• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Letër nga Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi

February 22, 2023 by s p

Drejtuar: Të gjithë kirurgëve të çfarëdo disipline kirurgjike, shkencëtarëve të shkencave bazike që merren me çështje kirurgjike, specializantëve të të gjitha degëve të kirurgjisë, apo edhe studentëve të fakultetit të Mjekësisë/Stomatologjisë, dhe të tjerë që punojnë dhe jetojnë në diasporë.

“Në emër të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, ju ftoj për bashkëpunim, anëtarësim, dhe angazhim në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë së Kosovës, mbretëreshës së të gjitha fushave të mjekësisë në botë”. NE e kemi krijuar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës (KCS) në fund të vitit 2018 si organizatë shkencore dhe avokuese, për të udhëhequr avancimin e të gjitha disiplinave kirurgjike në Kosovë me standardet dhe etikën e praktikës kirurgjike.Avancimi i të gjitha disiplinave kirurgjike mund të arrihet përmes edukimit të vazhdueshëm dhe të strukturuar, që fillon në fakultetin e Mjekësisë, përgjatë specializimit që ka nevojë për ndryshime thelbësore, sub-specializimeve krahas avancimeve teknologjike, si dhe përditësimit dhe adaptimeve të protokolleve më të reja klinike dhe shkencore.E gjithë puna a KCS-së është e organizuar përmes Komiteteve të ndryshme, nga kirurgët që kanë interesim dhe aftësi klinike të posaçme. Ndërsa, e tërë puna jonë është e planifikuar në mënyrë që të rrisim qasjen kirurgjike për të gjithë pacientët, për të reduktuar komplikimet duke përmirësuar rezultatet, e njëkohësisht për të ulur koston e kujdesit për të gjithë.Tash KCS ka fituar rëndësi në Kirurgjinë botërore. Vitin e kaluar për herë të parë KCS mori pjesë në mënyrë të barabartë me shtetet tjera në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve.Ishte nderi im më i madh të përfaqësoj KCS-në në këtë familje të madhe ndërkombëtare të kirurgjisë. Ne do të jemi në këtë Kongres Klinik për çdo vit, i cili është më i madhi në botë.Ndonëse jemi Kolegji më i ri në botë, këtë vit do ta festojmë 5 vjetorin e krijimit tonë. Kësisoj, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka organizuar dy Kongrese Klinike shumë të suksesshme, në vitin 2021 dhe 2022, dhe tani për këtë vit jemi në proces të përgatitjeve për organizimin e Kongresit të Tretë Klinik, i cili do të mbahet më 12-15 Tetor, 2023. Ky Kongres, si edhe të tjerët, do të jetë multi-disiplinar me pjesëmarrje masive të kirurgëve të Kosovës dhe diasporës, si dhe ligjërues më eminent ndërkombëtar, kirurgë më eminent të botës, që tash janë anëtarë nderi të KCS, dhe të tjerë të cilët kanë ardhur me vetëfinancim në dy kongreset tona.Ndërkaq, vlen të theksohet se KCS ka filluar ta ribotojë revistën e vetme shkencore në fushat e shëndetësisë, Kosova Journal of Surgery. Për të mbajtur të informuar sa më mirë anëtarësinë KCS-së kemi filluar me botimin e Buletinit të KCS-së, i cili nga ky vit do të botohet tre ose më shumë herë në vit.Unë e di shumë mirë se si JU të gjithë ndiheni, sepse punoni dhe jetoni atje ku jeni, por me mendje gjithmonë jeni në Kosovë. Bëni dy jetë, por shumë me rëndësi është të merrni pjesë në secilin aktivitet të KCS-së, në Kongres, dhe në të gjitha Komitetet e Kolegjit, duke sjellë njëkohësisht miq dhe mentorë tuaj. Ju mund ta mbështetni një ligjëratë në emër te profesorëve tanë të nderuar, te cilat i kemi identifikuar ashtu që kurrë mos t’i harrojmë mësuesit dhe pionierët e kirurgjisë kosovare, mund ta mbështetni një pjesë të Kongresit, mund ta shpërndani përkushtimin tonë për ta ndërtuar kirurgjinë moderne kosovare. Bëhuni anëtarë i rregullt i KCS-së, dhe me mburrje shtoni shkronjën FKCS pas emrit tënd, Fellow of Kosova College of Surgeon, sikurse që unë e bëj në çdo nënshkrim timin. Ejani në Kongresin Klinik te Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës dhe shikoni flamurin e Kosovës në familjen e gjithë atyre shteteve që bëjnë kirurgjinë botërore. E di se ju e doni shumë Kosovën, prandaj tash neve na duhet shkencërisht dhe praktikisht ta shprehim këtë. Kosova ka shumë nevojë për kontributin tuaj, për disiplinën dhe etikën e punës që keni krijuar jashtë Kosovës, për etikën kirurgjike dhe mjekësore dhe për përgatitjen tuaj shkencore.Ejani e bëhuni pjesë e simpoziumeve shkencore, ligjëratave dhe transformimit të Kirurgjisë së Kosovës, bëhuni pjesë e ndërtimit të 8 Qendrave Kirurgjike Klinike të Ekselencës në Kosovë, nga ato 12 sosh sa kemi premtuar se do t’i bëjmë.Ndihmoni në një ose më shumë nga 22 sub-specializimet që kemi planifikuar vitin e kaluar. Ejani dhe vendoseni një gurë në themelin e Qendrës dhe Institutit Bio-Mjekësor dhe Qendrës për Kërkime Shkencore dhe Simulimit, e po ashtu edhe të Qendrave tjera të Ekselencës. “Nëse NE kirurgët e bëjmë punën tonë dhe e vendosim kirurgjinë në piedestalin më të lartë, mjekët dhe profesionistët tjerë shëndetësor të Kosovës të shpërndarë në gjithë botën do të na bashkohen gjithsesi”.Sikurse të gjithë ju në botë, pra jashtë Kosovës, edhe unë tash e më shumë se 30 vjet kam jetuar dy jetë, atë profesionale në SHBA, përderisa gjithmonë në mendje kam qenë dhe jam në Kosovë. Në nëntor të vitit 2021 ndërpreva të gjitha gjërat që kisha ndërtuar me vite në SHBA, si Kryeshef dhe Drejtor i Kirurgjisë në gjithë rrjetin e 10 spitaleve në Westchester, New York, dhe me vullnet e dëshirë shumë të madhe pranova ftesën t’i shërbej vendit dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo pjesë e jetës sime do të jetë një nga më të ndriturat dhe më të rëndësishmet e jetës sime akademike, kombëtare dhe njerëzore. Më pak se një vit më vonë, me shumë dhembje dhe zhgënjim të pa imagjinuar dhashë dorëheqje, ngase kuptova qartë se unë mund të kontribuoj shumë më tepër “jashtë kafazit dhe TEATRIT POLITIK”.E di se për shumë nga JU dorëheqja ime nga posti Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka pasur ndikim jo të mirë, dhe ka qenë “një dush i ftohtë”, në shpresat e shumicës, që menduan se më në fund do ta transformojmë dhe rivalizojmë shëndetësinë e Kosovës.Edhe pse dhashë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, UNË dhashë premtimin dhe do e mbaj deri në fund, se nuk do të ndalem asnjëherë së ndihmuari Kosovën.Nuk kam dhënë dorëheqje për të ndaluar së ndihmuari Kosovën, në asnjë mënyrë, bashkë të gjithë do të vazhdojmë, andaj apeloj të JU, te të gjithë, ta bëni të njëjtën, “BASHKË TA NDIHMOJMË KOSOVËN”, në mënyra të ndryshme, por efektive. Ne, më së paku kemi komoditetin-rehatinë që të shkojmë ngadalë në zhvillimin e shëndetësisë. Kjo do thotë se Ne nuk kemi kohë për të humbur me ata që as nuk dinë as nuk donë ta zhvillojnë shëndetësinë e Kosovës. Nuk mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë me “neokolonialistët mjekësor”, që kanë lëshuar rrënjë në forma të ndryshme në Kosovë, tash më shumë se dy dekada. Për ta ndërtuar shtetin tonë duhet të kemi shëndetësi moderne, pa shëndetësi moderne nuk kemi liri të plotë dhe nuk kemi shtet funksional.Për të arritur barazi profesionale kirurgjike, me kirurgjinë botërore, NE të gjithë bashkë, duhet të punojmë shumë më tepër dhe ta “duam vendin dhe kombin tonë shumë më shumë se që po e duam sot”. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të sillemi më përgjegjësi të madhe secili prej nesh, por gjithashtu, do të kërkojmë përgjegjësi nga secili. Dorëheqja ime ishte kërkesë e përgjegjësisë për secilin prej nesh. Nuk ishte dorëzim-përkundrazi, ishte dhe është drejtë realizimit të qëllimeve tona.

Filed Under: Politike Tagged With: Rifat Latifi

Ministri Prof. Dr. Rifat Latifi takime intensive në Austri

July 15, 2022 by s p

Situata me Covid-19, bashkëpunimi në mes të ty Qeverive, respektivisht Ministrive të Shëndetësisë, Universiteteve dhe klinikave të dy shteteve, kanë qenë temë diskutimi në takimin bilateral të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi dhe Ministrit të Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve të Republikës së Austrisë, z. Johsnnes Rauch.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ambasasori i Republikës së Kosovës në Austri dhe këshilltarja e jashtme e ministrit Latifi, prof. dr Lumnije Kqiku.

Në këtë takim, ministri Latifi shpalosi të dhënat rreth situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë, duke theksuar rritjen e rasteve dhe menaxhimin klinik të rasteve.

Ministri Latifi kërkoi nga homologu i tij austriak z. Rauch bashkëpunim dhe përkrahje për të përmirësuar sistemin shëndetësor të Kosovës.

Po ashtu, ministri Latifi, theks të veçantë i dha edhe bashkëpunimit në apektin e trajnimit të stafit mjekësor të Kosovës, si të mjekëve, infermierëve dhe teknikëve mjekësor si dhe shkëmbimit të ekspertëve shëndetësor, gjithashtu edhe në fushën e hulumtimeve shkencore.

“Kosova e ka popullsinë shumë të re në moshë, ndërsa mundësia e bashkëpunimit për trajime të stafit shëndetësor dhe hulumtime shkencore është i domosdoshëm, pasi që të rinjtë tanë kanë nevojë për mbështetje të tillë profesionale”, tha ministri Latifi.

Me që, Austria është vend mik i Kosovës, ministri Latifi shprehu besimin se bashkëpunimi dhe mbështetja e shtetit të Austrisë nuk do të mungojë.

Ministri Latifi bisedoi me homologun e tij austriak edhe për shtatë shtyllat dhe për 14 Qendrat e Ekselencës, me të cilat synohet transformimi i shëndetësisë në Kosovë.

Ministri austriak i Shëndetësisë, z. Rauch falënderoi ministrin Latifi për vizitën, duke i premtuar se do të bashkëopnojnë ngushtë për kërkesat që sistemi i shëndetësisë i ka në Kosovë. Ai tha se shkëmbimi i stafit mjekësor të Kosovës është i mirëseardhu, pikërisht në ato programe ku ka më së shumti nevojë.

Filed Under: Sociale Tagged With: Rifat Latifi

Mesazh i Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Prof. Dr.Rifat Latifi lidhur me vaksinimin kundër COVID-19

July 1, 2022 by s p

Të dashur qytetarë,

Kosova është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit kundër COVID-19 në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ekipet tona të vaksinimit, kanë dhënë deri tash mbi 1.8 milionë doza të vaksinës, ndërsa rreth 1 milionë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Ajo që kemi parë ditëve të fundit, ku rastet e COVID-19 janë rritur, na dëshmon të gjithëve se pandemia nuk ka përfunduar dhe ne kemi ende rrugë për të bërë deri në fundin e saj.

Variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjell vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona.

Prandaj, na duhet patjetër ta rrisim kujdesin, për të evituar kthimin e kufizimeve të rënda, të cilat nuk i do askush nga ne, por që në situata të caktuara imponohen.

Jemi në stinën e pushimeve verore dhe vendi ynë pret që ditëve dhe javëve në vijim, shumë mërgimtarë të vijnë në Kosovë, për t’u bashkuar me familjet e tyre dhe për të ndarë momente gëzimi dhe përjetime të ndryshme me të gjithë ne.

Ata do të vijnë në shtëpitë, familjet dhe në vendin e tyre të dashur dhe ne, si gjithmonë, i mirëpresim.

Ju lusim që t’i shfrytëzoni mundësitë e ofruara në vendet prej nga vini dhe të vaksinoheni. Nëse se keni bërë këtë, do t’u ofrojmë çdo mundësi që vaksinën te merrni në Kosovë, për të pasur pushime të rehatshme e të shëndetshme.

Qytetarë të dashur,

Kosova, falë angazhimit të institucioneve tona dhe përkrahjes së miqve tanë, ka vaksina të mjaftueshme për çdo qytetar që është apo që mund të vjen këtu. Për të gjitha moshat dhe kategoritë e popullatës. Por, kemi nevojë që thirrjes për vaksinim t’i përgjigjeni me përgjegjësi.

Mos ta harrojmë faktin, se përkundër suksesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, ka ende vende ku vaksinimi është i ulët. Prandaj, më të sigurt, do të jemi vetëm atëherë kur secili nga ne, e bën atë që duhet bërë përballë virusit: zbatimin e masave të kujdesit dhe vaksinimin e plotë. Për ta parandaluar infeksionin, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

Me përuljen më të madhe, ju lus që për shëndetin tuaj dhe shëndetin tonë të përgjithshëm, të vaksinoheni, me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, në mundësinë e parë.

Shëndeti është vlera më e madhe për çdo njeri prandaj ta vlerësojmë, ruajmë dhe të kujdesemi për të!

Ju faleminderit!

Filed Under: Politike Tagged With: Rifat Latifi

PROF. DR. RIFAT LATIFI*: 28 NËNTORI ËSHTË THEMEL E THELB I IDENTITETIT TONË KOMBËTAR SHQIPTAR

November 29, 2021 by s p

Të nderuar udhëheqës e anëtarë të Vatrës,

I nderuar Kryetar i Vatrës z.Elmi Berisha, të nderuar anëtarë të Trupit Diplomatik nga Tirana e Prishtina, i nderuar Këshilltari Mark Gjonaj, të nderuar udhëheqës të komuniteteve fetare të Komunitetit Shqiptar në New York, përfaqësues të mediave, të nderuar të pranishëm, miq, motra e vëllezër.

Më lejoni që në emër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti të ju përcjell urimet më të përzemërta: Urime 28 Nëntori! Urime Dita e Flamurit! Këtë datë e kemi të përbashkët të gjithë shqiptarët! Është themel e thelb i identitetit tonë kombëtar shqiptar. Vetëdija jonë historike e ka këtë datë në qendër. Skënderbeu në Krujë në shekullin XV, Ismail Qemali në Vlorë dhe Adem Jashari në Prekaz në shekullin XX. Flamuri,pavarësia, çlirimi. Kryengritjet tona për liri janë frymëzuar nga kjo datë dhe kanë mbajtur lart flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes. Amaneti dhe ideali i dëshmorëve bëhet njësh me 28 Nëntor me dëshirat dhe ëndrrat e rinisë dhe fëmijëve. 

Andaj 28 Nëntori është festë e shumëfishtë për kombin shqiptar. Është dita e Flamurit, është dita e Pavarësisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar – kryekomandantit Adem Jashari, është edhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete sovrane, zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira me dobi të përbashkët për të gjithë qytetarët tanë. Kosova dhe Shqipëria janë shtëpitë që kombi shqiptar i ka ngritur vetes për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe është detyra jonë për të bërë të mundur që këto dy shtëpi të jenë të forta dhe mbështetje edhe për ata shqiptarë që janë jashtë tyre, kudo në Ballkan dhe diasporë. Kujtesa e aktit të 28 Nëntorit vazhdimisht dhe gjatë gjithë vitit na fton që të forcojmë lidhjet kombëtare, zhvillimore në ekonomi e kulturë e në të gjitha fushat, dhe, kam besimin se ne do të dimë t’i përgjigjemi siç duhet, kurdoherë.

Të nderuar miq,

Në historinë në të cilën ka lënë vulën e vet Vatra, dy emra mbeten të pashuar, dy dije enciklopedike e dy poliglotë, dy subjekte krijimtarë e dy punëtorë kombëtarë, dy natyra të ndryshme, njëri më shumë poet e tjetri më shumë prozator, njëri më shumë publik e tjetri më shumë intim, njëri tribun i shtruar e tjetri kritik sqimatar, të dy dashuronjës të artit dhe mbrojtës të kulturës, të kredhur në tërë bëmat tona politike dhe njohjen botërore të çështjeve shqiptare, të mirët më të lartë të kombit, të lodhur e të dëshpëruar rrallë, por me fuqinë që të nesërmen të rimerrnin sërish punën e Sizifit. Sepse, le ta themi hapur, Sizifi humb për vete, por përmes tij fiton njerëzimi. E me ta, kombi fitoi dimensione kulture, historia jonë u pasurua me dy viganë, jetët tona me dy shembuj vullneti, rinia jonë me dy shembuj dijeje bashkëkohore. Të dy e njihnin botën në më të mirën e tyre, ndaj dhe i ofronin kombit të tyre nejrëzimin më të përzgjedhur. Noli e Konica, na mbajnë ngrohtë përherë porsi Vatra.

Gëzuar Dita e Flamurit!

*Fjala e mbajtur në darkën e 109 vjetorit të Pavarësisë dhe festës së Flamurit Kombëtar.

Filed Under: Politike Tagged With: Rifat Latifi

VATRANI PROF.DR. RIFAT LATIFI EMËROHET MINISTËR I SHËNDETËSISË NË KOSOVË

November 16, 2021 by s p

Sokol Paja/

Vatrani Prof. Dr. Rifat Latifi, kryetar dhe Profesor i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të New York, Shkolla e Mjeksisë dhe Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore Westchester në Valhalla, New York është emëruar Ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Prof. Dr. Rifat Latifi është Shefi i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester dhe anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS), Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (ICS) dhe të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Prof.Latifi shërben në bordet editoriale të shumë revistave ndërkombëtare. Prof. Latifi është anëtar i një numri të organizatave të shumta kirurgjikale shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas emërimit, në fjalën falenderuese Ministri i Shëndetesise Dr. Latifi tha: “Faleminderit për nderin e madh që më keni bërë me këtë detyrë të jashtëzakonshme. Do të angazhohem me gjithë qenien për t’i ngritur standardet shëndetësore. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ne do të investojmë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Shërbimet do të krijojnë të ardhura, me të ardhurat e shërbimeve ne investojmë sërish në kualitet”, tha ministri i ri, Latifi. Dr. Rifat Latifi gjatë vizitës së fundit në Vatër u shpreh: “Jam shumë i gëzuar që jam sot në mesin tuaj. U gëzova shumë kur erdha dhe e gjeta derën e Vatrës të hapur. Kjo derë duhet të qëndrojë e hapur përgjthmonë për secilin prej nesh që të kontribuojmë me aq sa mundemi. Unë kam qenë pjesë e Vatrës që kur kam qenë në specializim në Yale University në vitet 90. Përveç gëzimit që përjetoja në sallat kur operacionet dilnin me sukses, gëzimi dhe kënaqësia e dytë ishte kur vija në Vatër. Edhe pse kam shetit shumë shtete të botës dhe Amerikës, kurrë Vatrën nuk e kam hequr nga zemra e mendja ime. Lidhja me Vatrën është një lidhje me atdheun, me tokën tonë, kjo lidhje e shënjtë duhet të adaptohet dhe të respektohet prej të gjithëve neve sa jemi e kudo që jemi. U jam mirënjohës për ftesën z.kryetar, por ju nuk duhet të na ftoni, ne duhet të vijmë vetë këtu. Se kjo është toka jonë, kjo është Shqipëria jonë, Kosova jonë, struktura jonë, krejt jeta jonë. Para 20 vitesh ne filluam implementimin në Kosovë të telemjeksisë e teleshëndetësisë. Ishte një hap gjigand për kohën, ndërsa sot krejt bota e ka adaptuar atë sistem. Sot Shqipëria ka 47 qendra të telemjeksisë ndërsa Kosova ka vetëm 9 qëndra. Ne e kemi pasur si vizion që tash 20 vjet. Ne sapo kemi themelu Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. Kemi lidh besë për me e ndërru faqen e mjeksisë shqiptare. Ne duhet të ndihmojmë sa më shumë shtetin tonë e kombin shqiptar. Nëse para 30 vitesh do më thonte dikush se do ishe pjesë e një tavoline, e një zyre, e një organizate ku ka kontribu Noli e Konica do më dukej si një ëndërr e largët. Të jesh sot në Vatër është nder dhe krenari. Sot përbetohem se krejt energjinë time fizike, kapacitetin tim shkencor e intelektual kam për t’ia dedikuar kauzës me të cilën Vatra jeton tash e më shumë se një shekull” pati deklaruar në Vatër Dr. Rifat Latifi.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Rifat Latifi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT