
Associated Press/Zeri i Amerikes- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti të enjten fjalimin e tij të parë nëDepartamentin e Shtetit që kur mori detyrën, duke e vënë theksin tek sfidat kryesorepër diplomacinë amerikane, rikthimi tek aleancat dhe udhëheqja “nga një pozicionforce” e Shteteve të Bashkuara në arenën globale.
Presidenti Biden e bëri të qartë se bota duhet të presë që Shtetet e Bashkuara të jenëmë të angazhuara në arenën diplomatike me administratën e tij.
“Amerika u rikthye. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme”,tha zoti Biden
Presidenti foli konkretisht për çështjet që kryesojnë programin e tij të politikës sëjashtme: grushti i shtetit në Mianmar, bisedimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën.
“Ushtria e Mianmarit duhet të heqë dorë nga pushteti që ka marrë me forcë”, thazotit Biden.
“Ditët kur Shtetet e Bashkuara qendronin pasive përballë veprimeve agresive tëRusisë, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve të saj, kanë marrë fund,” deklaroi presidenti.
Zoti Biden tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’u bëjnë ballë abuzimeveekonomike të Kinës duke “ripërtërirë rolin tonë në institucionet ndërkombëtare dheduke risjellë besueshmërinë dhe autoritetin tonë moral, një pjesë e mirë e të cilavekishte humbur.”
Presidenti Biden tha gjithashtu të enjten se ka kërkuar nga Pentagoni nëbashkëpunim me Departamentin e Shtetit një rivlerësim të vendosjes së trupaveamerikane jashtë vendit dhe se ndërsa bëhet kjo analizë, ai do të ndalte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.
Ky vendim ishte një kthesë nga ai i ish-presidentit Trump vitin e kaluar, i cilimegjithë kundërshtimin e Kongresit, njoftoi planet për ridislokimin e rreth 9,500 prej afro 34,500 trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, ku ndodhen bazaajrore Ramstein dhe selia e komandës amerikane për Evropën dhe Afrikën.
Zoti Biden tha gjithashtu se do t’i jepte fund mbështetjes për ofensivën ushtarake tëArabisë Saudite në Jemen dhe se do ta bënte mbështetjen për të drejtat e komunitetitLGBTQ një gur themeli të diplomacisë.
Presidenti njoftoi se po nënshkruante një urdhër ekzekutiv për rritjen e kufirit tënumrit të refugjatëve të lejuar në Shtetet e Bashkuara më shumë se tetëfishin e nivelit ku e kishte ulur administrata e ish-presidentit Trump.
Zoti Trump e kishte ulur në mënyrë drastike këtë kufi, në vetëm 15,000.
Plani i zotit Biden do ta rriste atë në 125,000, 15,000 më shumë nga maksimumi qëkishte vendosur Presidenti Barack Obama para se të largohej nga detyra.
Fjalimi i zotit Biden, ishte një sinjalizim për botën se Amerika është rikthyer pas katër vjetësh të politikës së ish-Presidentit Trump “Amerika e Para”.
Momenti që zgjodhi Presidenti Biden për të folur në Departamentin e Shtetit, nëfillim të mandatit, ishte sa simbolike aq edhe një sinjal i interesit të tij për politikën e jashtme, përfshirë vite të tëra si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ish-Presidenti Trump e kishte vizituar Departamentin e Shtetit për herë të parë, pas më shumë se një viti në detyrë, duke e bërë një gjë të tillë vetëm për betimin e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në 2018, dhe në mënyrë të përsëritur e sulmoidiplomacinë si pjesë e një “shteti të fshehtë” që synonte të sabotonte administratën e tij. Zoti Trump denigroi dhe pushoi nga puna punonjës të Departamentit të Shtetitdhe u përpoq pa ia arritur qëllimit të ulte buxhetin e tij me deri 35%.
Vizita në Departamentin e Shtetit vjen pasi zoti Biden mori vendimin të mërkurënpër të zgjatur afatin e traktatit të fundit të mbetur në fuqi me Rusinë, që kufizonrezervat e armëve bërthamore ruse dhe amerikane, vetëm dy ditë para skadimit tëpaktit.