PRISHTINË, 15 Qershor 2016/Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në kornizë ngjyrë ari është dhurata e Presidentit Kosovar Hashim Thaçi ambasadorit austriak Albert Rohan, i cili ka qenë zëvendës i emisarit special të OKB-së – kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari. “Mikut tim, ambasadorit Albert Rohan, me rastin e ditëlindjes së 80-të, ia dhurova Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij përcaktues për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në ‘facebook’.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ishte në Vjenë ku ka takuar homologun e tij austriak, Heinz Fischer./b.j/