• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shuhet Rikard Ljarja, aktori i madh që nuk e pranoi titullin”Nderi i Kombit”

April 20, 2020 by dgreca

Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh. Pasditen e sotme zemra e tij pushoi së rrahuri duke mbyllur sytë përjetë në këtë botë, Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja .

Rikard Ljarja është është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”. 

Rita  Gjeka, drejtoresha e Teatrit Migjeni, në një lidhje telefonike me Report Tv, tha se ishte e pikëlluar nga ky lajm edhe pse e priste pasi e dinte që Rikardi ishte i sëmurë. Ajo tha se Rikardi ishte një njeri i madh dhe nuk e pranoi titullin ‘Ndër i Kombit’, aq i përulur ishte.

“E prita me dhimbje këtë lajm edhe pse ka kohë që unë e di që Rikardi ishte i sëmurë. Më 1 nëntor të 2019 insistova që të vinte në 70 vjetorin e teatrit, por mënyrën se si mu përgjigj më ngeli gozhdë në zemër. Ai kishte dëshirë të vinte por e kishte të pamundur, Ajo ishte hera e fundi që e takova. Ai kishte një nostalgji për Shkodrën dhe thoshte ‘për shpirt nuk iki kurrë nga Shkodran’.  Ai është shpallur “Nderi i Kombit’ dhe nuk e ka pranuar me e marr çmimin, i tillë ishte Rikard Ljarja“, tha Gjeka.

Edhe aktori e regjisori i famshëm Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur Rikard Ljarja.

Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria po përjeton dhimbje në këto momente dhe ata i kanë lotët tek sytë e tij të qeshur.

“Ej sot iku RiKard Ljarja ! Ej shqiptarë dhimbja ka një emër sot nesër do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzëqeshja është për të, liria ka dashurinë në zemrën e tij, ne shoket lotët i kemi te sytë e tij të qeshur , zemra e tij është në ju që e deshët po kthehet në Shkodrën e jetës së tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerinë.Faleminderit dashuris tnde , ne tashm dime t vdesim të ndershm dhuratën e ruajtur zemrs tende sot e hodhe në dritën e arit për të pushtuar gjithesinë? Dritë pastë emri vepra e shpirtit tënd të bukur, me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Si e do Shqipëria, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen në cdo familje për mje min heshtje. Le të kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjte!”, ka shkruar Mevlan Shanaj.Natasha Lako eshte shprehur se ai ishte fytyra më e dashur e gjithë riisë së saj me një zemër të pastër e të papërdhosur.Lako ka shtuar se ai ishte njeri i filmit , teatrit, i penës, i shokëve , i familjes së të bukur dhe i dashurisë së pafund.“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë ! Fytyra më e dashur e rinisë sime , zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur , shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mencur me qëndresën më fisnike.Zë kumbues , i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit , teatrit dhe i penës, i shokëve , i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, ka shkruar Lako.. (Kortezi:Shqiptarja.com)

Filed Under: Opinion Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Rikard Ljarja

Ta ngresh lart zerin e ndergjegjes kunder se keqes

June 6, 2018 by dgreca

1 Rikard Ljarja-Rreth deklarates se Aktorit Rikard Larja per diktaturen dhe guximin intelektual/

-Aleksandr Moisiu nuk tha: mua askush nuk po me nguc dhe kush e çane koken per te tjeret. Ne vitin 1987 aktori tjeter i yne i madh, Bekim Fefmiu, ne menyre demonstrative e braktisi skenen e teatrit, ne mes te shfaqjes se drames “Madam Kollontai”, ne Teatrin Jugosllav te Drames ne Beograd./

Nga Sadik ELSHANI*/

Shoqerite njerezore ne periudha te ndryshme historike kane kaluar edhe neper situata te tmerrshme. Mjafton te permendim vetem ato katastrofa njerezore me te cilat u ballafaqua njerezimi ne shekullin e kaluar: fashizmi, nazizmi, komunizmi. Ky i fundit ende eshte duke dhene frymen e fundit ne disa qoshe te rruzullit tokesor. Por edhe ne keto çaste te erreta, ne keto erresira njerezore, xixellonin ca shkendija, degjoheshin ca zera qe jepnin shprese. Ishin keta intelektualet, shkencetaret, artistet qe e sfidonin pushtetin totalitar, sfidonin diktaturat dhe diktatoret. Historia eshte e mbushur me plot shembuj te tille guximi e trimerie. Te permendim rastin e shkrimtarit te njohur francez, Emil Zola, qe i doli ne mbrojtje kapitenit me origjine hebreje, Drayfus. Me kete qendrim te guximshem intelektual Zola e ngriti zerin kunder padrejtesise dhe u be perfaqesues i denje i ndergjegjes njerezore. Por edhe ne historine tone me te re nuk mungojne aktet e guximit intelektual e njerezor. Te permendim rastin e shkencetares se pare shqiptare, Sabiha Kasimati dhe shkrimtares se pare shqiptare, Musine Kokalari e shume te tjereve. Sabiha Kasimati me guxim ia perplasi ne fytyre diktatorit pakenaqesite e saj me regjimin komunist: “Kam ardhur te te them se ti po vret gjithe intelektualet. Dua te te pyes se me cilet ke ndermend ta ndertosh Shqiperine, me teneqexhinjte apo me kepucetaret?!”  Ndersa kryexhelatit, Mehmet Shehu, i ishte drejtuar ne hetuesi: “Ju jeni kriminele dhe tirane, qe kerkoni te nenshtroni shqiptaret me terror, por do te vije nje dite qe keto mizori do t’i paguani”. Te tjerat i ka thene historia. Edhe Musine Kokalari nuk iu nenshtrua diktatures, ne gjyq mbajti qendrim dinjitoz dhe tere jeten e kaloi ne burg e internim. Ketu mund te permendim edhe qendrimin guximtar e dinjitoz te intelektualeve shqiptare te Kosoves si, Esad Mekuli, Mark Krasniqi, Anton Çetta, Ali Hadri e shume te tjereve qe i dolen zot popullit ter vet ne çastet me te veshtira te historise se tij, nuk heshten por e ngrene zerin e tyre kunder padrejtesive, vuajtjeve qe i shkaktoheshin shqiptareve te Kosoves dhe viseve te tjera shqiptare ne ish Jugosllavi.

E bere kete hyrje, ndoshta pak te gjate, por vetem per te bere nje dallim te madh, nje kontrast ne mes te ketyre figurave te cekura me lart dhe nje deklarate te aktorit Rikard Larja ne nje interviste dhene diteve te fundit gazetes “Mapo” te Tiranes. Ne mes te tjerash, aktori i njohur shprehet keshtu per diktaturen shqiptare:

“Une ne diktature ia kam kaluar shume mire. Sepse te jesh ne qender te vemendjes, te jesh ne televizion per 20 vjet, çdo nate nuk eshte pak. Keshtu qe diktatura te une nuk ka qene…por, sigurisht si gjithe populli shqiptar kemi pasur probleme te medha e te vogla. Ka pas probleme, por per vete nuk mund te them ndonje gje, nuk mund te them: poshte diktatura. Nuk e them dot. Sigurisht si ajo diktature nuk mund te kthehet me, se diktaturat jane diktatura”. Kur degjon keto fjale, mbetesh pa fjale, nuk di çka te thote njeriu, te qaje apo te qesh. Te degjosh fjale te tilla nga nje aktor i madh, nga nje intelektual, gati tridhjete vite pas renjes se diktatures duket si e pabesueshme, por ja qe gati cdo dite hasim ne deklarata te tilla nga njerez te edukuar, nga intelektuale e shkrimtare, artiste e historiane, qe ende kane nostalgji per diktaturen. Zoti Larja nuk mund te thote: poshte diktatura se ai vete paska jetuar mire dhe kush e çane koken per te tjeret. Rikard Larja mund te jete nje aktor i madh, por deklarata te tilla nuk i bejne nder emrit te nje aktori te madh. Rikard Larja mund te thoshte se diktatura ka qene e tmerrshme, se eshte terroziuar nje popull i tere, edhe pse ai vete ka jetuar relativisht mire. Aktori, artisti eshte njeri i ndjenjave dhe me e pakta qe mund te pritet nga Rikard Larja, eshte shprehja e dhimbjes, keqardhjes per gjithe ato viktima te ferrit komunist. Lista e krimeve te diktatures shqiptare eshte shume e gjate, e dokumentuar mire dhe nuk ka nevoje qe ketu te zgjatemi me teper. Eliminimi i intelegjences, elites kombetare do te qendronte ne krye te kesaj liste famekeqe. Shume kolege te Rikard Larjes nuk e kane patur fatin e tij, jane burgosur e jane pushkatuar, si poeti Trifon Xhaxhika, varur ne litar, si poeti Havzi Nela, e shume te tjere qe jane kalbur e shfarosur neper burgjet e kampet e shumta. Isa Boletini tha: “Une jam mire, kur asht mire Shqypnia” – nuk tha: Une jam mire kur vete jam mire dhe kush e çane koken per te tjeret. Nese Rikard Larja nuk e ka patur guximin qe te ballafaqohet me diktaturen, per kete askush nuk e akuzon, sepse dihet mire se çfare sistemi ishte ai. Por ta mbrosh diktaturen tani 30 vite pas renjes se saj, kur kane dalur ne shesh krimet çnjerezore te atij regjimi, eshte e papranueshme. Sabiha Kasimati e shume te tjere e paten guximin intelektaul dhe u ballafaquan me diktaturen dhe diktatorin.

Te kritikosh shtetin, vendin tend kur eshte ne rruge te gabuar nuk eshte tradhti, perkundrazi, eshte detyre atdhetare. Nga komisari i drites pritet qe ta ngre zerin kunder erresires dhe jo te behet vete pjese e erresires. Te shohim me poshte sesi kane reaguar dy kolege aktore, dy bashkekombas te Rikard Larjes, Aleksander Moisiu e Bekim Fehmiu, kur koleget e tyre, populli i tyre jane ballafaquar me situata te veshtira. Ne vitet e 20-ta e te 30-ta te shekullit te kaluar kur ne Europe antisemitizmi kishte marre hov, Aleksander Moisiu u doli ne mbrojtje kolegeve te tij aktore me prejardhje hebreje, edhe pse vete ishte i perndjekur nga nazistet. Aleksandr Moisiu nuk tha: mua askush nuk po me nguc dhe kush e çane koken per te tjeret. Ne vitin 1987 aktori tjeter i yne i madh, Bekim Fefmiu, ne menyre demonstrative e braktisi skenen e teatrit, ne mes te shfaqjes se drames “Madam Kollontai”, ne Teatrin Jugosllav te Drames ne Beograd. Kete e beri per ta shprehur pakenaqesine, zemraten e tij kunder trajtimit shume te keq, te vrazhde qe i bente qeveria jugosllave popullsise shqiptare qe jetonte ne trojet e veta ne ish Jugosllavi. Siçe dime te gjithe, Bekim Fehmiu ka qene yll i kinematografise jugosllave qe ka lene gjurme edhe ne kinamatografine europiane dhe ate boterore. Fal talentit dhe punes se tij te palodhur Bekim Fehmiu ka jetuar shume mire, ka patur autoritet dhe e ka gezuar respektin, dhurimin e simpatine e te gjithe popujve te ish Jugosllavise. Ndersa per shqiptaret ai ishte nder e krenari, burim frymezimi per rinine shqiptare. Por ne ato çaste te veshtira per shqiptaret, ai e ngriti lart zerin e ndergjegjes se tij, e trazoi rehatine e tij, sepse fjalet, veprimet e Bekimit kishin peshe. Pakenaqesite, vuajtjet e popullit te tij ishin edhe vuajtjet e tij. Sikurse intelektualet e tjere shqiptare te brezit te mehershem qe i permendem me lart, edhe Bekimi e shfrytezoi famen e tij per t’i dal zot popullit te vet te shumevuajtur. Bekimi nuk tha: Une i kam te gjitha, jetoj shume mire dhe kush e çane koken per te tjeret. Por jo, ai e zgjodhi te kunderten, e sakrifikoi, e nderpreu karrieren e tij te shkelqyer per t’i dalur ne mbrojtje popullit te vet dhe popujve te tjere te ish Jugosllavise, sepse ai po e parandjente se nje katastrofe ishte duke u afruar, siçedhe ndodhi ne te vertete.

Ne çaste te veshtira, intelektualit, artistit, shkencetarit e shume te tjereve,  nuk u ka hije te heshtin, por duhet te ngrene lart zerin e ndergjegjes, kunder se keqes e ne mbrojtje te se drejtes. Daklarata e aktorit Rikard Larja per diktaturen, mendimet e historianit Pellumb Xhufi per kampin e Tepelenes e shume te tjereve qe shprehin simpati per diktaturen dhe diktatorin, si dhe rezultatet e nje sondazhi, sipas te cilit, mbi gjysma e te anketuarve kane mendim pozitiv per regjimin e kaluar, shfaqin simptomet e nje shoqerie te semure, te nje kombi me ndergjegje te vrare. Derisa te mos denohen krimet e komunizmit, do te jemi te tille. Nese zoti Larja nuk mund ta thote dot, atehere po e themi ne me nje ze te fuqishem: Poshte diktatura!

Philadelphia, 5 qershor, 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: deklarata, Rikard Ljarja, Sadik Elshani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT