Fjala e plotë e Presidentit Trump në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Rojes Bregdetare të SHBA /
Akademia e Rojes Bregdetare-New London, Connecticut /
Përktheu për “Diell-in”, Herion Kërcelli/
Midis të tjerave Presidenti Trump, në funksionin e Komandantit të Përgjithshëm, shpalosi një pjesë të strategjisë për të ardhmen e Rojes Bregdetare të SHBA./
Ju falemnderit shumë! Falemnderit John! Falemnderit dhe urime për Klasën e 2017. Punë e mrekullueshme. Gjeneral Kelly, dua t’ju falenderoj juve për si Sekretar i Shërbimit të Rojes Bregdetare të SHBA. Ju keni qenë me të vërteë shumë i vecantë për shtetin tonë, për mua dhe administratën tonë. Ju keni bërë përgjatë gjithë jetës tuaj një punë të pabesueshme duke mbrojtur vendin tonë. Të falemnderit shumë, John.
Johni dhe të gjithë njerëzit e tij janë duke bërë gjithashtu një punë të pabesueshme duke mbrojtur atdheun tonë dhe kufirin tonë. Jam shumë i emocionuar që adresa ime e parë në Akademinë e Shërbimit është ceremonia e dipllomimit për Rojen Bregdetare të Shteteve të Bashkuara. Me besoni, është një nder i madh. (Duartrokitje). Unë kam qenë këtu më parë dhe është një vend shumë, shumë special. Cdo kadet që dipllomohet sot, si Kryekomandanti juaj, është me të vërtetë nderi im që ta mirëpres në bord. (Duartrokitje). Dhe ju duhet të merrni një moment që të festoni këtë arritje të pabesueshme.
Governator Malloy, {guvernatori i CT, shënimi im} faleminderit që jeni këtu. Ne jemi të kënaqur që ju mundet të bashkoheni me ne. Dhe une e di sa të zënë janë guvernatorët sot, dhe ata janë atje duke luftuar. Nuk është kurrë e lehtë. Buxhetet janë pak të ngushtë, por ne jemi duke bërë një punë, të gjithë jemi duke punuar së bashku. Gjithashtu falenderoj Admiralin Zookunft dhe udhëheqjen e tij. Udhëheqja e tij ka qenë mahnitëse. Të dipllomuarit e sotëm janë me fat që do i shërbejnë nën një Komandant aq të zot dhe me eksperiencë. Ai është megjithëmend fantastik.
Falenderime gjithashtu ndaj Admiralit Rendon, Inspektorit të Akademise. Admiral, unë e kuptoj që ju vini nga një familje e vërtetë e Rojes Bregdetare. Dy vëllezër, një nip, një kushëri, të gjithë kanë kaluar përmes këtyre koridoreve. Ajo është shumë mbresëlënëse. Them se e pëlqen vendin, apo jo? (Duartrokitje). Dikush në familjen tuaj ka qenë duke bërë dicka të drejtë. Unë mund ta tregoj atë. Jam i sigurtë që ata janë të gjithë shumë krenarë, thjesht sic jemi ne krenarë për oficerët e rinj, që janë duke u dipllomuar sot, Admiral, nën mbikqyrjen tuaj.
Unë gjithashtu. do të doja të shfrytëoj këtë rast, për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj të gjithë prindërve, gjyshërve dhe anëtarëve të familjes që kanë mbështetur këta të dipllomuar mahnitës. Jepini prindërve dhe cdokujt një dore. Eja. (Duartrokitje). Meqë Amerika ka familje si këto, dhe ne do të mbajmë të gjitha këto familje të siguruara dhe tepër, tepër të sigurta. Ju, po i mbani familjet tuaja të sigurta tani.
Në qoftë se nuk jeni tashmë, ju jeni për tu bërë familje ushtarakësh. Kështu, duke filluar nga sot, unë shpresoj se, ju e ndjeni mirënjohjen e plotë të kombit tonë. Këta kadete të mirë të rinj janë për marrë vendin e tyre të ligjshëm në vijën mbrojtëse të frontit të SHBA.
Kadetë, ju nuk meritoni vetëm urimet, por edhe mirënjohjen e secilit dhe cdo Amerikani. Dhe ne të gjithë ju nderojmë ju me kokë. (Duartrokitje). Një komb krenar. Dhe ju jeni një pjesë e një kombi tepër krenar, që nderon me kokë kadetët 195 199, të Klasës 2017 të Akademisë së Rojes Bregdetare. Ju lumtë. (Duartrokitje).
Unë e kuptoj nga admiralët që kjo ka qenë një klasë tepër speciale. Ju jeni trajnuar këtu të menaxhoni situata e momente të vështira, që duan një farë experience. Do përballoni momente të vështira në jetën e njerzve dhe të ndihmoni të dobëtin në orën e tyre të nevojes. Por, madje edhe për Rojën Bregdetare, kjo klasë ka qenë në mënyrë të vecantë e dedikuar ndaj shërbimit publik.
Ju shërbyet mëngjes tek banka e ushqimit lokal një ditë të vetme në javë. Ju rindërtuat një shtëpi me banesa për njerzit. Vitin e kaluar, ju udhëhoqët kadetët në dhurimin e një totali prej 24,000 orësh — një kohe e gjatë — ndaj shërbimit të komunitetit. Ju keni bërë punë mahnitëse. Në raport me vitet e tjera të Rojes Bregdetare, ju keni pasur më pak njerëz dhe më pak resurse, por ju i arritët objektivat. Ju e bëtë atë me aftësi dh me krenari — dhe, do të doja të thoja, me buxhet më të vogël dhe para orarit. Ne po bëjmë shumë prej saj tani në qeverinë e Shteteve te Bashkuara. (Duartrokitje).
Unë nuk do ju flas juve për sa shumë kurseva ju mbi motorin reaktiv luftues F-35. As nuk do të flas për atë. Ose sa shumë ne jemi për të kursyer juve mbi aeroplanmbajtsen Gerald Ford. Ajo kishte një problem teprice përpara se unë të vija këtu, ju e dini atë. Akoma do të ketë një problem teprice. Ne hymë brenda kur kishte përfunduar. Por ne do të kursejmë mjaft para. Dhe kur ne ndërtojmë aeroplanmbajtëse të reja ato do të ndërtohen poshtë buxhetit dhe pra kohe. Këtë thjesht mbajeni mend. (Duartrokitje). Ajo do të na lejojë ne të ndërtojmë më shumë.
Tani, sigurisht, ka gjithmonë disa gabime nga koha në kohë — ju e dini atë. Për shembull, unë kuptoj që një herë ose dy herë, Kadeti i Klasës së Parë Bruce Kim. — ku është Bruce? (Duartrokitje). Ku është Bruce? Oh, Bruce, si ja bën ti këtë vetes, Bruce? (Të qeshura). Si Oficer Regjimental i Parkimit, mund të ketë plotësuar aksidentalisht disa bileta për ti lëshuar ose disa makina tuajat janë për tu nisur. Bruce, cfarë po ndodh me ty? (Te qeshura).
Por, Kadetë, që nga kjo ditë e tutje, ne duam që të gjithë të jenë të pastër shpirtërisht në jetë. Kjo përfshin dhe Bruce, apo jo? (Të qeshura). Dhe kështu, për ndonjë pavëmendje ose thyerje të vogla që mund të kenë ndodhur këtë vit, sic kërkon tradita, unë në këtë mënyre shfajësoj cdo kadet duke justifikuar krimet e vogla.
Tani, Bruce — ngrihu në këmbë edhe një herë, Bruce. (Të qeshura). Ata të shpëtuan ty, Bruce, sepse ata të gjithë duan që unë ta bëj atë, dakort? Falemnderit, Bruce. Urime, Bruce. (Duartrokitje). Ju lumtë. Me që ra fjala, Bruce, mos u shqetëso për atë. Ajo është tradita. Unë isha i detyruar ta bëja atë. Ti e di. Mos u shqetëso. (Të qeshura).
Ky është me të vërtetë një grup i mahnitshëm i kadetëve që janë këtu sot për urdhër gradimi. Ju mund të kishit shkuar për shkollim kudo që donit, — dhe më shumë, shumë pak përgjegjësi në krahasim me këtu Por në vend të saj, ju zgjodhët rrugën e shërbimit. Ju zgjodhët punën e vështirë, standardet e larta, dhe një mision tepër fisnik, — të shpëtoni jetë, të mbroni atdheun, të mbroni interesat e Amerikës rreth globit. Ju zgjodhët Rojen Bregdetare. Zgjedhje e mirë. Zgjedhje e mirë. (Duartrokitje).
Ju keni mësuar aftësi që të tjerët nuk i mësojnë në shkollat e tjera. Kjo është specifikë e kësaj akademie, por dhe kampi juaj I madh, deti i hapur i madh. Ai eshte nje kamp i madh, i madh, apo jo? Një kamp i bukur. Por dija që keni mesuar tek ky institucion krenar, është dija ju keni mësuar për detyrën e veten tuaj. Është dija që e bën secilin prej jush drejtues të vlefshëm në cdo situatë.
Nga ditët e para me stuhi të Sëab Summer (Vere Shtupe), deri tek klasat finale, si nje kadet i klasës së parë, secili prej jush është pritur që të marrë përgjëgjësi, të merrni vendime, dhe të veproni. Të bëni gjënë e duhur. Dhe ju duhet të mësoni të veproni në rrethana të ndryshme dhe nën presion të madh.
Vetëm pak ditë nga tani, ju do ta vendosni këtë aftësi jetike nën shërbimin e anijeve tuaja, sektorëve, dhe vendit tuaj. Ju do të shërbeni si oficerë të kuvertës në anijet e patrullimit të Rojes sonë Bregdetare. Ju do të forconi ligjin dhe urdhërin në ujërat e rrezikshme, si oficerë lundrues. Ju do te bllokoni transportimin e paligjshëm të parave, armëve dhe drogës. Ju do të lufton trafikimit të qënieve njerëzore — dicka për të cilën njerëzit nuk kanë folur shumë. Një nga murtajat e mëdha të botës. Jo vetëm vendi ynë, por krejt bota.
Amerikanet do ta vendosin besimin e tyre në udhëheqjen tuaj, komandantët tuaj do t’ju besojnë juve gjithashtu. Roja Bregdetare është standard i artë në delegimin e vendimmarrjes sipas zinxhirit komandues. Kështu thjesht sic instruktorët tuaj vepruan tek akademia, komandantët e Rojes Bregdetare do tju shpjegojnë vizionin e tyre, dhe pastaj do tju besojnë ju që të bëni punën. Thjesht ashtu si unë, si Presidenti juaj, do ju besoj ju që të bëni punën.
Është e mahnitshme të mendosh për aventurat që janë duke filluar për ju. Në gjithë vendin, këtë muaj, miliona studente janë duke u dipllomuar nga shkolla e mesme, universiteti. Shumë të tjerë merakosen, thjesht cfarë do të bëj. Ata i thonë vetes, cfarë do të bëjnë? Ju e dini cfarë do të bëni. Ju morët një profesion të mirë, meqë ra fjala. Ju morët një të bukur, një të mirë. Dhe ne jemi megjithmend krenarë tj’u kemi ju pranë. (Duartrokitje).
Vite më pas, disa prej jush mund të shikojnë mbrapa dhe të pyesin veten, nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur, nëse kanë bërë shumicën e mundësive që i janë dhënë. Në Rojen Bregdetare, ju do të përballeni me shumë sfida dhe shumë kërcënime. Por, një gjë që ju kurrë nuk do tju duhet të përballeni më, është pyetja se, cfarë do të bëj. Kur të shihni mbrapsht, nuk do të dyshoni. Ju e dini egzaktësisht si e keni kaluar kohën tuaj — duke shpëtuar jetë.
Këtë e hikoj tek ju admiralë, tek Gjeneral Kelly, tek disa njerëz të mëdhenj në shërbim. Unë ju them se ata e duan atë që bëjnë. Ata e duan vendin. Ata duan ta mbrojne vendin tonë dhe ata e duan cfarë bëjnë. A nuk është e drejtë? Mirë. Unë nuk mendoja se ndonjë do të thoshte jo. (Të qeshura). Ajo do të prishte fjalimin tonë, apo jo? (Të qeshura). Ata janë njerëz të mëdhenj.
Ju gjithmonë e dini cfarë do të bëheni: liderë dhe oficerë të Rojes Bregdetare të Shteteve te Bashkuara. (Duartrokitje).
Dhe kur të shohin uniformën tuaj, cdokush në botë, do ta dije egzaktësisht cfarë do të thotë. Cfarë standardi? — dhe me të vërtetë nëse mendon për atë, kur ju flisni për marinarët e mëdhenj, dhe marinarët më të mëdhenj të botës, ne i kemi. Por nuk ndjejmë lehtësim për marinarë të ngecur në cekëtinë, ndërsa gradat e tyre të rangut të lartë, plot vezullim thyejnë horizontin? Cfarë është një shpirt endacak në det, me vetëm një kohë të shkurtër jete, që nuk gëzohet tek tingulli i atyre teheve të hanxhareve lart, duke ardhur mbrapsht dhe duke zbritur poshtë që ti shpëtojë ata nga vdekja? Cfarë është kontrabandisti i drogës, një shitës helmi, i cili rri gjithë frikë nga kamzhiku i vendit tonë, nga fuqia e Rojes Bregdetare. Në këtë rast, ne e dimë arësyen, — shërbimi jetëshpëtues i Amerikës është në rrugë e sipër. Roja Bregdetare është me të vërtetë jetike për Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe në të vërtetë jetike për vendin tonë të madh. (Duartrokitje).
Nga pesë degët e Shërbimeve tona të Armatosura, është vetëm Roja Bregdetare që ka pushtetin të thyejë përmes 21 feet(këmbë) të akullit Arktik, të fortë shkëmb, apo jo? Ju jeni të vetmit. Dhe unë jam krenar të them që nën administratën time, ne jemi duke ndërtuar të parët akullthyes të rinj teë rëndë që Shtetet e Bashkuara kanë parë në mbi 40 vjet. Ne do të ndërtojmë shumë prej tyre. (Duartrokitje). Na duhen. Na duhen. Roja Bregdetare mban në ruajtje portet tona, patrullon kanalet tonë të lundrueshëm, dhe mbron infrastrukturën tonë. Ju mbroni Amerikën në një botë të kërcënimeve massive dhe të rënda. Së shpejti, disa prej jush do të jenë duke drejtuar bordimin e anijeve të dyshimta, duke kërkuar për armët më vdekjeprurëse, dhe duke mbajtur nën arrest kriminelë të rrezikshëm. Me një qëllim. Për ta mbajtur popullin tonë të sigurtë. Të tjerë prej jush do të shërbejnë me partnered e vendeve te tjera rreth globit, duke sjellë pushtetin e plotë të Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara drejt e tek ato brigje të largëta. Dhe disa prej atyre brigjeve janë shumë larg.
Që të sigurojmë kufijtë tonë nga kartelat e drogës, kontrabandistëve të qënieve njerëzore, dhe kërcënimeve terroriste, Anijet e Patrullimit të Rojes Bregdetare patrullojnë më shumë se 1,500 milje poshtë kufirit tonë jugor. Shumë njerëz nuk e dinin atë. Kur krenaria e pamasë godet zemrën tënde, ti kupton që me ketë aftësi të madhe dhe shpejtësi të tmerrshme, burrat dhe gratë e Rojes sonë Bregdetare ndalojnë kriminelë të rrezikshëm dhe miliarda dollarë vlerë të narkotikëve të jashtëligjshëm cdo vit të vetëm. Helikopterët tuaj lancojnë nga kuvertat e anijeve të patrullimit të klasit botëror, dhe ata ndjekin kontrabandistët e drogës me shpejtësi në më tepër se 50 nyje.
Në dete të ashpër, me shpejtësi të mëdha, snajperat tanë të pabesuëshëm të Rojes Bregdetare marrin shenjë tek motorrat e kontrabandistëve. Dhe kohë pas kohë, ata nxjerrin motorrët në goditjen e parë. Atyre nuk i pëlqen të shpërdorojnë fishekët, apo jo? (Duartrokitje). Detyra juaj përmes stuhive ulëritëse, dhe përmes shiut që kap cdo pjesë të anijes, dallgëve që përplasen nga bashi në kic, është një vend ku pak njerëz të tjerë do donin të rrezikonin. Shpeshherë me rrezik dhe ndonjëherë — emocionuese. Emocionuese. Por duhet ta kesh në zemer. Ju duhet ta duani atë. Ju e doni.
Në Rojen Bregdetare, ju nuk vraponi nga rreziku, ju e ndiqni atë. Dhe ju jeni pozicionuar për mbështetjen e operacioneve në teatrat e konfliktit rreth gjithë botës. Por jo vetëm që ju mbroni sigurinë Amerikane, ju gjithashtu mbroni mirëqënien Amerikane. Është një mision që shkon mbrapa që herët dhe Anijeve të Patrullimit të të Ardhurave. Ju keni lexuar për atë dhe e keni studiuar mirë.
Sot, Roja bregdetare ndihmon të mbajë ujërat tanë të hapur për Amerikanët që të bëjne biznes. I mban lumenjtë tanë ku zhvillohet tregëtia lumore. I mban portet tanë të për eksportet Amerikane. Ju ndihmoni miliarda e miliarda dollare në të mira materiale që të të transportohen cdo ditë në vendin tonë. Ju jeni e vetmja prezence federale mbi lumenjtë e lundrueshëm të brendshëm. Ju patrulloni arteriet që ne kemi nevojë të rindërtojmë këtë vend dhe të përmirësojmë mirëqenien tonë. Dhe ne jemi duke e bërë këtë. Ju mund ta shihni atë. Mendoni për misionin e lavdishëm që ju pret. Ne do të sigurojmë portet tona, lumenjte tanë të lundrueshëm, dhe kufijtë tanë. Ju do të jeni partnerë me aleatët tanë që të avancojmë interesat e sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Dhe ju do të ndiqni terroristët, ju do të ndaloni kontrabandistët e drogës, dhe ne do të kërkojmë që të mos hyjnë të gjithë ata që do të dëmtonin vendin tonë, Të gjithë ata që nuk e duan vendin tonë.
Së bashku, ne kemi të njëjtin mission, dedikimi dhe devotshmëria juaj më bën me të vërtetë krenar të jem Kryekomandanti juaj. (Duartrokitje). Falemnderit.
Tani, unë dua ta marr këtë mundësi, për tjudhënë juve disa këshilla. Gjatë rrjedhës së jetës tuaj, ju do të gjeni që gjërat nuk janë gjithmonë të drejta. Ju do të hasni gjëra që nuk i meritoni dhe që nuk janë gjithmonë të garantuara. Por ju duhet të ulni kokën dhe luftoni, luftoni, luftoni. Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë. Gjërat do të zgjidhen thjesht mirë.
Shikoni tek mënyra si jam trajtuar kohët e fundit — (të qeshura) — vecanërisht nga media. Asnjë politikan në histori — dhe unë e them këtë me siguri të madhe — ka qenë trajtuar më keq apo më me pa të drejtë. Ju nuk mund ti leni kritikët dhe pesimistët të hyjnë në rrugën e ëndrrave tuaj. (Duartrokitje). Prandaj unë — ju falenderoj. Mendoj se prandaj ne fituam.
Fatkeqësia të bën më të fortë. Mos u dorëzoni. Mos zbrisni mbrapa. Dhe kurrë mos ndaloni së bëri, cfarë ju e dini që është e drejtë. Asgje që vlen nuk vjen lehtë. Dhe sa më e drejtë të jetë e drejta juaj, më shumë kundërshtime do të përballeni me të.
Unë kam realizuar mjaft për një kohë të shkurtër si President. Duke shkelur gjithë vendin. Një drejtësi e Gjykatë Supreme fare e re — që do të jetë fantastike për 45 vjet — (duartrokitje) — Një investim historik në ushtrinë tonë. Ne kemi ruajtur Amendamentin e Dytë, kemi zgjeruar shërbimin për veteranët tanë — ne do të kujdesemi për veteranët tanë si kurrë më parë. (Duartrokitje).
Unë kam shtendosur zinxhirët mbytës të mjedisit që mbulojnë rreth vendit tonë dhe ekonomise tonë, zinxhirë aq të ngushtë që nuk mund të bëjë asgjë — që punët po pakësoheshin. Ne ishim duke humbur biznes. Ne po e shtendosim. Ne kemi filluar planet dhe përgatitjet për murin e kufirit, që po shkon shumë, shumë mirë. Ne po punojmë për shkurtimin e taksave të mëdha për të gjithë. Ne do ju japim juve shkurtimin e taksës më të madhe në historinë e vendit tonë, nëse e marrin në menyren qe duam, dhe do tju japim juve reformën më të mirë të taksave. (Duartrokitje). Dhe ne, gjithashtu jemi duke shkuar afër dhe më afër, dita ditës, ndaj një kujdesi shëndetsor për qytetarët tanë. (Duartrokitje).
Ne jemi duke vendosur për shume cështje jetike të së ardhmes. Njerëzit e kuptojnë atë që po bëj unë, dhe kjo është gjeja më e rëndësishme. Unë nuk u zgjodha ti shërbej medias së Ëashingtonit ose interesave speciale. Unë u zgjodha që ti shërbej burrave dhe grave të vendit tonë, dhe ajo është cfarë po bej. (Duartrokitje). Unë nuk do të pushoj kurrë së luftuari për ju, dhe nuk do të pushoj kurrë së luftuari për popullin Amerikan.
Sic e lini këtë akademi që të hipni mbi lundrimin e ri emocionues, unë jam duke u përgatitur për një udhëtim shumë të domosdoshëm gjithashtu. Në pak ditë, unë do të bëj udhëtimin tim të parë jashtë shtetit si President. Me siguri, sigurim, dhe interesat e popullit Amerikan si prioritetin tim, unë do të forcoj miqësitë e vjetra dhe do të kërkoj partnerë të rinj. — por partnerë që gjithashtu na ndihmojne neve. Jo partnerë që marrin dhe marrin… partnerë që bashkëpunojnë, partnerë që ndihmojnë të paguajnë për cfarëdo ne jemi duke bërë dhe të gjithë të mirën që ne jemi duke bërë për ata, — që është dicka që shumë njerëz nuk janë mësuar dhe ata thjesht nuk mund të mësohen. Une them, mesohuni me atë, njerez. (Duartrokitje). Unë do ti kërkoj atyre të bashkohen për një të ardhme të paqes dhe mundësinë e opozitës për njerëzit tanë dhe njerëzit e botës.
ëSë pari, në Arabinë Saudite, ku unë do të flas me liderët Myslimane dhe ftoj ata të luftojnë urrejtjen dhe ekstremizmin, dhe të përqafojnë një të ardhme të paqtë për besimin e tyre. Dhe ata mezi po presin të dëgjojnë cfarë ne — si përfaqësuesit tuaj– duhet tu themi. Ne duhet të ndalojmë terrorizmin Islamik radikal. (Duartrokitje).
Pastaj në Izrael, unë do të riafirmoj aleancën tonë të pathyeshme me shtetin Hebraik. Në Romë, unë do të flas me Papa Franceskun rreth kontributeve të besimit të Krishterë ndaj botës. Më në fund, unë do të marr pjesë në Samitin e NATO-S në Bruksel dhe takimin e G-7, në Sicili, — që të promovoj sigurimin, mirëqënien dhe paqen kudo në botë.
Unë do të takoj këta lidera, dhe do nderoj vendodhjet më të shenjta të këtyre tre feve të mëdha. Dhe kudo që do shkoj, unë do të marr frymëzimin tuaj. Unë mar nga ju cdo ditë, nga guximi dhe vendosmëria juaj për të bërë cfarëdo është kërkuar që të siguroj dhe mbroj jetët Amerikane. Të siguroj dhe mbroj jetët Amerikane. Ne duam siguri. Ju do të na jepni ne sigurim. (Duartrokitje).
Në vetëm një shembull, ne shohim si ja ktheni cdo ditë vlerën jetës për njerëzit që ju takoni cdo ditë. Disa vite me parë, një helikopter i Rojes Bregdetare shpëtoi tre peshkatarë, që të tmerruar kapeshin pas anijes së tyre, që po mbyteshe dhe po digjeshe. Atë ditë, heronjtë e Rojes Bregdetare e bënë detyrën e tyre mirë. Ata fluturuan ngjitur me detin, pavaresisht rrezikut të tmerrshem, dhe zgjaten një dorë ndihme ne momentin e duhur.Kishte mbetur shumë pak kohe.
Por ajo nuk është pjesa më e shquar e asaj historie. Cdo pjesëtar, si një notues i Rojes Bregdetare e vendos ate, ju e beni atë gjë gjithë kohës, në cdo orë të ditës. Dicka ndodh gjithë kohën me Rojen Bregdetare të Shteteve te Bashkuara. Ju bëni një punë mahnitëse. Një gjë e pazakontë ndodhi me atë shpëtim, por kur ju mendoni për atë, ju i bëni ato shpëtime gjithë kohës. KNë një rast tjetër, kapiteni i një peshkatoreje
vietnameze mori dorën e notuesit. Ai e pa shpëtuesin e tij të Rojes Bregdetare në sy, dhe tha: “Unë isha duke i kërkuar Zotit të më linte të jetoja…. Unë kam nevojë të shikoj fëmijët e mi. Të lutem, Zot, më lër të jetoj që të mund të shoh fëmijët e mi. Pastaj Zoti të dërgoi ty.” Ajo është cfarë tha. (Duartrokitje).
Për cdo oficer të ri, dhe për cdo antar të ri të Rojes Bregdetare këtu ose jashtë, që sot është duke mbrojtur jetë rreth botës mbi disa prej ujërave më të ashpër ndokund, ju me të vërtetë po bëni punën e Zotit. Cfarë zemre mirënjohëse keni nga të gjithë. Sepse është dhe në zemren time tepër mirënjohese, dhe gëzimet e Amerikës për Rojen Bregdetare, — dhe Amerika gëzohet për ju shpesh — por ne ju urojmë juve fat të mirë.
Si Kryekomandanti juaj, unë ju falenderoj. Unë ju nderoj me kokë. Dhe unë, edhe një herë përsëri, përgëzoj Grupin e Rojes Bregdetare të 2017-ës. (Duartrokitje). Zoti ju bekoftë. Zot bekoftë Rojen Bregdetare. Dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit shume. Faleminderit. (Duartrokitje). Falemnderit të gjithëve. Nder i madh. Paci fat. Shijojeni jetën tuaj. (Duartrokitje).
Shtëpia e Bardhë
Zyra e Shtypit
17 Maj 2017