• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Letёrsia nё psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale

November 13, 2022 by s p

Romelda Bozhani/

Auditori i saj mbushej plot e pёrplot, sepse ishte e re, e bukur, e mençur, e emancipuar, e ditur, guximtare si tё paktat. Kёshtu e kuptoja dje. Ndёrsa sot kam edhe njё pёrgjigje tjetёr: arsyeja ёshtё ky libёr, domethёnё ky grusht leksionesh e seminaresh, qё na shpёtuan jetёn, sepse na dhanё atё ajёr pёr tё cilin kishim nevojё.

Bёhet fjalё pёr Iris Halilin, zyshёn tonё, pedagogen qё pёr dhjetё vjet me radhё ka formuar breza tё tёrё studentёsh, duke dhёnё lёndёn e letёrsisё sё huaj moderne nё Fakultetin Histori-Filologji, Departamenti i Gjuhёs dhe Letёrsisё shqipe, nё Tiranё.

Shkrimtarёt, mendimtarёt, shkёlqimtarёt, qё do t’i gjeni nё librin e saj tё fundit “Letёrsia nё psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale”, zysha na i pёrplaste si flatra shpendёsh qё vinin nga vise tё tjera. Ёshtё preferuar tё zgjidhen: leksione, ese, studime, kritikё letrare, tek-tuk ndonjё artikull i botuar nё shtyp, tё gjitha tё shkruara nё harkun kohor 1994˗2022. Janё marrё nё shqyrtim vepra apo autorё, qё sot kёmbёn e hijen e kanё tё madhe, por dje ishin zbulim i vonuar nё Shqipёrinё e izoluar. Se sot s’mund tё vihet nё dyshim hija e Márquez-it, Pirandello-s, Kafka-ёs, Sartre-it, Zweig-ut, T. Eliot-it, Camus-sё etj, por, kur pёrgatiteshin kёto leksione, ekzistonte vetёm ndonjё libёr pёr kokё apo copёza pёrkthimesh fluturake, apo ndonjё shkrim kritik sporadik qё mbushte faqet e fundit tё kulturёs nёpёr gazeta. Ishte koha kur interneti, google, facebook, tik-tok-tak-tuk-u, ishin ende fantashkencё, si robotёt nё mendjen e Azimov-it. Tё mos zёmё nё gojё Freud-in, vepra e plotё e tё cilit ende nuk ёshtё botuar nё gjuhёn shqipe.

Rastёsi, ndoshta, ose filli i kuq qё lidh kёta shkrimtarё me njёri-tjetrin, ёshtё çmimi “Nobel” qё kanё marrё katёr prej tyre dhe popullariteti i padiskutueshёm, i hershёm apo i vonshёm s’ka rёndёsi, por, gjithsesi, i pёrhershёm pёr tё gjithё. Se janё ca shkrimtarё qё bёhen themelues tё shkollave tё papёrsёritshme tё mendimit e mё pas mbeten nё breza gurё themeli nё letrat botёrore.

I lidh edhe Freud-i. Revolucion kopernikian ёshtё quajtur ndikimi i psikanalizёs sё Freud-it nё mendimin intelektual botёror, pasi ka shpёrthyer mikrokozmosin si Copernico makrokozmosin, nё kohё tё vet. Mjetet e tij kirurgjikale janё pak: njё divan, njё tryezё dhe njё mendje brilante. Kёtu nisim edhe ne.

E filloj, pa radhё, nga Gabriel García Márquez. Se s’mund tё ketё fillim mё tё mbarё pa njё histori dashurie qё lehtёson kohёt e vёshtira tё njё sёmundjeje, kolere apo pandemie e qё pёrkon çuditёrisht edhe me aktualitetin. Bajamet e hidhura, si emblemё e njё dashurie tё pamundur, na janё bёrё aq tё ёmbla, sa as doktor Freud-i s’na e prish dot mё shijen dhe mendjen.

S’ka shkrimtar mё tё rёndёsishёm pёr tё sesa Stefan Zweig. Falё psikanalizёs zbulojnё njёri-tjetrin dhe bёhen miq. Janё ca novela e ca fjalё, ca “rrugё nёn dritёn e hёnёs” apo ca “tё fshehta pёrvёluese”, qё kanё tёrhequr jo vetёm atё, por edhe lexuesin shqiptar, qё kёto novela i ka pasur si strehё e si nёnkresё.

Si pёr tё treguar qё leximi frojdist funksionon mё sё miri edhe pёr letёrsinё tonё, janё futur edhe dy shkrimtarё shqiptarё qё, sipas mёnyrёs sё tyre, i kёndojnё dashurisё. Ben Blushi “guxon” ta lexojё ndryshe Otellon e Shakespeare-it. Kasёm Trebeshina na kёndon ca kёngё tё hershme, qё i pёrngjajnё valles turbulluese tё dervishёve. Ende nuk kam arritur ta kuptoj: i do kёta shkrimtarё pasi i ke zbuluar, apo i zbulon se i do?! Ёshtё edhe njё i tretё shqiptar, po ai ёshtё poet. Visar Zhiti ёshtё kthyer nё simbol tё vuajtjes çnjerёzore qё ka shkaktuar njё sistem absurd qё njeriun e shndёrroi, e gjunjёzoi, e shpёrfytyroi, e vdiq. Kemi njё kafkё shekspiriane edhe nё dorёn e Zhitit, qё seç na kujton ca mizori ende tё pashlyera.

Vazhdoj leximin e perceptoj. Kuptoj qё Kafka, pёr zyshën, mbetet humnera e shekullit, metamorfoza e diellit. Mendja e njeriut modern ёshtё njё brumbull i mjerё, po, gjithsesi, sui generis, qё pёrplaset katёr mureve tё njё dhome, domethёnё, dhemb pёrpёlitja e njё flutureje nё njё jetё tё ngushtё.

Tashmё, nuk kuptohet nё ёshtё Sizifi apo Camus-ja mё i famshёm. Njё gjё ёshtё krejt e sigurt: tё dy janё kthyer nё metaforё, i pari, duke sfiduar zotat me njё gur, i dyti me njё libёr. Mbaj mend se si, nё fakultet, iu pёrkushtuam me mish e shpirt absurdit tё tij dhe tё Sartre-it, qё na ngjasonte me njё cirk tё rrёmujshёm, ku “ferri ishin gjithmonë të tjerët”.

Leksioni i zyshës pёr ca personazhe qё lindin nga vetvetja, ma pёrforcon mendimin se letёrsia rifillon me Pirandello-n. Fillojmё, pёrherё, me tё njёjtin pasion, tё njohim njerёz, po ajo çka pёrftojmё nё fund, ёshtё thjesht njё maskё. Kjo ёshtё filozofia e jetёs sё njё gjeniu qё diti tё jetё edhe njeri.

Ёshtё njё poet mbi tё tjerёt, qё ёshtё edhe i vetmi poet i huaj nё kёtё libёr: T. S. Eliot. Poezia e tij nuk mёsohet pёrmendёsh, s’ёshtё ndjenjё. Kjo poezi ёshtё mendim i zgjuar, thellёsi, ёshtё figurё e fshehtё nё kokё, gjёegjёzё kulturash, shtresё dijesh. Falё fjalёs, “toka e tij e shkretё”, duket si tokё e lulёzuar. Pranё vajzave tё detit me kurora algash tё murrme e tё kuqe, ulet e mediton Prufrock-u i tij.

Edhe sot e kёsaj dite, leksioneve tё zyshes nuk u hiqet presja, se s’mund tё ketё letёrsi moderne tё shekullit tё njёzetё pa autorёt qё u pёrmendёn mё sipёr. Njёzet e shtatё vjet mё parё, domethёnё dikur, domethёnё dje, njё njёzetedyvjeçare, i kuptoi kёto vlera dhe i rrёnjosi nё programin shkollor. Ajo i pranoi sfidat edhe kur tё tjerёve, lidhja psikanalizё-letёrsi u dukej rrobё e lagur, varur keq nё hava. Ata, qё, dje, letёrsinё e quanin unisex, sot, frojdizmin dhe feminizmin e shqiptojnё tёrё lezet, siç shqipton frёngjishten sensuale njё grua seksi. Po, zysha, s’ishte (dhe as nuk ёshtё) feministe apo futuriste, ajo thjesht mbetet avangardё e tё kujton ato poete me krifё, qё na i shpjegonte orё e orё tё tёra. Shkonte nё fund tё pusit e gjente gjenezёn e fjalёs. Nxirrte kova dijeje e s’lodhej, nё njё kohё kur letёrsia moderne, nё fakt, i kthente tё gjithё lexuesit nё studentё. Tё gjorёt! Kafka u mbetej halё nё fyt, ekzistencialistёt u çorodisnin ekzistencёn. Jetonim në kohë ndryshimesh e vetëm me letёrsinё mund ta pёrballonim atё oqean tё vrullshёm, qё merrte kёdo qё i dilte pёrpara e bёnte tok, si nё gji tё huaj, jetёn me vdekjen. Vetёm optimizmi na jepte forcёn tё mendonim se “e nesёrmja do tё ishte njё ditё tjetёr”. E kishte thënë e para Scarlett O’Hara nё filmin Tё ikёsh me erёn dhe zysha vdiste të na e pёrsёriste.

Ja, pra, ky ishte ishte revolucioni ynё.

*Kёto ditё ka dalё nga shtypi libri mё i fundit i studiueses Iris Halili, i titulluar “Letёrsia nё psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale”. Ёshtё libri i saj i tretё dhe autorja, qё prej vitesh punon e jeton nё ShBA, ka menduar qё, sё bashku me librin e saj tё mёparshёm “Lideri nuk lind…bёhet”, ta promovojё personalisht pёrgjatё ditёve tё Panairit tё 25-tё tё Librit Tirana 2022, qё do tё zhvillohet nё datat 16-20 nёntor. Kemi shkёputur njё fragment tё parathёnies sё kёtij libri qё shpresojmё tё mbetet gjatё nё kujtesёn dhe analet e studimeve kritike shqiptare.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Iris Halili, romelda bozhani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT