PEJË, 5 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Lojërat Tradicionale Rugova 2017 do mbahen më datën 6 gusht 2017 në fshatin Llutovë te Lugina, 2 km nga rruga kryesore. Mirë se vini… Kështu shprehet Këshilli Organizativ.“Trashigimi e lashtë kulturore e Rugovës. Përmes diciplinave garuese, ndër më të vjetrat, matet forca dhe qëndresa e garuesit. Ngjitja në Shilor, Hedhja e Llastarit, Hedhja e Gurapeshit e shumë disciplina të tjera e bëjnë këtë ngjarje atraktive dhe tërheqese për shikues, vizitorë, njerëz të ardhur nga gjithë regjioni. Për 25 vite, aq sa mbahen këto Lojëra, aty çdo vit garojnë mbi 150 pjesëmarrës, ndërsa publiku arrin deri 5000 veta. Gjithë kjo përciellet më këngë, valle dhe muzikë autoktone. Mirë se vini Rugova ju pret”, ka shkruar Këshilli Organizativ i Lojërave.
Edhe në faqen zyrtare të komunës së Pejës në ‘facebook’ shkruan: Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në Lojrat Tradicionale të Rugovës. Të përkushtuar që ta ruajmë dhe ta trashegojmë traditen tonë autoktone. Një mundësi e mirë që të ndajmë çaste të këndëshme dhe argëtimi me bashkatdhetarët nga diaspora./b.j/