GËZOJU TË TASHMES, POR MENDO EDHE TË ARDHMEN/RESPEKTIN DHE URREJTJEN, GJITHKUSH I FITON VETË!/
– Vlerësim për ish mësuesin e Cermë-Sektorit, shkrimtarin dhe gazetarin Shpend Sollaku Noè-/
NGA SHEFQET DOBRO/ Ish i përndjekur Politik/
Banorët e sektorit Çermë, ishin të “ ngjyrave” të ndryshme; po, ajo ishte një lloj ngjyre që nuk dukej me sy, duhet ti njihje njerëzit, pa të dalloje ngjyrën.
Në këtë sektor të madh bujqësor, ishte shkolla e mesme bujqësore. Mësuesit në atë kohë quheshin: komisar të partisë, ky ishte vlerësimi më i madh që u bëhej atyre sepse, ata edukonin brezin e ri. Por, ai brez i ri, duhej të ishte i ndarë dhe i vlerësuar sipas ngjyrës që kishin, disa, nuk e dallonin ose nuk u interesonte ngjyra, i vlerësonin sipas aftësisë.
Në kohën që jetonim, kritikohej kanuni, por, kanuni nuk lejonte hakmarrje kundër fëmijëve as grave, por vetëm kundër fajtorit. Kishte raste që, me ndërhyrje të miqve, bëhej dhe pajtesa dhe i jepej fund hakmarrjes. Tani, në kohën “moderne”, jo me ligj, por me orientim, vritet : fëmija qoftë dhe e një kushëriri të quajtur: fajtor, por jo për vrasje por, se mendon ndryshe, kurse, ndërhyre miqësore për pajtesë, as që mund të ndodhet në kohën tonë “moderne”. Kjo quhej lumturia, jonë.
Një ditë, u lajmëruan mësuesit e shkollës se, në orën dymbëdhjetë, do shkonte sekretari i partisë të sektorit, shoku A…. S…, t’u bënte mbledhje. Sekretari, katër vjet shkollë kishte bërë, por , ai dinte më shumë se mësuesit- si tregonte një plak një herë një histori, ndër të tjera- tha: ai dinte një më shumë nga tjerët- të thoshte: pusho! Përballë kësaj, ç,vlerë kishte dija!
Pasi foli ato që u kishte thënë sa herë i kishte mbledhur, erdhi koha të thoshte atë për TV cilën kishte marr mundinin që vajti:- Ju mësuesit- u tha- jeni për të edukuar brezin e ri, sipas parimeve bazë…. e tjera e tjera. Ju duhet, për as asnjë një moment mos harroni detyrën që u është besuar. Mësuesit dëgjonin dhe po prisnin ku do i dilte “ tymi” muhabeti. Pasi e zgjati sa e bëri dhe të mërzitshëm mbledhjen, duke fol për detyrat e mësuesve, doli atje ku deshi- tha: ka mësues këtu që kanë harruar detyrën dhe orientimet, si mësuesi Mënyr Zonja, për shembull, i cili, u jep nota të mira, fëmijëve të armiqve, të kriminelëve, të tradhtarëve, dhe fëmijëve tanë, u japin nota të ulëta. Ç’do të thotë kjo? E kuptojnë këta lloj mësuesish se ça bëjnë, a jo. Njerëz të tillë, nuk e meritojnë këtë vend pune. Po, ç’e kishte gjithë këtë urrejtje ky njeri prind, pavarësisht detyrës, kundër atyre fëmijëve, që ishin po aq të pafajshëm sa fëmijët e tij? Po këta ngjajnë sikur kanë lindur nga i njëjti babë; kjo është një çudi që nuk mund të shpjegohet. Mënyrit i kërceu damari, për të ruajtur qetësinë, ndezi një cigare, po as cigarja nuk i bënte fajde, atë nuk po e mbante vendi. Ishte koha kur mburreshin:- hoqëm bejlerët dhe agallarët, por tani, kemi sekretarët, që merren edhe me fëmijët. Turpi, nuk peshohet me kile, atë duhet ta ndjesh, kurse fëmijëve u rëndon në shpirtin kjo lloj fjale , si të ishte: gurë mulliri, këtë, sekretari, nuk e di.
Drejtori i shkollës, Jorgo Palltazi, e pa Mënyrin si u revoltua dhe, për ta qetësuar gjendjen, me cigare në dorë, iu afrua Mënyrit- ma ndiz pak, i tha- ndërsa Mënyri i zgjati cigaren e tij t’ja ndizte, Jorgo iu afrua duke kthyer shpinën nga sekretari- i tha: – Mos fol ti, se do flas unë. Kur mbaroi së foluri sekretari, gjithë xhind, përplasi vizoren që ishte mbi tavolinë e mësuesit, duke i shikuar mësuesit, që ishin në bangot e nxënësve, me shikimin e eprorit absolut.
U ngrit drejtori Jorgo, të fliste dhe të qetësonte gjendje:- Ne shoku sekretar, jemi mësues dhe nganjëherë, i përkushtohemi vetëm të qenit mësues, këtë e kuptojnë vetëm ata që janë mësues- Jo Jorgo, jo, edhe ne i kuptojmë dhe shumë më mirë nga ju- tha sekretari dhe Luajti kokën – po, dakord- shtoj Jorgo, por, edhe ne njerëz jemi, mundet që edhe nuk i kuptojmë ca gjëra ashtu si ju. Pranojmë vërejtjet që na bëni dhe, mirë bëni të vini më shpesh të bëjmë takime të tilla të “vlefshme” por ne jem mësues, dhe mendojmë si mësues. Unë të premtoj se, do i kemi parasysh të gjitha detyrat që na sugjerove, por, ne mendojmë se nxënësit, duhet ti kërkojmë, aq sa u japim, se kur të dalë në jetë, ta zëmë se do bëhet mësues, ose agronom, ça mund t’u jap tjerëve, kur nuk ka për vete, për këtë, mbajmë përgjegjësi ne. Atë herë, ti, ose një tjetër, në mbledhje të tilla, do marr shkollën tonë si shembull që ka nxjerr nxënës të dobët.
Nota është për të nxitur nxënësit që t’i përkushtohet mësimit. Mësuesit për nxënësit, janë si prindit për fëmijët, nuk mund të bëjnë diferencime por, as nënëvlerësi se, nuk mund TV quhet mësues një që vepron ështu.
-Dakord, dakord- tha sekretari por, ca gjëra duhen pasur parasysh!
-Po pra, do i kemi para sysh. Pa merak, do interesohem vetë. Nëse ke ndonjë shembull konkret, bënë mirë të na e thuash dhe, nëse dëshiron, mund ti marrim në provim edhe në prezencat tënde të dy dhe nëse vërtet janë vlerësuar kështu, të marrim masë për mësuesin. Por sekretarit, kjo nuk i pëlqeu. -Kaq kisha- tha dhe, u ngrit të dilte.
.Edhe shkolla e Çermë- Çiflik, e shndërruar në: Çermë Shkumbin- fjala çiflig, ishte e dëmshëm për kohën- shumë fshatrave, po edhe njerëzish, u detyruan të ndërronin emrat – Pranë këtij fshati ishte lagja që quhej- Kamp- dmth, kamp internimi- kështu që edhe në këtë shkollë, nxënësit ishin të “ngjyrave të ndryshme”- dmth: biografia ishte ngjyra që i dëtonte
Ishte bërë zakon që fëmijët e klasave të ulëta, të mbanin një shami të kuqe për qafe, quhej shamia pionierit. Fëmijët janë fëmijë, ata lozin e luajnë bashkë, ata nuk dinë dhe as nuk duhet të dinë ndarjen që i bëhej njerëzisë. Ata janë të “njomë”, në shpirtin e tyre të kristaltë, nuk duhet të mbjellësh ndjenjën e ndasisë e të urrejtjes por, të dashurisë për njëri- tjetrit. Kjo është detyra e mësuesve! Edhe fëmijët tanë, kishin qejf ta mbanin atë lloj shamish, s’kishte ndonjë gjë të keqe, bashkë ishin në shkollë, pse mos ishin njësoj? Por, atë që nuk e kuptonin fëmijët, ishte drejtori që i kuptonte më mirë ….-
Edhe djali im kishte një shami të tillë, por, një ditë, kur ishin rreshtuar në mmëngjes, drejtori ja hoqi shaminë nga qafa dhe për më tepër- i thanë që ta dëgjonin të gjithë nxënësit:- ty nuk të takona ta mbash shaminë e pionierit, nuk je si fëmijët tanë, se baba yt, është armik, është në burg! Ka mëkat më të madh, të vrasësh zemrën e një, apo të disa fëmijëve, sido të ishte puna, a ka logjikë të quhen fëmijët e asaj moshe: “armiq”?. Fëmijët tanë, ashtu si ne prindit e tyre, përballen me urrejtjen e pa merituar, a mund të quhen mësues ky që i bënë fëmijët të urrejnë njëri tjetrin? Po, ç’të mirë do ketë ky popull në të cilin, si helmi i ngadaltë, futet në shpirtin e tyre: urrejtja për njëri tjetrin?
Nuk arrijnë këta mësues, ta mendojnë për një moment, sikur fëijës së tij, t’ja bëjë dikush kështu? Këta ishin “intelektualët”, “edukatorët”, komisarët e partisë po.
Kishte edhe mësues që dilnin nga guaska e izolimit të propagandës, por këta, shumica, zgjidhin heshtjen. Kur po më fliste një mësues, pas shumë vitesh, se i kishte brengë këto- e pyeta: – pse e pranonit në heshtje këtë gjë? Ai më tha- se në errësirë, duhet jesh shumë i kujdesshëm se, mund të pengohesh e të thyesh qafën. Kishte të drejtë. Jeta që bënim, vërtetë ishte “errësira” ku mund të binin në humnerë.
Në atë shkollë kishte dhe mësues që vinin nga Lushnja, njëri prej të cilëve- ishte Shpend Sollaku Noe, i cili pati fatin të kishte nxënës fëmijët e këtyre prindërve të mënjanuar, përbuzur e të dënuar për faje që pillte imagjinata e sëmurë e kohës.
Vetëm një zemër e tillë, si e Shpendit, mund të përjetonte dhimbjen e këtyre fëmijëve që i përbuzte – edhe vetë drejtori- me fjalët e buta përkëdhelëse, u jepte pak kënaqësi, i bënte dhe të buzëqeshin. Ka pas fëmijë që deshën ta linin shkollën fare, por Shpendi, u ka shkuar edhe në familje, për t’i bindur, mos e lënë shkollën.
Shpendi, ishte vetë nga natyra i dhimbsur- kështu janë njerëzit e letrave- ndjente neveri për ata, urrejtja e të cilëve, zbrazej kundrejt fëmijëve që nuk kuptonin përse urreheshin.
Shpendi- ndryshe nga mësuesit e tjerë- kishte fituar admirimin e fëmijëve tanë; ata në sytë e mësues Shpendit, ndjenin keqardhjen. Ç’ mund të bënte mësuesi i tyre më tepër veçse t’i trajtonte të barabartë. Edhe fëmijët, nuk donin gjë tjetër. Të rrallë ishin mësuesit që und t’u thoshin një fjalë të mirë këtyre fëmijëve. Shpendi, edhe pse, sipas psikologjisë së kohës, nuk ishte i “klasës tonë” mirësjellja, edhe guximi, e veçonte nga tjerët.
Fëmijëve, në atë moshë, u flet shpirti, ata thonë ç’ farë ndjejnë së brendshmi e ç’ farë shikojnë, fëmijët, me pa djallëzinë e tyre, të vlerësojnë ashtu si je dhe, përshtypja që krijohet në atë moshë, mbetet e përjetshme. Kur vinin nga shkolla, vetëm për profesor Shpendin na tregoni ndonjë gjë. Fëmijët, me tregimet e tyre, na bënin edhe ne që ta adhuronim profesorin e tyre
Sjellja korrekte dhe respekti ndaj kujtdo qoftë, i vogël, i madh, i bukur a i shëmtuar, është karakteristikë e njeriut zemër gjerë, sidomos e intelektualit të mirëfilltë.
Kjo i bëri fëmijët tanë që edhe pas kaq vitesh, që u bënë burra, të admirojnë mësuesin e tyre. Shpendi ka mbetur idhull në zemrat e fëmijëve tanë. Ky është Shpend Sollaku Noè: as gjë nuk është e përjetëshme, lum ai që mendon edhe për të ardhmen.
Intelektual, mësuesi që, nuk i ngjau kohës, po, vetes.