Shkruan: Refik HASANI/
Cilat jan veprimet që duhet të ndërrmirren që më në fundë Republika e Serbisë , të pranon zyrtarisht se vetëm prej qershorit 1999 deri në vitin 2010 sipas gjendjes në terren dhe rexhistratave të disa OJQ-ve ka mbi 50 mijëtë dëbuar dhe zhvendosur shqiptarë nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva që tani jetojn dhe kan gjet strehim në Republikën e Kosovës e gjetiu.Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekada nuk kanë asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre. Pse nuk është marrë inciativa deri më tani që të hapet nga një zyrë e OSBE-së edhe nëpërë disa Bashkësi Lokale si në ate të Banjës së Sijarinës, Tupallës, Zarbicës, Muhocit dhe Karadakut të Preshevës. Përveqë këtyre zyreve është ndier nevoja që të hapen edhe zyra për kthim, për marrjen e informative dhe investime për të dëbuarit e luftës. Qeveria e Serbisë sillet sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 50 mijë banorëve që kanë lëshur trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë. Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë Serbi. Me këto metra katror disa prej shume shteteve, sot janë shtete të pranuara edhe në Këshillin e Sigurimit me të drejta të plota. Që nga koha e prishjes së RSFJ-vetëm ne shqiptarët që ishim për nga numri i banorëve të tretë, ende nuk kemi arritur as për gjysmë të marrim të drejtat që na takojn. Dhe që nga ajo kohë, në tri Komunat e cekura më lartë banorët filluan të drojn nga pasiguria, nga ndjekjet e vazhdueshme, bisedat e shumta nëpër satacione të policisë, filluan njerzit ti lëshojn trojet e tyre. Që nga vitet 90-ta shqiptarët në këtë Krahinë të cekur filluan të organizohen ku u mbajtë edhe Referendumi më datën 1 dhe 2 mars 1992 për Autonomi politiko-Territoriale dhe me një alternativ me të drejtë bashkangjitje me Kosovën.
Dëbimi dhe zhvendosja e shqiptarëve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva me të madhe filloi që nga pas nënshkrimit të marrëveshje së Kumanovës
Në veqanti gjatë luftës së armatosur në Kosovë filluan dhuna e shfrenuar kundër shqiptarëve në këtë Krahinë, sepse po mbështesinin luftën e Kosovës. Pastaj me rastin e tërhjeqjes të gjithë ato forca thuajse gati u vendosën dhe u stacionuan në këtë Krahinë, nëpërë lokalitete dhe zona të banuara me popullatë shumicë shqiptare, paramilitarë dhe të tjerë vrastar. Pushteti agresiv i Serbisë në vend që të luftoj në front me UÇPMB-në hakmerret kundër civilëve të pafajshëm sidomos në disa zona të ndieshme si në Komunën e Medvegjës, Karadakë të Preshevës dhe Malësin e mbi qytetit të Vranjës. E që kjo e fundit sot lirisht mundë të themi se është shëndrruar një poligon të vërtet ushtarak dhe nganjëher thuhet që baza ushtarake e Cepotinit 7 km afërë qytetit të Bujanocit është më e madhë apo në Malësin e mbi qytetit të Vranjës, në Sitili te Novosella e Suharën, Guri i zi, Lis i Qobaneve si dhe te Gurët e bardh në Priboc e Qarrë. Banorëtë e Krahinës shqiptare të mbetur ende nën Serbi, mbi 50 mijë banorë u zhvendosën, u dëbuan dhunshëm, vetëm e vetëm t’i lëshojn trojet e tyre stërgjyshore dhe të lirojn disa zona. Republika e Serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera, kemi të zhvendosur që janë jo vetëm nga këto tri Komuna të cekura , por edhe nga qytete të tjera të Serbisë si Beogradi, Nishi, Leskoci,etj. Republika e Serbisë duhet të ketë një program, një projekt a platform afat shkurtërë, afat mesëm dhe afat gjatë, me një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre. Kërkesë imediate e kategorisë së të zhvendosurve pavarësisht ku janë me qëndrim të përkohshëm, të ardhur nga Krahina e mbetur nënë Serbi është:
– Deri më tani Republika e Serbisë nuk ka treguar kurrfarë shenje të vullneti të mirë që dëshiron ti kthej të zhvendosurit për kundrazi me çdo kushtë është munduar ti pengoj direkt apo indirekt në forma nga më të ndryshme ashtu si di vetë ajo!. Serbia deri më ta ni nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit nga Krahina shqiptare. Shpëtim për Malësin e mbi Vranjës është që ato pakë banorë të mbetën në Malësi dhe të kthehen më shumë të zhvendosur është që rruga të asfaltohet. Kërkojmë që një mision mbykqyrës dhe faktëmbledhës të jetë i pranishëm edhe nga OSBE-ja. Urgjentisht kërkohet që banorët e ardhur nga Krahina shqiptare e mbetur nën Serbi prej Komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë që:
– Të bëhet rexhistrimi i tyre nga organet e Republikës së Serbisë, prej organeve ku janë të vendosur në Kosovë apo Maqedoni apo,edhe prej mekanizamve relevant ndërkombëtarë.
– Të bisedohet shumë shtruar edhe nga niveli më i lartë shtëtëror i Republikës së Kosovës për kategorin e të zhvendosurve.
– Nëse kemi një ofertë për të zhvendosurit do të kemi më shumë familje që dëshirojn të kthehen.
– Republika e Kosovës do të lirohet nga barra e tëpërt.
– Republika e Serbisë do të tregoj realisht që nuk është e një anshme vetëm të kërkoj për pjesëtarët e vetë, por ka interesim edhe për banorëtë e vetë, pasi ashtu po trumbeton se i mbron të gjithë barabarsisht.
Për të kthyerit duhet krijuar edhe disa parakushte, të ketë liri të plotë të lëvizjes, të rregullohet dhe investohet për infrastrukturën rrugore, sepse në disa fshatara janë shkatrruar edhe shtyllat elektrike, nuk ka ambulanca apo përkudesje mjekësore etj. Në Malësin e mbi Vranjës ushtria duhet të tërhiqet nëpër kazerma, sepse ajo është pengesë kryesore për kthimin e të zhvendosurve. A nuk mjafton baza ushtarake e ushtrisë Serbe në Malësinë e mbi Vranjës, ku është shëndrruar në një poligon të vërtet ushtarak. Që ka disa pika me përqendrim të madh të ushtarëve dhe arsenalit tepër të madhë ushtarak, lëvizin aqë shumë, që kjo prodhon dhe ka një psikozë të madhe të frikës për banorët dhe penges kryesore për kthimin e banorëve në trojet e veta stërgjyshore, pra mugon liria e lëvizjes së lirë të vendasve. Banorët e mbetur sidomos në Komunën e Medvegjës në Malësi të mbi Vranjës dhe në Karadak të Preshevës. Këto pjesë kanë mbetura të boshatisura dhe të mbetura gati pa banorë. Republika e Serbisë punon me shumë ftyra dhe standarde të shumëfishta, çfarë të drejtash dhe kushtete kërkon për kthimin e Serbëve lokal të Kosovës as qerekun e atyre të kushteve nuk ua mundëson komunitetit shumë të madhë në Serbi që është një Krahinë homogjene dhe shtrirje shumë të gjërë gjeografike. Serbia nuk ka investuar fare në kthimin e të shpërngulurve, sa është investuar për Serbët e zhvendosur në Kosovë për gjashtë muaj, nuk është investuar as për dhjetë vjetë për tri Komunat e cekura për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë në Serbi. Serbët kanë beneficione të mdha shetisin nëpër Kosovë me targa të vjetra marrin rroga, pesione prej buxhetit të Kosovës, Sërbisë dhe atij të huaj. Kurse të zhvendosurit shqiptarët gati kan mbetur nënë mëshirën e fatit të tyre. Pyetja si fillim dhe në përmbyllje të këtij shkrimi: Cilat jan veprimet që duhet të ndërrmirren që më në fundë Republika e Serbisë, të pranon zyrtarisht se vetëm prej qershorit 1999 deri në vitin 2010 sipas gjendjes në terren dhe rexhistratave të disa OJQ-ve ka mbi 50 mijë të dëbuar dhe zhvendosur shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që tani jetojn dhe kan gjet strehim në Republikën e Kosovës e gjetiu.
12 Qershor 2017