Nga BEQIR SINA, New York/
BRONX NEW YORK : Dje në lokalin “Two Stars” në Bronx – New York, u mbajt takimi i parë për këtë vit i bordit të afaristëve shqiptaro-amerikanë – “Rrjetizimi i bizneseve të diasporës” në SHBA, të cilët janë si bërthamë e rrjetëzimit të bizneseve shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.Takimin punues e udhëhoqi drejtori i këtij bordi biznesmeni i suksesshëm në Amerikë, zoti Elmi Berisha dhe zvendesi i tij, Besim Malota, një veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm. Ndërsa, morën pjesë disa veprimtar dhe biznesmen të tjerë shqiptaro amerikan – anëtar të këtij bordi dhe veprimtar të komunitetit si , zoti Kujtim Qafa, Anton Raja, Zef Bala, Simon Qafa, Marian Cubi dhe editori i Diellit , z Dalip Greca.Zoti Berisha i informoi gjerësisht në fillim të fjalës së tij, të pranishmit, për mënyrën se si funksion ky rrjet i krijuar një vitë më parë në SHBA, nga Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, dhe Naim Dedushaj, drejtor i departamentit të përkrahjes së investimeve në Ministrinë e Diasporës.
Me këtë rast ai mori si shembull diasporën shqiptare në Europë – rrjetëzimin e bizneseve shqiptare në Austri, Zvicer dhe Gjermani. nga ku siç dihet atje ka edhe bazën e nisjes së tij, ky lloj rrjetizimi biznesesh shqiptare në diasporë.
“Mbasi edhe kushtet e invesitimeve, nga diaspora, tha zoti Berisha, natyrisht për për zhvillimin e biznesit nga Europa, në Shqipëri, Kosovë, dhe vendbanimet të tjera shqiptare në Ballkan(Mal të Zi, Maqedoni e Luginën e Preshevës) nga shqiptarët, dihet se janë edhe më të favorshme për shkak të afërsisë që kanë, atëhere edhe ne në Amerikë duhet të mësojmë dhe përfitojmë nga kjo përvojë”.
Në këtë kontekst kreu i këtij bordi biznesmenësh shqiptarë, zoti Berisha, u shpreh : “Meqënëse, në Europë, ka një ecuri të madhe në këtë rrjetizim biznesesh shqiptare, ne mendojmë të intensifikojmë sa më shumë lidhjet tona me afaristët dhe biznesmenët shqiptar në Europë. Duke krjiuar ura të fuqishme biznesi nëpërmjet lidhjeve tona në mes dy kontineteve” tha ai.
Biznesmeni i suksesshëm dhe një ndër veprimtarët e dalluar të komunitetit, zoti Elmi Berisha, kërkojë që të bëhen edhe ndryshime pozitive edhe nga brenda punës së nisur të rrjetëzimit të bizneseve shqiptare në SHBA-së.
Ai sugjeroi tek më pas të pranishmit se:” Duke qenë një nga burimet më të mëdha të të ardhurave të tyre, të biznesit të shqiptarëve në Amerikë, i kan nga industria kulinare – Gastronomia, pra duhet punuar për krijimin së pari të një lidhje të këtyre bizneseve me bisnesmen shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanada – me Rrjetizimin e bizneseve të diasporës në SHBA, me mundësi që ky mekanizëm të plotësohet edhe me bizneset e tjerë, si ndërtimtaria, shit-blerja e pasurive të patundshme dhe të tjera”.
Nën/Drejtori i bordit të “Rrjetizimit të bizneseve të diasporës” në SHBA, zoti Besim Malota, vuri theksin në fjalën e tij mbi krijmin e një fondi që siç tha ai duhet krijuar për të sponsorizuar lidhjen e bizneseve shqiptare këtu në SHBA, dhe mundësinë e mbështjes së tyre më pasë në Shqipëri, Kosovë, dhe vendbanimet të tjera shqiptare në Ballkan, si në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.
Kurse, Anton Raja ishte i mendimit se ka ardhur koha që të hiqet dorë nga mënyrat e vjetërura të bërjes së biznesit nga shqiptarët, e diasporës, duke shfrytëzuar më së miri përvojën e re të krijuar nëpërmjet “Rrjetizimit të bizneseve të diasporës” e sidomos asaj në Europë dhe tani së fundi në SHBA-së.
Duke u përfshirë në diskutimet, u pajtuan dhe dhanë edhe atë mendimet e tyre rreth këtij rrjetizimi biznesesh edhe zoti Zef Bala (anëtar i bordit të “Rrjetizimin e bizneseve të diasporës” në SHBA), Kujtim e Simon Qafa dhe Marian Cubi.
Të pranishmit folën, gjatë diskutimeve edhe për fokusimin veprimtarisë së tyre në Diasporë dhe për projektet në të ardhmen. Biznesmenët shqiptar qenë të interesuar edhe për gjendjen e reale në Kosovë, për kushtete e investimeve,për mbrojtjen e investimeve, për ligjshmërinë etj. Ndërkohë që ata shprehën gadishmërinë për t’u bërë nëpërmjet “Rrjetizimit të bizneseve të diasporës” në SHBA, pjesë aktive e investimeve të ardhshme të biznesmenëve shqiptaro-amerikane në Kosovë, Shqipëri Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës. Në fund të këtij takimi punues u folë edhe për shtrirjen e takimeve të tilla edhe në vendbanimet shqiptare në SHBA, ku edhe ka më shumë biznese shqiptare,si në Çikago, Detroit, Florida, Dallas, Arizona e tjer, për t’i inkuadruar ato më me efikasitet dhe rritur besim e tyre në “Rrjetizimin e bizneseve të diasporës” në SHBA. Duke marrë si shembull modelin dhe punë në Europë me rrjetizimin e bizneseve shqiptare atje.