• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbët në Shqipëri ???

August 5, 2013 by dgreca

Ne Foto: Bizanti – Koha e Justinianit të I-rë: Iliret me qeleshe/

Nga Fahri Xharra/

Përpjekja e palodhshme e qarqeve te ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare është e qëllimshme dhe ajo bëhet për një qellim të vetëm i cili krijon një proces zinxhiror që në fund e ka për detyrë shkombetarizimin tonë! Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët tëhumbin mbamendesinë kolektive dhe te humbin rrjedhen normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të perbashkët me qyteterimin Evropian. Me këte , ne humbim gjithcka, më e rëndesishme e humbim  ndjenjën për tokën tonë (Liridon Disha)

 “Pas Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithëmonë e  paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq  duke shtuar se mbi 80% të shiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.”Por islamizimi më i madh  i serbëve,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e  paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të kovertuara në islam e paskan pas  ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. . ( (Shenime serbe)

Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vehtën as si turqë e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiejkan vehtën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat etyre të vjetër Në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shifë që ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj. (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985),

Dhe ja ,një gjë është e vërtetë se serbët atë që e shkruajnë  edhe e jetësojnë ; e duan vetën  Ata, nga një grup ardhacakësh të pa origjinë e krijuan shtetin e tye. E krijuan kombin  e tyre ,e rritën.Dhe po e rrisin vazhdimisht , me ne.

”Në Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqatës së  komunitetit “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariq. Po ,po, mu në Fier , në Shqipëri. Me pas ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të Diasporës vizituan pjesëtarët e komunitetit ” serb” ne fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviq, ka deklaruar se në këtë qark numërohen 2 500  ( nuk është e vërtetë , ata janë vetëm 450 veta fxh) anëtarë të këtij komuniteti.” ( agjensitë e lajmeve)

”Jemi në zemër të kohës së paradokseve i nderuar,mos të na duket çudi ende nuk është thënë më e madhja,prandaj le të gëzohemi për momentin (Bujar Koçi) ” Athua çka na pret , çka është ajo më e madhja që  ende nuk na është thënë ?

Është shqetesues se si mbijnë  këto shoqata sllavësh ne Trupin e Shqiperisë(Dalip Greca).

Sot shoqate e nesër pakica e pas nesër autonomi . Sot shoqata të të ardhurish , e nesër serb autokton: ” Serbia deri në Tokio” thoshte kryekrimineli Sheshelj..

”Serbët”( shqiptarët e sanxhaut fxh) e Libofshës së Fierit , erdhen në vitet 1924 pas krimeve serbe që bëhëshin mbi ta në Sanxhakun e Novi Pazarit. Të gjallët e mbetur i kishin hypur në anije për t`i dërguar diku në Anadoll ,por  edhe deshtën t`i mbysin duke fundosur anijen. Falë ndihmës së Mbretit Zogu ata  u shpëtuan dhe iu bë e mundur të vijnë në Shqipëri. Iu dhanë dokumenta shqiptare dhe toka dhe jetë … por tani gjërat ndërruan dhe bijtë e tyre e shohin vetën si serb . U bë ,po pse në Shqipëri, pse jo në Turqi ku janë me qindra mijëra  shqiptarë të atij Sanxhaku? Thjesht aty  nuk guxojnë. Diçka po zihet. Po Shqipëria , tani lodër e lodrave të kurdisura.

 

Këtu janë rrëmoqët që e lejuan këtë paqavër të rastit e me pasoja shumë të rënda.

Pra të vërtetën shikoni në këtë video.

Dhe loja me ne vazhdon.

 

Por dëshira e Serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë nuk njef kohë, as metodë e as rrethana .Të vazhdojmë: ” Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri” , ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtarë  që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi , në vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године)

Çka u tha në atë simpozium? ,të shofim se serbët nuk flasin kot ,ate që e shkruajnë edhe e bëjnë , e ne historikisht kemi qenë kontribuusit më të mëdhenj në realizimin  e planeve të tyre. Heshtje në vetdijën tonë, por bumbullimë e vetëtimë në planet serbe.

” Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërsisë së sotme deri më tani shënimet më të thukta na i ka shkruar slavisti rus Atanasije Selishqev në librin e tij:

 “Славянское население в Албании” (Софија, 1931) ( Vendbanimet sllave ne Shqipëri).

Duke i analizuar (Profesori Radmilo Marojeviq )slavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj  në perspektivën e të gjitha e të folmeve sllave si dhe huazimeve sllave në gjuhet balkanike jo sllave na e jep mundësinë e formimit të një rekonstruimi të vërtetë të një ”pejsazhi” etnik dhe gjuhësor sllav të kohës së hershme të sllavëve në Ballkan.” . Gjuhëtar ,ku  jeni ? Gjuhëtar ,mos rri po duku gjuhëtar.!

 

Këngëtari i njuhur Dervish Shaqa këndonte: “ E  kem pas` fatin e zi , qysh se na erdh dreqi kojshi” – ai ,që moti na e kishte tërhjekur vërejtje. Po na sot , ku jemi? E dini Hipotezën e “Gravacit_ Brataniqit “mbi gjuhën shqipe?

Një brengë të madhe  që e kam pasur gjithëmonë që të shprehi mëndimin tim për shqiptarët ortodoks të Vrrakës  ( t`ahtuquajturit nga ne : shkijet e Vrrakës).Duke bërë krahasime , ngjasime, kryqëzim mendimesh; lexim të literatyrës  serbe e cila dihet që është përvetësuese; analogji me shqiptarët ortodoks të Gjakovës dhe lidhjet e tyre farefisnore  me ata të Vrrakës; pastaj qëndrimi shumë i menqur dhe shumë largëpamës i Mbretit Zogu  ndaj vrrakasve ne kohën e tij të sjellin një përfundim se ata  ishin asgjë më pak se shqiptarë ortodoks.Një”grumbullim “i tyre në fshatrat  përgjatë  Lumit Vrakë në veri të Shkodrës është i ngjyrave të ndryshme  të ardhjes ; përveq ortodoksëve të vendit të nëçmuar dhe të vequar nga rrethi aty kanë gjetur strehim edhe  ardhacakët tjerë  shqipëtar nga tokat e shqiptarëve në Mal të Zi ,të detyruar nga motivet e ndryshme e më së shpeshti nga gjakmarrja. Kësaj rradhe nuk dua të spjegoj , si dhe pse ata  u bënë shumë agresiv dhe të mashtruar nga sllavët fqinj ishin shpesh edhe vrasësit tonë. E njejta gjë vlenë edhe për shqiptarët ortodoks të Kosovës ( apo si i kemi quajtur ne me përbuzje :shkije) të cilët në luftën e fundit të Kosovës kishin dalur nga rrethi i tyre normal duke iu bashkangjitur serbëve në krime. Shikoni , shkrimi nuk ka lidhje me dhimbsuri është thjesht historik dhe kundëvenje propaganës serbe të përvehtësimit.

Në simpoziumin e përmendur më  lartë ishte edhe tema : Prejardhje e Vrrakasve të sotit  (Poreklo savremenih Vračana).  “Pjesa e Vrrakës ,në veri të Shkodrës gjat shekullit 19 përbehej nga fshatrat :, Raš, Kule, Stari ili Vezirov Borič, Mladi ili Muhtarov Borič Kotrobudan, Gril i Omara sa zaseocima Turajlija i Begove ili Kranjske kuće. ( me qëllim mbeta në  emrat ashtu si i kan shkruar në simpozium), në të cilat ka jetuar kryesisht popullata sllave e fesë ortodokse  ( ???fxh) gjendet në krahinën e Koplikut mbi të cilën kishin mbretëruar Dukagjinajt. Nëpër Vrrakë kalonte rruga qëe lidhte mbrendinë me Detin Adriatik.. Qendra e Vrrakës  në fund shekullin 19 dhe fiilimi e të 20-it ,qendra  e saj ishte në fshatin Boriq  me seli të xhandarmërisë ,me kishë dhe shkollë. (Zapisi, maj 1939, 304-305,; T. Trpić, “Nikola Musulin”, “Bratstvo”, XIV.4. F. M. Protić, nav. rad 5; I. S. Jastrebov, “Podaci za istoriju srpske crkve”, Beograd 1879, 180-181, 304-308.)

 “ Vrrakasit gjatë shek.19 i takonin Parohisë së Shkodrës  të metropolisë së Rashkës dhe Prizrenit e cila i përfshinte të gjithë serbët (? Fxh) në tokat e sotme të Shqipërisë  dhe nën juridikcionin e Kishës Pravosllave  Serbe”. Pastaj vazhdohet:” Në vitin 1856 u themelua Kosulata Ruse në Shkodër e cila i mbronte interesat e popullatës serbe në Vilajetin e Shkodrës    (  Sa zemërgjerë Perandoria Osmane e kohës!)

Serbët me dhëmbje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog  Ata në fillim u këndellën ekonomikisht dhe lirisht i kryenin dhe i çfaqnin ndjenjat e tyre fetare . Fëmijt shkonin në shkollë dhe nësimin e vazhdonin në gjuhën e tyre amtare(?) serbe.

 “Por kur Zogu ,rreth vit 1928 e pa vehten të fortë në sundimin e tij  , atëherë goditja e pare i qëlloi Vrraksit. Në mënyrë ultimative u  që meshadhe të gjitha shërbimet fetare  si gjatë festave shpirtrore ,pagëzimi i fëmijve ,kurorëzimet e martesave dhe  ceremonitë e varrimit të kryhen në gjuhën Shqipe si dhe marrja e kalendarit Gregorian si të gjithe ortodokët tjerë që kisha Autoqefale Shqoptare e kishte pranuar.Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe.Prifti ortodoks Velisha Popoviqi ( nga Mali i Zi) u largua dhe  erdhi udhëheqësi shpirtëror shqiptar” përfundon së ankimuari simpoziumi i përmendur.

 Pra , ku jemi sot , serbëve nuk iu duhet shumë se me  tolerimin tonë e mbi ne : “Serbia do Tokia” / 29.01.13 , Gjakovë

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Serbet ne Shqiperi?/

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT