• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

30 vjet bashkëpunim me Prof. Peter R. Prifti

July 15, 2013 by dgreca

Prof. Peter R. Prifti më kujton De Radën, është tretur për çështjen shqiptare. Ka punuar për Kombin pa kurrëfarë shpërblimi./

 Nga Sergio (Sejdi) Bitici(Dielli –arkiv)/

 Me 18 Gusht 2010, më erdhi ky e-mail në postën time elektronike:

“ I dashur Sergio,Të dashur vëllezër Bytyçi,

Një lajm i hidhur ka pushtuar familjen tonë qysh nga dita e djeshme. Vëllai Peter Prifti u nda nga jeta në një spital të San Diegos, Ca. pas një smundje të shkurtër.

E di që e keni dashur si njeri dhe si atdhetar për punët e kryera në shërbim të atdheut dhe të Kosovës, e di që e ftuat të kalonte verën në shtëpinë tuaj në Upstate, për aq kohë sa t’i pëlqente, si mik e dashamir. Unë ia transmetova dëshirën tuaj dhe ai m’u lut t’u shpreh mirënjohjen e tij, duke theksuar se prej  disa muajsh nuk po ndihej mirë shëndetësisht për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pa shërueshme.”

Ky ishte njoftimi që ma tronditi shpirtin.

Brenda pak minutash i ktheva përgjigje Prof. Naum Priftit, duke i përcjellë ngushëllimet e mia dhe të familjes Bytyçi. Mbaj mend se i shkrova aty për aty fjalinë: ”Eshtë humbje e madhe për familjen tuaj për diasporën dhe për mua personalisht.”…

Kontaktova  vëllezërit dhe ca të afërm  të mij dhe mora në telefon  shtëpinë e Funeralit  në San Diego  për  t’i porositur lule, me rastin e përcjelljes së fundit  nga unë dhe familja ime.

Ky ishte shkrimi im i fundit, që përcolla në drejtim të San Diegos, ku i kam  shkruar  për shqetësime të shumta  Profesor Peter Priftit, natyrisht jo shqetësime familjare apo shëndetsore, por për problemet kombëtare, ku profesori na ndihmonte në vazhdimësi.

Jo shumë kohë të shkuara, para se të ndërronte jetë, Prof. Peter Prifti më pat thënë,  se i ka ruajt të gjitha letrat e mia, së  paku ruante në koleksion  100 letra të dorëshkruara.

Letërkëmbimi  ynë ka filluar në fund të viteve 70-ta, kur  e njihja  Peter Priftin  vetëm nga fama si një “avokat” i kualifikuar i çështjes kombëtare shqiptare.  E kisha takuar  një herë në restorantin tonë,  kur ishte i pranishëm për një darkë me disa intelektualë  shqiptarë. Profesor  Rexhep Krasniqi  më kishte folur për  këtë intelektual me plot vlera dhe më kishte thënë se ishte punëtor i palodhur i çështjes kombëtare.  Vendosa t’i  shkruaj  dhe ta njohtoj  për aktivitetin tonë  me atdhetarin Tahir Kerrnaja; ta informoja për punën tonë. Në fakt ne punonim ditë e net’  në organizatën “Rinia Shqiptare në Botën e Lirë”, në emër të së cilës u dërgonim telegrame, protesta, informime organizatave botërore; shpërndanim letra, botime, artikuj  trakte, pamflete etj. Botonim  buletinin  tonë të rregullt, së pakut  një herë në muaj dhe një herë në vit botonim Memorandumin mbi  shtypjen dhe gjendjen e rëndë të  Shqiptarëve në Jugosllavi, kopjen e parë të të cilit  ia dorëzonim personalisht Sekretarit  të Përgjithshëm të OKB. Korrespondenca me profesorin fitoi intensiteti  dhe veprimtaria  vazhdoi  për më shumë se tri dekada.  Buletini ynë , duke iu falenderuar  kontributeve e studimeve të persosura të Profesor Priftit dhe të tjerëve intelektualë të nivelit  të lartë u bë zëdhënës i çështjes së Kosovës martire. Serioziteti i shkrimeve dhe fakteve të Buletinit bëri që  organizatat e rëndësishme ndërkombëtare,  si  Kombet e Bashkuara, por  dhe State Department, nisën  t’i referoheshin, madje ata përdorën të dhënat dhe burimet tona  në deklarata zyrtare.  Kur në letrat e mia i shkruaja  Peterit,  se Tahir Kerrnaja  para Kombeve të Bashkuara  shpërndante me dorë  4000 kopje për 30 vjet; afishe, buletine, trakte, pamflete etj.,  shprehte kënaqësinë dhe respektin për  aktivitetin, që   grupi ynë i vogël  bënte  për Kosovën. 

          Në hyrje të librit për Kosovën,  dedikuar Rinisë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, që do të dalë në dritë së shpejti me parathënie  të Peter Priftit, nënshkruar  në Dhjetor 2009, kam shkruar… “ 4000 trakte cdo muaj  për 30 vjet të The Albanian Kosovar Youth in the Free World, të shpërndara nga  Tahir Kërrnaja,  para  Kryesisë së Kombeve të Bashkuara në New York,  është shembull i vetëm, që nuk e ka bërë kush në histori as që do ta bëjë në të ardhmen.”

Peter Priftin e kam njohur e respektuar si  person modest, i rezervuar, gojë ëmbël  dhe me sjellje fisnike, ndërsa  veprat dhe shkrimet e tij të shumtë dëshmojnë  një patriot të kulluar Shqiptar.  Peter Prifti ka qenë një ushtar i armatës së Kombit që i ka dalë zot çështjes shiptare. Sa herë që dikush është përpjekur që të nëpërkëmbë çështjen shqiptare publikisht, profesori ka kryer mbrojtjen pa marrë urdhër nga askush. Psh në një artkull në “San Diego Union” me 9 dhjetor 1988,  ai i shkruan editorit me shënimin e tij”Recorded History” , ku kundërshton pretendimet e artikullit të botuar në atë gazetë se kosovarët  gjoja kanë  ardhur si ozurpatorë të territoreve serbe në Kosovë. Prof. Prifti me argumente historike, në fakte të pa kontestueshme, shkruan “se prezenca e shqiptarëve në Kosovë është aq e vjetër sa është historia e shkruar. Ata janë pasardhës të Ilirëve, kanë qenë aty me shekuj para serbëve, të cilët erdhën në Ballkan në Shekullin e VII.”

Në gazetën “Los Angelos Times “ më 17 nëntor 1988, në përgjigje të një artikulli”Yogoslavia”, ai shkruan” Millosheviçi është korrekt kur thotë ka terror në Kosovë, por janë shqiptarët dhe jo serbët, ata të cilët jetojnë nën terror.”

Ka shumë shkrime të botuara në shtypin amerikan, ku Prof. Prifti, ka bërë rolin e avokatit Kombëtar për çështjen kombëtare. Letërkëmbimi me Prof. Priftin ka qenë i vazhdueshëm, që kur e njoha për të parën herë.

Me 12 tetor 1983, kur isha në pozicionin e zv/kryearit të Vatrës, me kryetar Harry Stoia, i pata dërguar një letër, ku i lutesha që ta pranonte pozitën e editorit, por ai  i shërbeu Diellit edhe pa qenë editor i tij. E ruaj atë letër, ku shkruaja se ” Në datën 6 nëntor do të shkoj në Boston në darkën që shtrohet për nder të Xhevat Kalljaxhiut. Unë jam i mendimit që nuk ka person më të përshtatshëm si editor i Diellit se sa juve, ndaj ju lutem, që ta konsideroni seriozisht këtë mendim.”

Prof. Prifti bashkëpunoi rregullisht me Rininë Kosovare Shqiptare në Botën e Lirë, e cila u bë zëdhënëse e çështjes së situatës në Kosovë dhe publikoi të dhëna, deklaratat, dokumete, faktet, që janë përcjellë dhe janë përdorur nga State Departmant dhe qeveritë e shteteve perëndimore. Ruaj shumë letra që kam këmbyer me të ndjerin profesor në periudha të ndryshme. Në një nga ato, që mban datën 27 janar 1984, i shkruaja:” I dashur prof. Prifti,

Po ju bashkëngjis artikullin e posadalur nga shtypi “A Chilling Document of Torture of Albanians in Yugoslav Prisons”, të cilin patët  mirësinë që ta përktheni ju. Parathënia që i bëtë është një kryevepër. Unë personalisht dhe Rinia, jemi miërnjohës për bashkëpunimin kombëtar që na ofroni.”…

Peter Prifti, siç shkruante në numrin e fundit të gazetës “Dielli” editori Greca,  ishte dishepulli i fundit i Nolit. Jam i një mëndje me këtë vlerësim. Unë jam dëshmitar i pasionit dhe dashurisë që kishte Prof. Peter Prifti për Vatrën dhe Diellin, për themelusit e saj, për Nolin dhe Konicën. Ai brengosej për inakivitetin e Vatrës apo për vonesat e zgjatura në botimin e Diellit. Entuziazmohej kur vlerësoheshin figurat historike të Vatrës. Ruaj një letër të datës 2 gusht 2008, kur ai më shkruan tekstualisht”: I lumtë Bankës së Shqipërisë për nderimin që i bëri Nolit! Po Vatra si e nderoi? Si e përkujtoi 100-vjetorin e dorëzimit të Nolit prif? Se mua nuk më ka rënë në sy gjëkafshë. “

Peter Prifti të kujton De Radën, është tretur për çështjen shqiptar. Ka punuar për Kombin pa kurrëfarë shpërblimi.

Kosovarët edhe pse e quanin birin e Kosovës e kanë harruar kontributin e tij, nuk ka asnjë titull nderi, asnjë medalje apo mirënjohje, ndërsa shteti shqiptar e ka nderuar me Urdhërin Naim Frashëri i Klasit të Parë në  vitin 1996, kohë kur president ishte Dr. Sali Berisha. Unë mendoj se Prof. Prifti meritonte më shumë, ndërkohë që në Shqipëri janë shpallë shumë Mjeshtra të Mëdhenj e shumë personalitete janë shpallur  ‘Nder i Kombit”, pa qenë të tillë.  Nuk ndjehem mirë kur mendoj se edhe bashkëpunëtori i Prof. Priftit dhe imi, Tahir Kërrnaja u varros me madhështi nga autoritetet e Kosovës, përfshi dhe të ndjerin President Rugova, por mjerisht sot edhe varri nuk i gjendet atdhetarit që vdiq me emrin e Kosovës më gojë. Unë pohoj me trishtim se do të duhen analiza e AND që të gjendet se ku kanë përfunduar kockat e të ndjerit Tahir Kerrnaja! Një komb që nxjerr jashtë kujtese heronjët e vet do ta ketë të vështirë të shkruaj realisht historinë kombëtare…

Tash që nuk jeton më Peter R. Prifti, mendoj se duhet t’i kthejmë sytë nga personalitetet ndërkombëtare si Noel Malcolm, Robert Ellsi , Bernard Fisher, Anna di Lellio, e miqë  të tjerë të çështjes sonë kombëtare, që të kryejnë rolin e profesorit të ndjerë, që na mbronte para shpifjeve të armiqëve të Kombit. Sa për studuesit tanë, nuk di ç’të them.

Duke i mbyllur këto radhë për të ndjerin Peter Prifti, do të sillja këtu vlerësimet e studuses Eleni Karamitri, e cila shkruar një monografi të shkëlqyer për  të.  Sic janë shprehur studiusit monografia është mjaft e pasur me të dhëna të hollësishme për jetën dhe veprën e Peter Prifitit .

Autorja shënon fjalët e Peter Priftit:”Filozofia  më pasuroi mendjen dhe shpirtin, por xhepin jo se nk e përdora për të fituar bukën e gojës.Është kjo një nga ironitë e jetës sime.”  Më pas Karamitri përmend vendet ku ai punoi së pari si bashkeditor tek Dielli, sekretar i Federatës Panshqiptare”Vatra”. Përbën vlerësim fakti që Peter R Priftin e ftuan që të punonte në një institucion të rëndësishëm sikurse ishte MIT si konsulent për Shqipërinë; ku punoi për një periudhë 15 vjecare. Kr u hap katedra shqipe në San Diego, CA, Peter Priftin e ftuan që të jepte mësim atje dhe njëkohësisht u aktvizua me botimine  librave për gjuhën shqipe nën udhëheqjen e alabanologut Prof. Leonard Newmark.

I rëndësishëm mbetet pohimi i tij: “Unë jetoj tashmë mëse gjysëm shekullin në Amerikë. Megjithatë nuk e ndjej veten kryesisht si vendësit. Në jetën e jashtme ngjaj mjaft me vendasit, por në zemër e në shpirt kam ruajtur farën shqiptare, pasi jam brumosur në tokën dhe ajrin e vendlindjes sime”.

 Ne Foto: nga e djathta, Peter R Prifti, Sergio Bitici dhe Julika Prifti

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 30 vjet bashkepunim, me Prof. Peter Prifti, Sergio Bytyci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT