Familja Perolli njofton se Ditën e dielë, në 16 shtator, hapin të pame për Sadik Ukperaj.
Ja njoftimi i plote: Ditën e dielë, në 16 shtator, hapim të pame për babain dhe njeriun e dashur:
Sadik Ukperaj (20 shtator 1920 – 31gusht 2018)
E pamja hapet në lokalin:
The Eastwood Manor
3371 Eastchester Rd, Bronx, NY 10469
Ora 10:00 AM – 5: 00 PM
Skënder Perolli dhe familja

Sadik Ukperaj (Perolli) është një ndër shqiptarët e emigruar në mesvitet gjashtëdhjetë në ShBA. Është në moshë pensioni dhe siç thotë vetë, ka një pension të mirë, falë punës me benefite në Nju Jork. Ditët i kalon në shtëpi me nipër e mbesa, sheh emisione televizive, sidomos në gjuhën shqipe, dhe ndonjëherë takohet edhe me shoqërinë e vjetër, e cila përbëhet prej tij dhe dy legalistëve të tjerë; Hajdar Tonuzit dhe Idriz Fetahut. Jetojnë së bashku në Brooklyn dhe për të kujtuar shoqërinë e vjetër dalin shëtitje ose kalojnë ndonjë drekë bashkë. Ashtu si edhe legalisti veteran, Hajdar Tonuzi, edhe Sadik Ukperaj, para se të antarësohej në Partinë e Mbretit, në rininë e tij, ka qenë partizan i Nacionaçlirimtares.
Tregimi i Sadik Ukperaj për të atin është i dhimbshëm: “Kisha kohë që nuk isha parë me tim atë. Askush nuk ma dha lajmin e pushkatimit të tij. Kur u lirova nga ushtria, në shkurt të 1947, shtëpinë e gjeta në zi. Vajtohej i pafajshmi, që nuk kishte kryer asnjë krim në jetën e vet. E kishin pushkuatuar në dhjetor të 1946.”
Kur erdhi në Nju Jork Sadik Ukperaj fillimisht u mor me familjen dhe punën, por pas dy vitesh vendosi që t’i bashkohej me Organizatën Lëvizja e Legalitetit. U bë anëtar aktiv i Lëvizjes së Legalitetit. Më parë pat shumë ftesa nga partitë dhe organizatat e tjera, por iu përgjigj negativisht atyre për arsye se e shihte veten më afër monarkistëve