• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delegacioni nga Kongresi Amerikan në Kosovë

September 10, 2018 by dgreca

-Senatori amerikan Ron Johnson: Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon/

1 Thaci-SHBA përkrahje Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare/1 delegac am RamoGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Shtator 2018/ Mbërriti sot në Kosovë një delegacion nga Kongresi Amerikan, i kryesuar nga senatori Ronald Johnson.Delegacioni nga Kongresi Amerikan, sipas axhendave të njoftuara, në orën 18:00 u prit nga  presidenti HashimThaçi, ndëra në orën 18:40  nga kryeministri Ramush Haradinaj.

KOMUNIKATAT /

Presidenti Thaçi priti senatorin Johnson, biseduan për dialogun dhe forcimin e paqes në rajon/

Prishtinë, 9 shtator 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur senatorin amerikan Ron Johnson, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit.Duke e falënderuar senatorin Johnson për vizitën në këtë kohë të zhvillimeve të rëndësishme, sipas presidentit Thaçi, siç është zgjidhja e kontestit rreth emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, kreu i shtetit theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin.

“Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, si dhe do të jetë marrëveshje e zbatueshme.Në anën tjetër, senatori Johnson u shpreh i kënaqur me zhvillimet në rajon.“Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh senatori Johnson.Presidenti Thaçi shtoi se është me rëndësi që të gjithë liderët e rajonit po angazhohen të marrin vendime që janë në të mirë të shteteve të tyre, edhe nëse këto nuk janë vendime popullore. Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi u shpreh se po  “eksplorojmë të gjitha mundësitë për marrëveshje” dhe shtoi se marrëveshja do të jetë në “të mirë të vendit, të rajonit dhe në pajtim me SHBA-në dhe BE-në. Në interes të vendeve tona dhe të investimeve perëndimore në rajon”.“Në fund, do të jenë qytetarët ata që do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen”, përfundoi presidenti Thaçi.

Kryeministri Haradinaj: Përkrahja e SHBA-ve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar është e domosdoshme për Kosovën

Prishtinë, 9 shtator 2018/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga senatori Ron Johnson, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe zhvillimor të Kosovës dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve tona.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar senatorin për prioritetet e Qeverisë, progresin në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përmbushjen e obligimeve në rrugën euroatlantike, për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, avancimin e procesit të reformave të gjithanshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.Kryeministri Haradinaj ka falënderuar delegacionin amerikan për ndihmën e pakursyer që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve në vend dhe tani në procesin e fuqizimit ndërkombëtarë të Kosovës.

“Marrëdhëniet bilaterale miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë treguesi më i mirë se Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht falënderues për kontributin e shtetit mik në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë dhe të përkushtuar që ky partneritet të jetë i përjetshëm”, tha kryeministri Haradinaj.

Në takim është biseduar edhe për procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në INTERPOL dhe dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast kryeministri Haradinaj ka thënë se përkrahja e ShBA-ve është e domosdoshme në avancimin e këtyre proceseve.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike, kryeministri Haradinaj, tha se Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e relacioneve të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe në arritjen e paqes finale me Serbinë.

Senatori amerikan Ron Johnson, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar progresin e Kosovës dhe gatishmërinë e ShBA-ve për përkrahjen e Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj e ka nderuar senatorin Johnson me medaljen e Skënderbeut, në shenjë mirënjohje përkontributit të tij dhënë Kosovës.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie

Filed Under: Politike Tagged With: Kongresi Amerikan, Kosove, Senatori Ron Johnson

Senatori Ron Johnson, I dërguari i Trumpit, do të vizitojë Ballkanin

September 5, 2018 by dgreca

1 kesh TrumpitSenatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, do të vizitojë javën e ardhshme Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Beograd.

Johnson, gjatë turneut në Ballkan, do të takohet me udhëheqësit rajonalë, tha ambasada.

Ai është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme.

Vizita e tij vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

Filed Under: Rajon Tagged With: Senatori Ron Johnson, viziton Ballkanin

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT