• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REZOLUTA PËR ÇAMËRINË MIDIS MJEGULLËS DHE REALITETIT

December 16, 2012 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

 Dorëzimi i Rezolutës për çështjen çame nga partia PDIU në Kuvendin e Shqipërisë ka hapur probleme midis partive dhe deputetëve shqiptar të cilët janë ndarë në disa grupe. Të parët duan që kjo Rezolutë të aprovohet, të dytët nuk dëshirojnë që kjo çështje të diskutohet fare në Kuvend sepse ju prishet rehatia me miqtë e tyre grek dhe grupi i tretë është indiferentët të cilët qëndrojnë të fshehur pas gishtit me qëllim që të fitojnë simpatinë e shefit për tu future në listat e kandidimit për deputet në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen në Qershor 2013.

Veprimi i PDIU për diskutimin e çështjes çame në Kuvend është një veprim i drejtë, një çështjen që nuk duhet të pengohet nga deputetët shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë për ta votuar, por është shumë e vonuar sepse bëhet fjalë për një rezolutë ku është masakruar një pjesë e popullit shqiptar. Dy deputetët shqiptar z.Idrizi dhe z.Tahiri duhen përgëzuar për këtë iniciativë. Por mendimi im personal është se shumica e deputetëve shqiptar do të abstenojnë, sepse ata kanë interesa personale që lidhen direkt me Athinën. Për fat të keq një pjesë e deputetëve shqiptar janë me gjak përzier, më saktë vijnë nga familje të krijuar midis shqiptarëve me vlleh, grek, sllav, boshnjak, serb etj. Deputetëve tanë u mungon dashuria për kombin dhe atdheun, prandaj jemi kështu si jemi prej kaq vitesh, të përçarë e të inatosur keqas.

Pas dorëzimit të Rezolutës Athina zyrtare ka deklarojë se çështja çame nuk ekziston, është e mbyllur. Politika greke flet me këtë ton për çështjen çame gjithnjë sepse e di që politikës shqiptare, ministrave dhe deputetëve tanë ju mungon qëndrimi burrëror kombëtar, pra Athina e di mirë se ne përfaqësohemi nga njerëz me karakter të dobët që shesin çdo gjë për përfitime ekonomike personale. Në Shqipëri ende nuk ka një parti të shëndoshë të djathtë. Çështja çame nuk mund të jetë e mbyllur asnjëherë deri sa ende në Çamëri jetojnë shqiptar etnik, janë me dhjetëra fshatra që ende flitet gjuha shqipe duke u mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha.

Athina sillet ashpër ndaj politikës diplomatike të Shqipërisë sepse ajo i ka brenda në ministrinë e jashtme njerëzit e saj të besueshëm ose më mirë lexoni Bilal Xhaferin se çfarë ka thënë vite më parë për ministrat shqiptar, është e njëjta situate. Ndërsa Ministria e jashtme e jona është e dështuar në diplomaci dhe politikën e vendit. Viteve të fundit më shumë kemi diplomat të cilët punësohen për rroga të sigurta, bursa për fëmijët e tyre se sa diplomatë që punojnë për Shqipërinë. Një pjesë e mirë e diplomatëve kanë dezertuar ndër vite, një pjesë është kapur me lëndë narkotike etj. Po të bëjmë një kërkim rreth ministrisë së jashtme shqiptare të pas viteve 1990 do mësojmë dështimet e saja.

Presionet e Greqisë se çështja çame është pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, janë të tipit primitivë, presione fëminore. Një shtet demokratik dhe që është anëtar në disa organizata të fuqishme që mbështetin paqen dhe demokracinë nuk duhet të sillet në këtë mënyrë. Në këtë rast Greqia, e cila tashmë ka vërtetuar se nuk e ka merituar anëtarësimin në NATO dhe BE, këto janë edhe opinionet e shumë vendeve anëtare të këtyre dy organizatave të fuqishme.

Çështja çame nuk është pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne duhet ta kemi të qartë se nuk do të mund të anëtarësohet në BE para vitit 2020. Shqipëria asnjëherë nuk do bëhet anëtare e BE pa zgjidhur çështjet me fqinjët rreth të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë saj. BE është një kapitull i mbyllur për disa shtete të Ballkanit të cilët ende kanë hesape të pambylluar midis tyre. Për fat të keq ne bëjmë pjesë në shtetet që nuk kemi zgjidhur ende çështjen e shqiptarëve në Ballkan, ku jemi të ndarë në disa shtete.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, dhe mjegulles, mes tralitetit, rezoluta came

