Nga Shefqet Kërcelli/
Në zbatim të detyrës së Ministres së Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, për promovimin e aktivitetit të Forcës Detare dhe thithjen e kontigjentit të detarëve profesionistë, Komanda dhe Shtabi i Forcës Detare kanë hartuar një program të vecantë, ku përfshihen vizita në anije, takime e biseda me detarë të vjetër, etj. Konkretisht paraditen e datës 21 dhjetor 2015, pjesë e këtij promovimi ishin një grup maturantësh të shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë. Fillimisht nxënësit e kësaj shkolle u pritën në molin “0” të portit të Durrësit nga Zv/Komandanti i FD, Kapiten i Rangut të I-rë Adnand Agastra dhe kuadro të anijeve “Iliria”, “Lissus” dhe Motovedetës heroinë të FD, R-118. Mbasi urimit të mirëseardhjes zoti Agastra i shpjegoi vizitorëve detyrat kryesore që kryejnë anijet tona në det, operacionet humanitare dhe ato për zbatimin e ligjshmërisë, cfarë përfaqson profesioni i bukur i marinarit, anijet në përdorim të FD, që nga MV,R-118, anija “Iliria”, “Lissus” deri tek anijet më të shpejta për luftën kundër trafiqeve detare, “ARCHANGEL”, dhuratë e Departamentit të Shtetit të SHBA. Më pas maturantët e “Ismail Qemalit” zhvilluan një lundrim në gjirin e Durrësit me anijen “Lissus” ku u njohën jo vetëm me bukuritë e gjirit të Durrësit, por panë dhe punën direkte të detarëve tanë nëpër poste luftarake. Zonja Aida Nova, nëndrejtoreshë e Shkollës “Ismail Qemali” u shpreh e entusiazmuar për këtë eksperiencë të re bashkëpunimi mes shkollës dhe Forcës Detare. Ne kemi zhvilluar aktivitete me komunitetin dhe shoqata të ndryshme, por ky i sotmi është tepër mbresëlënës shpjegoi zonja Nova. Ndërsa zonja Desara Karaj, mësuese kujdestare, ndërkohë dhe studjuese e historisë, u interesua për traditën dhe Historinë e Detarisë së Popullit Shqiptar, të cilën e pa të zgjeruar tek libri “Antologji e Detarisë Shqiptare”. Në vijim të lundrimit djemtë dhe vajzat maturantë vec fotove të shumta në anije dhe detit të paanë, shprehën dëshirën që mbas studimeve të arësimohen në shkollat e detarisë brenda dhe jashtë vendit. Maturantët Ambra Shehu, Jurgen Lubonja, Amarildi Tomorri, etj, provuan uniformën dhe kapelen e marinarit në urën e komandimit të anijes. Duam të bëhemi kapitenë anijesh! thanë këta të rinj. Mirë, mirë, por më parë duhet të jesh marinar! tha dikush tjetër. Kështu për mëse tre orë, ky grup rinor provoi ndjesitë, ëndrrat dhe emocionet që të dhuron zanati i detarit. Ne jemi popull detar dhe më këto aktivitete ne i zgjojmë ëndrrën dhe dëshirën të rinjve tanë që të kualifikohen e trajnohen për tu bërë pjesë e Flotës sonë Tregëtare ose Luftarake. Kështu tradita e detarisë shqiptare do jetojë në shekuj. Ky ishte dhe mesazhi i këtij aktiviteti mbresëlënës
MALI I ZI NE NATO DHE SHQETESIMI I RUSISE
Dje ditë historike për Malin e Zi, mori ftesën për anëtarësim në NATO/
Nga Shefqet Kërcelli/
NATO-ja ftoi dje Malin e Zi t’i bashkohet aleancës ushtarake, që shënon kësisoj zgjerimin e saj të parë në 6 vite. Vendimi i djeshëm i Asamblesë së NATO-s u shoqërua me duartrokitje të shumta. Vendimi, i përshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg si “historik”, vjen një dekadë e gjysmë pas bombardimit të vendit nga forcat e aleancës së Atlantikut të Veriut, gjatë luftës së Kosovës, atëherë kur ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Rusia, kundërshtare e një lëvizjeje të tillë, vazhdimisht ka paralajmëruar se hedhja e këtij hapi do të kërcënojë qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Bisedimet e anëtarësimit pritet të zgjasin rreth një vit. “Ju kërkoj tani të konfirmoni se, e kemi konsensusin për ta ftuar Malin e Zi të çelë bisedimet e anëtarësimit në aleancën tonë. Mund të ma jepnin këtë konfirmim? E shoh që po, faleminderit”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Edhe pse Stoltenberg këmbënguli të tregonte se, afrimi i Malit të Zi në këtë rast nuk ka të bëjë aspak me Rusinë, vendimi shihet si një sfidë e hapur ndaj Moskës, që këmbëngul se çdo shtrirje e aleancës në Ballkan do të shihej prej saj si provokim. Diplomatë brenda aleancës citohen megjithatë nga “Reuters” të thonë se, lëvizja i dërgon sidoqoftë Moskës mesazhin se, nuk e ndalon dot zgjerimin e aleancës në lindje. “Këto janë kohë të vështira e sfiduese për aleancën. E kuptojmë se uniteti dhe solidariteti nevojiten, sot më shumë se kurrë, dhe unë mund t’iu siguroj se Mali i Zi vepron që tani si të ishte anëtar i saj, po të kemi parasysh kontributin e tij për qëndrueshmërinë euroatlantike”, tha Igor Luksiç, ministër i Jashtëm i Malit të Zi. Shteti bregdetar në buzë të Adriatikut, me një popullsi prej vetëm 650 mijë banorësh, ka një ushtri shumë të vogël me rreth 2.000 pjesëtarë aktivë. Edhe pse për qeverinë e Milo Gjukanoviçit oferta e NATO-s është mëse e mirëpritur, malazezët vet janë thellësisht të përçarë, nëse vendi duhet t’i bashkohet apo jo aleancës transatlantike. Një pjesë e njerëzve vazhdojnë të ushqejnë mëri të vjetra për bombat e 1999-s, ndërsa që prej shkëputjes nga Serbia në 2006-n, vendi i ka parë shumë të mira Rusisë, përfshirë këtu një vërshim të parave ruse, blerje shtëpish e terrenesh, apo edhe fluksin e pareshtur të turistëve. Ndërkohë Tirana zyrtare e ka përshëndetur këtë vendim të strukturave të NATO-s, duke u shprehur se vendi ynë ka qënë një promotor i fortë e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, “pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurtë dhe të qëndrueshëm Trans-Atlantik”. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike, pasi konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e Europës Adriatike, thuhet në deklaratën e MPJ-së Shqiptare.
NJE KOMUNIKIM INTERESANT I AMBASADORIT AMERIKAN
Ambasadori Donald LU komunikoni drejperdrejt me qytetaret shqiptare. Ishte nje gjetje origjinale komunikimi nepermjet rrjetit te Facebook-ut i Ambasadorit Lu me qytetaret shqiptare. Me daten 3 prill qindra qytetare shqiptare i drejtuan pyetje te shumta Ambasadorit Lu, per ceshtje e tematika te ndryshme, qe nga problemet personale, procedurat e vizave, aresimimi ne SHBA, politika, diplomacia, mardheniet SHBA-Shqiperi, ceshtja kombetare shqiptare, gjendja aktuale ne vendin tone e plot probleme e zhvillime te realitetit te sotem shqiptar, te cilave Shkelqesia e Tij ju pergjigj me qetesi e gjakftohtesi. Midis te tjerave Ambasadori Lu, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një Zyrë Kombëtare Hetimi, të aftë për të hetuar zyrtarët më të lartë. Ai tha se SHBA mbështesin parlamentin, prokurorinë dhe drejtësinë në hapat për të dekriminalizuar institucionet dhe për të luftuar korrupsionin. Une kam zgjedhur per lexuesit e “Diellit” disa me kryesoret, pa i hequr ose shtuar dhe presjet. Fillimisht zyra e Mardhenieve me Publikun e Ambasades dha njoftimin:-Të dashur miq, sot data 3 prill 2015, në orën 14:00, Ambasadori Donald Lu do tu përgjigjet pyetjeve tuaja te drejtpërdrejtë këtu në faqen e Ambasadës Amerikane në Facebook. Ne do të postojmë një foto “Pyetje & Përgjigje” në orën 14:00 dhe Ambasadori do tu përgjigjet pyetjeve që do të postohen në komentet e asaj fotoje deri në orën 15:00. Pyetjet e postuara përpara ose pas këtij orari nuk do të merren në konsideratë.
Gjithashtu, do të donim t’ju këshillonim që nëse keni pyetje që lidhen me çështjetë konsullatës, ju lutem ti bëni ato në rubrikën tonë të përjavshme, “Pyet Konsullin”: http://goo.gl/YdiLig.
Të dashur miq, mirëseerdhët në programin “Pyet Ambasadorin.”
Është kënaqësia ime që të flas me ju drejtpërdrejtë këtu në faqen e Ambasadës në Facebook dhe mezi po pres t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja! Prandaj mund të nisni të postoni! Ambasadori Donald Lu.
Bedri Luku Z. Ambasador Donald Lu. Ju uroj pune te mbare ne detyren qe keni mare si perfaqesues i SHBA-ve ne Shqiperi! Mirenjohje per cdo te mire qe kane bere paraardhesit tuaj dhe qe do te beni Ju per kete vend!
U.S. Embassy-Tirana Thank you, Mr. Luku.
Elton Bigs. Ne cilin vend tjeter te Europes perendimore ambasada e nje shteti mik nderhyn ne punet e brendshme te atij shteti (marr parasysh ketu deklaratat e fundit te ambasades, packa se te drejta) ?
Ne jemi aleatë të NATO-s, – pikat e forta tuaja janë edhe pikat tona të forta. Ne nuk e konsiderojmë atë si ndërhyrje. Ne e konsiderojmë mbështetjen tonë për përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar një vend më të fuqishëm si aktin e një miku te mirë dhe një aleati të fortë. Dhe gjithashtu ne shpresojmë se kur ne te kemi nevojë për mbështetjen tuaj, shqiptarët do të jenë te sinqertë me ne për shoqërinë tonë dhe të metat tona.
Edison Halili Pershendetje, Do te doja te dija, cilat jane disa nga menyrat dhe si mund te shermbejme ne te rinjte ne luften kunder korrupsionit ne vendin tone. Si Mund te ndihmojme edhe ne konkretisht?
U.S.Embassy –Tirana. Une nuk kam nje propozim konkret, por mendoj qe nese juve vete dhe cdokush nga miqte tuaj vendosni qe te jeni pjese e zgjidhjes,- duke dhene shembullin e mire, dhe jo duke u bere pjese e problemit, une mendoj se Shqiperia do te kete me shume sukses ne luften ndaj korrupsionit dhe ndertimin e nje shoqerie te bazuar ne merita. Ne lidhje me rolin tuaj ne luften ndaj terrorizmit, ne i vleresojme kontributet e rendesishme te Shqiperise ne luften kunder terrorizmit. Terrorizmi lulezon nga padrejtesia dhe varferia, prandaj dhe me çdo veprim qe shkon kunder padrejtesise dhe varferise, ju do te jepni nje kontribut ne luften globale kunder terrorizmit.
Muhamed Veliu Zoti Ambasador. Ne cilat aspekte do te jete ndihma e FBI-s ne ndertimin e Byrose Kombetare te Hetimit?
Pershendetje Muhamed. Me lejo te te shpjegoj perse ne mendojme se eshte e rendesishme qe Shqiperia te themeloje nje Zyre Kombetare Hetimi. Se pari, duhet te ekzistoje nje institucion per zbatimin e ligjit me kapacitet te zhvilluar hetimi. Se dyti, ka gjithashtu nevoje per nje institucion qe ka autoritetin per te hetuar zyrtare deri ne nivelet me te larta. Skuadra jone nga FBI ishte ketu per te biseduar se si ne mund te ndihmojme ne ngritjen e nje Zyre Kombetare Hetimi ne Shqiperi, ne perpjekjet e saj per te luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e droges. Zyra e Prokurorise se Pergjithshme dhe institucionet e drejtesise duhet te vazhdojne te permbushin pergjegjesite e tyre per te zbatuar ligjin dhe siguruar nje proces te rregullt.
Loreta Prendi Zoti Ambasador jam nje shtetase amerikane. Jam 11 vjece, kam shume deshire te studioj ne Amerike. Kur mund t’i marr prinderit e mi te shkoj e te jetoj ne Amerike? Shume faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana E dashur Loreta Prendi,
Ambasada Amerikane ka hapur nje qender keshillimi falas per te gjithe ata studente qe deshirojne te vazhdojne studimet ne Amerike. Dergo nje email ne info@educationusa.al per te caktuar nje takim me keshilltaren qe punon prane Qendres Informative te Arsimit Amerikan ne Shqiperi. Ajo do te te kaloje ne te gjitha hapat qe nevojiten per te studiuar ne Amerike. Suksese!
Albi Koçi Kur do te vizitoni Gjirokastren… ?Forumi ” Djemtë e Gjirokastrës ” ju ka dërguar një ftes zyrtare,për ta vizituar edhe për tu njohur me vlerat kulturore dhe historike …
Pershendetje Albi Koçi! Faleminderit per ftesen tuaj per ne Gjirokaster. Deri tani une kam udhetuar ne Elbasan, Shkoder, Vlore, Lezhe, Shengjin, Kruje, and Berat. Pres me kenaqesi qe te viztoj qytetin tuaj. Kam degjuar qe ne maj do te mbani festivalin folklorik. Shpresoj qe kur te vij, te kem mundesi te takohem edhe me “Djemte e Gjirokastres.” Gjithe te mirat, Donald.
Ina Boja. Zoti Ambasador a ka nisur procesi i dekriminalizimit në Shqipëri, apo gjithçka po ndodh është vetëm një show i partive politike në vend?A mendoni se këto forca politike të cilat e nënshkruan marrëveshjen e dekriminalizimit dhe që kanë të përfshira në program..
Pershendetje! Ajo qe ne vleresojme me shume nuk eshte retorika, por veprimet qe jane ndermarre nga Prokuroria e Pergjithshme, Parlamenti, drejtuesit e partive, dhe aktore te tjere. Eshte e rendesishme qe te vazhdohet me procesin e dekriminalizimit, i cili nisi me marreveshjen ndermjet partive ne dhjetor te 2014-es. Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Ne pershendesim veprimin e Prokurorise se Pergjithshme per te ngritur akuza ndaj dy deputeteve.
Desti Lika Z. ambasador :-Kur e mesove gjuhen shqipe dhe sa kohe tu desh qe ta mesosh ? Thx.
U.S. Embassy-Tirana Përshëndetje Desti – Unë kisha 13 muaj kohë për të studiuar shqip para se të vija në Tiranë, në një shkollë të projektuar posaçërisht për të ndihmuar diplomatët amerikanë te mësojnë gjuhën e folur në shtëpitë e tyre të reja. Unë kisha mësues nga Shkodra, nga Korça, dhe nga Tirana dhe gjatë asaj kohe, unë kam mësuar per lidhjet dhe dallimet mes këtyre qyteteve dhe mënyrën se si ata mund te jenë konkurrues nganjëherë kur ata krahasojnë historitë e tyre të mahnitshme dhe kulturat e tyre. Kjo ishte një eksperiencë e këndshme dhe tepër interesante!
Kim Krasniqi Good afternoon Your Excellency Mr Lu
Where do you see Albania in ten years time? Thank you for taking the time to read my question. …
Sinqerisht, kam shume shpresa per Shqiperine e dhjete viteve te ardhshme: e forte, me institutcione te pavarura ne çdo nivel dhe funksion qeverises, lumenj dhe liqene te paster, bregdete dhe male te mbushur me turiste, si dhe institucione arsimore me cilesi te larte qe terheqin studente edhe nga jashte vendit. Une besoj se ky vend mund te arrije shume – e ka faktuar kete gjate dy dekladave te fundit, dhe shpresa ime eshte qe Shqiperia do te vazhdoje punen e madhe qe ende duhet per te perfeksionuar te ardhmen e saj te shkelqyer.
Aurel Halili. z.ambasador Lu cfare kushtesh apo kriteresh duhet te plotesojne sdudentet shqiptar per te studiuar ne universitetet amerikane?
U.S. Embassy-Tirana I dashur Aurel, Ambasada Amerikane ka hapur nje qender keshillimi falas per te gjithe ata studente qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta ne Amerike. Dergo nje email ne info@educationusa.al per te caktuar nje takim me keshilltaren qe punon prane Qendres Informative te Arsimit Amerikan ne Shqiperi. Ajo do te te kaloje ne te gjitha hapat qe nevojiten per te studiuar ne Amerike, qe nga perzgjedhja e Universitetit, aplikimi dhe viza studentore. Suksese!
Artur Neli. A eshte e ligjshme Byroja Kombtare e Hetimit ne Shqiperi, kur ekskluzivitetin per hetim e ka vetem Prokuroria. FLM.
Pershendetje Artur Neli, jam Don Lu. Me lejo te te shpjegoj perse ne mendojme se eshte e rendesishme qe Shqiperia te themeloje nje Zyre Kombetare Hetimi. Se pari, duhet te ekzistoje nje institucion per zbatimin e ligjit me kapacitet te zhvilluar hetimi. Se dyti, ka gjithashtu nevoje per nje institucion qe ka autoritetin per te hetuar zyrtare deri ne nivelet me te larta. Skuadra jone nga FBI ishte ketu per te biseduar se si ne mund te ndihmojme ne ngritjen e nje Zyre Kombetare Hetimi ne Shqiperi, ne perpjekjet e saj per te luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e droges. Zyra e Prokurorise se Pergjithshme dhe institucionet e drejtesise duhet te vazhdojne te permbushin pergjegjesite e tyre per te zbatuar ligjin dhe siguruar nje proces te rregullt.
Lorenc Goxhaj, Zoti ambasador Si ju duket Shqiperia?
U.S. Embassy-Tirana Lorenc, Thank you for this question. I had very few impressions of Albania before I arrived. Albania is full of surprises. I was surprised about how warm and hospitable the people have been here. It’s like nowhere else in the world. I was surprised about the natural beauty of this country. Many Albanians complain about the construction or the damage to the environment, but the truth is that this country has incredible natural beauty that needs to be defended. Finally, I was surprised by the young people. They are not weighted down by the difficult baggage of Albania’s communist past and they have very high expectations for the future. And they deserve to have those expectations realized!
Faleminderit per pyetjet tuaja! Une u mundova qe t’ju pergjigjesha sa me shume pyetjeve qe munda. Shihemi ne programin e ardhshem! Gjithe te mirat, Don Lu.
Pergatiti per “Diellin”, Shefqet Kercelli