Prof. Dr. Mehdi HYSENI/
Dalja në skenën politike dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën kryengritëse kundër okupatorit të egër serb, i tronditi në themel jo vetëm konceptet e startegjisë dhe të taktikës pushtuese të Serbisë militariste, por edhe filozofinë doktrinare të koekzistencës pasive paqësore(1990-1998).
Fatkeqësisht, si rrjedhim i një politike të tillë status quo, Serbia kolonialiste e Slobodan Milosheviqit problemin e Kosovës e mbajti të “konservuar” në kontekstin e politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare, duke e cilësuar vetëm si “çështje të brendshme” të Serbisë.
Mirëpo, pas përfundimit të dy agresioneve të Serbisë në Kfroaci dhe në Bosnjë (1990-1995) pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit (1995), Serbia tërë forcën e vet ushtarake, policore dhe paramilitare e vendosi në Kosovë, që pati për pasojë radikalizmin e terrorizmit shtetëror serb ndaj shqiptarëve, ky terrorizm krijoi domosdonë e lindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila sidomos pas vitit 1996 intensifikoi veprimtarinë e saj luftarake në mbrojtjen e popullit të pambrojtur shqiptar në Kosovë. Këmbëngulësinë dhe heroizmin e saj të paepur UÇK-ja është duke e dëshmuar në rajonet e tashme të krizës – në Drenicë dhe në Dukagjin (Deçani e Gjakova me rrethinë, ku si rrjedhim i ndërhyrjes ushtarako-policore serbe, u vranë 300 shqiptarë, dhjetra u plahosën, ndërsa qindra të tjerë morën rrugën e eksodit në Shqipëri dhe në shtetet e tjera të Evropës), me ç’rast okupatorit okuptarit serb I shkaktoi humbje në njerëz (disa policë të vrarë) dhe dëmtime në armatimet ushtarake, siç bëjnë të ditur masmediat e huaja.
Ia vlen të theksojmë faktin se Serbia konfliktin e drejtpërdrejtë luftarak me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, u oravt ta murkullojë dhe ta minimizojë si para opinionit të vet, ashtu edhe para atij ndërkombëtar, duke e quajtur atë vetëm si një “incident kufitar” me Shqipërinë. Qëllimi ishte krejtësisht i qartë, që vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare të përqëndrihej kinse në “përzierjen” e Shqipërisë në çështje të brendshme të Serbisë, ngase andej po hynin “terroristë” shqiptarë?! Këto akuza të paqëndrueshme dhe të fabrikuar në kuzhinat e shërbimeve secrete të zbulimit dhe të kundërzbulimit në Beigrad, bëhen me të njëjta “rekuizita” sikurse nga fillimi i vitit 1912 e deri në fund të vitit 1915, kur hordhitë ushtarake serbo-malazeze depërtonin në territorin e Shqipërisë për të vrarë dhe për të plaçkitur shqiptarët (sikurse sot në Kosovë), ku terrorizmin e tyre ua atribuonin çetave kryengritëse shqiptare.
Mirëpo, sot (1997) lidershipi i Serbisë, duhet ta mbajë parasysh faktin se Shqipëria dhe shqiptarët në Kosovë, ashtu edhe në diasporë kanë një strategji të përbashkët, kur është fjala për mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike. Këtë e provon edhe Himni Historik, Kombëtar, Luftarak dhe Atdhetar i UÇK-së : “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe për bashkimin ne tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë , pa kursyer as jetën, të luftoj për t’imbrojtur interest e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!” (gazeta “Bujku”, 15 korrik 1998, f.1).
Prandaj është fiksion juridik mbrojtja me çdo kusht e parimit të sovranitetit kolonial serb se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e territorit të Serbisë”, duke nënvizuar se nuk mund të bëhet fjalë për shkëputjen e saj nga Serbia. Dhe, prandaj as për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popullit shqiptar në Kosovë, ngase sipas kuazishkencës historiko-juridike e politike serbe, “shqiptarët nuk janë komb”, por minoritet, që në të vërtetë, është e kundërta, shqiptarët janë komb, kurse serbë mbetje koloniale minoritare. Kështu e thotë historia.
