin do post që ofron maqineria e legjislativit shqiptar.
Ai apo ajo, komisioneri aty, vetëm sa mbush formularin. Asgjë më shumë.
Mjafton të kesh para. Mjafton të jesh pjesë e atij tekniciteti që shqiptarët kanë bërë historikisht me shtetin e tyre.
Nëse deri dje mund të kapje majat me manovrimin e diplomës së shkollës së Partisë së Punës. Aq më tepër që ai ishte një sistem i mbështetur tek ideollogjia. Dhe e kishte të legalizuar padrejtësinë. Sot mund të gdhihesh brenda javës me tre diploma. Kjo vetëm për faj të institucionit, por të atij njeriu teknicien që shitet për një dopio raki. Mirëpo sado që gajasemi ky është një nga mashtrimet që ne si shqiptarë ia lejojmë vetes me bujarinë më të madhe. Me një shkelje syri. Ne i shkruajmë ligjet për në t’i patur. Jo për t’i zbatuar.
Në ngjizje të kësaj metode ka qëlluar që një kuadër i lartë t’i kërkojë llogari specialistëve se përse në mbledhjen e radhës mungon aty skllavatori. Ashtu sikundër sot një ”jurist” kërkon nenin 79 të Kushtetutës së Shqipërisë të paraqitet në raportin ditor të Kuvendit.
E megjithatë edhe pse kudo ka komisione verifikimi, shkalla e penetrimit të elementit që nuk plotëson asnjë kriter është në kategorizimin sipëror. Qytetarët shqiptarë edhe pse flasin për tradita fisnike, për besë, për hakikate etj…, nuk e kanë për gjë të drejtohen nga një mashtrues ordiner. Apo një i pamoralë, një nallban etj…, e për rrjedhojë një të pashkolluar.
Pjesë e këtij sistemi sot një pranverë e hatashme shqiptare. E këtij kombi të cilit gjeneron vetveten brenda katërqind emrave. Duke i dekoruar, luftuar, shkalluar. Duke i ruajtur balancat perfekte midis llojit për llojin. Në të katër pushtetet…, aq sa e ardhmja e tij mbeti përjetësisht një tranzicion. Sot ekzistenca shqiptare përbehet me këtë lloj gjenalogjie shoqërore. Të rinjtë që nxitojnë të rriten dhe të ikin. Prindër të papunë që mbajnë sytë nga ata. Një klasë politike shekullore, që vegjeton vetveten. Me një mesatare moshe midis prindërve të vetmuar, kontigjentit me ndihmë sociale. Dhe teknicienëve që sot drejtojnë Bashki të vendit, të çimentuar në sojin e Ali Pashë Tepelenës. Duke pasur në krahë, një Thanas Vaja ose një Man Kukaleshi, të pajisur deri me fjalën e fundit të kutive përgjuese. Eshtë kjo arsyeja që sot Shqipëria është e mbushur edhe me intelektualë që grinden. E nxitojnë të luftojnë njëri-tjetrin me teorinë demode të provincializmit se kush ka lexuar më shumë. Kush di më shumë etj. Duke harruar përfundimisht misonin e intelektit. Atë që përpos meritave dhe meritokracisë, është vullneti i mirë karshi popullit tënd, shoqërisë tënde, ai çfarë e shpie përpara shtetin. Jo stoicizmi i tipit Ramiz Alia karshi Enver Hoxhës etj. Të cilin sot e gjejmë të tiparizuar shkëlqyeshëm në çdo qoshe Tirane.
Eshtë tragjike se si në një emision investigativ, siç ishte ai para disa ditëve në Stop, de që Kryetari i Bashkisë së Durrësit emëron një mësues fshati. Ai tha se është një interpretim i gabuar i ligjit etj. Në fakt është shkelje e pastër e ligjit. Sa kohë që fletdokumenti ka firmë dhe vulë. Jo interpretim, por shkelje e pastër.
Megjithatë drutë i ha Man Kukaleshi, ai drejtori me shtatë emra, me shtatë diploma, me shtatë amanete që vjen nga gjiri i zhelanëve të mini byrove politike. Eshtë e njëjta situatë e shpjegueshme edhe me prurjet e emrave me të cilët ne po gajasemi. Thua shefat tanë nuk i dinin këto. Nuk e dinë se çfarë kualifikimi, të shkuar, apo aftësish kanë. Sigurisht që po. Ndaj qelbosja është pjesë e tërë, jo e atij apo këtij personi. Në fund të fundit ata iu përgjigjën frymës së teknicinëve shqiptarë. Atyre që e duan kështu Shqipërinë…, me rini në arratisje, me prindër vetmitar, me kontigjent që mbahet nga përkrahja sociale. Dhe me kanakarë të përjetshëm pushtetesh.
Nuk kemi parë gjë akoma. Ndaj hiqjani petë lakrorit. Përpos dështimit të paktën kënaquni me të qeshura.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Rëndësi ka të qeshim

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT