Sekretari i Shtetit Roth në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth: “Gruevski e ka humbur çdo kredi të mundshme”/
Interivistë me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth. BE i mbështet të gjithë ata që duan t’a drejtojnë Maqednoninë drejt demokracisë, luftës kundër korrupcionit dhe te drejtës ligjore, pohon Roth ne nje Interviste per Deutsche Welle/
Deutsche Welle: Katër muaj kanë kaluar nga zgjedhjet ndërsa Maqedonia ende nuk e ka krijuar qeverinë. Të enjten patëm dhunë dramatike në Kuvend dhe shteti ishte shumë afër luftës qytetare. Kush e mbanë përgjegjësinë për dhunën dhe për bllokadën?
Michael Roth: Ne po përjetojmë në FYROM një lojë të trishtuar. Unë ende jam i habitur dhe i trishtuar, se si çdo ditë politikanët e afërt me ish-kryeministrin Gruevski luajnë me besueshmërinë e tyre. Llogarinë e kësaj duhet më në fund ta paguajnë qytetarët maqedonas. Zgjedhjet kanë përfunduar para disa muajsh dhe tani pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit presim të formohet edhe qeveria e re. Askush nuk duhet të tërhiqet nga rregullat demokratike. Kjo vlenë posaçërisht për partinë VMRO-DPMNE. Ne po shohim një lojë për pushtet, që luhet mbi kurrizin e qytetarëve të Maqedonisë. Kjo është absolutisht e papranushme dhe unë pres nga të gjithë përgjegjësit që më në fund t’i rrespektojnë standardet minimale të demokracisë.
DW: Dje presidenti Ivanov i tërhoqi deklaratat e mëparshme dhe kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të jenë më aktive në zgjidhjen e krizës. A i shihni ju këto ngjarje si kthesë në politikën e kryesisë së partisë VMRO-DPMNE dhe a mendoni se ajo do të lejojë tani formimin e qeverisë së re?
Roth: Së pari, unë dua të falënderoj shumë SHBA-në për mbështetjen e shteteve të Bashkimit Europian dhe për sinjalet e qarta drejt vendosjes së demokracisë dhe sundimit të ligjit. Është për keqardhje që gjithmonë është e nevojshme të ketë sinjale nga BE dhe SHBA, që këto vende t’u përmbahen rregullave të demokracisë, sepse shihet qartë se disa politikanëve u mungon vullneti dhe gatishmëria për këtë. VMRO-DPMNE nuk e ka më shumicën në Parlament, ku është krijuar një shumicë e re. Tani duhet të hapet rruga për formimin e qeverisë së re. Presindenti Ivanov duhet të marrë përgjegjësinë dhe t’i përmbahet Kushtetutës. Kjo lojë për pushtet shkon në dëm të qytetarëve. Zoti Gruevski e ka humbur tani çdo kredi të mundshme. Republika e Maqedonisë dikur ka qenë si shembull për rajonin në rrugën e integrimit në BE. Por tani po largohet çdo ditë e më shumë nga ky objektiv. Me këtë dëmtohen seriozisht negociatat për integrim e saj në BE.
DW: Një nga argumentet kreysore të presidentit Ivanov dhe VMRO-DPMNE është e ashtuquajtura „Platformë e Tiranës”. Ata shohin në këtë platformë rrezikun e krijimit të një “Shqipërie të Madhe” ose rrezikun e federalizimit të Maqedonisë. Disa politikanë në rajon i mbështesin këto mendime, si për shembull, në Serbi. A e ndani edhe ju këtë frikë?
Roth: Ne i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve. Shumica parlamentare duhet të krijohet mbi bazën e votës së popullit dhe kjo shumicë tani më është formuar. Ky fakt ndoshta u pengon disa udhheqësve në rajon dhe posaçërisht në Shkup. Por bllokimi është në kundërshtim më Kushtëtutën dhe proceset demokratike, që është e papranueshme. Për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së kjo nuk është e denjë. Rreziku nga platforma që ju përmendët është vetëm një justifikim për bllokimin e krijimit të qeverisë së re. Qëllimet e kësaj platforme nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën. Edhe vet VMRO-DPMNE ka negociuar mbi bazën e kësaj platforme.
DW: Ne kemi dëgjuar shumë deklarata të mprehta nga nivele të ndryshme të BE-së dhe Gjermanisë në lidhje me krizën në Maqedoni. Por nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim në politikën e tyre karrshi Maqedonisë. Kur mund të presim hapa konkret që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës?
Roth: E ardhmja e vendit është në duart e maqedonasve. BE mbështet ato forca që janë për një Maqedoni demokratike dhe që luftojnë korrupsionin. Por vendimet duhet t’i marrin njerëzit që udhëheqin këtë vend. Ne mund të bisedojmë me ata dhe mund t’ua bëjmë me dije se cilat mund të jenë pasojat e veprimeve të tyre, posaçërisht sa i përket rrugës së Maqedonisë drejt integrimit në BE. Në procesin e afrimit të Maqedonisë me BE kemi mjete të fuqishme me të cilat mund të ndikojmë ndaj atyre qe nuk u përmbahen rregullave dhe këto mundësi do t’i përdorim. Por qytetarët e FYROM nuk duhet t’i humbin shpresat dhe besimin tek vlerat europiane dhe të drejtat demokratike. Populli nuk e ka humbur besimin por elita politike në Maqedoni po vepron pa kurfarë përgjegjësie dhe me këtë po e rrezikon të ardhmen e vendit të vet. Ky është një zhvillim i pa përgjegjshëm. Ndaj është shumë me rëndësi që të jemi të qartë në deklaratat tona dhe të kemi qëndrime të prera. BE ka qëndrime unike për këtë çështje dhe do të reagojë me mjetet që i ka në dorë. E përsëris edhe njëherë, se çdo kush që u përmbahet rregullave demokratike dhe i vlërson vlerat europiane, gjithmonë do të ketë edhe mbështetjen e BE dhe të gjitha vendeve anëtare, siç është Gjermania.