Mirëpo, përderisa serbomëdhenjtë pushtues të mos lirohen nga paragjykimet dhe nga mitomania histerike, në bazë të të cilave e kanë falsifikuar historinë kombëtare, gjeopolitike dhe shtetërore të shiqptarëve, dialog me shqiptarët në Kosovë, Slobodan Milosheviqi nuk do të mund të bëjë dot, pavarësisht nga gjuha e diktatit dhe nga përdorimi i focës ushtarako-policore.
Distorcioni i parimit të sovranitetit
Në frymën e shtrembërimit të këtij parimi, Serbia (përmes referendumit të datëes 23 prill 1998, ku elektorati serb votoi 95% kundër ndërmjetësimit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit të Kosovës) në formë të prerë i mbron pikëpamjet dhe qëndrimete e veta, se me pjesëmarrjen e palës së tretë ndërmjetësuese në zhvillimin e negociatave me përfaqësuesit e “G-15” të Ibrahim Rugovës, do të sillej në pikëpyetje shkelja e sovranitetit të Serbisë, përkatësisht do të vinte në shprehje përzierja e bashkësisë ndërkombëtare në çështjet e brendshme të saj.
Pavarësisht nga krrokatjet dhe nga arroganca e propagandës nacionalshoviniste e zëdhënësve të kamarilës së Slobodan Milosheviqit, i cili mbështete drejtpërdrejt nga ultranacioalisti fashist (nënkryetari i qeverisë së Serbisë) dr. Vojislav Sheshel, se “Kosova është çështje e brendshme” e Serbisë, kjo, shprehur në gjuhën juridike ndërkombëtare (sidomos nga masakra e Drenicës (Prekaz, Qirez e Likoshan etj. dhe nga vrasjet barbare, shkatërrimet dhe djegiet në fshatrat e rajonit të Dukagjinit –Gjllogjan, Gramaçel, Baballoç, Dubravë, Dushkajë, POnoshec, Morinë etj., është bërë object shqyrtimi i së drejtës dhe i bashkësisë ndërkombëtare. Këtë e provojnë edhe: Dokumenti i përbashkët i Grupit të Kontaktit të BE-së(9 mares 1998) në Londër, Rezoluta 1160 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1 prill 19980), Dokumenti i Këshillit të Parlamentit të Evropës etj.
Miratimi i të gjitha këtyre dokumenteve është në përputhje me normat dhe me parimet e së drfejtës ndërkombëtare, me Kartën e Kombeve të Bashkuar, me Dokumentin Përfundimtar të Helsinkit të KSBE-së (1975), me Kartën e Parisiti për Evropën e Lirë (Document of the Paris CSCE Summit, November 1990). Mirëpo, pavarësisht nga parashikimi i masave, që dalin nga mbledhjet e anëtarëve të Grupit të Kontaktit, të bëra, njëra në Londër e tjetra në Romë), si dhe nga Rezoluta e theksuar e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Slobodan Milosheviqi nuk ka bërë asnjë hap drejt shmangies së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, edhe pse për këtë i ka kaluar afati njëmujor. Mosbindja dhe mosdisplinimi i këtillë i kryekriminelit Slobodan Milosheviq ndaj bashkësisë ndërkombëtare vë në dukje riaktivizimin e lojërave të pakufijshme të vieteve të tetëdhejtë, kur në saje të tyre ai ngriti në këmbë ultranacionalistët fashistë serbë në Fushë-Kosovë, të cilët i përdori si instrument për shkatërrimin-shembjen e RSFJ-së, përkatësisht për okupimin e Kosovës.
S. Milosheviqi,edhe pse është i vetëdijshëm se Kosova është bërë çështje ndërkombëtare (pikësëpari falë luftës së rezistencës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), S. Milosheviqi (në stilin mazohist) orvtet që të ndezë popullin serb, sërish mbi bazën ultrancionalsite dhe fashistoide kundër shqiptarëve në Kosovë dhe kundër faktorit ndërkombëtar. Mirëpo, nëse S. Milosheviqi llogarit se ky referendum (duke përfillur me konsekuencë parimin e sovranitetit kolonial, përkatësisht duke e përdorur atë si instrument të përshtatshëm për t’i shtypur edhe më tej shqiptarët në Kosovë), do ta shpëtojë nga vdekja politike , atëherë, do të gabohe dyfish, ngase papërgjegjësinë dhe racizmin e tij, do ta paguajë me një çmim të lartë edhe vetë populli serb në emër të mbrojtjes së “djepit” nacioteokratik dhe të “shenjtë” serb – Kosovës!? S’ka dyshim se logjika absurd e referendumit të arkitektit të Pashallëkut të Beogradit, alias të Slobodan Milosheviqit, e ka legalizuar përsëri nacionalshovinizmin dhe hegjemonizmin serbomadh ndaj aspiratave legjitime të shqiptarëve për liri dhe për pavarësi të Kosovës. Kjo edhe po ndodh në terrenin luftarak, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e përkrahur nga forcat e rezistencës gjithëpopullore shqiptare po përballet me agresionin e vazhdueshëm të të “AJ-së”, të paramilitarëve dhe të policies. Këtë konstatim tonin e provon edhe KUMTESA E Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (27 prill 1998), të cilën e botoi gazeta e përditshme “Bujku”, më 29 prill 1998, kur ndër të tjera thuhej: “JEMI NË GJENDJE LUFTE”. Përmbajtja e kësaj Deklarate politike të UÇK-së ka karakter APELI HISTORIK për të gjithë shqiptarët, që t’i bashkohen kësaj USHTRIE POPULLORE SHQIPTARE, e cila dita-ditës po fuqizohet dhe po masivizohet me pjesëtarë të rinj, dhe po bëhet KËSHTJELLË E PAMPOSHTUR kundër armikut pushtues serb.
Pra, filozofia e strategjisë së organizimit, e veprimit politko-ushtarak e UÇK-së është në përputhje me të drejtën e luftës , me të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe me të gjitha marrëveshjet e tarktatet ndërkombëtare, që burojnë nga e drejta ndërkombëtare publike. Nga kjo shihet se UÇK-ja NUK ËSHTË KURRFARË ORGANIZATE TERRORISTE, siç po e akuzojnë politika dhe propaganda terrosite e regjimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
Pa marrë parasyh kreyeneçësinë dhe gënjeshtrat e pushtetit shtypës të Beogradit, përshkallëzimi i agresionit serb në Kosovë brenda këtyre muajve (1998) është tejet e vështirë të mbrohet dhe të justifikohet në dritën e fakteve dhe të argumenteve, që konflikti i armatosur me shqiptarët të karakteriziohet vetëm si “çështje e brendshme” e Serbisë. Në pajtim me konceptet e tilla, Serbia si shtet sovran ka kërkuar nga jajshtë, që të ndëshkohet “terrorizmi shqiptar” në Kosovë, sipas kritereve kundër terrorizmit ndërkombëtar. Mirëpo, një kërkesë e këtillë e saj nuk gjeti mbështetje në asnjë institucioan a forum ndërkombëtar ngase e vërteta është në anën e kundërt – subjekt i terrorizmit të organizuar shtetëror, individual dhe grupor në Kosovë, është vetëm Serbia, jo USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS ( UÇK), misioni historik i së cilës është që t’i çlirojë dhe t’i mbrojë shqiptarët nga sundimi tiranik, hegjemonist, kolonial dhe gjenocidal i Serbisë.
Agresioni serb në Kosovë nuk mund të justifikohet me mbrojtjen e parimit të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare
Për të diskredituar dhe izoluar në planin ndërkombëtar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Serbia agresore dhe kolonialiste mbështetet kryesisht mbi parimin e sovranitetit dhe të mosndërhyrjes sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Vërtet, sipas këtryre parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, shtetet anëtare të saj rezervojnë të drejtën që në mënyrë të mëvetësishme t’i zgjidhin problemet e tyre të brendshme, pa ndërhryjen e shteteve të tjera. Në çështjen e zhvillimit të brendshëm bën pjesë edhe çështja e ruajtjes së rendit dhe qetësisë, dhe në përputhje me këtë marrja e masave për vendosjen e paqes, po qe se kjo për shaqe të ndryshme është çrregulluar. Nga ky parim buron një parim tjetër themelor, parimi i mosndërhyrjes , sipas të cilit shteti gëzon të drejtën e pezullimit të çdo ndërhyrjeje të ndonjë shteti tjetër, si dhe të faktorëve të tjerë të jashtëm. Prandaj, e gjithë ajo që bën pjesë në sfondin e kompetencës së brendshme të një shteti, është e mbrojtur juridikisht nga ndërhyrja e jashtme. Mirëpo, këto dy parime në rastin konkret janë të papranueshme, ngase Serbia ka bërë aggression në Kosovë, domethënë ndaj republikës së Kosovës, duke e okupuar me force ushtarake dhe policore, që nga viti 1989. Prandaj, këtu nuk kemi të bëjmë me kurrfarë territory a shtetasë të Serbisë, por me një shtet dhe me shtetas të huaj-Republikën e Kosovës dhe me shqiptarët, të shteti kolonial serb me dhunë, me meterror dhe me terrorizëm, është në sundimin e saj të egër shekullor (1912-1998). Kjo formë e sundimit kolonial serb ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës ligjërisht nuk mund të jusitifkohet, duke u thirrur në aplikimin e parimit të sovranitet dhe të parimit të mosndërhyrjes ndërkombëtare, sepse nuk ka kurrfarë baze juridike, sepse është në kundërshtim të plotë me normat dhe me praktikëne rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar.
Nga kjo del se Serbia si shtet aggressor ka shkelur në mënyrë flagrante si parimin e sovranitetit, ashtu edhe parimin e mosndërhyrjes në punë të brendshme të Republikës së Kosovës. Pra, në këtë rast, nuk mund të pranohet ndërrimi i tezës se, ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës juridikisht cenon të drejtën e sovranitetit të Serbisë. Përkundrazi, ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës e aktualizon domosdoshmërinë e interpretimit të drejtë të parimit të sovranitetit, për shkak se agresori serb thirret në të, duke i rezervuar vetes (si fuqi koloniale) të drejtën se mund të veprojë si të dojë, dhe se në bazë të këtoj parimi gjoja ka të drejtën ta parandalojë ndërhyrjen e jashtme ndërkombëtare në territorin e Kosovës, që është duke e mbajtur nën sundimin e egër kolonial. Aplikimi me konsekuencë i parimit të mosndërhyrjes së jashtme , nuk nuk do të thotë edhe zbatimin e së drejtës pa kurrfarë kufizimesh. Sipas së drejtës ndërkombëtare, ekzistojnë një varg kufizimesh të sovranitet (sidomos pas krijimit të rendit të ri botëror më 1988, ku sovraniteti nuk është më kategori absolute juridike), që janë manifestuar gjatë zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Kufizimet e këtilla i ndeshim edhe në nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku janë të sanksionuara parimet dhe objektivat parësore, që duhet t’i respektojnë shtetet anëtare të kësaj Organizate universale botërore. Veprimi në kundërshtim me këto parime dhe synime është në shpërputhje me rendin juridik pozitiv ndërkombëtar, të përcaktuar nga Karta e OKB-së. Në nenin 2 të kësaj Karte, janë përfshirë disa parime, të cilat, patjetër, duhet respektuar kundrejt respekrtimit të raportit të caktuar, të cilin sistemi juridik i kësaj Karte e ka vënë mes tyre dhe pafrimeve të tjera themelore të së drejtës ndërkombëtare.
Pavarësisht se në ç’shkallë dhe për çfarë qëllimesh tendencioze, ekspertët dhe projektuesit e politikës strategjike serbe, e keqinterprewtojnë nocionin e sovranitetit, të drejtat që rezultojnë nga ky parim nuk janë të pakufizueshme, për më tepër, në rastin tone konkret, Serbia kolonialiste mbështetet në parimin e sovranitetit , me të vetmin qëllim që të mënjanojë ndërhyrjen ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës, duke e konsideruar këtë si “përzierje në punë të brendshme” të saj. Mirëpo, në këtë frast nuk është fjala për kurrfarë përzierjeje faktike të faktorit ndërkombëtar në çështje të brendshme të Serbisë, por për faktin se praktika krijon rregullat se shteti gjakatar agresiv i Slobodan Milosheviqit nuk mund të shekelë ( pa u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare) të drejtën e vetëvendosjes dhe parimet e tjera që janë në funksion të mbrojtjes së drejtave të njeriurt dhe lirive themelore, sepse një shkelje e këtillë është e lidhur ngushtë me sistemin e mbizotërimit kolonial serb në Kosovë, gjë që kjo nënkupton ndërhyrjen e ligjshme ndërkombëtare të shteteve të huaja, përkatësisht të bashkësisë ndërkombëtare. ( Dr. Mehdi Hyseni, “UÇK-ja faktor vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Shih: “Dituria Islame”, viti XIII, nr. 102-103 Maj-Qershor, Prishtinë, 1998. f. 22, 23, 24)