Nga Rrustem Geci/
Me 17 shtator, në Bruksel para Parlamentit Evropian u zhvillua një protestë paqësore, e organizuar nga Shoqata e Shqiptarve të Brukselit, kundër keqtrajtimit të të burgosurve shqiptarë të Kumanovës, në burgjet famëkeqe, “Idrizovë”, dhe “Prilep”, nga policia fashistoide sllavomaqedone. Me këtë rast Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, me kryetarin e saj , Festim Lato, përkrah protestën, dhe ngre zërin kundër keqtrajtimt barbar të të burgosurve shqiptar në burgjet e shtetit Maqedon. Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë kërkon ndalimin e torturave ndaj vëllëzërve tanë nëpër burgjet sllavomaqedone u shpreh Rrustem Geci, Këshilltar i Shoqatës Demokratike “Çamëria” në Dortmnund. Lirimi i të burgosurve të Kumanovës, vazhdoi Geci, është në të mirë të Maqedonisë, ndryshe, Ribashkimi i Maqedonisë Ilirike Shqipërisë , është i pandalshëm dhe vullnet i popullit shqiptar. Në këtë protestë u tha se, Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të “Çamërisë në Evropë dhe Amerikë, janë dhe do të jenë në krah të popullit shqiptar në Maqedoni!