Autor i librit “Genocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”.
Intervistoi: Eneida Jaçaj Lamçe
Rrustem Berisha, autor i librit “Genocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”, në pjesën e dytë të intervistës për Gazetën “Dielli”, do të ndalet në disa pika të tjera të errëta që meritojnë vëmendje, lidhur me programet gjakatare të shovinistëve serbë dhe malazezë dhe rolin dashakaq të disa Europës. Berisha shprehet se Serbia vrau fëmijët e vet për të fajësuar Kosovën dhe për të justifikuar luftën dhe pretendimet e saj barbare, ndërsa deklaroi se disa vende të Europës e kanë mbështetur atë për të grabitur territore shqiptare. Sa i takon çështjes së minishengenit ballkanik, Rrustem Berisha thotë se është sajesë e Serbisë, pasi synon të krijojë monopolin ekonomik dhe industrial në Ballkan.
-Cilat ishin mjetet që përdori ushtria serbo-malazeze për çkombëtarizimin e shqiptarëve nga viset e tyre?
Metodat dhe format e gjenocidit serb e malazez kërkojnë një vëmendje dhe një studim shumë serioz. Së pari duhet të dihet se nga kanë buruar këto projekte me metoda dhe forma gjenocidale.
Pra kemi të bëjmë me shoqëri gjenocidale.
-Sipas mendimit tuaj, cilët janë ata që kanë patur interes të mbështesin këto projekte gjenocidale?
Në mënyrë institucionale, me të ashtuquajturat institucione shtetërore, vazhdimisht është projektuar gjenocidi dhe ushtrimi i gjenocidit mbi shqiptarët. Këto grupacione apo këta popuj që për shekuj me radhë asnjëherë nuk janë shkëputur nga krimi dhe gjenocidi, pra të gjitha potencialet kolektive dhe mekanizmat e shtetfunksionimit të tyre janë vënë në dispozicion të projekteve gjenocidale. Këto elaborate janë krijuar nga “Akademitë Shkencore “, të cilat vazhdimisht kanë prodhuar programe për shfarosjen e kombit shqiptar. Është rast i veçantë në historinë njerëzore kur një popull gjatë gjithë ekzistencës së vet prodhon programe gjenocidale, dhe njëkohësisht i ushtron ato në vazhdimësi. Ky gjenocid shekullor nuk është dënuar si duhet, nuk është sanksionuar populli gjenocidal, kjo hordhi barbare nuk ka marrë asnjëherë dënimin që e meriton dhe leksionin që e njeh, si të vetmin gjykim, por ka pasur një përkrahje të vazhdueshme nga disa vende evropiane që mbajnë veten si popuj me qytetërim dhe civilizim të lartë, çka në të vertetë është e kundërta e kësaj. Civilizimi botëror është dashur ta dënojë fuqishëm këtë gjenocid shekullor.
-Çfarë masash shoviniste ndërmori ushtria malazeze kundër popullsisë muslimane në trojet shqiptare?
Metodat gjenocidale të përdorura nga shovenët malazezë dhe serbë janë të ndryshme, dhe ato janë aq morbide dhe aq të “përpunuara” nga mendësia primitive dhe kriminale sa kur i studiojmë është e vështirë të pranojmë se këto kanë ardhur nga njerëz normalë e mendërisht të shëndoshë dhe janë ushtruar mbi popullin tonë. Në historinë e njerëzimit nuk ka shembull të dytë ku një popull i tërë i është nënshtruar ndërrimit të identitetit kombëtar me dhunë, terror e masakra, nga ai shqiptar, në sllavo – ortodoks. Kjo ishte vetëm njëra nga shumë format e gjenocidit serb e malazez, pasi të gjithë ata që nuk pranonin të ndërronin identitetin kombëtar ( kinse vetëm fenë), të gjithë thereshin dhe vriteshin, një gjenocid i paparë në historinë njerëzore. Me gjenocid dhe spastrim etnik janë pushtuar dhe përvetësuar trojet shqiptare, si nga të ashtuquajturit malazez si nga hordhitë e quajtura serb. Por fatkeqësisht ky realitet ende nuk është prezentuar sa duhet para opinionit botëror, dhe as që kemi tentuar për te ngritur para kancelarive dhe sidomos para Tribunaleve Ndërkombëtare, padrejtesitë historike si një qështje që kërkojnë drejtësi, apeloj që të bëhet diçka në ketë drejtim.
-Cilat janë ato të pathëna që Serbia përpiqet të shtrembërojë të vërtetat historike, për të fajësuar popullin e Kosovës, si psh, ushtria serbe vrau civilët e vet për të fajësuar ushtrinë e Kosovës për masakra ndaj serbëve?
Lufta e madhe e Serbisë, për të ndryshuar mbarë historinë, ka qenë dhe mbetet synim i vetë shtetit. Pa një luftë të tillë, Serbia s’mund të arsyetojë asnjë veprim hegjemonist dhe gjenocidal të vetin. Pa një luftë propagandistike mbi genjështra, Serbia s’mund të arsyetojë as ekzistencën e vet si vend, që fatkeqësisht mbanë të pushtuar një pjesë të madhe të trojeve shqiptare. Andaj në veprimet e veta djallëzore dhe jo njerëzore, ajo nuk ka hezituar kurrë edhe të vrasë fëmijë serbë, edhe të inskenojë gjëra që mendja e shëndoshë njerëzore s’mund as t’i kuptojë. Krahas kësaj, Serbia ka paguar shuma të madhe për të blerë të “drejtën e vetë” të fallsifikuar, dhe ketë për t’ua servuar shumë diplomacive botërore. Në këtë drejtim, mërgata ka luajtur një rol historik, dhe më lobimet e veta i ka hapur rrugë të vërtetës. Kjo duhet vlerësuar lart nga institucionet, si në Tiranë dhe Prishtinë. Pa fituar opinionin nuk do të kishim as fitoren në Kosovë, dhe çlirimin nga pushtuesit serbë.
-Çfarë vlerësimi keni për zyrtarët më të lartë të Kosovës për rolin e tyre gjatë luftës dhe pas luftës?
Vështirë t’i bëjmë një vlerësim real periudhës së paraluftës, e po ashtu një krahasim me periudhën e pasluftës është edhe më kompleks. Mirëpo një e vertetë kapitale dhe e pamohueshme është se ne patëm një lider para lufte, i cili me dijen dhe vizionin prej një dijetari ndër me të shquarit në Evropë, pati një kapacitet që të mund politikën shovene dhe hegjemoniste serbe. Një lider i cili i vetëm arriti të njohë opinionin botëror për realitetin e hidhur në të cilin ishte Kosova, nën një aparteid dhe terror barbar në mes të Evropës. Edhe në këtë periudhë, roli i mërgatës në mbajtjen gjallë të shtetit paralet të Kosovës është i madh dhe i pazëvendesueshëm. Organizimi dhe finalizimi me një fitore që së pari duhet konsideruar si fitore diploamtike e pastaj edhe ushtarake, kur kemi të bëjmë me një armik barbar, është i pashembullt në histori dhe duhet të na bejë krenar. Ndërsa për periudhën e pas luftës nuk mund të ndihemi mirë, sepse realisht rruga e idealeve dhe atyre që u flijuan per lirinë e vendit për breza me radhë sikur u harrua shpejt. Shtetndërtimi dhe shtetfunksionimi nuk janë biznes, po janë mision i një shoqërie dhe një populli që ka vetëdije shtetformuese. Personalisht jam shumë i zhgënjyer me disa grupacione që punojnë per interesa antishqiptare.
-Serbia dëshironte të zbatonte programin “Naçertanije”, program i cili iu përmbys nga plani strategjik dhe i pakthyeshëm që dha shteti më aleat dhe më besnik i Shqipërisë, SHBA-të. Si e shihni sot ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, që u arrit në Uashington, dy vjet më parë, për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve?
Me keqardhje duhet ta prezentojmë realitetin të cilin po kalon Kosova sot. Serbia ka prodhuar me dhjetëra programe gjenocidale. Vetëm historian Hakif Bajrami, numëron 40 programe shfarosëse kundër popullit tonë. Vazhdimisht mësojmë për projekte të reja hegjemoniste, që s’i kemi njohur më parë, sepse ato janë shumica të panjohura per opinionin. Askush s’mund ta thotë numrin e saktë por një gjë është e sigurt që, këto projekte vazhdojnë edhe sot, dhe për fatkeqësinë tonë, asnjeherë në histori Serbia s’ka arritur të finalizojë me më sukses këto programe, përpos në këto kohë kur po zbrazet Kosova pothuajse me të madhe. Kjo është një brengë që duhej të preokuponte të gjithë ata që qeverisin në vendet tona. Përpjekjet e diplomacive ndërkombëtare e sidomos të atyre që janë për një zhvillim dhe progres të Kosovës, sigurisht se planifikojnë një normalizim marrëdhëniesh edhe me Serbinë, si vend fqinj po fatkeqësisht mendësia e tyre nuk do të ndërrojë edhe per një kohë shumë të gjatë.
-Pas luftimeve të Rusisë në Ukrainë, e cila është aleatja e përbetuar e Serbisë, a po shihni se po fuqizohet kjo e fund-it në Ballkan, pasi qëllimi i saj është mijëvjeçar për të dalë në det, plan te cilin ia prishi Austro-Hungaria në 1913?
Jo, ky momentum është i favorshëm për ne, po mjerisht klasa jonë politike nuk ka nivelin e duhur intelektual dhe i mungojnë kapacitetet që të përfitojë nga kjo periudhë dhe shumë nga vendimet dhe synimet tona të finalizohen pikërisht, kur Serbia është në shënjestrën e diplomacisë botërore si një aleate e Rusisë që nuk mund te shkëputet lehtë, po dhe mbijetesën e aspiratave të veta e ka të lidhur me Rusinë edhe pse është në Evropë. Megjithëse diplomacia evropiane vetëm sa ka arsyetuar hegjemoninë serbe në ketë formë, sepse ajo ma shumë ka qenë e përkrahur nga Franca se nga Rusia, por fatkeqësisht opinioni ka mësuar këtë retorikë dhe është i mbuluar me këtë bindje që nuk qëndron. Serbia është privelegjuar dhe është përkëdhelur gjithmonë nga Evropa. Nuk ka më absurd se një vend që është njohur si vend me 34 000 km katrorë, është rritur plot gjashtë herë, dhe sot Evropa negocion me i dhënë territore të huaja. Ndërsa duhet ta themi gjithmonë dhe në çdo vend, Serbia mban të pushtuara 21 000 km katrorë territore shqiptare. Fatkeqësisht ekziston edhe vendimi i marrë nga Evropa me 1878 me u kthy shqiptarët ne trojet e veta në Nish dhe rrethinë, vendim i nënshkruar nga Serbia, që kurrë nuk u jetësua. Dhe fatkeqësisht, këtë as që e përmendin këta diplomatë shqiptarë.
-Shpesh herë është rikthyer në qender të diskutimeve minishengeni ballkanik. A mund të ketë minishengen pa Kosovën, dhe sa i favorshëm do të ishte për dy shtetet shqiptare?
Kjo është iniciativë serbe, dihet për të krijuar një monopol së pari ekonomik dhe industrial të Serbisë mbi vendet e Ballkanit, dhe natyrisht përkrahet vetëm nga sherbëtoret e interesave serbe. Ky projekt besoj se veç ka dështuar dhe nuk do të jetësohet.
-Popullsia shqiptare në Mal të Zi është popullsia më e tkurrur sot, pasi gjuha shqipe nuk është shpallur ende gjuhe zyrtare dhe ende nuk ka një Universitet shqiptar. Për të përfituar shumë të drejta, shqiptarët kanë ndryshuar identitetin kombëtar në boshnjak dhe malazez. Cilët duhet të jenë hapat që duhet të ndërmerren për të garantuar shumë të drejta të shqiptarëve në Mal të Zi?
Shqiptarët në trojet tona të pushtuara nga i ashtuquajturi Mali i Zi, janë në shënjester të asimilimit si politikë shovene që vazhdon të ushtrohet kundër popullit autokton shqiptar në trojet e veta, mirëpo roli jo i duhur i dy shteteve shqiptare nuk është në nivelin që duhet të jetë. Ndërsa diplomacia ndërkombëtare do të luante rolin që duhet nëse shtetet Shqiperia dhe Kosova do ta ngrisnin problemin si duhet.