REZOLUTA CAME

December 15, 2012 by dgreca

Idrizi: Rezoluta çame, akt i fqinjësisë së mirë. Politika ia ka borxh Çamërisë/

 TIRANË- Në mbledhjen Këshillit Kombëtar të PDIU-së, kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi prezantoi strategjinë e rezolutës çame, që sic beson Idrizi, do të votohet në Parlamentin e Shqipërisë.
“Sot jemi më të vendosur se kurrë ta cojmë amanetin tonë në vend. Sot para gjithë kombit e botës ky amanet ka marrë formën e rezolutës parlamentare. Aty janë porositë për tu kthyer në tokën e të parëve, për të parë varret, për pronat. Ky tekst është sot publik në dritën e diellit, sot kemi detyrë ta mbrojmë. Ne bazohemi mbi konventat evropiane të të drejtave të njeriut, bazohemi tek vlerat që kane ndërtuar botën demokratike”, tha Idrizi.
Sipas tij me votimin e kësaj rezolute, politika shqiptare do lajë borxhin që i ka Çamërisë. “Ata që s’thonë asnjë fjalë të mira të paktën ta dëgjojnë rezolutën. Është akt bashkimi dhe jo ndarje. Është një platformë e studiuar mirë është dokumenti më i rëndësishëm, që i vë kapak çështjes çame, kësaj plage të hapur të cështjes sonë kombëtare. Përkujdesja dhe shërimi i kësaj plage është aksion kombëtar, interesi i të gjithëve. Ne i kemi hyrë këtij aksioni”, komentoi Idrizi.
Kjo rezolutë sic tha Idrizi është ndër të tjera një akt që kërkon fqinjësinë e mirë dhe bashkëjetesën me ta në paqe.
“Fqinjësi e mirë do të thotë reciproritet dhe ne këtë po kërkojmë, do të thotë të njohësh të drejtat reciproke, të ulësh dhe të bisedosh, të heqësh ligjin e luftës, të nderosh të vrarët në të dyja anërt… Nëse jemi fqinjë ne duhet të merremi vesh, është akt i fqinjësisë së mirë, i ftojmë të jetojmë bashkë. Është akt kujtese, sepse partitë e mëdha e kanë harruar çështjen çame, është akt bashkimi e konsensusi, duam ta firmosin të gjithë, myslimanë, krishterë e ortodoksë, të majtë e të djathtë, është akt drejtësie evropiane mbështetemi vetëm mbi ligjet evropiane, akt patriotizmi për të gjithë se atdheu është dhe kujtimi i të parëve, ne i respektojmë ata”, shtoi Idrizi.
Ndër të tjera Idrizi deklaroi se po krijohet një front kombëtar që do firmosë një peticion pro rezolutës. Ky front, shtoi ai duhet ti kundërvihet frontit antikombëtar, atyre që janë kundër kësaj rezolute. Idrizi tha se deri më tani peticionin pro rezolutës e kanë firmosur aktivisti i shquar kombëtar Sami Repishti dhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu.(kortezi Balkanweb)

Filed Under: Opinion Tagged With: rezoluta came, Shpetim Idrizi

GATI REZOLUTA PER CESHTJEN CAME

December 9, 2012 by dgreca

Dy deputetet e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri do të dorëzojnë zyrtarisht të hënën në Kuvendin e Shqipërisë, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame.
Rezoluta përmban 13 pika, të cilat, siç nënvizon PDIU, mbështeten dhe marrin në konsideratë qëllimet dhe parimet e larta të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe legjislacionin shqiptar.
Në realcionin shpjegues, PDIU thekson se rezoluta kërkon që në përputhje me nenin 15 të Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 të Protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të së drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë. Për këtë duhet bërë abrogimi shprehimisht i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e Marrëdhënieve diplomatike në 1971, e sanksionuar dhe më vonë me vendimin e Qeverisë Papandreu në 1987.
Rezoluta i kërkon qeverisë që nëpërmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojë këtë kërkesë duke aktivizuar dhe instrumentet që dikur funksiononin, siç kanë qenë komisionet dypalëshe. Këto Komisione duhet të identifikojnë ato akte ligjore, apo administrative që bien në kundërshtim me Traktatin e miqësisë dhe Konventën Europiane.

13 pikat e Rezolutës
1. Rezoluta njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e Traktatit të miqësisë midis dy vendeve.

2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare.

3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare,

4.Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare, për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje, etj;

5.Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim;

6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata;

7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke.

8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish qytetarëve grekë, të vrarë gjatë gjenocidit grek;

9. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore;

10. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologetë nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame;

11. Ngarkon Qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem;

12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare.

13. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adeguate.(Kortezi:Balkan Web-News 24)

Filed Under: Featured Tagged With: Idrizi, rezoluta came, tahiri

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT