Nga Prenjo Imeraj / New York/
Dy gjëra madhore bien me një herë në sy, kur lexon monografinë interesante të Bardhosh Gaces kushtuar kësaj figure me përmasa historike:
1. Si është e mundur, që kaqë gjatë është lënë në harresë një figurë aq e madhe enciklopedike si ajo e Sali Hallkondit!?
2. Vdekja e tij e parakohëshme, me vrasje makabre, në kulmin e moshës, për veprimtari intelektuale dhe atdhetare (ka jetuar vetëm 49 vjet)!…
Gazetari dhe publicisti i njohur Bardhosh Gaçe është treguar shumë i guximshëm dhe mjaft këmbëngulës në hulumtimin e jetës dhe veprimtarisë së Sali Hallkokondit, kur për këtë intelektual të mirëfilltë dhe atdhetar i flaktë për çështjen kombëtare nuk ishte e shkruar asgjë jo vetëm nga koha e mbretit Zog, që dyshohet se e ka groposur vetë Sali Hallkokondin, por as gjatë regjimit komunist e madje edhe në fillimet demokratike në Shqipëri.
Ka qenë fat i madh interesimi i ish kryetarit të Akademisë së Shkencave Aleks Buda në Vlorë në vitin 1983, lidhur me librin: “Historia e Shqipërisë” të Sali Hallkokondit, si edhe “Fjalorin e Labërisë” e ndonjë dorëshkrim tjetër të lënë në nga ai jurist dhe publicist i njohur… E quajmë fat se në ato vite e shoqja e Sali Hallkondit, Lutfia dhe djali i tij Eteri, jetonin ende në Tiranë, në derën e të cilëve, autori i kësaj monografie, trokiti në vitin 1985, pasi e gjeti me shumë vështirësi…
Gjithkush që e pat njohur Sali Hallkondin, në shkollë apo në punë, në përpjekje apo luftë gjatë ngjarjeve madhore për fatet e Kombit Shqiptar, në jetë e shoqëri, në familie e fisin e tij të gjërë, kanë folur dhe shkruar me admirim të veçantë…
Tek Sali Hallkokondi të tërhiqte pamja e tij prej kreshnikësh të trashëguar nga babai i tij Beqir Hallkokondi, syri i mprehtë e vigjilent, që karakterizon jo vetëm fisin e tij, por edhe tërë Vranishnjotët, të dalluar për trimëri, besnikëri dhe fisnikëri. Vetë emri Vranisht që mban fshati i tij i lindjes, në krahinën e Labërisë të rrethit të Vlorës, mbart në vetvete ngjarje historike të lashta për të zotët e atyre trojeve, të vjetër sa vetë toka…
I lindur më 14 prill të vitit 1887, në një familie të njohur jo vetëm në fshat e Labëri, Sali Hallkondi duke u përkundur në djepin tradicional të shqiptarit, do mëkohesh sëbashku me qumështin e gjirit të nënës edhe me ninullat për kreshnikët dhe heronjtë atyre anëve: kapedan Zenel Gjoleka, Cane Miftari, Lulo Abaz Mehmeti, Selim Hasani, Dervish Aliu, Lilo Qendro, Mete Çobo, Leskodukajve të Bolenës, e të tjerët, “të cilët dilnin nga këngët epike duke shkrepëtitur me krisma rrufeshë për luftrat kundër hordhive osmane, në mbrojtjen e trojeve shqiptare”.
Beqir Hallkokondi(i ati i Saliut) vdiq pa pritur në vjeshtën e vitit 1894. Padyshim në vdekjen e tij të parakohëshme, ndikoi plaga që kishte marrë në luftën e Lëkurësit, për kundë hordhive otomane dhe vuajtjet në burgun e Beratit. Sali Hallkokondi mbeti jetim në moshën 7 vjeç sëbashku me dy vëllezërit: Novruzin 9 vjeç dhe Bajramin 4. Të tre fëmijët u muarën në kujdesin e xhaxhallarëve të tyre: Hakan dhe Elmaz Hallko, blegtorë të zot e të dëgjuar në tërë krahinën e Lumit të Vlorës.
Të dy vëllezërit, më të vegjëlit, Saliu me Bajramin, pasi patën ndjekur mësimet në vitet e para të mejtepit të fshatit, nën kujdesin e miqve të families : Isa Isarai, Beqir Sulo dhe Haxhi Muameti, për shkak të zisë së bukës që ra në sanxhakun e Beratit, i muarën në Vlorë, për kujdesje. Vitet e tjera të shkollës i muarën në Muradie, duke u edukuar edhe me frymën e punës, pasi pushimet shkollore nuk i kalonin kot, por punonin nëpër ullishtat e Agallive.
Me ndërhyrjen e Haxhi Muametit, në vjeshtën e vitit 1899, Sali Hallkokondi shkoi në Janinë për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme tradicionale të atij qyteti. Aty u njoh dhe zuri miqësi me Ali Asllanin dhe shumë bashkatdhetarë nga shumë vise të Shqipërisë. Në vitin e tretë të shkollës, nëpërmjet atdhetarëve Kadri Gjata dhe Isuf Bushi, filloi të përfshihej në lëvizjen kombëtare të kohës.Librat shqip të ardhura nga Bukureshti dhe Kajrua filluan t’i shpërndanin në Progonat, Kuç, Mesaplik dhe Vranisht.
Në vitet 1904-1905 ai u rregjistrua në shkollën e lartë në Stamboll për të ndjekur studimet në degën e Shkencave Politike-Juridike-Administrative.Qe fat i madh se, kur u vendos në Stamboll, u bë shok dhome me Ali Asllanin dhe Gani Tafilin, në rrugën e Gallatës. Nëpërmjet Mulla Xhafer Drashovicës, që banonte pranë tyre, u njohën me Tahir Bej Vlorën, djalin e Ismail Qemalit dhe Telha Bej Vlorën, të cilët vazhdonin studimet për mjekësi dhe, pak më vonë edhe me Sali Nivicën, i cili për ca kohë shërbeu edhe në “Robert Kollezh” të Stambollit si mësues.
Në vitet 1907-1908 Sali Hallkokondi nisi bashkëpunimin me gazetat shqiptare që botoheshin në Kajro, Boston dhe Bukuresht. Duke ndjekur me vemendje ngjarjet e reja ndërkombëtare dhe, sidomos situatën në Ballkan dhe fatin e vendit të tij të dashur, Shqipëri… Kështu filloi të kuptonte edhe më mirë regjimin despotik të Stambollit.
Në prill të vitit 1908, për shkak të një letre që i kishte dërguar Ali Asllanit, në atë kohë me punë në administratën e Janinës, u thirr nga xhandarmëria e Gallatës, ku ju tërhoq vemendja për pjesëmarrjen në grushtin e shtetit dhe bashkëpunim me klubin atdhetar “Bashkimi” të Janinës. Kjo gjë shumë shpejt u la në heshtje, pasi me fitoren e Xhonturqve në korrik 1908, fillimisht ai u bë përkrahës i tyre, duke shpresuar në reformat e reja që do të merreshin, për liri, barazi dhe vëllazërim, për gjithë popujt e perandorisë… Nga amnistia e Portës së Lartë më 5 gusht 1908, pëfitoi edhe ish i burgosuri politik Ismail Qemali, i cili pak më vonë u zgjodh deputet në parlamentin e ri turk, për sanxhakun e Beratit. Qysh nga ajo kohë ai nuk u nda nga rruga e plakut të Vlorës, për çështjen kombëtare.
Në janar 1909, Sali Hallkokondi e la Stambollin dhe, u emërua stazhier në gjykatën e Kretës, Beratit dhe Vlorës. Në të njëjtën kohë, nëpërmjet Ibrahim Abdullaut, u lidh me klubin “Labëria”, kryetar i të cilit ai ishte, sëtoku me miqtë e tij Memo Meten dhe Pasho Ramadanin. Ky klub e kishte shpallur Ismail Qemalin president nderi.
