• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Libri Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999 u promovua në Kanada

May 8, 2018 by dgreca

SGASHI BOOK
Në Kanada u promovua libri Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999,  i autores Sanije Gashi/
Toronto 6 Maj 2018 - Promovimi i librit
Në Toronto, në qendrën kulturore të shqiptarëve të Kanadasë, më 6 Maj 2018, u bë promovimi i librit Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999, i autores Sanije Gashi. Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti presidentja e nderit e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Ruki Kondaj, e cila shpalosi rrëfimet, të cilat paraqesin një ndër periudhat më të trishta të popullit shqiptar të Kosovës, protagoniste kryesore të të cilave janë gratë që përjetuan llahtarin në shtëpitë e tyre gjatë luftës së viteve 1998/1999, nga forcat okupuese serbe. Përveç adhuruesve të librit, për herë të parë në një ngjarje kulturore, ishte e pranishme edhe zonja Laura Albanese, Ministre e Migracionit dhe e Shtetësisë së shtetit të Ontarios, të Kanadasë, e cila librin e cilësoi një testament, vepër me fakte për krimin e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, në këtë event ishte e pranishme përfaqësuesja e ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada, Besa Ademi, e cila librin Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999, e vlerëson krahas monumentit të heroinave në Prishtinë.
Ndërkaq, kohë më parë, kryeministri Kanadez, Justin Trudeau, pas marrjes së librit Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999, pati shkruar: ‘Zonja Gashi, e vlerësoj jashtëzakonisht botimin e këtij libri, ju faleminderit që keni gjetur kohë ta shkruani.’  
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe personalitete të tjera të njohura shqiptaro – kanadeze, në mesin e të cilëve ishte edhe shkrimtarja e njohur, Eglantina Mandia, ku u promovua veprimtaria e saj shumë cilësore.
 
 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kanada, Sanije Gashi, SERBIAN CRIMES IN KOSOVO 1998-1999

Sanije Gashi boton “SERBIAN CRIMES IN KOSOVO 1998-1999”

February 12, 2016 by dgreca

*Ekskluzive: Sanije Gashi boton librin me rrëfime të luftës në gjuhën angleze – SERBIAN CRIMES IN KOSOVO 1998-1999/
* Ato që mbijetuan luftën, rrëfejnë për ngjarjet rrëqethëse të torturës, përdhunimit, zhdukjes dhe vrasjeve brutale…/
Sanije Gashi, gazetare dhe publiciste kosovare, botoi librin ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999 – Appalling true stories of Albanian women’s suffering, told first-hand’, në gjuhën angleze. Me këtë libër, Sanije Gashi ka arritur t’i bëjë të njohura disa nga ngjarjet më dramatike të ndodhura në periudhën e luftës në Kosovë. Libri ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999’, është vepër e cila përbëhet nga rrëfime të grave, dëshmitare të krimeve serbe të ndodhura në familjet e tyre. Gjatë dhjetë vjetëve të hulumtimit, gazetarja Gashi ka zhvilluar intervista të drejpërdrejta me gratë, të cilat paraqesin tragjeditë personale, dhe rrëfejnë për mizoritë e masakrave dhe të torturave makabre që i ushtruan forcat serbe ndaj civilëve shqiptar, siç janë: djegia e grave dhe e fëmijëve, përfundimi tragjik i grave të gjalla në bunarë, ekzekutimi i fëmijëve, dhunimet…. Ky libër është dëshmi e gjallë, libër i dhimbjes që u shkrua në bazë të dëshmive dhe fakteve, për t’i treguar botës të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë. ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999’, është vepër që s’mund të harrohet, për fuqinë trishtuese, vepër epokale, e cila do të mbetet përjetësisht domethënëse në historinë shtetformuese të Kosovës.
Ambasadori amerikan William G. Walker, i cili shkroi parathënien e librit, thotë: Sanije Gashi, një gazetare e palodhur kosovare, nuk kursen asnjë hollësi teksa rrëfehen këto ngjarje. Autorja e këtij ritregimi dramatik të ngjarjeve tragjike, që i ranë përsipër vendit dhe popullit të saj gjatë viteve 1998-1999, mblodhi rrëfimet individuale dhe kolektive të mbijetesës, prandaj këtë libër e konsideroj me rëndësi historike, sepse është histori e mizorive dhe krimeve të luftës, që me siguri do të mbahen mend si një nga episodet më të errëta të historisë moderne evropiane.
Ndërsa, shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, thotë: E vlerësoj jashtëzakonisht këtë botim, Kosova ka ende njerëz të zotë, që nuk i lënë ngjarjet të harrohen, por mbajnë pishtarin ndezur, që të ndriçojë dhe atje ku drita s’vete dot.
Ndërkaq shkrimtarja Eglantina Mandia shkruan: 100 qeveri nuk bëjnë dot më tepër se një libër i bazuar mbi njerëzit që i jetuan këto tmerre.
Zonja Gashi është gazetare e njohur jo vetëm në Kosovë dhe po ashtu një nga autoret më domethënëse të publicistikës shqiptare. Nuk mbahet mend me një përvojë kaq të gjatë dhe të suksesshme në profesionin medial/publicistik një shqiptare tjetër në Ballkan, e cila gjatë punës së saj gjysmëshekullore në gazetarinë dhe publicistikën letrare në Kosovë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ndër më domethënëset

Filed Under: Histori Tagged With: Sanije Gashi, SERBIAN CRIMES IN KOSOVO 1998-1999

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT