• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A DO TA DO TA DOREZOJE RAMA KOKEN E TAHIRIT?

October 17, 2017 by dgreca

*Përgjimi italian: Saimir Tahiri në gojën e Moisi Habilajt, Rama: sa më shpejt e vërteta/

1rama-dhe-tahiri_0-e1508247874911

*Mediat italiane: si ra në grackë Habilaj dhe lidhjet e tij me zyrtarë të lartë/

dosja Basha

BASHA-Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.

1 gazeta-e-jugut

Eshte trondite skena politike shqiptare. Opozites i ka ardhe Lepuri ne shteg; akuzat e saj per Saimii Tahirin dhe lidhjet e tij me Habilajt-klan kriminal(Saimiri deklaroi se eshte kusheri i 10-te, ndersa vellai i Moisi Habillait, tha se jemi kusherinj te gjashte. Opozita nuk mund ta linte ne heshtje kete rast te arte.Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar dosjen e plotë të drejtësisë italiane për ҫështjen, Habilaj-Tahiri.Dosja, siç shkroi shtypi, është me një volum prej 400 faqesh.Moisi Habilaj, është arrestuar një ditë më parë nga policia italiane, dhe opozita ka deklaruar se ai ka lidhje gjaku me ish-ministrin Saimir Tahiri, dhe ka kërkuar nga Rama arrestimin e Tahirit.

Po fare tha Basha ne Konference Shtypi?

Kam thirrur këtë konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit pasi Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike, përsa i përket krimit të organizuar shqiptar dhe lidhjeve të këtij krimi me qeveritarët e sotëm.Dje, pas muajsh dhe vite pune, policia italiane arrestoi Moisi Habilajn, kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.Moisi Habilaj njihet po kështu si kushëriri i Saimir Tahirit, për 4 vite Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

4 vite me radhë, Partia Demokratike ka denoncuar mbi 1 mijë e 400 herë lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun përmes bandës së Habilajve. Mbi 1 mijë e 400 herë Edi Rama e ka marrë në mbrotje Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarë hapat politikë dhe ligjorë, edhe atëhere kur lidhja e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve u provua, siç ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, i cili denoncoi se banda e Habilajve përdorte mes të tjerave automjetin personal të Saimir Tahirit, audin e famshëm, taksinë e drogës me imunitet ministror.

Prej 24 orësh, Edi Rama hesht.

Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.

Partnerët strategjikë prej vitesh e prej muajsh i kanë vënë Edi Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë jo vetëm lidhjen por rolin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Edi Rama ka refuzuar të ndërmarrë çdo lloj veprimi. Përkundrazi, e ka mbrojtur Ministrin e tij të Brendshëm dhe, në qeverisjen e tij të dytë, e ka graduar koordinator kombëtar për bashkëqeverisje me qytetartët.

Ne e dimë se është çështje orësh apo ditësh, para se të bëhen publike, faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare për lidhjen e Saimir Tahirit dhe për përgjegjësinë e tij direkte për mbrotjen dhe promovimin e trafikut të drogës përmes bandës Habilaj. Ne e dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Edi Ramës.

Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama ti vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara?

Natyrisht nuk pres përgjigje prej Edi Ramës.

Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin këto 4 vite edhe pse e ka ditur se, ai, është protektor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i trafikut të drogës, përmes bandës Habilaj dhe bandave të tjera të krimit të organizuar.

Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal i bandave, është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017-ës.

Sot, jo vetëm Shqipëria, apo Italia por Europa dhe gjithë bota kanë përpara “corpus delicti”, faktet e pakundërshtueshëm të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me botën e errët dhe narkobandave shqiptare.

Jemi përpara vendimeve të rëndësishme.

Shqiptarët kanë dy rrugë;

Të ulin kokën e të pranojnë realitetin malinj që iu imponohet çdo ditë në rrugët e sheshet e qyteteve tona nga bandat që përdorin kallashët dhe tritolët për të larë hesapet me njëri-tjetrit, pavarësisht prej numrit të viktimave të pafajshme, dhe të fëmijëve që ndodhen në këto rruge, në këto sheshe të qyteteve dhe fshatrave tona, të pranojnë se ekonomia shqiptare e bashkë me ta edhe shqiptarët si krah pune të shndërrohen skllevër dhe burime përfitimi për bandat e narkotrafikut dhe qeveritarët e lidhur me ta, ose, së bashku të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë legjitime për të mos u qeverisur as nga bandat, as nga ministrat, as nga kryeministri i bërë njësh me ta.

Eshtë ora e vendimeve të mëdha.

Por sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë.

Faktet janë publike, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët apo ditët në vijim.

Nga ana e Tij Rama po jep shenja se do ta shese koken e Tahirit. Ne reagimin e tij, Rama shkroi ne statusin e tij:

RAMA- DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Po te vertent ka kerkuar edhe Tahiri, i cili e ka pranuar se gafa me e madhe e tij, ishte shitja e makines Habilajt. Por ka pase edhe nje veprim simbolik nag Kryeprokurori LLalla, i cili ia ka mbylle deren Tahirit, kur ky i ka kerkuar takim.

Filed Under: Featured Tagged With: Habilaj, krimi, Rama, tahiri, trafiku

Vuçiç është mërzitur sepse është shuar policia paralele serbe

May 30, 2017 by dgreca

Kosovë-Tahiri: Vuçiç është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe/
Prishtinë, 30 Maj 2017-Gazeta DIELLI/Duke reaguar në deklaratën e Vuçiçit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiç është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe në veri të Kosovës, prandaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste.
“Policia e Kosovës është në tërë shtetin e Kosovës, ndërsa në veri jo vetëm që Zëvendësdrejtori është shqiptar por edhe gjithë struktura është me përbërje shumetnike, sepse Kosova është një shtet demokratik në vepër, dhe jo si Serbia që demokracinë e ka në fjalë dhe nacionalizmin në vepra.

Kjo tregohet më së miri me faktin se shqiptarët në Serbi kanë më pak të drejta se sa serbët në Kosovë. Por një ditë, edhe Serbia do të detyrohet të heq sëmundjen e nacionalizmit nëse e dëshiron vërtet Evropën”, ka thënë Tahiri.Kryeministri në largim i Serbisë, i cili pas pak ditësh merr edhe zyrtarisht postin e presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb “Pink”, ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe.“Asociacioni i komunave serbe është pjesë kyçe e Marrëveshjeve të Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiç nuk merrte vendime, ishte sharmant por nuk merrte vendime. Ne e kemi marr vendimin që të gjithë policët të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic çizme shqiptare të mos vë këmbë në veri të Kosovës”, citohet Vuçiç nga media./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Policia Paralele Serbe, tahiri, Vucic

Takim me studentët e Universitetit Clemson nga SHBA-ja

May 23, 2017 by dgreca

Ministrja Tahiri priti në takim studentët e Universitetit Clemson nga SHBA-ja/

1 Tahiri studnetet okPrishtinë, 23 maj 2017- Ministrja për Dialog në detyrë, Edita Tahiri priti në takim studentët nga Universiteti Clemson të Karolinës së Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij universiteti z. Vladimir Matic.Ministrja Tahiri tha se Kosova është shembull i krijimit të një shteti të ri në botë, e cila është e sigurt drejt një të ardhme euroatlantike. “Lufta jonë për pavarësi ka qenë një luftë e drejt që u kuptua dhe u mbështet nga aleati jonë kryesor, SHBA-ja, shteti nga vini ju dhe ne falënderojmë popullin amerikan dhe qeverinë amerikane që na ndihmoi në rrugën tonë të pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuar më tutje studentët për periudhat e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar krijimi i shtetit të Kosovës, përfshirë këtu periudhë e çlirimit, përpjekjet njëshekullore për liri dhe vetëvendosje të shumë gjeneratave dhe rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, me të cilat iu dha fund shtypjes së popullit shqiptar, duke gëzuar lirinë për të gjithë qytetarët pa dallim.Ministrja Tahiri theksoi se në kuadër të proceseve të përfundimit të Luftës së Ftohtë, e cila krijoi perspektiva për popujt e shtypur, ne i dhamë fund hegjemonisë, sistemit totalitar dhe shtetit artificial të ish-Jugosllavisë, ndërsa u treguam vizionar duke u pozicionuar përkrah shteteve perëndimore, duke ndërtuar aleancën historike me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.Ministrja Tahiri më tej theksoi se periudha e pasluftës ishte periudhë e përqendrimit tonë në ndërtimin e shtetit, në fillim si një protektorat ndërkombëtar dhe që nga 17 shkurtit 2008 si shtet i pavarur dhe sovran, i cili përparoi si në drejtimin e funksionalitetit,  ashtu edhe të integrimeve euroatlantike. “Kosova sot është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabizim Asociimit me Bashkimin Evropian, kemi vendosur lidhje speciale me NATO-n, 114 vende kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe Kosova është anëtare e plotë në shumë organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuat edhe më tej studentët rreth  përkushtimit për forcimin e sundimit të  rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, mirëqenien sociale, krijimit të një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët,  i cili do të garantojë të drejtat e secilit dhe të zhvillimit të kapitalit njerëzor, duke pas parasysh se Kosova gëzon me një rini të shkolluar dhe potenciale të mëdha ekonomike.

Gjithashtu në këtë takim ministrja Tahiri foli për rolin e Kosovës në paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë, duke thënë se Kosova ka dëshmuar të jetë një partnere për paqe dhe partnere euro-atlantike për sfidat globale të sigurisë, ato të tashmet dhe ato që mund të vijnë në të ardhmen.Ministrja Tahiri, ju përgjigj pyetjeve të shumta që shtruan studentët e universitetit Clemson të SHBA-ve.Profesori Matic në fund të takimit falënderoi ministren Tahiri për fjalën e saj me ç’rast tha se ligjërata do të kontribuoj për rritjen e njohurive të studentëve të Univeristit Clemson për këtë pjesë të botës.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: akim studentët e Universitetit, Clemson, nga SHBA-ja, tahiri

Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm Tahiri?

March 11, 2017 by dgreca

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama i ka komunikuar sot largimin nga detyra ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Për këtë vendim, nuk ka patur ende asnjë njoftim zyrtar, sikundër dhe për motivet. Por burime qeveritare kanë shpjeguar se kjo lëvizje pritet të pasohet dhe me largimin e disa ministrave të tjerë. Opozita e cila prej më shumë se tre javësh këmbëngul në krijimin e një qeverie teknike, i mëshoi sërish pasdte këtij kushti duke u shprehur se protesta nuk mjaftohet me “koka turku”, ndonëse e cilësoi si fitore të saj, shkarkimin e ministrit Tahiri.

I porsa kthyer nga vizita zyrtare në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për t’i komunikuar largimin nga detyra. Burime si pranë qeverisë ashtu dhe pranë vetë ministrit, e konfirmuan këtë lëvizje të papritur. Ndonëse ka qenë në qendër të kritikave, vecanërisht nga opozita, ministri Tahiri është marrë gjithnjë në mbrojtje të hapur nga kryeministri dhe është lëvduar prej tij për punën e bërë.

Ende nuk ka asnjë asnjë njoftim zyrtar për motivet e kësaj lëvizje, e cila duket se do të pasohet dhe me ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. Të paktën sipas burimeve pranë qeverisë, të hënën kryeministri Rama pritet të mbledhë kryesinë e partisë socialiste, për të diskutuar lëvizjet e mundshme në kabinetin e tij.

Largimi i ministrit Tahiri dhe ndryshimet e pritshme, vijnë në një moment kur opozita po kërkon me këmbëngulje krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershorin e ardhshëm. Opozita ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, për shkak të përhapjes së fenomenti të kultivimit të marijuanës, duke këmbëngulur se me paratë e pista nga narkotrafiku, qeveria do të blejë votat e shqiptarëve. Dhe ministri Tahiri, është njeriu që sipas saj, është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar.

Pas tre javësh protesta para selisë së Këshillit të ministrave, dje mbi 20 parti opozitare njoftuan se nuk do të rregjistrohen në zgjedhje, pa u arritur më parë krijimi i një qeverie teknike. Lëvizjet e kryeministrit duket se për momentin nuk do të kenë ndonjë efekt në qëndrimin e ardhshëm të opozitës. Në fjalën e tij sot pasdite kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se “nuk jemi mbledhur këtu për koka turku, por për të siguruar për shqiptarët sot e mot dhe brezat që vijnë për të garantuar standartin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe zgjedhje të lira e të ndershme me një kryeministër garant të krimit e drogës nuk mund të ketë. Ndaj, çfarëdo prapraskenash dhe thashethemesh të kurdisin, mesazhi ynë është një e i pandryshuar. Qëndresa jonë është e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe para Europës”.

Megjithatë, lajmin e largimit të ministrit të Brendshëm, zoti Basha e quajti një sukses të protestës. “Sido që ta shtjellin e përcjellin lajmin, fakti është se për më shumë se 3 vite opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për shkak të lidhjeve të tij me krimin në mënyrë institucionale dhe Rama nuk ka dëgjuar. Prej më shumë se dy vitesh ja kërkon dhe partneri në koalicion, ky jo vetëm që nuk ja vuri veshin por i hoqi dhe ministrinë e Drejtësisë. Prej më shumë se 6 muajsh ja kërkuan dhe partnerët tanë strategjik e ky u tall e tallet me ta. Dhe nëse është i vërtetë largimi i Tahirit, kjo është fitorja vetëm e juaja dhe e bashkimit qytetar dhe prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizije popullore”, u shpreh zoti Basha në fjalën e tij para disa qindra protestuesve që qëndrojnë në çadrën e ngritur para kryeministrisë.

Largimi i zotit Tahiri, është i shtati, në radhën e ministrave që kanë lënë kabinetin e kryeministrit Edi Rama. I pari ka qenë ministri për marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi i cili dha dorëheqjen në gusht të vitit 2014 për arsye personale, ndërsa pak javë më parë ishte ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili u shkarkua nga detyra.(Kortezi: VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Ministrin e Brendshëm, Rama shkarkon, tahiri

Një kompani serbe e naftës po tenton të nis veprimin ilegal në Kosovë

December 14, 2016 by dgreca

Ministrja Tahiri: Kemi njoftuar Bashkimin Evropian se një kompani serbe e naftës po tenton të nis veprimin ilegal në Kosovë/

Prishtinë, 14 dhjetor 2016-Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se Ministria për Dialog ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian në lidhje me përpjekjet për veprimtari ilegale në Kosovë të një kompanie nga Serbia e cila merret me shitjen e derivateve të naftës dhe e cila ka përgatitur për të hapur tri pika të shitjes në Kosovë gjegjësisht në komunën e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ajo ka kërkuar nga BE-ja që të angazhohet për pengimin e zhvillimeve të tilla që janë në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.Ministrja Tahiri, po ashtu ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë veprimtarinë joligjore të kësaj kompanie si dhe ka ftuar në vigjilencë të gjitha institucionet  shtetërore të Kosovës duke marrë parasysh informacionin se kjo kompani sjellë naftën ruse në Kosovë. “Duhet të kemi vigjilencë maksimale që të ndalojmë çfarëdo ndikimi të Rusisë në Kosovë sepse mund të jetë me rreziqe për sigurinë kombëtare të shtetit tonë euroatlantik dhe me rreziqe gjeostrategjike për Kosovën dhe rajonin.  Kjo çështje duhet të trajtohet nga institucionet tona shtetërore në kontekstin e ambicieve të rrezikshme të Rusisë për ndërhyrje të mundshme gjeostrategjike në gjithë rajonin e Ballkanit”, tha ministrja Tahiri. Pas marrjes së informacionit nga mediat se një kompani e Serbisë e cila bënë shitjen e derivateve të naftës është duke hapur tri pika të shitjes në komunat veriore të Kosovës me datën 6 dhjetor 2016, Ministria për Dialog ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar që të bëhen verifikime zyrtare të kësaj informate.Me datë 8 dhjetor 2016, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas verifikimeve ka njoftuar zyrtarisht se pas inspektimit nga Inspektorati përkatës është konstatuar se informata është e saktë dhe se kompania e ashtuquajtur “Nis petrol” ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka vendosur për t’i hapur tri pika të shitjes pa pasur licencë përkatëse nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.Pas këtij konfirmimi zyrtar, Ministria për Dialog ka njoftuar Bashkimin Evropian në lidhje me këtë problem dhe ka kërkuar angazhime adekuate të BE-së si ndërmjetëse e dialogut.Sipas të dhënave të siguruara përmes internetit thuhet se kompania “Nis petrol” është kompani aksionarësh ku 56 % të aksioneve janë nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër e Qeverisë së Serbisë.

 

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ne Kosove, një kompani, po tenton të nis, serbe e naftës, tahiri, veprimin ilegal

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT