
Dielli/
Rovena Grishaj, një eksperte ekonomie iu bashkua Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ajo erdhi me emocion të veçantë për të parë nga afër historinë e Federatës Vatra, gazettes Dielli, për tu njohur nga afër me personalitetet e kombit shqiptar dhe kontributin e tyre historik në Vatër në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë, çështjes kombëtare e shtetit shqiptar. Ekonomiste Rovena Grishaj u shoqërua në Vatër nga vatranja Enxhi Beqiri dhe u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja i cili i shpjegoi imtësisht rolin dhe etapat në të cilat ka kaluar gazeta Dielli dhe Federata Vatra që nga krijimi e deri në ditët e sotme. Ekonomiste Rovena Grishaj, ka mbaruar studimet universitare në Universitetin e Tiranës në degën Psikologji, dhe në New York ka studiuar për ekonomi në St. John’s University. Të rinj e të reja intelektualë dhe aktivistë që anëtarësohen dhe angazhohen në Vatër, janë një frymëzim edhe për patriotët e tjerë në Amerikë dhe Kanada për të çuar përpara kauzat e Vatrës që janë kauza të shtetit e kombit shqiptar.