TIRANË, 29 Qershor /-Këshilli Drejtues i RTSH-së zgjodhi të hënën Petrit Malaj në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Malaj u zgjodh me 6 vota pro kundrejt 5 votave që mori rivali i tij në këtë garë, Thoma Gëllçi.
Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan një dëgjesë të hapur ku 16 kandidatët për këtë post paraqitën vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e këtij institucioni.Konkursi për drejtues në RTSH ka qënë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një cv ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.
Drejtori i Përgjithshëm u përzgjodh me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.