Qëndrimi xhonturk i klubit “Bashkim e Përparim” në Vlorë dhe izolimi nga xhonturqit i Isamail Qemalit si i burgosur në shtëpinë e tij, bëri që Sali Hallkokondi të distancohet menjëherë nga xhonturqit. Në kuadrin e veprimtarisë atdhetare të klubit “Labëria” , Saliu u tregua shumë aktiv duke vendosur marëdhënie dhe bashkërendim veprimesh me klubet e tjera atdhetare në Delvinë, Gjirokastër, Korçë, Janinë, Filat, Manastir, Bukuresht, Kajro, Sofje e gjetkë. Kur xhonturqit në Vlorë i shtuan raprezaljet ndaj tij, Sali Hallkokondi u largua nga Vlora dhe u vendos në vendlindje, ku qendroi deri në nëntorin e atij viti(1909).
Me ardhjen e djalit të Ismail Qemalit në Vlorë, Qazim Beut, Sali Hallkokondi u tregua shumë aktiv, në mbrojtje të figures së Plakut të Vlorës, ndaj intrigave dhe shpifjeve të Ferid Pashë Vlorës, që nxiste farefisin e tij, për kundër Ismail Beut. Po atë vit, në Vlorë u krijua një komitet, për të ndihmuar shqiptarët kryengritës në Kosovë dhe viset veriore të vendit, anëtar aktiv i të cilit ishte edhe Sali Hallkokondi. Kryetar i atij komiteti, që në fakt ishte Komiteti pë “Lirinë e Shqipërisë” ishte djali i Ismail Qemalit, Qazim Beu. Në vitin 1911 komiteti i fshehtë “Për Lirinë e Shqipërisë”vendosi lidhje me Ismail Qemalin dhe kryengritësit në Kosovë.
Në korrik 1911, Sali Hallkokondin është pjestar aktiv, i Kuvendit të Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçes, për shpërthimin e kryengritjes Vlorë-Mallakastër, nëpërmjet së cilës, Portës së Lartë ju shtruan disa kërkesa për interesat kombëtare. Gjatë asaj lufte, Sali Hallkokondi sëbashku me kapedan Sali Muratin, u rreshtuan në çetën e komanduar nga luftëtari i shquar Zançe Xhelo, tok me 29 vranishnjotë të tjerë.
Në verën e vitit 1912, do e shohim Sali Hallkokondit të përfshihet në kryengritjen tjetër. Si shkak i asaj kryengritje ishin edhe zgjedhjet për deputet në parlamentin turk dhe, ajo përfshiu të gjitha trevat shqiptare. Pas kësaj kryengritje, qeveria xhonturke u detyrua të japë dorëheqjen më 17 korrik 1912. Në muajin gusht, Ismail Qemali hyri në Shqipëri dhe organizoi në Fier një takim me parësinë e Vlorës, Fierit, Beratit, Skraparit, Lushnjës, Mallakastrës dhe Tepelenës, ku i pranishëm ishte edhe juristi Sali Hallkokondi.Në këtë kuvendim, Hasan Prishtina u propozua delegat i tyre, në bisedimet shqiptaro-osmane në Prishtinë, për zgjidhjen e kërkesave që kishin kryengritësit shqiptarë.
Vjeshta e vitit 1912 solli Luftën Ballkanike, e cila në qendër të saj kishte si qëllim bashkimin kombëtar të popujve ballkanikë, por fatkeqësisht kjo luftë u zhvillua nën synimet dhe lakmitë grabitqare kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë, sidomos dualën në pah më shumë planet grabitqare të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Në një mbledhje që u bë n’atë kohë, midis atdhetarëve vlonjatë erdhi edhe Et’hem Beu, djali tjetër i Ismail Qemalit. Aty u deklarua: “të marrim armët dhe të mbrojmë mëmëdhenë tonë”, duke kërkuar autonominë e Shqipërisë.
Në fillim të muajit nëntor, “komisioni i Vlorës”krijoi qendrën administrative, në fshatin Shkozë, duke u bërë një mbështetje e fuqishme me armatime, municione e ushqime për frontin e luftës në Janinë dhe krahinat e tjera të Vlorës. Kjo qendër, antar i shtabit drejtues të cilës ishte edhe Sali Hallkokondi funksjonoi deri në pranverën e vitit 1913.
Me ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë, më 28 nëntor 1912, Sali Hallkokondi ishte pranë Ismail Qemalit, në mbështetje te Qeverisë së Vlorës të sapo krijuar. Ai kishte një respekt dhe dashuri të madhe për Ismail Qemalin, të cilin e pat njohur në ditë të vështira. Ja se si do të shprehej Sali Hallkokondi për këtë ngjarje të madhe: “Kongresi Kombëtar çoi nëpër duar të Plakut të Madh flamurin kombëtar madhështor, i cili qe i përunjur prej robërisë, atë zhgabë kryelartë , që armiqtë nuk e kishin lënë të flutront lirisht në ajrin e qëruar të Atdheut…” Si jurist, Sali Hallkokondi dha kontribut të çmuar për problemet administrative të qeverrisë së Vlorës, sidomos në ndërtimin e administrates lokale: prefekturave, nënprefekturave, kryekatundarive etj., duke u mbështetur në shembullin e Austrisë, Italisë dhe Rumanisë. Për këtë qëllim, ai punoi një kohë relativisht të gjatë në administratën e kryekatundarive.
Kur Esat Pashë Toptani dhe pasuesit e tij, filluan ti vendosin shkopinj nën rrota Qeverisë së Ismail Qemalit, Sali Hallkokondi, nëpërmjet gazetës “Përlindja e Shqypnies” botoi shumë artikuj, kundër veprimtarisë përçarëse antikombëtare të Esat Pashë Toptanit dhe përgatitjen e forcave ushtarake të tij kundër Qeverisë së Vlorës.
Dorëheqja e Ismail Qemalit nga posti i Kryeministrit të Qeverisë së Vlorës, pasi përjetoi gjëndjen e rëndë të Vlorës në ditët e “Komplotit të Beqir Grebenesë’, e kurdisur nga Fuqitë Europiane, për eliminimin politik të Ismail Qemalit, e trishtoi Sali Hallkokondin, i cili do të shkruante më pas: “Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme z.Ismail Qemal duke parë ndryshimet, përçarjet dhe trubullimet që ngjan si më parë ashtu edhe në kohët e fundit dhe duke e gjykuar se Shqipëria ndodhet e qarkuar midis shumë rreziqeve, mbasi u mendua gjatë e gjërë mbi responsabilitetin që mund të sjellin përfundimet e çështjeve të tmerruara, vendosi që t’iu jap fund punës me një mënyrë të pëlqyer…”
Me gjithë vështirësitë e mëdha të Ismail Qemalit dhe Qeverisë së Përkohëhme të Vlorës, Sali Hallkokondi u qendroi tërë jetën besnik idealeve të mëdha kombëtare të plakut të urtë e fisnik, që dëshironte të ndërtonte një Shqipëri europiane e modern. Me largimin jashtë vendit të Ismail Qemalit, ai asnjëherë nuk e ndërpreu korespondencën me letra me të, sidomos në situatat e vështira që u krijuan gjatë qeverisjes se Princ Vidit dhe më pas.
Kur në vitet 1914-15 ndodhi drama e madhe e muhaxhirëve shqiptarë për rreth Vlorës, për shkak të raprezaljeve të ushtrive greke nëpër fshatrat e tyre në Shqipërinë jugore dhe, kryengritjes fshatare në Shqipërinë e mesme kundër Princ Vidit, Ismail Qemali u shkëput për pak kohë nga Franca ku qe vendosur dhe, erdhi në Vlorë. Ai u prit dhe rrethua me ngrohtësi prej bashkatdhetarëve dhe bashkpunëtorëve te hershëm të tij, midis të cilëve ishte edhe Sali Hallkokondi. Sëtoku me ta, më 30 qershor 1914 ai shkoi në një takim me Princ Vidin në Durrës.
Në “kuvendin” e Vlorës që u mbajt më 15 korrik 1914 në Vlorë, ku Ismail Qemali mbajti një fjalim të gjatë, lidhur me gjendjen e rëndë të krijuar, Sali Hallkokondi ishte njëri nga organizatorët dhe anëtarët më aktivë të atij kuvendi. Fill pas atij kuvendi, ditët e para të gushtit 1914, në Vlorë bëri një vizitë edhe albanologia e shquar angleze Edit Durham, së cilës ju dhurua një penë floriri dhe u shpall “Qytetare Nderi e Vlorës” për punën e saj të çmuar në dobi të çështjes kombëtare shqiptare…
Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, i dha një goditje të rëndë shtetit të pa varur shqiptar.Fuqitë ndërluftuese ballkanike, duke shfrytëzuar edhe grindjet e brendëshme, filluan copëtimin e trojeve të saj. Kryengritësit rrebelë, iu drejtuan edhe Vlorës. Gjëndja u bë edhe më kritike. Atdhetarët Vlonjatë me Sali Hallkokondin midis tyre, pasi u këshilluan nga larg me Ismail Qemalin, pranuan të nënshkruajnë një marrëveshje me rrebelët, sepse rezistenca me armë ndaj tyre, do shkaktonte jehonë të madhe ndërkombëtare , gjë që do të rrezikonte ekzistencën tonë kombëtare. Në të njëjtën kohë, Sali Hallkokondi me shokë bënë ç’kishin në dorë, për të zbatuar porosinë e Ismail Qemalit, që në Vlorë të mbahej i ngritur Flamuri Kombëtar dhe të mos ngrihej flmuri turk, që mbanin rrebelët, ashtu si edhe ndodhi në të vërtetë: Flamuri kombëtar valëvitej mbi kokat e rrebelëve dhe Vlorë nuk u shkatërrua nga bandat.
Nga fundi i nëntorit 1914, Sali Hallkokondi me disa atdhetarë të tjerë, për ti shpëtuar raprezaljeve të ushtrisë së Mustafa Ndroqit, u larguan për disa ditë në Itali.Prej andejë u kthyen në mezin e muait dhjetor.
Kur Italia zbarkoi me forcat e saj në Skelë, më 25 dhjetor 1914, Sali Hallkokondi do të deklaronte: ”Opinioni publik i popullit fort i dëshpëruar me shkak që kuptoi fort mirë qëllimin e politikanëve të Italisë, të cilët në kuvendimet verbale tregonin vazhdimin e një politike të dobishme në të drejtat kombëtare, por mbanë tjetër, veprimet, punërat dhe qëllimet e tyre të shfaqura ua siguronin politikën e tyre grabitësve dhe pushtuesve krejt në dëm të humbjes e interesit kryesor të kombit shqiptar…”
Nga vitet 1916-1921 Sali Hallkokondi si shumë intelektualë atdhetarë të shkolluar në Stamboll, Kajro, Vjenë e gjetkë, u përfshi në disa shoqëri kulturore e atdhetare, të cilat kanë luajtur një rol të veçantë në rritjen e ndërgjegjes kombëtare në qytetin e Vlorës dhe krahinat e saj. Ndërkaq, në vjeshtën e vitit 1916, forcat e ushtrisë franceze të Armatës së Lindjes hynë në Korçë, ndërsa ushtria italiane e shtriu zotërimin e vet në krahinën e Gjirokastrës, duke larguar që andejë, pushtuesit grekë dhe, në muajt e parë të vitit 1917, ajo u shtri edhe në Sarandë dhe Ersekë,ku tek Qafa e Qarrit u vendos kufiri me ushtrinë franceze.
Në shkurt 1918 me inisjativën e Halim Xhelos, Sali Hallkokondit, Zaçe Xhelos dhe Laze Malos, u krijua shoqëria “Opinga”, rregulloren e së cilës e hartoi vetë Saliu dhe që kishte si qëllim organizimi n e luftës për kundër pushtimit Italian. Rrezia e veprimit të kësaj shoqërie u shtri në Dukat, Kurvelesh, Topallti e deri në krahinën e Kudhësit me tendencë për shtrirje të më tejëshme në Sevaster, Nivicë e gjetkë. Në korrik të vitit 1918 Sali Hallkokondi sëbashku me të vëllanë, Bajram Hallko, një ushtarak i zoti dhe atdhetarë të tjerë, midis të cilëve edhe Avni Rustemi, që në atë kohë ishte mësues në Vlorë, themeluan në atë qytet shoqërinë patriotike “Djalëria e Vlorës”, e cila synonte në rritjen e frymës antiimperialiste kundër pushtuesve italianë. Kjo shoqëri ra shpejt në sy të “Zyrës Politike për Çështjet Civile”. Kryetari i saj Ugo Kapialbi thirri, midis të tjerëve edhe Avni Rustemin dhe Sali Hallkokondin, duke u tërhequr vemendjen… “për ruajtjen e qetësisë nëpër qytete e katunde”. Megjithatë, 28 nëntori i vitit 1918, që shënonte 6 vjetorin e ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali, u kremtua me demostratë të madhe, fillimisht me nxënësit e shkollave të qytetit dhe pas tyre me qindra qytetarë tjerë, me në krye drejtuesit e shoqërisë “Djalëria e Vlorës”. Me Flamurin Kombëtar në ballë marshuan nëpër rrugë, duke qendruar disa çaste edhe në sheshin përpara prefekturës, ku midis të tjerëvë foli edhe Bajram Hallkokondi. Tek sheshi historik flamurit, u manifestua gjatë, duke kënduar këngë patriotike dhe, ku folën edhe Halim Xhelo, Avni Rustemi, Jani Minga e tj. Po në atë shesh Bajram Hallkokondi do të deklaronte me pikëllim se: “Më vjen shumë hidhur që sot në këtë festim të shenjtë rreth flamurit kombëtar, gjenden më shumë italianë se shqiptarë…, por shqiptari nuk trembet kurrë nga disiplina e ushtarëve italianë që gjenden rrotull nesh… Toka e bekuar e Vlorës dhe e tërë Shqipërisë është e jona, në të cilën duhet të rrojmë të lirë dhe asnjë fuqi nuk mund të na ndalojë dot nga ky qëllim…”
Pas Kongresit të Lushnjës, nga shkurti deri në maj 1920, Sali Hallkokondi la gjurmë të thella me veprimatarinë e tij nëpër krahina, fshatra dhe qytetin e Vlorës.Sëbashku me atdhetarët e tjerë bashkëkohorë të vjetër dhe të rinj filluan të mendojnë dhe veprojnë për organizimine rezistencës kundër pushtuesve italianë dhe rreziqeve që u kanoseshin trojeve shqiptare. Në të gjitha takimet që u organizuan për këtë qëllim në Dukat, Tragjas, Kaninë, Brataj, Mesaplik e Vranisht Sali Hallkokondi gjindet sëbashku me Halim Xhelon, Osman Haxhiun, Alem Memetin, Hamit Selmanin, Hamza Isain, e tjerë. Midis shokëve të tij, Sali Hallkokondi, u bë një orator i flaktë, në mbështetje të Kongresit të Lushnjës dhe sidomos thirrjes që drejtoi kryeministri Sulejman Delvina, në të cilin kërkohej: “Një besë e përgjithëshme në mbrojtjen e tokave shqiptare”.
Pas mbledhjeve që u zhvilluan në shtëpitë e Abaz Mezinit dhe Osman Haxhiut në marsin e vitit 1920 dhe krijimit të organizatës “Mbrojtja Kombëtare”, për përgatitjen e kryengritjes së armatosur, ashtu si edhe atdhetarët e tjerë të Vlorës, Sali Hallkokondi u largua nga qyteti dhe shkoi në vendlindje dhe kryesisht në krahinën e Mesaplikut, për të organizuar njerëzit e asaj zone. Sali Hallkokondi ishte njëri nga organizatorë e Kuvendit të Barçallasë, ku deklaroi se: -“Këta dyfekë që do krisin nën komandën e Osman Haxhiut, do tronditin Europën dhe do të shkruajnë një faqe të re në historinë e Shqipërisë”
Po në këtë kohë, disa pseudoshqiptarë, të nxitur sillogot Vorio-Epirote në korfuz e Athinë, kërkuan shkëputjen administrative të krahinës së Himarës nga trualli amëtar.Sali Hallkokondi, si i dërguari i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, i bindi ata njerëz, që kjo çështje të lihej për tu zgjidhur pas Luftës së Vlorës.
Në mbledhjen e Beunit, Sali Hallkokondi u caktua në komisionin ushtarak, i cili luajti rol të madh në organizimin e çetave të luftëtarëve në frontin e luftimeve.Deri në krijimin e Prefekturës së Drashovicës, S. Hallkokondi ishte njëri nga këshilltarët kryesorë të komandantit të përgjithshëm të luftës, Ahmet Lepenica.
Me krijimin e qendrës administrative në Drashovicë, me Prefekt Qazim Kokoshin, Sali Hallkokondit ju besua detyra e N/Prefektit.Sekretari saj u caktua Halim Xhelo.
Me fitoren e Luftës së Vlorës më 1920m Sali Hallkokondi u vendos përsëri në qytetin e Vlorës, si jurist në gjykatë.Gjatë kësaj kohe u njoh me At Shtjefën Gjeçovin, i cili ishte famulltar në kishën katolike të Vlorës, sëbashku me Dom Mark Vasën, në të njëjtën kohë edhe anëtarë të komisionit të manifestimeve të fitores së Luftës së Vlorës.Kjo njohje, u shndrua në miqësi të ndërsjellë dhe vazhdoi gjatë.
Kur Avni Rustemi ndodhej i burgosur në Paris, pas atentatit të famshëm, ndaj tradhëtarit Esat Pasha, ndër atdhetarët Vlonjatë, Sali Hallkokondi ishte ndër më aktivët në organizimin e protestave popullore, hartimin e memorandumeve dhe telegrameve, drejtuar gjykatës franceze dhe Ministrisë së Drejtësisë së Francës, pë lirimin e atij biri të shquar të Kombit Shqiptar. Pas lirimit të Avniut nga burgu francez, si i pa fajshëm, në Vlorë ju bë pritje madhështore e organizuar nga shoqëria “Mbrojtja Kombëtare”, ku dy vëllezërit Sali dhe Bajram Hallkokondi, ishin jo vetëm të pranishëm, por mbajtën edhe fjalime të zjarrta…
Në hartimin e falënderimeve drejtuar në emër të popullit të Vlorës, trupit gjykues në gjykatën franceze dhe Avokatit mbrojtës të Avni Rustemit, u zgjodh një këshillë prej 5 vetësh, midis të cilëve ishte edhe S.Hallkokondi.
Më 21 prill 1921, me inisiativëne Avni Rustemit, në Vlorë u zhvillua kongresi i bashkimit të shoqërive shqiptare në federatën “Atdheu”që siç thoshte Sali Hallkokondi kishte në themel tre parime: Moralin shoqëror, ndërgjegjenkombëtare dhe, edukimin e shoqërisë me civilizimin europian.
Në qershorin e po atij viti, filluan barbaritë e qarqeve shoviniste greke, në trevëne e Çamërisë. Sali Hallkokondi, që kishte qenë në Çamëri në vitet 1904-1911,ushqente një dashuri të flaktë për mëmëdhetarët e kësaj treve të nxehtë kombëtare. Ai me shokët e tij kërkuan nga qeveria shqiptare, të ndërhyej në rrugë dipllomatike për ndërprerjen e dhunës dhe të masakrave ndaj popullsisë çame, dhe sigurimin e ndihmave ndaj atyre që kishin ardhur në Vlorë dhe në Sarandë.
Në vjeshtën e vitit 1921 nga qyteti dhe rrethinat e Vlorës u mobilizua një batalion me 400 luftëtarë për ti bërë ballë ushtrisë jugosllave, e cila kishte mësy në Dibër dhe Mirditë.Me këtë batalion u bashkuan edhe Avni Rustemi, Sali Hallkokondi, Agjah LIbohova, Omer Radhima e tj. Që nga fronti i luftës S. Hallkokondi shkroi disa artikuj për shtypin e kohës me nëntitujt “Vullnetarët luftëtarë vlonjatë”dhe “Vullnetarët intelektualë të Vlorës”
Sali dhe Bajram Hallkokondi, nga mendimi i përgjithshëm politik, ishin të prirur nga nga mendimet e veprimet e Avni Rustemit e Halim Xhelos me forcat e tjera përparimtare, të cilët ishin kundër çifligarëve dhe atyre pronarëve të mëdhenj,që kishin shfaqur veprime antikombëtare e në dëm të interesave të atdheut. Në këtë drejtim rol të veçantë luante Federata “Atdheu”ku Sali Hallkokondi luante një rol të veçantë.Ai cili kërkonte që, një rol të madh në jetën shqiptare të luanin gratë, për emancipimin e tërë jetës shoqërore. Në këtë kuadër u bë mbështetës dhe përkrahës i organizatës së gruas në Vlorë me kryetare zonjën Marigo Posio, duke e ndihmuar të bijën e saj, Fereniqi Posion, në botimin e gazettes ”Shpresa Kombëtare”, që dilte në qytet.
Në shtator 1921, në krahinën e Mesaplikut me epiqendër Vranishtin shpërtheu gjakmarrja lidhur me pronësinë.Të shqetësuar për këtë ngjarje të rëndë, Halim Xhelo me Sali Hallkokondin organizuan një kuvend me pjesëmarrës nga gjithë fshatrat e zonës, ku u vendos falja e gjaqeve të asaj krahine.
Më 17 Tetor 1922 u themelua shoqëria”Bashkimi”me kryetar Avni Rustemin. Sali Hallkokondi do e shikonte programin e saj si udhërrëfyes drejt shkatërrimit të mbeturinave feudale dhe, çeljen e rrugës së zhvillimit të marëdhënieve kapitaliste për përparimin dhe qytetërimin e Shqipërisë. Gjatë asaj kohe, ai ra në kontakt me mjaft intelektualë të krahinave të ndryshme të Labërisë, për të shkruar librin e tij “Histori e Shqipërisë së Re”, i cili pa dritë në qershor 1923, duke tërhequr vemendjen e opinionit publik dhe shtypit të kohës.
Vrasja e Avni Rustemit në Tiranë më 20 prill 1924, ishte goditje e rëndë për lëvizjen demokratike të kohës. Sali Hallkokondi me shokët e tjerë drejtues të shoqërisë “Bashkimi” bënë një punë të pa lodhur në organizimin e ceremonisë së varrimit të Avniut, duke strehuar mysafirët nga tërë Shqipëria dhe përgatitën qytetin me petkun e zisë. Në të njëjtën koh ata ata i drejtuan një telegram prindërve të Avniut në LIbohovë me këto fjalë: “Fatkeqësia e juaj dhe e jona, na e përfshiu heroin në altarin e lartë pranë Kastriotit e Qemalit. Bashkë ju, djalëria Vlonjate humbet e vajton birin e vlefshëm të Atdheut…” Pas kësaj ceremonie madhështore, Saliu me shokët e tjerë të “Bashkimit”, shkuan në Tiranë, duke përjetuar krijimin e Qeverisë së Fan Nolit, me shpresën për të ndërtuar një qeveri demokratike e konstitucionale. Deri në vitin 1924 Sali Hallkokondi punoi në Ministrinë e Drejtësisë të asaj qeverie.(