• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lufta kundër propagandës së Shtetit Islamik

September 28, 2015 by dgreca

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se ka një “rënie të ndjeshme” gjatë muajve të fundit të volumit të mesazheve të Shtetit Islamik në mediat sociale. Nënsekretari i Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun, Richard Stengel, thotë se po “ndryshon raporti” dhe se mesazhet kundër ISIS po mbizotërojnë mbi ato të ISIS në mbarë botën. Shteti Islamik ka qenë shumë efikas në përdorimin e mediave sociale. Shumica e njerëzve kanë parë imazhet e prerjeve të kokave në mediat sociale, por ndoshta nuk kanë dijeni për mijëra postime me propagandë pro-ISIS në mbështetje të aktivitetit të tij dhe të interpretimit të Islamit. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera nuk kanë qenë shumë efikase në mposhtjen e mesazhit të Shtetit Islamik. Një artikull i muajit qershor në gazetën New York Times deklaroi se ISIS “po triumfon në luftën e mediave sociale”. Artikulli citon një vlerësim të brendshëm të Departamentit të Shtetit. Gjatë muajit maj, Senatori Cory Booker i quajti “qesharake” përpjekjet kundër mesazheve të ISIS.Por, Nënsekretari Stengel thotë se ligjvënësit, si zoti Booker, nuk pikasin volumin shumë të madh të mesazheve kundër ISIS, të cilat dalin në gjuhën arabe. “95% janë në gjuhën arabe. Nuk jam i sigurtë se sa prej ligjvënësve tanë në Kongres lexojnë mediat sociale në arabisht. Ata shikojnë vetëm një pjesë të vogël të mediave sociale në anglisht”, u shpreh zoti Stengel për Zërin e Amerikës ditën e premte.

Një rrjet i përbërë prej disa rrjetesh

Zoti Stengel drejton Qendrën për Komunikime Strategjike Kundër Terrorizmit (CSCC) në Departamentin e Shtetit, e cila u krijua fillimisht kundër al-Kaidas, por që tashmë është shndërruar në një makineri anti-ISIS. Ai thotë se qendra CSCC nuk e shikon këtë përpjekje si vetëm Amerika kundër mesazheve të ISIS. “Nuk është vetëm kaq. Është e gjithë bota islame kundër ISIS. Kështu që ne duam të krijojmë një rrjet të përbërë prej disa rrjetesh të ndryshme.” Rrjeti i parë CSCC filloi të funksionojë në muajin korrik, si një projekt i përbashkët i SHBA-së dhe i Emirateve të Bashkuara Arabe. Me seli në Abu Dhabi, qendra “Sawab” i kundërpërgjigjet me shpejtësi propagandës së ISIS. Stengel thotë se tashmë qendra ka mbi 10 mijë ndjekës të regjistruar. Ekzistojnë qendra të dërgimit të mesazheve të shpejta edhe në Jordani dhe në Egjipt. Zoti Stengel thotë se qendra të reja do të shpallen ditën e martë gjatë një Samiti për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.Ai shton se: “Ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz, ndër ta gjithnjë e më shumë myslimanë në mbarë botën, po revoltohen prej veprimeve të ISIS, do të shikoni se si ata do të mbizotërojnë ndaj mesazheve të ISIS.”

Si mund të matet suksesi?

Zoti Stengel thotë se mesazhet kundër ISIS maten në mënyrë të ngjashme si një fushatë tipike mediatike, si p.sh. nëpërmjet numrit të ndjekësve, kohës që lexuesit qëndrojnë online, subjekti që shikojnë në vijim etj. Synimi kryesor është të merret sa më shumë prej tregut aktual. Për shembull, qendra “Sawab” do të zhvillojë një fushatë të re javës që vjen, gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. E mbiquajtur “fushata e të larguarve”, ajo do të tregojë dëshmi të drejtpërdrejta nga dhjetëra burra dhe gra që janë kthyer nga Iraku dhe Siria dhe që thonë se “Kalifati është një mit. Me mua abuzuan atje. Ata nuk janë fetarë. Ata janë të korruptuar dhe hajdutë.” Por, zoti Stengel saktëson se nuk qëndron asnjë paralelizëm ndërmjet luftës kundër mesazhit dhe rrjedhës së luftëtarëve të huaj. “A është i rëndësishëm mesazhi për ISIS? Po. A mundet një mesazh në Twitter ta bëjë një djalë të ri që jeton në Tunizi, të vendosë t’i bashkohet luftës në Irak dhe Siri? Nuk mendoj se mjafton vetëm kaq.” Por, ajo çfarë i bind djemtë dhe vajzat t’i bashkohen luftës së ISIS, sipas zotit Stengel, nuk ka të bëjë shumë me mediat sociale në përgjithësi, se sa me ato të fokusuara më shumë tek një e-mail apo tek telefonatat – pra me më shumë kontakt personal. Dhe të luftohen këto, është puna e shërbimeve të zbulimit dhe të zbatimit të ligjit.

Filed Under: Komente Tagged With: Lufta kundër propagandës, së Shtetit Islamik

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT