• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sa shumë kohë e humbur

July 22, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nga janari i vitit 2015, e deri këtë mesnatë korriku, u deshën plot nëntëmbëdhjetë muaj. Një e kohë e humbur tmerrësisht keq. Një kohë e shpërdoruar për shkak frymës së urrejtjes. Paragjykimeve të padobishme dhe intrigave me ta hedhur. Me gishtin kërcënues, të shenjtit përballë djallit. Dhe anasjelltas. Një kohë e pështirë sa i ka drobitur shqiptarët deri në eshtrat e të vdekurve. U ka mbushur mendjen me një bindje krahësh. Aq sa mijra socialistë, besojnë sonte se që nesër në mëngjes. Sapo të zbardhi drita, burgjet shqiptare do mbushen me xhaketat firmato të demokratëve.

Aq sa me mijra demokratë, besojnë se i dhanë fund pushtetit të hajdutëve të rilindasit Rama. Futjes në kuvend të bosëve të drogës dhe prostitutave. Ndërkohë demaskuan tradhtarët, ata që nuk duan Berishën etj. Sahan lëpirsat e Ramës. Dhe me një vështrim mënjanë tek findet e Metës.
Plot nëntëmbëdhjetë muaj vëllezer. Kohë e djegur. Kohë që nuk i frymos si duhet mushkritë e shqiptarëve. Që na bëri turpi i botës.
Kaq të vështirë e kemi të dialogojmë? Kaq vështirë e kemi të arrijmë një mirëbesim reciprok?
Megjithatë janë disa pikëpjekje kohore për të kuptuar këtë zallamahi tonën. Këtë tranzicion shqiptar, që në çaste si këto të kësaj nate…, i hepon liderët tanë në një garë fitoreje personale. Kush e kush të mburret më shumë se fitoi e tija. Jo e ardhmja e shqiptarëve. Jo demokracia e tyre. E vendit të shqiponjave.
Detaji i parë është se në emër të europës, pro amerikanizmit etj. Pro katarsisit, apo pastrimit të drejtësisë shqiptare. I politikës sonë të lidhur me krimin etj. Eshtë vet Edi Rama. Lideri që futi me ok deputëtë të inkriminuar. Qeveris me ministra kontigjen i botës së zezë. Dhe i kartonave të kuq të Gjykatës Kushtetuese. Dhe që në mënyrë të përpiktë, bëri aleancë me krimin. Pasi vrau njerëz në bulevard etj.
Detaji i dytë, skena e debatuesve, aktorët e saj. Janë një kontigjent skorjesh. Ose mbetjesh nga e djeshmja. Të cilën të gjithë e dënojnë në kor. Dhe gjëkundi se e pamë njërin nga ata në burg. Sikur njërin. Aktorë nga kinostudio republika popullore socialiste e shqiptarëve. Shkëlqesia e tij Ruçi, Braho, Xhafa… Që tashmë janë në unison. Dhe u deklarojnë shqiptarëve këto pallavra. “Kjo reformë i jep fund klientelizmit, korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë.” Eshtë për të qarë vëllezër. Ndërkohë kur kjo virane demokraci, shteti që shqiptarët e duan si perëndimi, si europa. Akoma u detyrohet me gjakun e atyre njëzetvjeçarëve nga Shkodra, prej 2 prillit 1991. Pra plot njëzetë e gjashtë vjetë. Një grup njëzetëvjeçarësh gjak mbuluar. Pa llogaritur sa e sa humbje shqiptarësh nëpër pluhurin e padrejtësisë. Ku rryfsheti pakufi, ka bërë më të ndershëm edhe më të pamëshirshmin. Ka bërë dekan, e doktora shkencash, harbutin dhe injorantin. Ka bërë diplomatë, ministra apo kuadro të përqindjes së tenderave, analfabetët e ekonomisë dhe biznesit.
Detaji i tretë, janë një vargan aktorësh, i ca partive fiktive. Që ua morën frymën palëve me tesera. Nga ata që vriten në bulevard. Dhe që presin një ditë të jenë kryetarë, kuvendarë apo drejtues të çfarëdolloj rrengu. Ca kryetarë që herë janë demokratë, herë socialdemokratë. Herë ashtu e kështu. Tërë jetën kryetarë thërrimesh votash nga të dy krahët. Dhe që në gjyqe, kanë po ato avokat që ka edhe e armiku opozitar. Një turli shushunjash.
Pra debatojnë për drejtësinë, ata që e masakrojnë atë çdo ditë.
Detaji i katërt, krahu tjetër… Njeriu që na bëri të besojmë te Amerika. Që na tha dikur në një paradë madhështore. Pa protokoll shtetëror. Zoti e bekoftë Amerikën. Këtu e vite, vite më parë. Në sheshin e Tiranës. Në krah të sekretarit të shtetit të asaj kohe Xhejms Beker. Këto nëntëmbëdhjetë muaj na armiqësoi me ‘të.
Madje na kujtoi me mall bllokadat e Enver Hoxhës kundër Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik, Kinës etj.
Na ka lënë një kryetar as ashtu e as kështu. Dhe një tufë ish shtetarë. Të cilët për shkak të qeverisjes, që sa herë që fiton PD-ja…, janë në krye. Kanë ndërtuar kështjella. Kopshte me burbuqe të varuara si në Babiloni, ku therin e pjekin deshët e krishtlindjes. Ndërsa hiqen myslimanë të zellshëm. Dhe që pretendojnë akoma.
Edhe pse e kanë katandisur PD-ën nga një llavë popullore, në një rezervuar. Në një batalion bjerrakohe, negociatorësh. Prapë ata kanë të drejtë të flasin në emrin tonë. Kanë të drejtë të quhet demokratë.
Ka plot e plot vëllezër.
Por mos të helmohemi më. Në oxhakun e çatisë plot mëkate, atë të shqiptarëve, doli tym i bardhë.

Filed Under: Analiza Tagged With: e humbur, Ilir Levonja, Sa shumë kohë

Artikujt e fundit

  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT