• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOSJET NUK JANË AS TABUT, AS ARKIVOL!

December 10, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/
Ne Foto: MINISTRIA E TERRORISTIT ENVER HOXHA/
■Këtu u realizue dëshira e tij: “Unë do të bëhëm TERRORIST !”…/
■Nga kjo ndertesë në vitët 1944 – 1991, janë vra e terrorizue mbi 500 mijë Shqiptarë!/
Dosja e çdo njeriu asht prejardhja, lindja, jeta, veprat dhe arsyeja e vdekjes!/
Ajo nuk asht një grumbull eshtna apo një kufomë endè e padekompozueme, që e marrim në krah si një tabut ase arkivol dhe e çojmë përpara selisë së Kuvendit Popullor, dhe aty presim nga hoxha apo prifti e popi të na tregojnë se: “Me që ka vdekur, tani më të nuk kemi pse merremi më! …Merrët tjetër kush, më i madh se né!”
Dosjet dhe fallsifikimi i tyne kanë fillue njëherit me formimin e Shtetit Shqiptar!
Si mund të justifikojmë që ndër gati 33 vjetë të themelimit Shtetit Shqiptar, nga 1912 pra, në Shek. XX, asnjë kryeministër, president apo mbret nuk pat shkollë për atë post që ka drejtue? Vetëm okupatorët nuk kanë pranue “bashkpunim” me analfabetë!
Edhe Shqipnia ka “Dosjen” e vet në Londer, Berlin, New York, Beograd, Romë, Athinë, Ankara, Moskë, Pekin, Sofje, Teheran, Kajro, Bagdat, Kabul… E gati harrova dhe Parisin…Ndërsa, në Nuremberg, Strasburg,… apo në ndonjë skutë ku vazhdojnë me u strehue kriminelat, nuk ka nevojë për “Dosje”, u kemi dergue “modelet e gjalla”!
Në vitin 1941 kur jugosllavët formuen PKSh (PPSh), ata ishin edhe specialistët që kanë themelue njëherit edhe “Dosjet”, të cilat, me 21 Prill 1943, u “sistemuen, arkivuen dhe u organizuen” në Sigurimin e PKSh, që ishte në varsinë PKJugosllave, UDB, KGB, CIA e dreqi nuk e mori vesh, përveç Shqipnisë, që nuk i kanë sherbye asnjëherë! Ata me kujdesin e tyne mbas vitit 1944 zgjodhën pikrisht terroristët për me drejtue shtetin.
Ka 22 vjetë që vazhdon përralla e “Dosjeve” në Shqipni. Thonë “gojëkëqijtë”, se ato pengohen nga vetë Shteti! Duket e “pabesueshme”! Në një shtet “demokratik”, si ka prap mundësi që “dosjet” me kenë të administrueme nga pasuesit e shtetit totalitarë?
Një tmerr i vërtetë kur mendon “Ilir Enver Hoxhën, në vitin 1991, nëpunës pranë zyrave sekrete të spijunazhit pranë Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë!” Poshtersi!
Më vjen mirë që të gjithë ishpresidentët tanë “demokratë” jetojnë, dhe mund të na bindin se, “pengesa” nuk ishte prejardhja e tyne ase veprimtaria e vet komuniste!
Pengesa e vërtetë SOT, asht prania e terroristëve të djeshëm dhe vazhdimsia e tyne në të gjitha matrapazlleqet e shtetit sotëm, në të gjitha hallkat e shtetit Shqiptar!
Arkivat dhe zyret përkatëse të dokumentacioneve shkencore, sekrete dhe që në përmbajtjen e tyne ruejnë vlera kombtare, kulturore, shkencore etj., nuk duhet të jenë kurrëma në varsinë e qeveritarëve apo njerzëve që mund të kenë lidhje me ta, kjoftë edhe nga prejardhja e tyne që mund ti kenë sherbye edhe vetem “një orë” terrorizmit!
Pjesa ma e madhe e “Dosjeve” as nuk kanë arsye me u hapë fare, se sot edhe trashigimtarët e tyne janë me njolla gjaku në surrat! Tue fillue nga Presidentët dhe me rradhë, asnjëni nuk tregon në biografi kur bahen zgjedhjet, se kush ishin prindët e tij. Jo se kanë turp, se nuk kanë as fëtyrë për turp, po shumica nuk dijnë baben e vërtetë.
Nga disa “detaje të projekt ligjit dosjeve”, më bani përshtypje një paragraf aty: “Pastërtia e figurës morale është e papajtueshme, me mbajtjen prej funksionarit publik, gjatë periudhës 24.10.1944 deri 31.3.1991 të një prej detyrave të mëposhtme:
Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991…”
Shumë interesant! Pikrisht atë natë kur asht projektue nga Ramiz Alia me gjithë kriminelët rreth tij “tragjedia e 2 Prillit 1991 në Shkoder”… afati i “Pastertisë së Figurave” mbyllet… A ka të bajnë data 31 Mars 1991, me ndonjë “person” që lidhet me 2 Prillin?
Prap ma poshtë lexoj:
“Funksionarët publikë me mandat kushtetetues dhe çdo person tjetër i zgjedhur nga Kuvendi janë subjekte të verifikimit sipas këtij ligji. Ata nuk e ndërpresin mandatin kushtetues apo detyrën ku janë zgjedhur, por të dhënat e grumbulluara nga verifikimi publikohen detyrimisht. Në çdo rast, një funksionar publik i tillë mund të dorëhiqet përpara përfundimit të mandatit të tij dhe në këtë rast dosja e tij nuk publikohet.”
Prap ma poshtë: “Me kërkesë të subjektit që verifikohet, gjykata vendos zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura.” Dhe në mbyllje t’ artikullit: “(dëshmia e verifikimit dhe procesverbali i seancës informuese) mbetet konfidencial.”
Rezultati: “nuk publikohet”…”me dyer të mbyllura”… dhe,
Përfundimi: ”Dosja nuk publikohet”!
Ju lutem, të nderuem lexues: “A kjo quhet hapje Dosjesh për Pastërti Figure?”
***
Uroj për Ju, që keni me kenë gjallë në vitin 2030: “Mbylljen e Dosjeve”
përjetsisht,dhe të trashigimisë së atyne Dosjeve!

Melbourne, Dhjetor 2014.
*Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…/

Filed Under: Featured Tagged With: e përmbytjes, Në 70 vjetorin, së Shqipnisë...

“RINGJALLJE” APO…RIPERSERITJE…?

November 22, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/
Dy fjalë që në “politikë”, përdoren shpeshë me “një” kuptim…kur e lypë nevoja!
Kam lexue disa artikuj plot “optimizem” për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd… Shpesh ngjet, që ndër disa rrethana të veçanta asht perdorë edhe një shprehje nga Bibla: “Je ba si Shën Toma!”… Për Shqiptarë asht thanja ma e drejta!
Eksperienca e ngjarjeve në këta 100 vjetë, shpeshë, ka shkue tue “ringjallë” ose ma mirë me thanë tue “ripersëritë” të maparshmën… sado e idhtë t’ ishte ajo!
Deri tashti, nuk dij se ka ndryshue gja në politikat e qeverisjes 100 vjeçare, flas për faktet dhe dokumentat historike që vertetojnë vazhdueshmëninë pasuese të tyne.
Janë të njohuna ndonse, me vonesë, dokumentat e nënshkrueme që në vitin 1914 me Serbi, Malin e Zi… Jugosllavi, Rusi, Greqi, Itali, “Konferenca Islamike”… Po, mos të harrojmë, se njohja e tyne asht kenë gati kur janë dukë se u shfuqizuene, tue fillue nga Esad Pasha, Ahmet Zogu, dhe tashti mujtëm me njohtë dokumentat e vitit 1941, kur edhe Enver Hoxha, si paraardhësit e vet, “shiti Trojet Shqiptare”… Kur janë nënshkrue këta dokumenta, u publikuene ata?! Né Bristolin e kemi pa vetem si ndertesë!!
– Asnjë dokument nuk kemi pa! Kush i tregoi? – Vetëm Historia!
Cila qeveri pasuese holli poshtë dokumentat e nënshkrueme perpara? – Asnjena!
Nga të gjitha pazarlleqet e bame prej qeveritarëve tanë, asht vertetue ndonjë nga këta, që asht ba pa dokumenta dhe pa nënshkrime me firma të kryeministrave? – Asnjë!
Po, takimi i fundit i kryeministrit Rama, a ka pasë DEKLARATA bashkpunimi, mirkuptimi, ose të ndonjë ANULUMI të dokumentave të maparshëm, të trashiguem nga Enver Hoxha? As këte, askush nuk di me e tregue.
Po, me logjikë të shndoshtë, a duhet të na shkojë mendja tek ndonje “dokument” që nënshkruhet në Beograd, flas për takimin e fundit, ku mund të “rifreskohet” edhe ndonjë nga dokumentat e para 72 ase 73 vjetëve perpara?! – Ndoshta! Edhe mundet!!
Të vërteten e tregojnë VETEM nënshkrimet e deklaratave të qeveritarëve.
Se çka asht nenshkrue sivjet në Beograd a e di kush?! – Jo, askush!
A ka takim zyrtar pa nënshkrime deklaratash nga të dy palët?! – Jo…Jo…Jo…
Kryeministri Rama ka deklarue se do të “ringjalli”… ose do të “ripërsëris”… ose do të “rilindi”… dhe pa kalue java që u “rikthye” në Tiranë, shihet i knaqun me foton e Enver Hoxhës, në sfondin festiv të 17 nandorit 2014…Pikrisht, 70 vjetorit të fillimit të qeverisjes sllavokomuniste të Tito – Enver – Stalinit… A e do Serbia këte?! – Besoj, se po!
***
Bisedat e qeveritarëve në ekrane TV, janë si kangët e dasmave…
“Sa e bukur na ka dalë nusja!”
Edhe kur.., nuk ka dreq që e sheh me sy…
Melbourne, Nandor 2014.
*Nga cikli:Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Featured Tagged With: Fritz radovani, Në 70 vjetorin e përmbytjes, së Shqipnisë...

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT